Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
HISTORI Për anëtarët

Ju jeni: Histori ->Histori e shkurtër e Kosovës

TEMAT

  Kalendari Historik

  Shënime historike  

 Mbretëresha e maleve

  Papët me origjinë Shqiptare

  Personalitete të shquara

  Pirustët

  Malet që bartin histori

 Histori e shkurtër e Kosovës

 

 

  Histori


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

 

 Histori e shkurtër e Kosovës -  Krimet serbosllave kundër shqiptarëve gjatë shekullit XX -të  

nga Fehmi Ajvazi

 Deklarata e Ahtisarit se, “populli serb është fajtor për dhunën kundër shqiptarëve”, jo që është plotësishtë e saktë, por  është një deklaratë e vonuar që vjen nga qarqet politike, shtetërore, zyrtare të establishmentit ndërkombëtar. Të dhënat e mëposhtme, faktet, shifrat përbëjn gjysmën e pasqyrës së dhunës dhe krimeve që serbosllavët kanë bërë kundër shqiptarëve në territoret e ndryshme ku kan jetuar shqiptarët, me theks të veqantë, në Kosovë. Në këtë tekst, nuk përfshihet dhuna dhe krimet që serbosllavët kanë bërë gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX. Shtrohet pyetja: a  mundet që dhunën dhe krimet, vetëm strukturat zyrtare – shtetërore, qarqet e ndryshme publike – institucionale, ato policore dhe ushtarakje pa përkrahjen e popullit, t’i kenë zbatuar për një periudhë 100 vjeqare ? Këtë më së miri e di, populli serbë. Populli serb është fajtor për dhunën dhe krimet që ka bërë kundër shqiptarëve, madje, jo vetëm kundër tyre ! Në vend se të kërkoj falje publike, populli serbë po përpiqet të justifikoj doktrinën e vet të krimit, njëkohësishtë, duke vazhduar të pretendoj në të “drejtat natyrore dhe juridike” ndaj popujve dhe territoreve joserbe.     

Teritori i Kosovës, përfshinë hapësirën e teritorit të lashtë iliro – shqiptar, me emrin e njohur „Dardania“. Kosova, ka një territor prej 10. 877 kilometra katrorë. Kosova, në vititn 1981 kishte 1.584.440 banorë ( versioni zyrtar i statistikës së regjistrimit të asokohshëm ). Regjistrim i detajuar i popullsisë në Kosovë, nuk është bërë më që nga ky vit. Kosova, është e njohur jo vetëm në planin e brendshëm nacional por, edhe në atë ndërkombëtar. Më shumë, për shkak të konfliktit me serbët – konflikt ky që mori dimensionet të gjëra ndërkombëtare ( Intervenimi i NATO –s: 24 mars – 12 qershor / 1999 ). Pa hyrë në të kaluarën e largët historike të Kosovës, më poshtë do të pasqyrojmë disa nga ngjarjet dhe proceset historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, gjatë shekullit XX:

1. Pasqyrë e dhunës dhe e terrorit mbi shqiptarët nën Jugosllavinë e Parë

Kosova, ka një histori të dhimbshme në shekullin e kaluar, ashtu si gjithë territoret etnike shqiptare, dhe kjo histori nuk është shkruar deri në fund. Njësoj, si edhe e gjithë historia e kombit tonë. Ka një „alfabet“ historik, politik dhe juridik që është përshkuar aq dendur me logjikën teorike dhe praktike të „alfabetit“ të krimit e pështimit: deri, në tragjedi. Nga viti 1912, dhe deri te pushtimi i hapur i Kosovës nga serbët si dhe të territoreve të tjera etnike nga ish mbretëria jugosllave ( SKS / 1918 ), historia e Kosovës ndërthuret ashpërsishtë: në Londër – 1913 / 1915, në Versajë – 1919 etj. Nga Lufta e Parë Ballkanike, shteti si Mali i Zi doli me një territor të fituar prej 62 %, dhe 100 %, popullsi. Serbia, fitoi një zgjërim në teritor në 82 % ,dhe në 55% popullsi. Greqia: 68% territor, dhe 67 % popullsi. Sipas statistikave turke, vetëm vilajeti i Kosovës kishte një popullsi shqiptare prej 743.040 banorë, nga gjithsejt, 912.902 banorë, sa kishte i gjithë vilajeti. Me okupimin serbë të vjeshtës së vitit 1912, ish vilajeti i Kosovës u nda në 5 qendra administrative: qarku i Kumanovës, i Shkupit, i Jeni – Pazarit, i Prishtinës dhe qarku i Prizrenit.
Nacionalizimi dhe spastrimi, pushtimi i territoreve shqiptare ka një histori shumë të dhimbshme deri në vititn 1939, ku veq të tjerash përfshihet politika e dhunshme – gjenocidale e asimimilimit, por edhe e konvertimit të shqiptarëve në ortodoks ose, në serbo – malazias. Pas vitit 1939, vazhdon epoka po kaq e errët e sundimit dhe e dhunës nacional – komunist sebosllave kundër shqiptarëve, në të gjitha viset ku ata kanë jetuar në territorin e ish Jugosllavisë. Të tjerat gjëra, s’duan koment. Po i sjellim disa fakte dhe të dhëna të Institutit të Historisë së Kosovës: më 22 tetor të vitit 1912, në Prishtinë ( në vendin ku sot gjendet Teatri Kombëtarë ), xhandarmëria serbe pushkatoi rreth 5000 shqiptar. Në kampin e Nishit, ishin dërguan, 1350 veta. Nga viti 1912, deri në mars të vitit 1914, politika e spastrimit detyroi që të shpërngulen për në Turqi, hiq më pak se  239. 807 shqiptarë, pa u llogaritur numri i fëmijëve, deri në 6 vjeç. Ky numër njerëzish, deri në gusht të vitit 1914, u shtua për 41.655 veta, pa numëruar poashtu, fëmijët deri në 6 vjet. Në mes të viteve 1919 – 1940, për në Turqi, u detyruan të shkojn gjithsejt: 255. 878 shqiptar. Kur po flasim për shprënguljet, në mes të viteve 1913 – 1939, për në Shqipëri, u detyruan të largohen 4.046 familje. Askush nuk e di se sa familje, u vendosën në vendet e Europës dhe të Amerikës. Në shkurt të vitit 1914, u nxorr Dekreti për Reformën Agrare dhe Kolonizimin e territoreve shqiptare. Kështu, në Dukagjin, u nda tokë e llojllojshme për 5000 familje kolonësh. Në mes të viteve 1918 – 39, u shpërbën 320 fshatra. Në vitet 1918 – 21, u vranë 12.364 veta, kurse u burgosën 22.160 veta. Ngritja e kolonive serbo – malaziase, ishte një koncept praktikë i sistem kolonial dhe i sistemit të nacionalizimit territorial: mes viteve 1912 – 14, janë sjellë në Kosovë 15.943 familje. Këtyre familjeve, u ishin ndarë, 228.000 hektarë tokë. Në periudhën 1919 – 1927, u ndërtuan 106 koloni me serbo – malaziase, dhe u ngritën 245 vendbanime të reja.
Në këtë punën spastrimi e gjenocidi, Dr. Hakif Bajrami ka konstatuar faktin se që nga “Naçertania” ( 1844 ), në Beograd janë sjellë më shëmë se 24 programe, me objektiva dhe nivele të destinimeve të veqanta. Të gjitha këto programe, janë detajuar dhe janë aprovuar zyrtarishtë, nga shteti. Në kohën kur Kosova ishte pushtuar pas vitit 1912, në Beograd, ishte themeluar “Klubi kulturorë serb”, misioni i të cilit ishte shpopullimi, asimilimi dhe, serbizimi i trojeve shqiptare. Akademiku i ardhshëm fashisto – socialistë serb Vasa Qëbrilloviq,  përpiloi elaboratin etnocidial “Shprëngulja e shqiptarëve”.  Sërbomadhi tjetër Ivan Vukotiq, përpiloi projektin Mbi Pushtimin e Shqipërisë për qeverinë e tij, më 1939. Në vitin 1941, avokati çetnik ngë Sarajeva, Stevan Molloviq hartoi projektin me titull „Serbia homogjene“. Një tjetër nacionalistë famëkeq serbë Dr. Ivo Andriq ( fitues i çmimit Nobël për Letërsi ), përpiloi “Projektin për ndarjen e Shqipërisë në mes të Jugosllavisë dhe Italisë”, në vitin 1939.  Planet e këtilla të niveleve shtetërore serbo - jugosllave, nuk lanë anash infiltrimet, bashkpunimet dhe përpkrahjet e Rusinë, të Greqisë, të Italisë, të Turqisë, të Francën etj. Një nga këto bashkpënime, i sinkronizuar me shumë kujdes dhe në mënyrë të rafinuar, ka qenë gjithmonë bashkpunimi serbo – rusë. Por, një tjetër bashkpunim politiko – taktikë me pasoja të pariparueshme për shqiptarët, Serbia e ka bërë me Turqinë. Nga viti 1926, qeveria serbo –sllave në Beograd, kishte vënë kontaketet me qeverinë turke në Stamboll për shprëngëljen e sa më shumë shqiptarëve, në shkretëtirat e Anadollit. Turqia, ndër të tjera, me shqiptarët që i vendoste kryesishtë në shkretëtirat e Anadollit, ndërtonte “mur strategjik” për kundërvënje koherente elementit kurdo - arab. Në pranverë të   vitit 1938, në Stamboll, ishin mbajtur 8 seanca në përpilim të Konventës. Marrëveshja, parashihte fillimisht, shprënguljen e 40.000 familjeve. Konventa jugosllavo – turke, është  nënshkruar më 11 korrik, të vitit 1938. .   

 

2. Pasqyrë e dhunës dhe terrorit mbi shqiptarët nën Jugosllavinë e II- të

Në prag të Luftës së Dytë Botërore, dhe pas mbarimit të kësaj lufte, përkundër trajtimit fashist të shqiptarëve në kohën e mbretërisë serbo – sllave në Beograd ( 1918 – 1939 ), koha nuk rrodhi, ashtu siç ishte thënë e besuar. Implikimi i ideologjisë komuniste në Ballkan, i bëri njerëzit të besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë, e përbashkët dhe, multietnike. Kjo ideologji, në parim, i vendoste të drejtat dhe liritë e popujve në planë të parë, duke i proklamuar këto liri si unike për të gjithë, deri në vetvendosje, dhe “deri në shuarjen e shtetit” ! Dhjetëra e qindra  popuj, miliona njerëz, e kishin besuar “parimin” ideologjikë komunistë të lirisë e vetëvendosjes. Ndërsa që kishin qenë për shekuj të tërë nën sundimin otoman, ndërsa që ishin braktisur pothuajse fare nga bota perëndimore, shqiptarët, një pjesë e tyre e madhe, e kishin besuar këtë doktrinë. Por, në praktikë, gjërat kishin shkuar ndryshe. Si edhe në shumë vende të tjara, komunistët serbo - jugosllav nuk e kishin zbatuar këtë doktrinë, përkundrazi, e kishin përdorur si trampolinë për t’i zgjëruar apetitet e tyre pushtuese dhe të zgjërimeve, që kishin fillin qysh me ardhjen e tyre në Ballkan, në shekullin IX, e këndej. Ja kronologja e aneksimit dhe e dhunës që komunistët serbo – jugosllav dhe pushteti në Beograd, gjatë periudhës 1943 – 1990, e zbatuan kudo në viset ku jetonin shqiptarët, dhe veçmas në Kosovë. Komunistët jugosllav, pas një periudhe të organizimit dhe të forcimit të tyre ideologjikë nga viti 1937, u tubuan në mbledhjen e Dytë të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë ( KAÇKJ ), më 29 nëntor të vitit 1943, në Jajce të Bosnjes, Në këtë mbledhje, komunistët serbo – jugosllav, u përcaktuan për një Jugosllavi federale.  Në Jajce, nuk ishin ftuar komunistët shqiptar të Kosovës. Nuk ishin ftuar, sepse pjesmarrësit në Jajce u dakorduan për të vazhduar politikën e mbajtjes së Kosovës të pushtuar edhe më tutje, si dhe vazhdimin e spastrimit të saj, etnik. Qysh nga koha e mbretërisë Serbe – Kroate dhe Sllovene, viset shqiptare shtriheshin në tri banovina: ajo e  Vardarit, e Moravës dhe banovina e Zetës ( 1929 ). Në këto rrethana, si dhe në rrethana të lutës ndërkombëtare antifashiste, komunistët jugosllav që udhëhiqehin nga J.B. Tito, duki i shkelur parimet e tyre ideologjike dhe nacionale, si dhe doktrinat e lirisë dhe të vetvendosjes së popujve, u përcaktuan për vazhdimin e politikës koloniale dhe të dhunës, kundër shqiptarëve. Pak a shumë, e njejëta politikë, domethënë politika e dhunës dhe e ekspansionit, u orientua edhe kundër Shqipërisë. Komunistët serbo – jugosllav, dhe vetë Tito, ka të dhëna dhe indicie që dëshmojnë se kishin objektiva në themelimin e një federate ballkanike, në krye të së cilës një ditë, do të viheshin ata, vetë. 

Duke synuar politika demagogjike dhe ekspansioniste, në Kosovë dhe në viset e tjera ku jetonin shqiptarët, u vazhdua me dhunën dhe terrorin: nga aty ku e kishte lënë mbretëria SKS. Kështu, Administrimi Ushtarak i Pushtetit, u vendos më 8 shkurt të vitit 1945, në Kosovë dhe në viset e tjera ku jetonin shqiptarët. Arsyetimi: në emër të luftimit të atyre që kishin qenë në anën e fashizmit gjerman dhe të luftimit të organizatës Balli Kombëtar, si dhe në emër të mbledhjes së armëve nga populli, në emër të kolektivizimit socialist etj. Por në fakt, kjo u bë për ta pacifizuar popullin shqiptar përmes  terrorit e dhunës sistematike, në mënyrë që të shkohej më lehtë drejt aneksimit përfundimtar. Sipas të dhënave ende të pashkruara detalishtë, gjatë këtij shtetrrethimi besohet se janë vrarë e likuiduar, rreth 47.000 shqiptarë. Vetëm në rajonin e Tetovës, ishin arrestuar 10.000 veta, prej të cilëve pa gjyq, u likuiduan 12.00 veta. Gjatë kohës së këtij terrori të egër, komunistët serbo – jugosllav, organizuan më 10 korrik të vitit 1945, të ashtëquajturin Kuvendi i Prizrenit. Në këtë kuvend, selia e të cilit ishte e rrethuar me forca të mëdha partizano – çetnike, pjesmarrësit u detyruan të pranonin dhe të nënshkruanin atë cfarë iu tha atyre nga komunistët serbo – jugosllav dhe nga kolaboracionistët shqiptarë, të ashtëquajtur komunistë dhe partizanë shqiptarë. “Përmes gjoja plebishitit të popullit shqiptar, thuhej që ky kuvend kishte vendosur që Kosova, t’i bashkohen Serbisë“ ! Por, ky kuvend proklamoi “Rezolutën” e ripushtimit dhe të aneksimit të Kosovës, si dhe të territoreve të tjera shqiptare. Në fakt, në Prizren u vendosë me forcë mbetjea e Kosovës, nën Jugosllavi. Në këtë Kuvend, s’pati vullnet të popullit. Në të vërtetë, s’kishte as qëndrim të qartë, parimorë dhe burrërorë të përfaqësuesëve shqiptarë që ishin në atë kuvend. Njëri nga delegatët, Ramiz Hoxha – Cërnica ( përfaqësues i komunës së Gjilanit ), nuk e pranoi këtë dokument, dhe e kunërshtoi aty – për aty. Ishte edhe një tjetër delegatë, kundërshtues. Asnjë, tjetër ! Ramiz Hoxha – Cërnica, ishte dënuar me burg shumëvjeqar, pasi që i kishte shpëtuar pushkatimit, kurse i dyti, ishte likuiduar pas kuvendit. 

Në vigjile të masivizimit të ideologjisë pankomuniste në territoret jugosllave, pasi që mbretëria SKS kishte kapitulluar përpara forcave fashiste gjermane, qysh në vitin 1941, avokati çetnik ngë Sarajeva, Stevan Molloviq hartoi projektin me titull „Serbia homogjene“. Vasa Qubrilloviq, ideolog  i serbizmit dhe çetnikizmit, hartoi një tjetër projekt që kishte për synim shpërbërjen e pakicave, pothuajse të gjitha ato pakica që do të  përfshinte Jugosllavia e ardhshme, komuniste. Ky elaborat, kishte edhe emërtimin mjaft sinjifikativ: „Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re“ ( 3. 09. 1944 ). Natyrishtë, esenca e elaboratit, synonte shprëngëljen dhe spastrimin etnik të Kosovës dhe viseve të tjera në të cilat jetonin shqiptarët, madje, me çdo mjet. Përdorimi i të gjitha mjeteve, madje edhe mënyrat e terrorit dhe të vrasjeve, ishin të theksuara në tekstin e elaboratit. “Rruga komuniste e zhbërjes”, dhe në anën tjetër, rruga e aneksimit të hapësirave shqiptare, ishte konceptë dhe praktikë e qartë, e ish regjimit komunistë jugosllav, që po ngjitej në pushtet, pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë fazës së vendosjes së pushtetit ushtarak, më shuumë se 4000 shqiptar, ikën jashtë vendit. Prishjen e mardhënjeve me Bashkimin Sovjetik në vititn 1948, Beogradi e shfrytëzoi edhe për vazhdimin e dhunës e të terrorit në Kosovë, dhe në viset e tjera shqiptare. Në vitet e 50 –ta, të shekullit të kaluar, në Beograd u iniciau sërish programi i vitit 1938 i cili kishte si objektiv shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, por që ishte ndërprerë për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore. „Një drekë speciale, e shtruar në Splitë në mes të diktatorit Tito dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Fuad Kypriliu, në janar të vitit 1953”, ishte thjeshtë, fatale për të ardhme e shqiptarëve në ish Jugosllavinë komuniste. Tito dhe Kypriliu, biseduan për riaktivizimin e konventës Jugosllavo  -  Turke, të vitit 1938. Në këtë takim, ishte folur edhe për mënyrën se si të riaktiviohej dhe si të materializohej, konventa në fjalë. Marrëveshja, parashikonte në paketë shprënguljen e 1 milion shqiptarëve, kurse fillimisht do të shprëngëleshin rreth 250. 000 veta. Dreka, biseda, plani, ishin zhvilluar në fshehtësi të plotë. Pas këtij takimi, pasoi marrëveshja ( Pakti Ballkanik ), e miqësisë dhe e bashkpunimit në mes të Jugosllavisë – Turqisë – Greqisë, e nënshkruar në Ankara nga këto tri vende, më 28 shkurt. Ndërkaq, në këtë vit ( 1953 ),  u realizuar një lloj regjistrimi i popullsisë në Jugosllavi. Me gjasë, ky ishte “regjistrim” i qëllimshëm. Në viset ku jetonin shqiptarët, dhe në Kosovë nisi kampanja e tmerrshme e propagandës, e presionit, e dhunës dhe e asimilimit të hapur: sepse, të gjithë shqiptarët duhej të deklaroheshin, me apo pa dëshirë, si turq. Administrata, kudo u mobilizua të realizonte këtë objektiv dhe ajo ndihmohej nga njerëzit e shërbimeve të ndryshme të sigurimeve, nga shërbimet e fshehta, nga agjenturat e ndryshme jugollave, turke, greke si dhe nga bahkpunëtorët e ndryshëm dhe agjentët ( hafijet, siç i quante populli ), në rradhët tona. Një ndihmeës të jashtëzakonshme, dhanë të ashtëquajturit prijës të fesë ( hoxhallarët ), dhe aty – këtu, edhe bashkësitë Islame. Në këtë “dasmë” të përgatitur mbi baza të një programi shtetërorë, u falsifikuan dhjetëra mijëra dokumente të ndryshme të pronës, dokumente personale të njerëzve, si dhe u sajuan dokumente të reja ( pasaporta ), dhe u lëshuan viza ( leje ose “vesika”, siç u thoshte populli ), përmes të uilave siguroheshin pa problem, udhëtimet për në Turqi. Padyshim, askush nuk e di shifrën e parave, të cilat u destinuan për realizimin e këtij projekti makabër. Agjentët dhe bashkpunëtorët e pushtetit, udhëheqësit fetarë, endeshin ditë e natë nëpër fshatra e qytete, duke propaganduar dhe duke i cytur njerëzit: “Vëllezër, ne dhe ju, jemi myslimanë...den – babaden, që doemthënë turq. Ju, keni qenëbijë  të Islamit edhe përpara Muhamedit ? Kështu, duhet tënisemi e të  shkojmë në “tokën e premtuar” të fesë sonë. Sa më kah lindja, aq më afër Qabesë. Të shkojmë në Andadolli,” ku rrjedh mjalta”, e ku është vendi ynë. Ky është vend i “qufarëve”, që domethënë, i të pafeve. Zoti, nuk na duron të jetojmë me të pafetë, me armiqtë e Islamit...”.  Në rrugën e pakthimit, të  shkombëtarizimit e të zhbërjes së ngadalshme të kombit, në rrugën e asimilimit të fundmë, në rugën e shpopullimit të madh, pa dhe me dëshirë, u dyndën mijëra e mijëra shqiptarë, nga të gjitha viset ku ata jetonin, në ish Jugosllavi. Por kjo ishte dyndja - golgotë. Galimatisi i pafund i vuajtjes e mjerimit, i dhembjes e dëshprimit të një populli të tërë. Kurrë s’do të dihet se cfarë përjetuan, si u vendosën dhe si hynë në “jetën e re në vendin e ri”, njerëzit tanë të gjakut, e të oxhakut ! Por çka ishin shqiptarët: shqiptarë, apo turqë ? Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Kosovë kishte të evidentuar vetëm 1. 315 banorë, që besonin se ishin turq. Pesë vite më vonë, ky numër u rritë në 259. 535 veta. Si dhe, pse ?

Administrata jugosllave dhe politika çetniko – komuniste, ia prezantonte opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar ( duke i falsifikuar dokuemntet dhe të dhënat e tjera ), jo vetëm faktin se “shqiptarët, në përgjithsi ishin turq”, por edhe shifrat e popullsisë shqiptare “si turq”. Kjo bëhej, për ta legalizuar në planin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtarë, epokën e ardhshme të shprënguljeve të dhunshme të shqiptarëve, për në Turqi. Prandaj, ja të dhënat e falsfikimit dhe të shprëngëljeve. Vetëm në mes të viteve 1952 – 1958, në Turqi u shprëngëlen 285. 810 veta. Në periudhën e viteve 1959 – 1965, për në Truqi, u shprëngëlen gjithsejt, 179. 871 veta. Në odiseadën e pafund të presionit e të dhunës, të shfrytëzimit ekonomik, të kolonizimit, i ashtëquajturi „Plenumi i Brioneve”, i mbajtur në vitin 1996, gjoja e revidoi politikën e “gabimeve” ndaj shqiptarëve, dhe gjoja po i hapte “dyrt e perspektivës” për shqiptarët. Plenumi, ia hodhi fajet gjoja nacionalizmit serbë apo më shkurtë, Ministrit të Punëve të Brendëshme të Jugosllavisë Aleksandër Rankoviq. Por, kush e aktivizoi  Konventën Jugosllavo – Turke të vitit 1938, Rankoviqi apo Titoja ? Politika jugollave e ndjekur pas vitit 1966 ndaj shqiptarëve, s’ishte politikë e parimeve dhe e lirisë, por thjeshtë, ishte politikë e parimeve mashtruese dhe e lirisë së manipulueme. Integrimin paqësorë i shqiptarëve brenda shoqërisë, sistemit politiko - juridik dhe atij shtetërorë jugosllav pas vitit 1966, ishte politikë e mashtrimit dhe e dredhive që dinin t’i bënin politikanët nacionalkomunistë serbë dhe ultrashovinistët jugosllav, të të gjitha ngjyrave.Pak vite më vonë, në Beograd klasa fashisto – komuniste nxorri në dritë „Libri e Kaltërt“ ( 1977 ), në të cilin libër, në mënyrë perfide, dekonspirohej politika mashtrues dhe manipulative. Ky libër, i kundërvëhej gjoja lirisë dhe pushtetit të madh që u ishte dhënë shqiptarëve në vitin 1974, vit ky kur sanksionohet Autonomia e Kosovës. Në të vërtetë, gjithçka ishte e lobizuar në mes të komunistëve dhe nacionalistëve serbo – jugosllav. Shtypja dhe zhbërja e shqiptarëve nga trojet e veta, ishte një politikë e përbashkët prej Trigllavit, deri në Gjevgjeli ! Ajo që mund të quhej “liri dhe prosperitet i shqiptarëve në ish Jugosllavi, ishte “kafshata” e fituar me luftë të pandalshme dhe të pakompromisë të nacionalistëve shqiptarë, dhe të atdhetarëve shqiptarë. Ja faktet: Në demonstratat e shqiptarëve të vitit 1968, veq të burgosurve dhe të plagosurve, u vranë 2 demonstrues. Në demonstratat e vitit 1981, sipas versionit zyrtar, u vranë 9 demonstrues dhe u burgosen me qindra e mijëra nxënës, student, punëtorë, fshatar, intelektual etj. Më saktë, ky është vitit i fillimit të një terrori të egër kundër popullit të pambrojtur shqiptarë, kudoe ku jetonin shqiptarët në ish Jugosllavi, terror sky i cili do të zgjasë plotë dy dekada, pra deri në qershorë të vitit 1999.  Prandaj, sipas shpikjes dhe programimit të dhjetra platformave ideopolitike – administrative, të përhapjes së tmerrshme të diferencimit, të territ informativ, të ndërhyrjes ideologjike në kulturë, në gjuhë, në arsim dhe shkencë, në veshje, në identiet dhe në çdo pore tjetër të jetës, ja disa nga faktet konkrete të dhunës e terrorit të këtyre dekadave: në mes të viteve 1981 – 1990, janë burgosur dhe dënuar mbi baza denoncimesh dhe akuzash politike, 3.348 veta. Në burgjet ushtarake, janë prangosur, 1.100 ushtarë dhe oficer shqiptar, pastaj janë vraë, 63 ushtar shqiptar. Gjatë kësaj kohe, janë vrarë 183 civilë, prej tyre, 16 fëmijë. Janë plagosur 616 civilë, prej tyre, 49 fëmijë.  Brenda këtyre viteve, qenë hapur dosjet për qindëra mijëra banor shqiptar. Sipas një të dhëne zyrtare të publikuar në Kuvendin Federativ në Beograd, nga ish shefi i UDB-së për Kosovë Rrahman Morina, në duart e organev të Sigërisë Krahinore dhe Shtetërore, kanë kaluar hiq më pak se 584.273 shqiptar, të Kosovës. Në vitin 1985, Akademia famëkeqe e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë, përpiloi “Memorandumin”, i cili u bë publik, në vitin 1986. Në faqet e këtij dokumenti fashist, është shkruar platforma akademike, e cila zyrtarizohet më vonë nga klika naciona – komuniste serbe dhe nga diktatori, Millosheviq.

 

3. Pasqyrë e dhunës dhe e terrorit mbi shqiptarët nën Jugosllavinë e III –të, të Millosheviqit
  
Pas publikimit të Memorandumit të vitit 1995, shovinizmi serb ishte gati të vërsulej gjithandej në Kosovë, mirëpo kësaj rradhe, me serbomdhenjët, ishte duke ndodhur diçka më e veqantë: ata, nuk po kënaqeshin vetëm me nënshtrimin e shqiptarëve dhe të  Kosovës. Egërsia e tyre e vjetër, kishte tani synim: krijimin e “Serbisë së Madhe” deri në Karllobag, por nën ombrellën e Jugosllavisë. Shovinistët serbë, dukej që ishin duke e synuar për më vonë, dominimin e gjithë Ballkanit. Në tubimin e serbëve dhe të malaziasëve në Fushëkosovë të datës 24 prill të vitit 1987,  kryetari i atëhershëm i Lidhjes Komuniste të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, u tha atyre: “Askush s’gëxon t’ju prekë...”  Kjo fjali e thënë në “Fushën e Mëllenjave”, aty ku më 1389 kishte ndodhur beteja e Ballkanasëve dhe e Turqëve, betejë kjo të cinë serbët e kanë përvetësuar deri në mitizim, i ekzaltoi serbët, dhe u dha atyre besim e zjarr, për t’u hedhur në sulm të realizimit të aspiratave të tyre të çmendura.

Megjithatë, figura e Millosheviqit, nuk ishte rastësi: ai, ishte një sajesë në vijim. Të yshtur nga ideologjia serbomadhe, pas asaj që ai tha në Fushëkosovë, grigjat nacionaliste serbe u hodhën në zjarrin e tyre: në përkrahje hitlerizim të figurës së Milosheviqit: intelektualt, gazatarët, policët, agjentët, fshatarët, studentët, gjeneralët, shkrimtarët, punëtorët, diplomatët etj. Në Mbledhjen e Tetë të Këshillit Qëndrorë të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë të mbajtur më 23 – 24 shtator ( 1987 ), Slobadan  Milosheviqëi, erdhi në krye të komunistëve serbë. Nga skena u larguan njëri nga komunistët e devotshëm serbë  Ivan Stamboliqi ( kryetar i Kryesisë së Sebisë ) dhe, Dragisha Pavlloviqi, kryetar i KK të LK të Beogradit. Pra, kishim të bënim me dy fraksione. Por në parim, të mundurit synonin ruajtjen e taktikës së kujdessehme dhe të ngadalshëm që ishte e mbështjellur gjoja me tolerancë, zhvillimi, bashkjetesë dhe vëllazërim – bashkim, e në t ëvërtetë synonin ruajtjen e serbizmit dhe të komunizmit integralistë ! Fraksioni fitues në krye me Milosheviqin, synonte një komunizëm më radikal dhe një frymë nacionaliste e cila jo vetëm do ta ruante socializmin dhe jugosllavizmin, por do ta bënte serbizmin kupollë të Jugosllavisë: me, apo pa dëshirë të të tjerëve. Fitorja, pa  rezervë i mundësoi Milosheviqit t’i hapte dyert daljes në skenë të nacionaizmit serbë, kurse vetë Milosheviqi, u hodh në gjoksin e nacionalizimit të popullit të tij. Vitet pasuese, ecin në Kosovë dhe në viset e tjera të ish Jugosllavisë, nën presionin e Serbisë për futjen e Kosovës dhe të Vojvodinës nën sqetullën e Serbisë, dhe për ndryshimin e klasave politike në Podgoricë, Prishtinë, Novi Sad, në Shkup e gjetiu. Janë të njohura qindra e mijëra manifestime, demonstrata, tubime, protesta të serbëve në Serbi, në Kosovë, në Vojvodinë, e deri në Libjanë. Më 23 mars të vitit 1989, komunistët në Prishtinë, votuan ndryshimet kushtetuese dhe Autonomia fragjile e vitit 1974, u shkri si fluskë sapuni. Por Kosova, kishte shpërthyer qysh më 17 nëntor të vitit 1988, dhe ajo vlonte nga protestat dhe demonstratat kudo, në fshatra e qytete. Kosova, sfidonte e vetme nacional – shovinizmin serbë, por e mbronte pak a shumë, edhe Jugosllavinë e Titos !
Një ngjarje spektakolare, zgjoi apo kthjelloi vëmendjen e opinionit jugosllav, atij ballkanik dhe mbase, edhe të atij evropian e më gjërë. Serbët, organizuan një miting më 28 qershor 1989, në shenjë të festimit të “Ditës së Vidovdanit” ( ditë kjo që i kushtohet betejës së vitit 1389 ).  Më shumë se 1 milion serbë, erdhën nga të gjitha viset e Jugosllavisë së asokohshme, në këtë këtë miting, në Gazimestan: aty, te varri i Sulltan Muratit. Milosheviqi, u tha serbëve, atë ditë: “Serbia ose do të jetë e tërë, ose nuk do të ekzistoj fare...” Mesazhi ishte i qartë për shqiptarët, por jo vetëm për shqiptarët.  Serbët, nuk po talleshin ! Milosheviqi, edhe më pak. Për fat të keq, duket që fjalimin e Milosheviqit në Gazimestan, e kuptuan pak më qartë, sllovenët.
Jugosllavia, ende ishte e tëra: prej Gjevgjelisë, deri në Trigllav.
Vera dhe vjeshta e vitit 1989, kishte kaluar jo vetëm nën dhunë e terror, por edhe ishte vendosur një regjim i jashtëzakonshëm policorë dhe ushtarak, si edhe ishte mbyllur çdo lloj informacioni lidhur me atë se cfarë ishte, duke ndodhur. Raca komuniste multietnike në krye me ish shefin e UDB-së për Kosovë Rrahman Morina, ishte në krye të komunistëve të Kosovës. Por tani kishim t ëbënim me një klikë udhëheqësish e strukturash sepse, institucionet kishin rënë krejtësishtë, në duar të Beogradit. Në Kosovë dominonin masat e jashtëzakonshme policore – ushtarake federale, dhe terri i plotë informativ. Por më 23 janar të vitit 1990, studentët e Universitetit të Prishtinës dolën në rrugë, përkundër këtyre masave. Në këto rrethana, situata në Kosovë u ndez gjithandej, dhe pas 24 janarit, më askush s’mund ta vendoste nën kontroll. Populli, ishte në kulm të sfidimeve, dhe të rezistencës së madhe. Kosova, s’kishte cfarë të humbëte...! E tërë stina e pranverës kaloi në shenjë të revoltave e demonstrimeve në të cilat u vranë me dhjetëra veta, u plagosën qindra njërëz, dhe u arrestuan me qindëra e mijëra shqiptarë. Mungonte, vetëm lufta. Në këto rrethana, agjentët e infiltruar serbë dhe të tjerë, që nga dita e 16 marsit, hodhën në qindra shkolla, helmin luftarak me emrin „Sarin“ ( helm ky i prodhuar në fabrikën ushtarake të helmeve në qytetin Mostar të Bosnjes dhe Hercegovinës ), duke i helmuar dhjetëra e mijëra nxënësve të Shkollave të Mesme, anë e kënd Kosovës. Pastaj, filluan masat e dhunshme politiko - administrative. U nxorr ligji mbi Mardhënjet e Pënës më datën 26.07. 1990, ligj ky për Rrethanat e Veqanta, i cili hodhi në rrëgën e madhe 135.000 punëtor. Më 5. 07.1990, u miratua ligji me të cilin u ndalua puna në Kuvendin e Kosovës.  Hapat e ardhshëm të Beogradit, u koncentruan në ndalimin e Arsimit. Pasi që tashmë ishin futur masat e dhunshme s’pari në Fakultetin e Mjeksisë, në vjeshtë të vitit 1991, u ndalua puna dhe studimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës, si dhe u mbyllën, 65 shkolla të mesme. Pastaj, u ndalua puna e instituteve të ndryshme, përfshirë edhe atë Albanalogjikë. Në korrik të vitit 1992, u mbyll Akademia e Arteve dhe e Shkencave. Krahas kësaj, u ndalua veprimtaria e mëse 110 objekteve kulturore. Askush se di shifrën e njerëzve të arrestuar, të rrahur, të burgosur, të ndjekur dhe të maltertuar gjatë këtyre viteve, ndërkaq që gjatë kësaj kohe, fillon ekzodi masiv i shqiptarëve, nga Kosova. Mijëra e mijëra shqiptarë ua mësyjnë vendeve perëndimore  ( Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Sudeisë etj. ), kurse mijëra të rinjë ( kryesishtë prishtinas ), largohen për në Londër. Pastaj, pas vitit 1991, fillon jeta paralele në Kosovë, e cila pak a shumë, zhvillohet jashtë kronizave politiko – administrative serbe. Por, dhuna nuk ndalet. Ekzodi, nuk ndalet. Varfërimi i shtresave të popullsisë, është masiv: gjatë vitit 1994, në Shoqatën Humanitare Bamirëse „Nëna Tereze“, kërkojnë ndihma të ndryshme, 57.353 familje. Pasqyra e dhënës dhe terrorit, ishte e pafundë: Beogradi, në vendosje t ëkontrollit dhe të pushtimit të Kosovës, vetëm në fazën e parë të viteve të nëntëdhjeta, rreth 500 ligje të ndryshme: akte, rregullore, urdhëresa, dekretlogje etj. Krahas kësaj, Beogradi gjatë viteve 1990 – 1999, ka dekretuar edhe 3 programe që kanë pasur si qëllim, shpopullimin etnik dhe serbizimin e Kosovës: 1. Projekti „Gërshërët“, i cili kishte objektiv infiltrimin dhe kontrollimin e jetës dhe të skenës politike të Kosovës. 2. Projekti „Kafshimi i miut“, i cili kishte objektiv, infiltrimin dhe shkatrrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . 3. Projekti „Patkoi“, i cili kishte për qëllim spastrimin definitiv etnik, të Kosovës.

Fehmi Ajvazi
( Autori është gazetar dhe politolog. Aktualishtë, ka përfunduar ligjëratat në Institutin për Studime Bashkohore “Dardania”, në drejtimin Administrativo – Politik )

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net