Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Politikë-Gjykata Kushtetuese....

TEMAT

 Nderi i rrezikshëm i Berishës

Berisha dhe BG&R

 Përgjegjësia Intelektuale

 Gjykata Kushtetuese

 Pavarsia e Gjykatës

 Bashkimi kombëtar

 Liria e shprehjes

 Parlamenti i rënë

Hamshori i Marsit

Përplasja Berisha-Ngjela

 Kultura e dialogut  

  

 

 

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

Gjykata Kushtetuese duhet te Mbroje Kushtetuten dhe jo interesat politike te partive a pushteteve te tjere - Zef Brozi

- Qe te mos kete me vendime te tilla Antikushtetuese dhe Politike te Gjykates Kushtetuese

Aktualisht ne Shqiperi po vihen re disa veprime e inisiativa antikushtetuese kunder isntitucioneve te pavarura, kunder gjykatave dhe prokurorise, qe na sjellin ne kujtese ate cfare ndodhi ne vitet 1994-1995 me Gjykaten e Kasacionit dhe mua si Kryetar i saj. Ne fakt keto dite para Gjykates Kushtetuese jane paraqitur kerkesa (te tjera mund te paraqiten ne te ardhmen) qe kane te bejne direkt apo indirekt me pavaresine e gjykatave dhe te prokurorise si edhe me zgjidhjen e konflikteve mes pushteteve. Dhe une dua te shpresoj se Gjykata e sotme Kushtetuese eshte vertete nje gjykate e paaneshme dhe jo politike dhe nuk vepron ne baze urdherash qe mund t’i vijne nga pushteti ekzekutiv a legjislativ. Pra le te shpresojme qe Gjykata e sotme Kushtetuese nuk i ngjan dhe nuk ka asgje te perbashket me Gjykaten Kushtetuese te periudhes 1994-1997, e cila sic dihet u be nje vegel e bindur ne duart e Ekzekutivit, Legjislativit dhe politikes dhe me disa vendime te saj i beri nje dem te jashtezakonshem demokracise qe po tentohej te vendosej ne Shqiperi.

E shoh me vend qe per ta ndihmuar Gjykaten e sotme Kushtetuese per te mos perseritur me fajet e se kaluares, le te analizojme Vendimin Nr.2, date 14.2.1996 te Gjykates Kushtetuese lidhur me ceshtjen Nr.18/3 me objekt “Deklarimin antikushtetues dhe antiligjor te Vendimit te Kuvendit Popullor Nr. 269,date 21.9.1995 “Per shkarkimin e Kryetarit te Gjykates se Kasacionit, Zef Brozi.” Po marr ne analize kete vendim gjyqesor tani pas 10 vjetesh jo sepse ai ben fjale per mua, jo per te thene se cfare i ndodhi Zef Brozit 10 vjet me pare. Ajo dihet publikisht ne Shqiperi dhe ne shume nga vendet me demokratike te botes. Ajo citohet edhe sot ne aktivitete e shkrime nderkombetare si nje shembull flagrant i dhunimit te gjyqesorit ne Shqiperi. Pra mua asnje lloj perfitimi personal, moral a material, nuk me sjell fakti se po e kujtoj ate vendim sot ne kete shkrim.

Jo, kete po e bej si nje apel qe akte antidemokratike dhe antikushtetuese te tilla apo te ngjashme me kete te mos ngjasin me ne Shqiperi; Si nje apel qe te gjithe shqiptaret, kudo qe jane, te mos heshtin perballe akteve te kujtdoqofte, kur ato nuk i sherbejne ndertimit te nje shteti ligjor e demokratik ne vendin tone te dashur. Asnje lloj qellimi nuk mund ta perligje devijimin nga parimet e shenjta te demokracise qe per fat te keq, edhe pas 15 vjetesh, ne Shqiperi i ngjan nje femije qe sapo ka filluar te ngrihet ne kembe.

 Edhe pse ky vendim ka te beje direkt me mua jo si qyetar, por si ish-Kryetar i Gjykates se Kasacionit, une as ne vitin 1996, as me pas, nuk kisha menduar te shkruaja per te. Disa kolege, avokate, deputete, miq dhe institucione Perendimore, menjehere pas shkarkimit tim me nxisnin te beja ankim ne Gjykaten Kushtetuese sepse provat ishin te gjitha per ta shpallur antikushtetues heqjen time.  Por une mendova se do te ishte vetem humbje kohe. Une, ashtu si shume shqiptare te tjere, nuk kisha besim ne Gjykaten Kushtetuese. Pra, ashtu si ne disa vendime te saj te mapareshme, edhe ky vendim i Gjykates Kushtetuese dukej se ishte parapergatitur ne zyra jashte saj.  Per me teper, mua as qe me shkonte me ndermend te rikthehesha ne asnje lloj pozite shteterore, pra as me gjyqesorin, as me ekzekutivin e asaj kohe. Shenjat e nje regjimi antidemokratik, ose me sakte neodiktatorial, ishin te pranishme ne veprimtarine shteterore te viteve 1994-1995 dhe une, ne pamundesi per ta stopuar ate, te pakten, ne asnje lloj menyre, nuk desheroja te behesha perseri pjese e tij, edhe pse ne kundershtim e ndeshje me te.

Eshte fakt se Gjykata Kushtetuese e Shqiperise gjate viteve 1993-1996, per motive politike, nen presionin e ekzekutivit dhe ne sherbim te politkes, ne disa vendime te saj u ka bere nje interpretim totalisht te gabuar dispozitave kushtetuese dhe duket sikur merr edhe rolin e ligjvenesit. Gjykata Kushtetuese duhet te interpretoje Kushtetuten dhe nenet e saj ashtu siq jane shkruar, dhe jo si do te desheronin gjyqtaret e Kushtetutes te ishin shkruar.  Pra, Gjykata Kushtetuese nuk mund te rishkruaje Kushtetuten apo nene te vecanta sipas deshires se saj; ajo nuk mund te behet njekohesisht edhe organ ligjvenes. Kushtetuta nuk ia jep kete kompetence.

Lidhur me ceshtjen ne fjale, Grupi Parlamentar i Partise Socialiste i perfaqesusar nga Vladimir Metani e Pandeli Majko duke iu drejtuar Gjykates Kushtetuese lidhur me shkarkimin tim si Kryetar i Kasacionit, parashtronte keto aresye: 1)Vendimi i Kuvendit Popullor vjen ne kundershtim me permbajtjen e paragrafeve 3 e 4 te Nenit 6 te Ligjit Nr. 7561, date 29.4.1992; 2) Vendimi i Gjykates Kushtetuese Nr. 12, date 21.9.1995 i cili shpall antikushtetues e antiligjore veprimtarine e kryetarit te Gjykates se Kasacionit, Zef Brozi, nuk mund te zevendesoje vendimin penal te formes se prere, sic parashikohet nga paragrafi i katert i nenit 6 te ligjit te permendur me lart, dhe nuk mund te sherbeje si baze per vertetimin e kryerjes se nje vepre penale te rende nga ana e gjyqtarit te Kasacionit; 3) Vendimi i Kuvendit Popullor eshte antikushtetues dhe antiligjor edhe sepse vjen ne kundershtim me Nenin 19, paragrafi i trete te Ligjit “Per dispozitata kryesore kushtetuese”, dhe me Nenin 4 te Rregullores se Kuvendit Popullor,per aresye se mbledhja  e Kuvendit Popullor eshte hapur dhe vendimi Nr. 269, date 21.9.1995 eshte marre pa qene e pranishme shumica e deputeteve.

Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar kerkesen ne seancat gjyqesore ne datat 7,8, e 18 Dhjetor 1995 dhe me 14.2.1996 dhe ka vendosur: “Rrezimin e kerkeses se Grupit Parlamentar te Partise Socialiste per shpalljen antikushtetues e antiligjor te vendimit te Kuvendit Popullor Nr. 269, date 21.9.1995 “Per shkarkimin e Kryetarit te Gjykates se Kasacionit, Zef Brozi”. Natyrisht qe vendimi nuk sjell asgje te re ne linjen e qendrimeve politike te meparshme te kesaj gjykate lidhur me Gjykaten e Kasacionit.

Ne kete ceshtje, thelbi i se ciles ka te beje me pavaresine e Gjyqesorit, Gjykata Kushtetuese, nese do te gjykonte nga pozita e saj kushtetuese si gjykate e paaneshme dhe larg ndikimeve e urdherave politike, duhet t’u pergjigjej sidomos ketyre pyetjeve: A eshte kushtetuese heqja e gjyqtarit te Kasacionit per shkaqe te tjera te paparashikuara ne dispozitat kushtetuese? A mund te hiqet gjyqtari i Kasacionit nese ai nuk eshte denuar me ndonje vendim gjyqesor per ndonje veper penale dhe as eshte deklaruar i paafte menderisht? A mund te sherbeje si shkak per heqjen e gjyqtarit te Kasacionit fakti se Gjykata Kushtetuese deklaron antikushtetues ndonje a disa vendime te kesaj Gjykate?

Aresyetimi qe Gjykata i ben vendimit te saj eshte nje model tjeter i manipulimit te ligjeve kushtetuese; i asaj se cfare nuk duhet te beje nje Gjykate Kushtetuese; i asaj se cfare rreziku paraqet nje Gjykate Kushtetuese kur behet bashkedhunuese dhe jo mbrojtese e Kushtetutes. Le te analizojme ne pikat me kryesore argumentet qe serviren ne kete vendim.

Tingellon si ironike fakti se Gjykata e fillon aresyetimin e vendimit te saj duke iu  referuar dispozitave kushtetuese dhe thote: “Sipas paragrafit te fundit te Nenit 6 te Ligjit 7561, date 29.4.1992 “Gjyqtari i Gjykates se Kasacionit mund te levizet nga detyra vetem mbi bazen e nje vendimi te aresyetuar te Kuvendit Popullor kur vertetohet se ka kryer nje nga veprat e renda penale te parashikuara posacerisht me ligj ose kur eshte i paafte menderisht”. Me tej ne aresyetimin e saj Gjykata i referohet edhe Nenin 7 te ligji kushtetues “Per te drejtat dhe lirite themelore te njeriut” lidhur prezumimin e pafajesise dhe thote :” ...del se dy jane kushtet e nevojeshme dhe te mjaftueshme per levizjen e detyrueshme te nje gjyqtari te Gjykates se Kasacionit, pa perjashtuar kryetarin dhe zevendeskryetaret e kesaj Gjykate: kryerja e nje vepre penale te rende te parashikuar ne ligj e vertetuar kjo me vendim te formes se prere dhe paaftesise mendore.”

Dhe aresyetimi vazhdon: “Gjykata Kushtetuese kesaj teze i eshte permbajtur edhe ne vendimin e saj Nr. 1, date 19.1.1995 ku midis te tjerash, thuhet: “Kuvendi Popullor me vendim te aresyetuar mund te levize nga detyra gjyqtarin e Gjykates se Kasacionit kur ai eshte denuar me heqje te lirise per kryerjen e nje vepre penale me vendim te formes se prere te gjykates”.  Ky vendim ka te beje me Kerkesen e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike me objekt “Intepretimin e dispozitave kushtetuese qe kane te bejne me heqjen e imunitetit te Kryetarit dhe anetareve te tjere te Gjykates se Kasacionit”. Ne fakt Parlamenti kishte votuar per heqjen e imunitetit tim qe ne Dhjetor 1994 dhe nuk kishte pasur nevoje per lejen e Gjykates Kushtetuese.

Fakti se Gjykata i eshte referuar me saktesi Nenit kushtetues qe mbron pavaresine e Gjykates se Kasacionit duke percaktuar ne menyre taksative kushtet e heqjes se gjyqtarit te kesaj gjykate, tregon se Gjykata Kushtetuese i njihte dispozitat kushtetuese (pra nuk mund te akuzohet per mosnjohje te Kushtetutes e ligjeve).

Por ne paragrafet vijues Gjykata Kushtetuese “harron” se cfare ka shkruar ne po kete vendim (qofte edhe vetem  nje paragraf me siper) dhe vihet ne kerkim te argumenteve kushtetuese per te justifikuar dispozitivin antikushtetues qe duket se e ka pasur te gatshem dhe ne perputhje me urdherat qe i jane dhene.

Eshte per te ardhur keq qe argumentet qe gjykata sjell pasqyrojne dukshem dualizmin ne vetvete te anetareve te Gjykates Kushtetuese: ndersa nga nje ane disa prej tyre i bren disi ndergjegja profesionale dhe citojne me korrektesi disa nene te ligjeve kushtetuese, nga ana tjeter ata kane marre persiper barren e rende te justifikimit permes vendimit te tyre te nje veprimi antikushtetues te Presidentit dhe Parlamentit.

Dhe zbulimi i madh i disa sherbetoreve te bindur te politikes na del ne pjeset vijuese te vendimit, te cilat jo vetem ata qe nuk jane juriste, por edhe vete konstitucionalistet dhe juristet me pervoje e kane te veshtire per ta kuptuar. Me pak fjale ne kete lemsh “argumentesh” gjykata i referohet disa neneve te tjera te dispozitave kushtetuese qe nuk kane te bejne me gjyqesorin por me pushtetet e tjere.  Pra, sipas Gjykates Kushtetuese cdo shkelje e Gjykates se Kasacionit, qe sipas Gjykates Kushtetuese deklarohet antikushtetuese dhe antiligjore, perben shkak per largimin nga detyra. Por Gjykata nuk citon ndonje dispozite kushtetuese ku te shprehet ky qendrim (ne fakt nuk ekzistonte nje dispozite e tille). Kjo vjen ne kundershtim jo vetem me frymen e ligjit kushtetues te shkruar, por edhe me vete qellimin e ligjevenesit qe ka miratuar ligjin kushtetues per te percaktuar ne menyre te shprehur rastet e heqjes se gjyqtarit te Kasacionit.

Specialistet qe shkruan keto dispozita kushtetuese, mes te cileve edhe Kryetari i Gjykates Kushtetuese dhe une, qe ne ate kohe ishim deputete, si edhe deputetet e tjere te Parlamentit, e pame te nevojshme qe per te garantuar pavaresine e Gjykates me te larte te vendit, t’u jepej me Kushtetute nje status me i vecante gjyqtareve te Kasacionit duke i mbrojtur ata nga cdo tentative e ekzekutivit dhe legjislativit, qe per motive politike, mundet qe ne kohe te ndryshme te desherojne t’i heqin ata per t’i zevendesuar me ndonje gjyqtar qe eshte me i pelqyeshem e me i bindur ndaj tyre. Rastet se kur mund te hiqet gjyqtari i Kasacionit i percaktuam ne menyre te shprehur ne Nenin 6 te Ligjit kushtetues Nr. 7561 date 29.4.1992 pikerisht duke synuar t’i pritej rruga dhe mundesia cdo abuzimi dhe keqinterpretimi te ligjeve kushtetuese per kete ceshtje.

Ne te kundert, nuk do te ishte aspak i nevojshmem Neni 6, paragrafi i fundit i ketij ligji dhe mund te thuhej se “Gjyqtari i Kasacionit hiqet nese vendimet e tij shpallen antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese ose kur deklarohet i paafte menderisht.”  Dhe ky ligj kushtetues nuk u shkrua e miratua per Zef Brozin, por per Gjyakaten e Kasacionit te Shqiperise, ne nje kohe, kur Zef Brozi ishte deputet dhe as qe kishte ndonje ambicie per t’u bere Kryetar i Gjykates se Kasacionit. Une u zgjodha kryetar Kasacioni me vone, rreth nje vit e gjysme pas miratimit te ketij ligji kushtetues dhe me kembenguljen e Presidentit.

Me tej ne aresyetimin e vendimit Gjykata i referohet edhe Nenit 27/a te dispozitave kushtetuese ku flitet per pergjegjesine e Presidentit dhe thote se “permbajtja e kesaj dispozite – shkarkimi i Kryetarit te Shtetit kur ka shkelur ligjin kushtetues- .... tregon se kjo pergjegjesi vepron ndaj te gjitheve dhe, sidomos, ndaj atyre qe jane te ngarkuar me funksione te rendesishme shteterore. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj Nr.12, date 21.09.1995, ka shpallur veprimtarine e kryetarit te Gjykates se Kasacionit, Zef Brozi, antikushtetues dhe antiligjore. Ky vendim sherbeu si baze per Kuvendin Popullor per shkarkimin e tij nga te gjitha funksionet ne Gjykaten e Kasacionit.”

Dhe ja “shpikja” e Gjykates Kushtetuese: “Pretendimi ...se ky vendim i Gjykates Kushtetuese nuk mund te zevendesoje vendimin penal te formes se prere dhe nuk mund te sherbeje per vertetimin e kryerjes se nje vepre penale nga Kryetari i Gjykates se Kasacionit eshte pa baza per arsye se mbahet parasysh vetem kuptimi i nenit 6 dhe jo edhe permbajtja substanciale e nenit 2 paragrafi i dyte i Ligjit “ Per dispozitat kryesore kushtetuese”.

Ne fakt Gjykata Kushtetuese me kete vendim dhe aresyetim nuk ben gje tjeter vecse zgjeron permbajtjen e ligjit kushtetues dhe e deformon ate. Duke qene e vendosur per t’i sherbyer politikes dhe per te mbrojtur dhunimin qe iu be Kushtetutes nga Presidenti dhe Parlamenti ne rastin qe po shqyrtojme, Gjykata Kushtetuese ben loje fjalesh me dispozitat e ndryshme kushtetuese, i referohet disa neneve
te ketyre dispozitave qe nuk flasin per Gjyqesorin por per Presidentin dhe mundohet te vendose qellimisht paralelizma midis pergjegjesise politike te Presidentit e Qeverise me rastet e largimit te gjyqtareve te Kasacionit. Ne kete menyre e famshmja Gjykate Kushtetuese harron parimin e madh se gjyqtaret nuk mbajne pergjegjesi politike per vendimet qe japin dhe as mund te hiqen per motive politike. Ne te kundert, as qe mund te flitej per pavaresi te gjyqesorit.  Per me teper, me kete vendim kjo gjykate vjen ne kundershtim te hapur me Vendimin Nr.1 te 19 Janarit 1995 te po kesaj Gjykate ku thuhet se “Kuvendi Popullor me vendim te aresyetuar mund te levize nga detyra e gjyqtarit te Gjykates se Kasacionit kur ai eshte i denuar me heqje te lirise per kryerjen e nje vepre penale me vendim te formes se prere te gjykates”.

Ndersa per pjesen tjeter te vendimit, e cila ka te beje me kerkesen per shpalljen antikushtetuese te Vendimit te Kuvendit Popullor per shkarkimin e Kryetarit te Kasacionit me 21 Shtator 1995, nuk ia vlen te ndalem ne kete shkrim. Ndonese jane paraqitur prova bindese per fallsifikimin e votes ne Parlament, Gjykata nuk kishte interes dhe guxim te dilte ne mbrojtje te se vertetes.

Jo vetem per profesoret dhe specialistet e se Drejtes Kushtetuese, por edhe per nje student te ligjit a jurist te sapodale ne profesion, mbase edhe per lexuesin e zakonshem pa aresim ligjor, nese dispozitat kushtetuese lexohen pa paragjykime partiake dhe jo me syzet e Presidences, Qeverise a Parlamentit, eshte lehtesisht e kuptueshme qe ligji kushtetues nuk le hapersire per shtimin e kushteve dhe rrethanave te tjera te heqjes se gjyqtarit te Kasacionit.

Pra cdo interpretim i zgjeruar duke shtuar si rrethane te pergjitheshme per heqjen e gjyqtareve te Kasacionit edhe shpalljen antikushtetuese te vendimeve te tyre nga Gjykata Kushtetuese, vjen ne kundershtim me dispozitat kushtetuese. Ne fakt, deri me sot, me sa di une, rasti me Kryetarin e Kasacionit Zef Brozi eshte i vetmi rast qe eshte zbatuar nje gje e tille. Edhepse jane shpallur antikushtetuese disa vendime te Gjykates se Kasacionit a gjykatave te tjera; edhe pse jane shpallur antikushtetuese edhe vendime te Qeverise, edhe vendime te Keshillit te Larte te Drejtesise te kryesuar nga Presidenti, edhe ligje te miratuara nga Parlamenti - asnje lloj mase nuk eshte marre per kete shkak ndaj gjyqtareve, Presidentit, deputeteve, Kryeministrit, ministrave etj.

A nuk eshte kjo edhe nje prove tjeter e pandershmerise dhe intriges se Presidentit, Qeverise, Parlamentit dhe Gjykates Kushtetuese ne vitet 1994-1995 kunder pavaresise se Gjykates se Kasacionit dhe vete demokracise se brishte ne Shqiperi?

Ne perfundim te ketij shkrimi dua te theksoj se eshte nje fakti i njohur boterisht se Gjykata Kushtetuese ne vitet 1993-1997 eshte perdorur shpesh nga Presidenti,Qeveria e Parlamenti si mjet efikas drejt vendosjes se nje pushteti antidemokratik e despotik. Ne historine e Gjykates Kushtetuese vendimi qe analizuam ne kete shkrim ka vlere per te treguar se si nuk duhet te jene vendimet e nje Gjykate te paaneshme e te pavarur. Ne kohen e sotme ky vendim eshte edhe nje apel per te qene vigjilent ndaj tentativave qe mund te bejne sot dhe ne te ardhmen disa politikane dhe pushtetare qe ta perdorin Gjykaten Kushtetuese ne te njejten menyre si atehere, pra si vegel te bindur ne sherbim te politikes. Politika shqiptare gjithnje mbart rreziqet e e rikthimit te qeverisjeve neodiktatoriale, sado te maskuara me njefare velloje demokratike.  Historikisht dihet se DIKTATURAT NUK KANE QENE DHE NUK JANE MONOPOL VETEM I REGJIMEVE KOMUNISTE.

Gjykata Kushtetuese nuk eshte krijuar qe, per interesa partiake e politike, te justifikoje a mbeshtese dhunimet e Kushtetues, devijimet nga principet demokratike dhe rendjet drejt regjimeve autoritare. Gjykata Kushtetuese ka misionin e madh e te veshtire qe te behet mbrojtese e Kushtetutes, roje e lirise dhe demokracise. Ne te kundert na ngelet vec te themi: “Zot, ruaje Shqiperine nga nje Gjykate Kushtetuese e tille (Si ajo e viteve 1994-1997) !”                                

Zef Brozi Janar 2006

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net