Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Histori -> E djathta shqiptare

TEMAT

  Lëvizja (1920-1922)

  E drejta dokësore

  Rrjeti rrugor në Mirditë

  Analiza

  Arkivi

  E djathta shqiptare

  Mark Gjon Marku

  Imzot Nikoll Kaçorri

  At Gjergj Fishta-analizë

 E. Koliqi dhe proza moderne

  Beteja e Kosovës

Shqipëria Katolike e Veriut

 Gj.Kastrioti, Ati i Nacionit

 Lule dhe gjak, gjak për lule 

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Në Hamburg të Gjermanisë u mbajt takimi në përkujtim të fugura te djathtes shqiptare
E djathta shqiptare nis marshimin nga Hamburgu i Gjermanisë me te vetmin qëllim: bërjen e Shqipërisë etnike


Në një atmosferë të ngrohtë miqësore, që asnjeherë nuk ka ndodhur në diasporën shqiptare, në Hamburg të Gjermanisë, pas gjashtdhjetë vitesh harrese të pajustifikueshme dhe përbuzje për nacionalistët e Shqiperisë Etnike, u mbajt akademia përkujtimore e të Djathtës Shqiptare, në shenjë nderimi dhe përkujtimi për 100 vjetorin e lindjes së Ing. Xhafer Deves udheheqesit të Lidhjes së Dytë (Prizren, 1943) dhe Lidhjes së Tretë të Prizrenit në mëgim (Neë York, 1962) të Prizrenit, dhe 58 vjetorin e rënjes heroike të komandantit legjendar dhe udhëhqësit të luftës për Shqipërinë Etnike Kapidani i Mirditës dr. Mark Gjon Marku.

Në këtë akademi përkujtimore, të së Djathtës shqiptare moren pjesë shqiptarët nga të gjitha viset e Shqiperisë Etnike. Aty ishte Shqipëria, e përfqësuar nga pedagogu i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” historiani prof. dr. Romeo Gurakuqi, aty ishte Camëria e përfaqësuar nga Muharrem Canaji,. Nga kosova martire e kreshnike, kishte me shumë përfaqësues dhe ligjerues, e cila sillte aromen e viteve të para të lirisë nga kolonizatorët e gjatë serb. Në krye të grupit ishte akademik Mark Krasniqi, që shoqërohej nga bashatdhetarët e vet të mirënjohurit studiuesit e palodhur të cështjes e kulturës shqiptare prof. dr. Muhamet Shatri, prof. dr. Jahja Dranqolli, deputeti i Parlamentit të Kosovës Fadil Geci, Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës aktivisti i palodhur Gjergj Dedaj, biografi i jetës së shumë nacion alistëve të Kosovës JetishKadishani, BesimMorina. Edhe Malesia nuk mbeti pa perfaqesusit e vet në këtë akademi. Atë e përfaqësonin maestro i artit shqiptar Gjelosh Gjokaj dhe publicisti i mirënjohur Fran Camaj.

Nga Maqedonia ishte dr. Riza Sadiku, ndërsa nga Amerika e largët ishte i pranishëm aktivisti i palodhur i cështjes kombëtare dhe njëherit Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mërgim Tomë Mrijaj.

Nuk mungoj edhe diaspora e Europës e cila përfaqësohej nga atdhetarët Emin Fazlia, Niman Mulliqi, Luz Thaqi, Hazir Krasniqi, si dhe luftëtari dhe krahu i djathtë i Adem Jasharit Gani Geci, nga Suedia ishte piktori me fam të madhe Rrustem Bujupi sëbashku me veprimtarët e vjetër shoqërues, si: Rexhep Jasharin e Ibrahim Meten. Nga nderuan me pjesëmarrjen e tij nga Austria Prek Brahimi. Ne mozaikun e pjesëmarrësve të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë të tjerë nga mbarë viset e Shqipërisë Etnike...

Në emër të Këshillit Organizativ, pjesëmarrësit e pranishëm i përshëndeti historiani e publicisti me banim ne Gjermani Nue Oroshi, i cili më pas ftoi akademik Mark Krasniqin, që të të deklaroi të hapur këtë akademi të së Djathtës shqiptare, për të parën në historinë e shqiptarëve të këtij niveli. Këtu ishte në miniaturë e gjithë nëna Arbëri, ku përfaqësoheshin shqiptaret e të gjitha viseve etnike.

Pas hapjes së akademis u dha një program i pasur dhe artistik me tematikë atdhetare. Këtu u recituan disa poezi nga nxënësit shqiptar qe kanë lindur dhe jetojnë në Hamburg të Gjermanisë. Ndër të tjera spektatorët dhe kumtuesit dëgjuan me kënaqësi interpretimet e kënduara me plot ndjenja atdhedashurie nga fëmijët shqiptarë.

U duartrokitën më së shumti këngët, që i kushtoheshin bashkimit kombëtar me titull: “Thërret Prizreni mori Shkodër” si dhe poeti Ejup Krasniqi interpretoi plot ndjenja artistike dhe shqiptare vargje të poezisë së shkrimtarit të shquar prof. Ernest Koliqit me titull: “Kënga e Kapidan Markut”. Më pas drejtuesit e shkëlqyer Nurie Nuhiu dhe Albert Bisaku, njoftuan të pranishmit për hapjen e Ekspozitës së piktorëve Gjelosh Gjokaji, Rrustem Bujupi dhe Mentor Ejupi.

Me pas u kalua në pjesën shkencore të akademise, ku u zgjodhen edhe antaret e Keshillit Drejtues, që janë profesionist në fushën e studimeve shkencore albanologjike, me ketë përbërje: Akademik Mark Krasniqi, Emin Fazlia, Muharrem Canaj dhe Muhamet Shatri.

I pari foli ligjeruesi i njohur i historisë prof. dr. Muhamet Shatri, që është njëkohsisht edhe sekretar shkencor i Institutit te Historisë. Ai mbajti temen: “Perpjeket e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, për jetësiminë e aspiratave jetike te kombit shqiptar”. Ndër të tjera, diskutanti tha, se: "Lidhja e dyte e Prizrenit ishte organizata me e rendsishme politiko ushtarake, në Kosovë dhe në trevat e tjera Shqiptare, e krijuar gjat Luftës së dytë Botërore. Ajo u organizua simbas shembullit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe u angazhua deri ne fund për clirimin, dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët”.

Interesim zgjoi edhe kumtesa e prof. dr. Jahja Dranqollit, të titulluar: “Dimensioni historik i Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, si dhe kujtimet e Akademik Mark Krasniqit, për atdhetarin Gjon Serreqin. Më pas, u vazhdua me kumtesen e studiuesit të mirënjohur shqiptaro-amerikan Idriz Lamajt për figurën e Ing. Xhafer Deven. Këtu zoti Lamaj nga Amerika e largët edhe pse mungonte me trup, ai shpirtërisht ishte në këtë akademi dhe mjafton të thuhet se studiuesi kishte permbledhur kujtimet e për burrin e palodhur e intelektualin e shquar Ing. Xhafer Deven, të parë si në aspektin historik, si dhe në bazë të aspektit shkencor e sidomos në letërkëmbimet e Xhafer Deves me intelektualet shqiptar dhe amerikan.

Edhe kumtesa e historianit të ri Nue Oroshit, për Kapidan dr. Mark Gjon Markut, kishte një rëndësi të jashtëzakonshme, ku u dha në menyrë kronologjike një Gjeneologji prej Pal Dukagjinit e deri te komandanti legjendar dhe udhëheqësi i Luftës për Shqipëri Etnike Kapidan dr. Mark Gjon Marku dhe në bazë shkencore u tregua veprimtaria ushtarake e politike e Kapidan dr. Mark Gjon Markut. Te një rëndësie të vecant ishin edhe kumtesat e Emin Fazlis për profesor Ymer Berishën, ku sic e cilësoj studiuesi Fazlia: “Ai ishte dhe mbeti një farkatar i denj i bashkimit kombëtar dhe rivendosjes së Shqiperis Etnike”.

Por aty ku permendet Camëria, duhet të cohet në këmb shqiptaria dhe të pranishmit në sallë u entuziazmuan, kur përfqësuesi i Cameris Muharrem Canaj, i veshur në rrobat tradicionale të krahinës kombëtare Came, referoji mbi temen e qëndresen dhe tragjedin came

Ai renditi fakte rrënqethëse, per luftrat e popullsisë së Camerisë. E një rëndësie te vecant ishte edhe tema për profesor Ernest Koliqin dhe kontributi i ti atdhetar ne aspektin atdhetar dhe politik referuar ne menyrë brilante drejtuesi i revistës shkencore-kulturore pedagogu i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” prof. dr. Romeo Gurakuqi.

Nderkaqe sekretari i Lidhjes se Prizrenit në mërgim Tomë Mrijaji ardhur nga Amerika ligjeroji për heroinen Marie Shllaku, ku tha, se fjalët e fundit te saj ishin vërtet lapidare: "Gjaku im i paster Kosov tu baft Drit".

Pasiqe ishte parapare, qe kjo akademi të zhvillohet dy ditë dhe duke u nisur nga fakti, që shumica e të pranishmeve kishin marrë rrugë të largët dhe duhet të ktheheshin, u vendos, që seanca e ditës se dytë, të mbahet në mbrëmjen e ditës së parë, ku, u vazhdua me ligjeruesit Niman Mulliqi, i cili foli për aktivitetin e Mit'hat Frashërit, Fadil Geci, bëri një elaborim (përshkrim) të shkëlqyeshëm të Luftës së Drenicës me theks të vecant luftrat e Shaban Palluzhes, Mehmet Gradicës, si dhe luftrat e Bajraktarit të Llaushes.

Më pas u paraqitën për ligjerime edhe studiuesit Gjergj Dedaj me temë: “Patrioti i shquar Ndue Perlleshin”, Fran Camaji për Prek Calin e Malësisë së Madhe të Mbishkodrës, Dr. Riza Sadiku me temen mbi Xhem Gostivarin, Jetish Kadishani për figurën e paharruar të Uk Sadik Ram Gjurgjevikun, Besim Morina për Ajet Gergurin, Luz Thaqi për Gjelosh Lulin.

Në këtë akademi përkujtimore dhe shkencore, për shkaqe teknike, nuk kishin mundur të marrin pjesë edhe disa ligjerues por që i kishin dërguar kumtesat e tyre me shkrim. Të tillë ishin mr. Llukman Halili, Petrit Palushi, Klajd Kapinova, Sefedin Krasniqi, Mehmet Gjoshi. Në fund u be edhe promovimi i librit të Gani Gecit, ku, foli Maxhun Smajli, monografisë të Tomë Mrijaj, ku, foli Avni Billalli jetëshkrimit të Maxhun Smajlit, ku, foli Selman Etemi dhe librit të Idriz Lamajt, ku foli Arif Molliqi.

Në këtë akademi, për të Djathtën Shqiptare erdhën telegrame urimi nga të gjitha viset e Shqiperis Etnike.

Në fund Këshilli Organizativ përshëndeti të gjithë ata që kontribuan në mënyra të ndryshme, që kjo akademi e para e ketij lloji për të Djathtën shqiptare, ta arrin suksesin e duhur.

Me një fjalë të rastit u parqit edhe luftëtari i orëve të para të UCK-së dhe bashkluftëtari i Adem Jasharit, aktivisti atdhetar Gani Geci, i cili bëri një elaborim të shkëlqyeshëm të Luftës së fundit në Kosovë, duke theksuar, se lufta e fundit ne Kosove është vazhdimesi e luftës së Shaban Palluzhes e Mehmet Gradicës, e jo vazhdimesi e luftës së pansllavistëve komunist tradhtarëve Ali Shukriu, Sinan Hasani etj.

Ne fund akademia per te d'jathten Shqiptare nxorri disa konkluzione, te cilat do t'i bëjmë publike me vonë.

Me fjalët Rrnoftë Shqipëria Etnike akademik Mark Krasniqi e mbylli këtë akademi, për të Djathtën shqiptare. Duke mbetur me shpresë se nga Hamburgu i Gjermanis e Djathta shqiptare filloj marshimin për bërjen e Shqipëris Etnike.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net