Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Politikë-Hamshori i Marsit

TEMAT

 Nderi i rrezikshëm i Berishës

Berisha dhe BG&R

 Përgjegjësia Intelektuale

 Gjykata Kushtetuese

 Pavarsia e Gjykatës

 Rikujtim i turpit politik

 Bashkimi kombëtar

 Liria e shprehjes

Parlamenti i rënë

Hamshori i Marsit

Përplasja Berisha-Ngjela  

 Kultura e dialogut  

 

 

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

Hamshori i Marsit 

 Nga Frrok Cupi

Dje kryetari i qeverise beri thirrje perseri "per feste". Edhe nje dite me pare, ne mbledhjen e qeverise, leshoi te njejten thirrje, duke fshehur keqardhjen se festa e tij binte ne te njejten dite me Sulltan Novruzin. Me 22 Mars 1992, nuk ka ndodhur asgje me shume sesa Partia e ketij Kryeministri ka fituar ne zgjedhjet parlamentare te radhes. Por ky thote se "asht pranvera e tan shqiptarve". Edhe ne 3 Korrik, tha ai, "shqiptaret kane votu per 22 Marsin". Cudi, sa makthe e sa synime i perdridhen ne vullnetin e tij pa fre per te sunduar edhe datat e stinet! Shpesh here Sali Berisha shfaqet jo si kaloresi, por si vete hamshori qe tenton te mbarse Marsin.

Me festimin e 22 Marsit 1992, Berisha imponon mbarsjen e pare te Marsit. Nuk eshte kjo dita e shenuar e demokracise, sic manipulon ky. Demokracia dhe pluralizmi politik ishin shenuar ne dite te tjera te meparshme; me levizjen e studenteve ne Dhjetor 1990, me formimin e partise se pare antikomuniste (dhjetor '90), me lirimin e te gjithe te burgosurve politike (qershor '91), me botimin e gazetes se pare te mendimit opozitar e te lire (janar 1991), me zgjedhjet e para pluraliste politike (31 mars 1991). Mirepo ne ngjarjet themelore nuk kishte fituar Sali Berisha; kishin fituar principet e demokracise. Sali Berisha erdhi si anetar i Partise Komuniste deri nga fundi i ngjarjeve demokratike. Ky fitoi pushtet ne 22 Mars 1992; kete dite, qe eshte dita e tij, Kryeministri ua imponon shqiptareve si feste. Gati-gati nuk tha se "anulohet dita e Veres" e 14 Marsit, gati sa nuk tha se "nuk ka Sulltan Novruz; sulltani jam vete". Qeverite e keqija dhe tipat diktatore, ne te gjithe historine, ua kane marre njerezve edhe kohen, stinen ose daten. Sali Berisha, regjimi i te cilit (1992-1997) u shpall neodiktature) vjen prej regjimit kur "koha e Partise" i kishte lene mbresa te medha.

Hamshori, daten 22 te Marsit e kishte mbarsur me ngjarje tragjike. Marsi, qe ate dite e kendej, u kthye ne nje sherbese te te zotit. U deformua muaji i pare i pranveres derisa njerezit kane kerkuar shpesh ta fshijne nga radha e muajve te vitit. Disa e kane quajtur "marsi i zi", disa "marsi qe mos ardhte", "marsi i tmerrit", etj. Pas Marsit te pare, ne Marsin tjeter te vitit 1994, Presidenti (sot Kryeminister) leshoi ne publik projekt-kushtetuten e vet qe e kthente Presidentin ne sundimtar te te gjithe pushtetit. "Projekt-kushtetuten e ka beku Zoti", nisi te therrase Presidenti neper tribuna, shesheve dhe ekraneve. Ndersa pluhuri qe ngrinte hamshori i dashuruar me pushtetin, perhapte frike, ai vazhdonte ta quante te tijen "stinen e demokracise". Ne Maj 1994, vetem dy muaj pas Marsit, Kushtetuta "e Zotit" u rrezua ne votimet popullore. Ndoshta do te kishim sulltanin e Kushtetutes, ne vend te sulltanit te Marsit; por ja qe ashtu ndodhi. Kthimi te muaji i dominuar ndodhi sa here erdhi Marsi. Ne Mars 1995 Presidenti vulosi perfundimisht dhunen e tij mbi Drejtesine dhe mbi opoziten. Kryetari i Partise Socialiste qe ishte mbyllur ne burg politik, duhej te dilte para drejtesise, e cila vertetoi pafajesi per viktimen e sundimtarit. Presidenti shtrengoi hekurat e burgut dhe rrethoi me ushtare seline e kryetarit te Gjykates se Larte, ne tentative per te burgosur vete kryetarin e saj. Ngjarja u mbars ne Mars, ndersa ne shtator kryetari i Gjykates u terhoq ne Amerike si azilant politik. Marsi i vitit 1996 nuk ishte i fundit qe mbarsej me te keqen. Ate mars, Presidenti Sali Berisha shpalli zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, dhe nderkohe, fshehurazi shpalli edhe "fitoren me cdo kusht". Me 26 Maj zgjedhjet parlamentare dolen thuajse 100 perqind ne favor te Berishes. Edhe vete ky u terbua me ushtaret e tij te vdekjes se votes pse keta kishin vjedhur pa kufi. Opozita u gjakos ne mes te sheshit, ndersa institucionet e Evropes i shpallen zgjedhjet te manipuluara.

Tragjizmin e vertete te ngjizur prej Berishes, Marsi e polli me 1997. Me 1 Mars filloi ne zonat e Jugut rebelimi popullor kunder mashtrimit financiar te skemave piramidale te perkrahura nga qeveria; armatimi i ushtrise bie ne dore te popullsise civile. Me 2 Mars, Presidenti shpall gjendjen e jashtezakonshme, me qellim qe te mbyse revoltat popullore. Shtetrrethimi i pare ne historine e Shqiperise. Me 3 Mars Presidenti, ne mes te shtetrrethimit, mbledh deputetet e partise se tij dhe iu vjel voten per ta bere President per here te dyte. Ngjarja ndodhi, pikerisht ne mars; Berisha u be "President" per nje mandat te dyte. Me 4 Mars urdherohen forcat e ushtrise qe te sulmojne me arme Vloren dhe zonat e tjera jugore; shefi i shtabit te pergjithshem shkarkohet "per deshtimin", ndersa dy pilote arratisen me gjithe avionet luftarake ne Itali, duke kundershtuar urdhrin per sulm mbi popullsine civile. Me 8 Mars thuajse gjysma e territorit kishte rene ne duar te "rebeleve", qeveria humbi kontrollin. Me 11 Mars, edhe popullsia e Tropojes dhe e Kukesit qe njiheshin si bastion i Presidentit, u rebeluan duke rrembyer armet. Sipas Agjencise se lajmeve te Frances, AFP, me 13 Mars, 1200 te burgosur lene burgjet e braktisur nga shteti. Po kete dite te gjithe diplomatet e akredituar ne Shqiperi lane vendin, duke u larguar me helikoptere; 2000 qytetare te huaj u larguan brenda dites. Aeroporti dhe pikat e tjera kufitare u mbyllen. Evropa dhe fqinjet mbyllen cdo marreveshje me qeverine e Berishes. Kaosi dhe anarkia mbuluan gjithe vendin. Me 29 Mars OKB hapi driten jeshile per dislokimin e nje force ushtarake shumekombeshe per mbrojtjen ne Shqiperi. 6000 ushtare nga 11 kombe u vendosen ne Shqiperi ne mbrojtje te paqes mes shqiptareve. Shteti u shemb i teri, duke marre me vete jeten e 2000 njerezve dhe duke plagosur mijera te tjere. Qytetaret humben 1.2 miliarde dollare, ndersa buxheti i shtetit ra ne minus 14 miliarde leke. 6 milione dollare u mblodhen neper bote si ndihma humanitare per jeten e shqiptareve te rraskapitur.

Ky ishte Marsi ne fund te fitores se dates 22 te vitit 1992. Dje "zoti i stines" beri thirrje per "kthim ne fitoren e Marsit". Frika nga Marsi i mbarsur me tragjizem ka hyre keqas te njerezit. C'e gjeti kete muaj te shkrete qe eshte kthyer here ne viktime, here ne delir. Sali Berisha nuk po i ndahet.

24 Mars 2006

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net