Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Studime-Ernest Koliqi dhe fillimet e prozës moderne shqipe

TEMAT

  Lëvizja (1920-1922)

  E drejta dokësore

  Rrjeti rrugor në Mirditë

 Arkivi-Studime të ndryshme

  Analiza

  At Gjergj Fishta-analizë

  E djathta Shqiptare

  Dëshmi kohërash

  Mark Gjon Marku-studim

  Imzot Nikoll Kaçorri

  E. Koliqi dhe proza moderne

  Beteja e Kosovës

 Shqipëria Katolike e Veriut

  Gj.Kastrioti, Ati i Nacionit

 Lule dhe gjak, gjak për lule

 Letërsia e Gj. Fishtës  

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Ernest Koliqi dhe fillimet e prozës moderne shqipe

-Nga Ndue Ukaj

1.
Me nocione "moderne" në letërsi konceptohet shfaqja e një dukurie të re letrare në sistemin e vlerave, që përthyhet në stile, ne forma e trajta të shkrimit, e procedime letrare, domethënë paraqitet si shenjëzimi i një vlere letrare, më të avancuar, më të mirëfilltë në krahasim me modelet pararëndëse të shkrimit letrar artistik. Ne e konsiderojmë si nocion bazik për atë tip të letërsisë që në mënyrë autonome, ndryshe nga paraardhësija, sjell risi në diskursin letrar, në procedimin strukturor te ndërtimit dhe funksionimit të tekstit letrar. Modernia, kështu merrë konotime duke u shenjuar edhe si shenjë e një avancimi, që shfaqet në mënyrë refuzuse ndaj tradicionalës. Duke u ikur modeleve ligjërimore, trajtat e shkrimit të tij, defamijlajrzohen (çrendomtesohet), nga letërsia e mëhershme dhe njeh diskursin e një shkalle të lartë letrare, duke futur në lojë ndërkomunikime, që na shfaqin karakterin intertekstual të teksteve të tij letrare.

Në fusha të ndryshme të artit dhe letërsisë, nocioni "moderne" mbulon përmasa të ndryshme semantike, mbase edhe estetike e stilistike, që dalin edhe në formë edhe në përmbajte autonome. Ndërsa këtu e shohim si domosdoshmëri, ngase autori i shkrimit ka sublimuar ligjësitë e artit letrar mjeshtërisht. Ndërkaq në këtë tekst shënon tipin e letërsisë që ndryshe nga parardhësja inkorporon brenda tekstit letrar elemente që deri atëherë proza jonë s'i kishte njohur, apo që i kishte vetëm ne fazën embrionale.
Në letërsi ky nocion u zhvillua nga fundi i shekullit XIX dhe fillim i shek. XX, dhe shquhej me karakteristika të shumta, që nga theksimi i individualitetit kreativ, invencioneve e deri te shfaqja e dukurive të reja, thyerja e konvencave letrare e stilistike, ndaj edhe prurja autonome e fenomeneve letrare, në forma dhe përmbajte të re letrare, ligjërimore dhe stilistike e estetike.

2.
Ernest Koliqi është padyshim themeluesi dhe krijuesi më i talentuar i fillimit të modernitetit në prozën shqipe. Këtë e kanë vërejtur në forma të ndryshme shumë studiues që janë marrë më krijimtarinë e tij artistike në zhanrin e prozës (Camaj, Hamiti, Plasari, Elsie, K. Gjika, Z. Rrahmani, A. Berisha, S. Bashota, K. Rrahmani, K. M. Shala etj.)

Së këndjemi shfaqjen e modernitetit në prozën shqipe, si formacion letraro-stilistik e shohim fuqishëm të ndërlidhur me krijimtarinë e tij në prozën e të cilit mund t'i bashkohen autorët Kuteli, Konica, mbase edhe Lasgushi e Migjeni, në poezi.
Por më i vecantë, si në stil, ashtu edhe në format diskursive, së këndjemi edhe në procedimet strukturore e letrare mbetet Koliqi, i cili "kishte shije të hollë dhe një ndjesi të ngritur për artin e fjalës" (Anton N. Berisha) të cilën e inkorporoi dhe manifestoi me mjeshtri, dhe talent të fuqishëm fiksional në prozën e tij, duke rikontekstualizuar dhe rifunksionalizuar shtresime semantike, ritmike, leksikore, rrëfimtare, që njohin kodet e mëdha letrare, që nga oraliteti, deri tek letërisa e përbotshme me të cilën komunikonte autori empirik. Prandaj, mund të thuhet se proza koliqiane i ka bërë një kthesë cilësore prozës shqipe në përgjithësi, së këndejmi e ka pasuruar atë edhe si formë shkrimi, formë letrare, mbase edhe si strukture e ndërligjshme artistike, me elemente novatore, të cilat vërehen edhe në dimensionet ideore, të shtresimit të ideve themelore që trajton ky univers e sistem letrar koliqian, në kuadër të universit të përgjithshëm të letërsisë shqiptare.

3.
Në kohën kur u paraqit Koliqi në letrat shqipe, proza akoma ishte zhanër i pakultivuar, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Më tepër cilësohej në përmasa të thellë moralizuese, sentimentaliste dhe didaskalike (proza e H. Stërmilli, N. Nikaj, M. Gramenos etj.), me mbipeshim të rolit të ngjarjës, e ndonjëherë edhe me imitim (jo ne kuptimin që e shohim te Aristoteli), madje ishte larg shtjellimit si strukutrë tekstore, mbase edhe si gjuhë e figurëshme e kompozicion letrar. Për dallim, proza koliqiane duke njohur diskurset orale në jetë dhe në dijet empirike, rikontekstualizon dhe rifunksionalizon diskurs letrar original në letërsi, ku autori empirik kapërcylljet e sistemit të shkrimit letrar, i identifikon me kërkesat e fundamentit të artit letrar, artistikës gjë kjo që mund të vërehet në të gjitha nivelet e tekstit letrar, nivele këto ku litrariteti funksionon parasegjithash, ku shprehja dhe diskursi letrar nga një gjuhë e thjeshtë, shkon ka gjuha figurative.

Intencë e tipit të sistemit letrar koliqian, në aspektin e formës mbetet avancimi i procedimeve letrare në tekst, futja e ndërlikimeve të shtresuara me përimtime implicite e psikologjike, madje fabulat e thurrura me mjeshtri rrëfimtare. Ndërsa në shtresimet tematike dhe idetë themelore që trajton, në tekstet e tij shtresohet një botë e veçantë që ndërkomunikon me paramodelet në jetën e njeriut të tij, si dhe në tharrmet e shpirtit shqiptar, që i veneron tek oraliteti dhe kultura e moçme nacionale, të mitet dhe legjendat, te e tashmja kryesisht e Malësisë së Shkodrës, për të shtruar edhe shumë vizione, ide, që mund të tumirën për receptuesin, si tejët progresive, në krahasim me letërsinë shqipe të mëhershme. Një karakteristikë e intencës së tregimeve të autorit mbetet paraqitja e dy kontrasteve të thella të botës shqiptare, përplasjet mes konservatizmit, kanunit, dhe ideve përparimtare, (Gjaku), që sejll gjenerata e re, pastaj ndeshja e dy kulturave të mëdha, Lindje e Perëndim, ndeshja e dy tipeve të te jetuarit shqipar, Urban e Rural. Këto tema aturoi i ka shtresuar me mjeshtri në shkrimin e tij letrar, si një veçanti letrare artistike, ku implikimet e autorit empirik, shenjëzojnë ide të mëdha dhe teza, të cilat shqiptohen si domosdoshmëri e kohës, e transformimeve esenciale në shpirtin shqiptar. Për dallim nga tipi i mëhershëm i shkrimit të prozës shqipe, proza e Koliqit shënjon kapërcim të dukshëm, si në zgjërimin e gamës tematike, ashtu edhe në atë stilistiko-tekstore, letrare, duke bërë avancim si në plan të shtjellimit tekstor, si në rrafshin e shprehjes artistike, qoftë në kodifikimin e elementeve të poetikës së prozës si zhanër letrar specific, duke e ngritur në shkallë të lartë në raport me letërsitë e zhvilluara të kohës.

4.
Krahasuar me prozën evropiane dhe me zhvillimin e madh të saj, proza në letërsinë shqipe është paraqitur relativisht vonë dhe si e tillë eci me një tempo të ngadalshëm. Në këtë kontekst, Koliqi më të drejtë kosiderohet prozatori i parë shqiprar me prirje moderne, me vecanti shkrimi, sidomos me tregimet e tij, që prozës shqipe në përgjithësi ia dha një formë të re, një përmbajtje të re, një tematikë të rë, një stil të ri, një shprehje të re, një prirje të fuqishme novatore, fabulative, në mënyrë krejtësisht autonome, me një refuzim të linearitetit tregimor, dhe gjithnjë me tendencë për të sendërtuar dhe ralizuar një raport të ri mes kohës dhe hapësirës, në krijimin e strukturave të hapura, shtresimeve kuptimore të ndryshme sematike; nga një gjuhë që eleminon gjuhën e zakonshme drejt një gjuhe figurative, me atribute letrare, stilistike e estetike. Si e tillë kjo prozë është ndërthurur nepërmjet dy tipareve harmonizuese: duke asimiluar eksperiencat e jashtme me eksperienca të brendëshme. Këtu eksperiencat e jashtme janë dijet e autorit empirik nga literatura botërore e nacionale, ndërsa eksperiencat e brendëshme, mishërohen përmes kulturës së moçme nacionale, miteve dhe oralitetit, ku na paraqitet shfaqja e intertekstalitetit të pastër, në funksion të përmbushjës së fiksionit letrar. Mbase edhe trajtat diskursive na implikojnë karakterin interdiskursiv të prozës së tij, që ndërkomunikon me paramodelet diskursive në oralitet, që inkorporohen në stilin e teksteve të tij, duke u shenjuar me ndërkomunkime funksionale, në dervivimet dhe shqiptimet e autorit empirik në tekstet e prozës së tij. Kjo prozë kështu do lirohet nga narracioni linear dhe posedon procedime artistike të avancuara lertare, shpikje të reja estetike, ritimike, semantike, gjuhësore, të inkorporimit të asaj që është reale me atë fiktive, fantasike në tekstin letrar me mjeshtrin e artistit.

Ernest Koliqi është paraqitur në prozën shqipe, në kohën kur ajo ndjehej e varfër, si nga kufizimet tematike që shtjellonte, ashtu edhe për nga mënyra si ndërtohej dhe funksiononte teksti letrar; dhe kështu i jep një fuzionim të ri. Prandaj proza e tij ka kontribuar për t'u integruar në rrjedhat e prozës moderne evropiane, mbase edhe në stopimin e tipit të prozës pararendese kryesisht moralizuseo-didaskalike dhe sentimentaliste. Kështu që pa hamendje mund të konsatojmë se proza koliqiane mbetet novatore e shkëlqyer e fillimeve të modernitetit në zhanrin e prozës letrare. Autori empirik, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me letërsitë e huja, duke u spikatur me nje dije letrare solide, duke qenë i shkollar nëpër qendra të mëdha të kultivimit të letërsisë, autenticitetin e vet, imagjinaten e bujshme krijuese, motivimin burimor shqiptar shkodran, i shkriu dhe i brumosi në një prozë të mirefilltë letrare e moderne.

5.
Për nga shtresat kuptimore (temat dhe motivet që shtjellon) kreacioni, përceptimi i botës dhe fenomeneve që e motivojnë, autori na jep një tekst me strukturë të ndërlikar, duke inkorporuar realitetin aktual, nevojat e domosdoshme të transoformimit të tij (te Gjaku, Diloca), legjendat, mitet, format e të treguarit oral (Nusja e mrekullueshe, Kërcimtarja e Dukagjinit), pastja shfaqjet krejt personale tek Pasqyrat e Narçizit, që janë tekste krejtësiht personale, autobiografike, ku autori kërkon shenjat e identifikimit të tij autorial, identitetin e tij, përmes shenjash e simbolesh të cilat i gjen në ambientin shqiptar, proza këto artistikisht më të realizuara të Koliqit. Tekstet e këtyre shtatë prozave, që Koliqi dëshiron t'i quajë "poemtha në prozë", na ravijëzojnë një konfiguracion të pasur idesh, ndjesish dhe referecash, që pikëshikmin dhe paramodelin e kanë në diskursin oral, dijet empirike, por që tash të transformuar i jepen konotime dhe shtresime më të theksuara si në kërkimet nacionale, ashtu edhe në ato autoriale, me simbolikë, të ndërlidhura me problemet imediate të kohës dhe të autorit empirik karshi këtyre gjendjeve.
Tipin e prozës së Koliqit e karakterizojnë shumë elemente të fuqihsme novatore, madje në letërsinë shqipe karaktreizohet edhe për një element krejtësisht të ri, të fuqishëm dhe të panjohur deri me atëherë, që studiesi Aurel Plasari e koncepton si "tip i tregimit psikospektiv", ku siç vëren po i njëjti studiues vërehet tregimi, ku dallohet në mënyrë të ndjeshme, ndonjëherë edhe kërcitëse dimensioni i analizës psikolgjike të llojit frojdist. Si e tillë proza kolqiane duke shtresuar relaitet të ndryshme semantike, duke e fuqizuar procedeun stilistik te vecantë, mbetet proza tregimtare më e realizuar e fillimit të modernitetit në literatrën shqiptare, ndërsa autori i tyre stilisti i madh, "eruditi" i rrëfilmit artistik, siç e cilëson studiuesi Anton Nikë Berisha. Duke sublimaur me shkathtësi të veçantë artistike, si pasurinë e folklorit, mitologjinë, dijen letrare, imagjinatën e bujshme e kreative, nga njohja e literaturës modrene, ashtu edhe talentin e botën kreativ, fuqinë e përceptimit dhe të transponimit të fenomenve të ndryshme në tekstin letrar, përmes një vetëdijë të nivelizuar artistike, ai ka hapur parashenja të sigurta, gjithnjë duke mbetur në pozicionin e të marrurit me intencën e autorit, qëllimin e lexuesit, dhe qëllimin e tekstit, siç do të shprehej Umberto Eco.

6.
Zhanër që e kultivon më së miri Koliqi është tregimi, novela pastaj edhe tregimi i shkurtër, që disa dëshirojnë t'iu thonë proza poetike. Ato shquhen për reflekse origjinale, të inspiruar nga tradita, e pasur dhe të ndërthuara me bashkohësinë për të marrë gjithmoë konotacione të mësimit kombëtar, apo kulturimit të gjithëmbarshëm (Sabri Hamiti) dhe gjithnjë me funksione të përmbushjës së kriterit artistik. Kundërvënia e këtyre dy botërave të kundërta mbetet risi, që vërehet kudo në tekstet e tij në prozë. Karakteristikë gjthëpërfshirëse mbetet oralja, që me njësitë e entitetit të veçantë, na shfaq karakterin intertekstual (Kujtim Rrahmani), mbase edhe do të thoshim karakterin ndërdiskursiv. Koliqi shfrytëzon me mjeshtëri edhe burimet e letërisisë gojore, ne të gjitha nivelet e organizimit të tekstit letrar. Shumë tregime të tij ndërtohen me përplotë njësi që detyrojnë lexime intertekstuale, me modelet e tipit të prozave popullore, aty del përralla si zhanër oral, që shfaqet shumë herë brenda diskursit letrar të teksteve letrare, idiomat, frazologjia etj.

"Të lexosh dicka si letërsi është ta trajtosh atë si një ngjarje që ka kuptim në lidhje me ligjërimet tjera" (Xhonatan Keller), që për autorin tonë, rikontekstualzon dimensione të veçanta të ligjërimit të tij artistik, sepse ai ndërkomunikon me tipe të ndryshme ligjërimi, dhe na shfaq bindshëm atë që Barti i thoshte se nuk ka ligjërim të virgjër. Tekstet koliqiane kwshtu bashkjetojne me mite, legjenda, forma të ndryshme të ligjerimit oral. Aty hasim idioma, frazeologji popullore, që shkojnë ka një tip i ndërkomunikimit më diskursin letrar të Fishtës, por që te ky zhvillohet në një trajtë tjetër shkrimi dhe me kërkesa tjera. Të gjitha këto njësi të vogla funksionalizohen në këtë prozë për të na dhënë një prozë të njëmendët artistike, si në nivel të ideve, ashtu edhe të shprehjës artisitke, të formës e kompoziconit, rrëfimit e letraritetit. Esenciale e prozës së tij është depërtimi në ndjesitë e njeriut të kohës, në psikologjinë dhe skutat e shpirtit shqiptar në ndjesitë e tij, që i asimilon dhe sublimon për t'i transponuar me talent të fuqishëm në tekstet letrare, ndikimi i të cilit do të jetë i fuqishëm në prozën e mëvonshme në gjithë letërsinë shqiptare.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net