Shkëlqesia Juaj mund të dini
se na mungojnë armët dhe municionet, bile dhe buka kështu që miku ynë i pakursyer nuk duhet të na përkrahë
në botën tjetër, po në këtë
botë, e veç kësaj e gjithë popullsia
e Mirditës është betuar të vdesë qoftë edhe e paarmatosur e kurrë nuk do tu nënshtrohet reformave turke. (Letra e prijësve
mirditorë drejtuar konsullatës Austriake)
Këto janë pohimet sintezë të qenësisë
sonë kryeneçe
Një ekzistencë sakrifikuese në kufinjtë
e të pabesueshmes. Përmes këtij mentaliteti
jemi formuar ne mirditasit, për të mbetur
të paprekur e të pacënuar në fe,
zakone e tradita. Ndër shekuj varfëria, luftrat,
izolimi s’e mposhtën për asnjë
çast Mirditën duke e bërë atë
transmetuesen dhe bartësen e vlerave dhe virtyteve
më të larta shqiptare, si dhe përcaktoi
Mirditën si pjesën kombformuese të pakontestueshme.
Kjo na bën të vetëdijshëm dhe
krenarë të themi se ky është dheu ynë dhe
kjo është historia jonë…
Për hartimin e kësaj rubrike u shfrytëzuan botimet e mëposhtme:
"Mirdita" - studime historike (grup autorësh)
"Mirdita" - vendlindja (Bardhok Pulaj)
"Kontributi i Mirditës për pavarësi" - (grup autorësh)
"Mirdita në histori dhe etnokulturë"
- (grup autorësh)
"Universi psikologjik i Mirditorëve" - (Ndue Kaza)
"Studime historike" - (Simon Prendi)
Stafi
|