KËRKIM |
 |
|
 |
|
Bashkëpunoni me gazetën, kontaktoni në adresën: gazetamirdita@mirditaonline.net
Mirdita prill 2006
1. Speciale humane për Aleksin 6-vjeçar
Aleksi 6 vjeçar, apel mbarëpopullor për të jetuar…
- Gazetarët e Mirditës, gjeneruesit e humanizmit njerëzor që preku shqiptarët anekënd botës-
Nëse nuk do të kishin qenë gazetarët e Mirditës, Aleksit të vogël 6 vjeçar, i cili tashmë është bërë i njohur për mbarë opinionin shqiptar, do t’i kishte mbirë bari me kohë tek varri, ashtu si dhe dy vëllezërve të tij të vegjël që u shuan pa i mbushur të dy vitet. Qenë ata që detyruan heshtjen zyrtare të mos fshihej më skutave dhe të grisej perçja antihumane që jo pak herë shihet tek mjekësia jonë. Kësisoj janë disa kronika televizive në thuajse tërë televizionet kombëtare shqiptare e të tjera, janë disa speciale në shtypin e përditshëm si Shekulli, Koha Jonë, Tirana Observer, Ballkan, janë disa opinione dhe më së fundi letra e hapur e dy gazetarëve të njohur mirditorë, që i depërtojnë muret akull të ministrive, që drejtuesit e tyre të vijnë këtu në Rrëshen dhe për të vënë në lëvizje gjithcka është e mundur për këtë fëmijë fatkeq.
Ndërkohë janë dhjetra qytetarë të ndryshëm, institucione, shkolla, dikastere etj, që shfaqin gatishmërinë e tyre për të ndihmuar me ç’të mundin. Por sensibiliteti metdiatik prek dhe pjesën shqiptare jashtë vendit, emigrantët që organizohen për të ndihmuar, madje ka dhe nga ata që nisen që nga Italia, Greqia etj, dhe para se të venë në familjet e tyre e ndalin hapin tek pediatria e Rrëshenit, tek Aleksi i sëmurë, për t’i dhënë një ndihmë sadopak ndikuese. Mjekë mirditorë që punojnë jashtë vendit, bëjnë të pamundurën për t’u lidhur me klinika të specializuara si në Itali, Almerikë, Kanada e gjetkë, që të bëhet i mundur transplanti pulmonar i fëmijës, që ai të mbahet me cdo kusht në jetë. Dhimbja njerëzore ka kaluar dhe më tej në Amerikë, mirditorë apo jo, madje dhe të huaj, të ndjeshëm ndaj këtij rasti të rrallë.
Dhe duhet thënë sërish, se gazetarët e Mirditës, janë një vlerë e krahinës sonë, ndërsa duhet thënë se ky nuk ka qenë as rasti i parë dhe as i fundit i mediatizimeve që u vijnë në ndihmë njerëzve në nevoja ekstreme.
Ushtarakët në ndihmë të Aleksit
Rrëshen. Një grup ushtarakësh të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë dje në spitalin e Rrëshenit ku kanë sjellë ndihma në emër të ushtarakëve të ministrisë. Gjithçka është organizuar nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili, përveç të tjerave, ka dërguar pranë të voglit që vuan nga një lloj kalbëzimi në mushkëri edhe një mjek të njohur të ushtrisë, për të parë mundësinë e ndërhyrjes edhe të këtij institucioni. Vetë ministri ka patur një fëmijë të sëmurë ndaj është përjekur të ndihmojë 5-vjeçarin. Ndërkaq shefi i shtabit i ka dërguar Aleksit një shumë të madhe parash. Përveç tij, ushtarakët e tjerë sollën 5 milionë lekë të vjetra, ndihma më e madhe e ofruar deri më tani nga individë apo shoqata e institucione të ndryshme.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Letërkëmbime nga emigrantë
Pershendetje Gjergj !
Pa u bere i tejzgjatur ne kete leter nxitja qe me beri te te shkruaj eshte ceshtja e atij femise se semure
(ALEKSANDER MARKU), une jam bere i ditur nga motrat ne Rreshen (me kane telefonuar ) dhe u perpoqa te hetoj nepermjet internetit spitalet qe mund te ofrojne kete lloj sherbimi, por problemi i femise eshte shume i nderlikuar nga ana mjekesore. (vetem per te bere te ditur qe te besh operacionin transplant duhet te jesh ne liste pritje per nje kohe te gjate 1-3 vjet,dhe pas operacionit duhet te kesh kujdes mjekesor per gjithe jeten ne klinika te specializuara per pacient me transplant )
Ketu kam kontakt me e-mail dhe telefon me dy spitale dhe kam marre info. per rastin Asnjeri nga spitalet nuk e merr persiper nje rast te tille (kosto e larte vetem operacioni si procedure $ 500.000-$1.000.000 pa shpenzime para dhe post operatore. Pasi eshte shume e nderlikuar dhe ka kosto te larte qe ato nuk duan ta
perballojne.
Por Gjergj e fundit vdes shpresa thote nje fjale. Me vjen mire qe si komunitet ,si intelektuale jeni te angazhuar kete nisme per te ndihmuar ne kete rast .
Ketu ne Detroit po mblidhen ca ndihma dhe shume shpejt do te mberrijne atje. Dje mora nje tel nga Xhovalin Kacorri, se bashku me mirditore te tjere (Bert Arapi , Dede Beleshi etj) ketu po mundohen te mbledhin ndihma per femijen dhe familjen e tij.
me kete e-mail po te coj dhe nje link per transplantin e mushkerive si dhe nje
attachm
per inf me e-mail te spitaleve ne USA dhe UK
http://www.chop.edu/consumer/your_child/condition_section_index.jsp?id=-8048
kliko me siper per inf (angl )
me respekt
ARTUR MRRUKU
DETROIT ,MI
Letra e dytë
Gjergji !
Sapo telefonova me spitalin ne Boston ku e kam paraqitur rastin e ALEKSIT të sëmurë dhe me thene te drejten me ngrohen nje çike se do ta shohin ceshtjen dhe do te vijne me nje plan per kete rast ( pra shprese ). Kishin marre dokumentet e postuara nga motrat dhe donin vetem nje formular qe do ta plotesoj dhe do tua nis.
Shpresojme se se paku do konsiderohet si rast dhe te vihet me nje plan me te detajuar nga spitali i bostonit.
gjithe te mirat
artur.
Komuniteti i emigrantëve në Amerikë
Letër Aleks Ndojës
Duke u njohur nepermjet iformacineve dhe sensibilizimit qe bete ju dhe Gjergj Marku per gjendjen shendetesore te vogelushit Aleks Zefi edhe ne nje grup i vogel mirditoresh qe jetojme ne Michigan te SHBA-se, u organizuam per te mbledhur nje ndihme modeste financire me deshiren e mire per te ndikuar sadopak ne lehtesimin e semundjes se Aleksit, duke u radhitur keshtu krahas bashkeatdhetareve tane ne ndihme te tij. Me kete rast Aleksit te vogel i dhashte zoti shendet dhe urojme sherim te shpejte. Po ashtu dhe prinderve te tije te cilet kane dhimbje ne këte rast i'u urojme te behen te forte dhe te mos humbin besimin e shpresen se se shpejti Aleksi i tyre do te sherohet dhe do te futet ne jeten normale duke e gezuar ate si gjith femijet e tjere por duke gezuar dhe prinderit e tije.
Gjithashtu dhe juve Aleksander dhe Gjergj qe bete te pamunduren per sensibilizimin e rastit Aleks, ju pershendesim dhe ju urojme suksese ne punen tuaj fisnike. Edhe nje herë te gjith mirditoret qe jetojne ne Michigan i urojne Aleksit te vogel te kaluara dhe sherim te shpejte.
Pershendetje nga larg.
Ne emer te Komisionit te ngritur per ktete rast
Me Respekt
Gjovalin Kaçorri Michigan SHBA.
Më 9 prill 2006
Letra e dytë
Aleks,
Harrova te theksoja ne e-mailin e pare se kemi kontaktuar dhe me dy kishat shqiptare te Michiganit pekatesisht dhe me famullitaret e tyre Don Aton Kçira dhe don Ndue Gjergji te cilet premtuan se do te bejne diçka ne ndihme te Aleksit.
Te fala
Gjovalin Kaçorri
2.Kontribuesit për Aleksin
Emigrantët kontribues në SHBA
-Ndihma 4175 dollarë-
Albert Arapi
Agustin Shqalsi
Agustin Gjoka
Aleksander Nikolli
Aleksander Zef Ruçi
Artur Mrruku
Ardian Deda
Bardhok Gjoni
Bardhok Ndoj
Dede Beleshi
Flamur e Evelina(Gjinkola) Dakaj
Esinida Gjinkolaj
Fran Biba
Fatmir Perdoda
Gjok Bib Pjetri
Gjergj Shqalsi
Gjovalin Kaçorri
Gjovalin Toma
Gjok Kola
Llesh Çupi
Lek Tarazhi
Lek Bardhoku
Agron e Lindita (Gjoni) Shyti
Arben e Lindita (Tuci) Mustafa
Mark Tusha
Nikoll Beleshi
Ndue Frroku
Ndue Llesh Prenga
Ndue Prenga
Preng Kola
Preng Tarazhi
Pjeter Kçira
Pjeter Gega
Sadik e Prena(Biba) Halili
Tonin Beleshi
Zef Lleshi
Zef Tosku
Viktor Toma
Gjovalin Ndoja
Mond Ndoj
Benard Gjet Toma
Eduard Gjet Toma
Pal Marku
Gjergj Nik Biba
Ndue Ftoni
Pjeter Kalaj
Rush Dragu
Pal Berisha
Flora Hyska
Guri Kuço
Martin Lulgjura
Kryetar i komisionit organizator
Gjovalin Kaçorri
Kontribues për Aleksin
Gjovalin Valca
Arjanit Sulejmani
Llesh Ndreca
Tom Lleshi
Mark P. Deda
Ilda Tirana
Mrika Nikolli
Landa Lleshi
Ilir Doçi
Xhemal Xixa
Ben Gjura
Zef P. Deda
Vitore Biba
Mark Biba
Familja Bahiti
Tonin Topollaj
Çesk Përgjetani
Mark Lleshi, avokat Lezhë
Vasil Martini, noter Lezhë
;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;
Reshit Kuçi, Krujë -1.5 milion lekë
Ushtria, 5 milionë
Vizion Plus, 8 milionë
Policia, 100 mijë lekë
Emigrantët e Amerikës - 4100 usd
Shkolla e Postribës
Komisariati Rrëshen
Etj....
Shënim: janë dhe shumë të tjerë të cilët nuk kanë patur dëshirë të publikohen por që familja përcjell falenderimet për të gjithë ata që iu gjetën në një moment kaq të vështirë.
------------------------------------------------------------------------------------------------------
3. Profil artisti
Artisti Paulin Tusha pas 40 vitesh drejt Kanadasë
RRËSHEN. Ngjet që një njeri të shpërngulet nga një qytet dhe të mos i duket “ika” me familjen e tij, plaçkë e katandi për dikund tjetër, qoftë dhe jashtë shtetit. Dhe kjo është e kuptueshme, krejt e zakonshme në shoqërinë e lirë ku njerëzit kërkojnë më të mirën për vete dhe sidomos fëmijët e tyre. Por, kur largohet një artist në zë, sidomos për një qytet të vogël, që ka ndjekur me endje 40 vite të krijimtarisë dhe interpretimit të tij, pezmi është i pranishëm tek artëdashësit sidomos, dhe duket si një gropë-vakuumi artistik që përftohet kohë e kohë më pas.
Kështu ka ndodhur dhe me muzikantin e njohur Paulin Tusha nga Rrësheni, të cilin e gjetëm në shtëpinë e tij pak minuta para se të nisej për Kanada sëbashku me familjen, por që me shumë dashamirësi pranoj t’i shkëpusim pak kohë të çmuar në kësi rastesh për të folur për gazetën tonë. Në “sënduqet” e përgatitura sipas kilogramëve që lejohen në raste udhëtimi me avion, kishte bërë gati të ambalazhuar me kujdes dhe instrumentin e tij të dashur, me të cilin ka krijuar e luajtur mijëra melodi e pjesë të ndryshme për 40 vite në skenat e vendlindjes, ato kombëtare dhe shumë skena të huaja. i njohur si mjeshtër i bilbilit, fyellit dhe instrumenteve të tjera frymore, ai përbënte “thembrën e Akilit” për orkestrën, qoftë popullore apo të kultivuar të qendrës kulturore të Mirditës. Nxënësi i zellshëm dhe instrumentisti pasionant i Gjon Kapedanit, por i preferuar dhe i Çesk Zadesë, Tish Daisë, Aleksandër Peçit, Zhani Cikos e të tjerë, rrëfen me shumë modesti rrugën e gjatë të artit, krijuesit dhe interpretuesit.
Paulini si njohës i hollë i folkut dhe bardit të tij të kësaj krahine, nuk ka se si të mos e dashuronte folkun e kësaj krahine të begatë me prurje brilante, ndaj dhe iu ngjiz në shpirt kjo lloj krijimtarie.
Dihet se pas shumë eskpeditash në gjith trojet tona, u organizuan festivalet folklorike kombëtare të quajtura ndryshe Festivalet Folklorike të Gjirokastrës. I parë i këtij lloji starton më 1968. Më 1974, kur Paulini asokohe nxënës i liceut artistik në Shkondër mban mend se u thërrit në ansamblin e Shkodrës për të konkuruar në Gjirokastër, duke e risjellë në bisedë atë moment.
Vite më pas ai do të afrohej në Mirditë. Krijuesit dhe bardët e folkut, pas një pune të zellshme në të gjitha fshatrat, bënë që përfaqësimi i grupit folklorik të ishte mjaft i mirë. Përvoja e krijuar, por dhe bashkëpunimi me Institutin e Kulturës Popullore, e sidomos kontributi i etnogolut Mark Tirta, poetëve Gjok Beci e Ded Ndue Lazri, këngëtarit legjendë Fran Vorfi, muzikantit Kol Picaku e të tjerë, bënë të mundur një përfaqësim dinjitoz, ku veshjet tradicionale morën një vlerësim të veçantë. Zërat e këngëtarëve të rinj sollën freski e origjinalitet, ndërsa kulmi do të arrihej me festivalin e vitit 1978 në Gjirokastër, kur ansambli folklorik “Mirdita” vlerësohet me çmim të parë. Lënda burimore ishte një poemë folklorike e ndërtuar magjishëm.
Janë vitet kur Paulini do të perfeksionohet si instrumentist i bilbilit dhe fyejve në një orkestër të menaxhuar në perfeksion nga kompozitori i njohur Dorian Nini, që kishte ndërtuar një “filarmoni brilante” me instrumente popullore. Në meloritmet dhe tingujt e kësaj “filarmonie” janë dalluar ato të bilbilit, që vinte nga maestro Paulin Tusha.
E ka dashur muzikën tërë jetës ai, por këtë ia ka kultivuar dhe djalit të tij Marlit, i cili para pak kohësh ka dhënë dhe një recital të tijin në sallën e qytetit.
Ndërsa bisedonim në shtëpinë e bërë gati për ikje, kemi mundur të nxjerrim shpejt e shpejt nga arkivat tanë vetëm disa çaste të një koncerti të dhënë qershorin e kaluar nga ansambli Mirdita në teatrin e operas dhe baletit në Tiranë, ku gjithë orkestra drejtohej me mjeshtëri nga Paulini. Mjafton të ndjekim pak sekuenca nga ai koncert për të shijuar tingujt e ëmbël të këtij mjeshtri të madh të bilbilit.
Fran Preçi, njëri prej antarëve pjesëmarrës ndër vite të ansamblit Mirdita, e kujton Paulinin si një virtuoz të papërsëritshëm në Mirditë, por dhe në folkun kombëtar.
Emigrimi i Paulinit, këtij muzikanti të talentuar, thotë drejtori i qendrës kulturore Pjetër Marku, do të lejë një boshllëk për këtë ansambël.
Ndërsa me nostalgji e kujton punën e këtij muzikanti edhe njëri prej amatorëve që është rritur në krijimtarinë e tij nga duart e Paulinit, orkestranti Bert Gjinali, që prej vitesh punon e jeton tashmë në Gjermani. Ai ka ardhur enkas për t’u takuar e kaluar festat e këtij fundviti me shokun e dikurshëm të orkestrës.
Paulini ka qenë dhe një udhëheqës i mrekullueshëm artistik i grupit, por sidomos i orkestrinës popullore dhe bilbili i tij ka qenë primoja e mjë mozaiku të këndshëm e të larmishëm tingujsh e ritmesh që të japin ndjesi të jashtëzakonshme pëafrimi me atë që mund të sjellë një simfoni zogjsh në një pyll të dendur e kroje të kthjellëta, dhe kjo duket më së miri dhe në krijimin e tij më të fundit, një orkestrale e punuar me shumë dashuri e fantazi.
------------------------------------------------------------------------------------------------------
4. Bashkia Rubik dhe gazeta “Mirdita”, hapa bashkëpunimi
Problematika mjedisore e Rubikut
RUBIK. Problemet mjedisore kane qene dhe mbeten te pazgjidhura, megjithe permiresimet e bera ne mjedis, kohet e fundit edhe ne qytetin e Rubikut, qytet i cili per hire te se vertetes duhet thene se trashegon nje tradite te mire.
Do te theksoja qe ne fillim dy perfundime lidhur me mjedisin urbanistik dhe natyrore ne qytetin e Rubikut :
E para: publiku (komuniteti) eshte po aq pergjegjes sa institucionet per ruajtjen dhe mirembajtjen e mjedisit.
E dyta: kujdesi per mjedisin eshte jo vetem detyre qeveritare e niveleve te ndryshme qeverisese) , por nje pergjegjesi individuale (qytetare) per secilin nga ne.
Rubiku nje qender industriale, me statusin e qytetit sot (qe nga vitet 1960 ) e deri ne fundin e viteve ‘90, pati te zhvilluar industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te bakrit( Cu ).
Teknologjia e perdorur, megjithese e perparuar relativisht, kohet e fundit ishte e tille, ku ne mjedis çliroheshin gaze industriale ( ato te S dhe te N etj ) me efekte teper ndotese per atmosferen Po keshtu ne lume (Fan) derdheshin ujrat industriale me permbajtje te larte kriprash, te cilat kane ndikuar jo pak ne faunen e lumit, si dhe ne zhvillimin e bimeve te arave apo edhe ne druret frutor te zones perreth qytetit.
Shpeshhere jane bere studime nga individe ose grupe pune, per te percaktuar shkallen e ndotjes se mjedisit (atmosferes, ujit dhe tokes). Perfundimet e nxjerra kane treguar se parametrat e ndotjes se mjedisit, jo vetem ne qytet por ne te gjithe gjatesine e lumit si dhe ne token bujqesore ne ane te tij kane rezultuar te larte. Efektet e kesaj ndotjeje kane ndikuar dukshem ne shendetin e njerezve, te gjallesave te tjera si dhe ne prishjen e ekosistemeve mjedisore ne gjithe zonen e Rubikut dhe me gjere.
Po sot, si eshte gjendja e mjedisit dhe shkalla e ndotjes se tij ne qytet ?
Mendoj se problematika ne lidhje me mjedisin dhe ndotjen e tij ne qytetin e Rubikut ekziston dhe se zgjidhja e tyre perfshin:
1.Rritjen e sensibilitetit te komunitetit per ruajtjen dhe mirembajtjen e mjedist ku jetojme dhe punojme.
2. Menaxhimin e mbetjeve urbane ku perfshihet
a) Grumbullimi i mbeturinave
b) Seleksionimi i mbeturinave .
c) Trajtimi teknologjik i mbetjeve te ndryshme urbane.
Kjo gje realizohet me permiresime te infrastruktures dhe mbeshtetje financiare te ndermarjes sipermarres te gjelbrim – pastrimit per qytetin.
3. Kufizimi i plote i pranise se kafsheve ne hapsiren qytetese.
4. Kufizimin e levizjes se makinave ne rruget e qytetit, sidomos te atyre qe transportojne materiale inerte te lumenjeve.
5. Rritjen e siperfaqeve te gjelbra ne qytet.
6. Rishikimin urbanistik te ndertimeve ne ane te rrugeve kryesore apo dytesore.
7. Vazhdimin e mbjelljes se fidaneve dhe kujdesi ndaj tyre, kjo si ne kuroren e qytetit , ashtu edhe ne ane te rrugeve .
E gjithe kjo problematike mjedisore per qytetin e Rubikut mund te zgjidhet ne baze te nje strategjie shumeplanshe, ku te gjithe faktoret ne komunitet te japin kontributin e tyre, pasi u perket te gjitheve dhe eshte ne interes te te gjitheve.
E verteta eshte se Rubiku, mjediset e tij, po ndryshojne, rruget dhe trotuaret jane sistemuar, siperfaqet lulishte jane shtuar, projekte mjedisore kane nisur.
Vleresimet pozitive qe bejne vizitoret , qofshin keta edhe kalimtare te çastit, per mjedisin ne qytetin e Rubikut po justifikohen me pune. Mjedisi i nje qyteti eshte edhe performanca jetësore e qytetareve te tij. Tradita e trasheguar e Rubikut duhet te ruhet dhe kultivohet edhe ne brezat e ardhshem, vertetetë eshte nje qytet i vogel, por me nje imazh shume te mire per banoret e tij dhe vizitoret.
Pozicioni gjeografik, manastiri ( Kisha e Rubikut ), lumi i Fanit qe e pershkon ne anen lindore te tij, si dhe ndryshimet e bera nga vete komuniteti e kane bere ate me terheqes.
Gjin Pepkolaj
Mësues shkolla e mesme Rubik
Shkolla Rubik, kur nderohet tradita kombëtare
RUBIK. Një konkurs që kishte në qendër evokimin e figurës më të ndritur të kombit tonë, Skëndërbeut, ka grishur në një konkurs të gjerë krijimtarie nxënësit e shkollës së mesme të Rubikut. Pjesëmarrësiut kanë qenë të ndarë në grupe që i përkisnin viteve të dyta dhe të treta të kësaj shkolle. Kordinatorë të kësaj veprimtarie kanë qenë mësuesi Mark Ndoj, kordinues i punës me senatin e shkollës; Bardhok Deda, punonjës i shërbimit social e psikologjik pranë kësaj shkolle. Konkursi u drejtua nga nxënësja e vitit të katërt Donalda Legisi, ndërsa juria përbëhej nga mësueset e historisë Luiza Doda e Mimoza Përleka si dhe psikologu Bardhok Deda. Konkurentët fitues u nderuan në fund me nga një dhuratë simbolike, dhurata të mundësuara nga bisnesi vendës.
Cilësore dhe me vlera ishte ekspozita e hapur në mjediset e brendshme të shkollës ku nxënësit patën mundësinë të afishojnë punimet më të mira të tyre në fushën e pikturës dhe letërsisë. Punimet e piktorëve të rinj rreth figurës së Skëndërbeut ishin gjithashtu pjesë përbërëse e konkursit dhe tre punimet më të mira u përcaktuan nga piktori i njohur i qytetit Zef Lleshi.
Arta Fusha
Përtej ekranit…
Prej një muaji në bashkinë e Rubikut ka filluar një projekt shumë interesant i gazetës “Mirdita” me idenë e ecjes me hapa sëbashku të komunitetit dhe të pushtetit vendor. Ky është dhe projekti i parë në shkallë vendi që kap një spektër të gjerë qoftë tematik, debatues, argëtues, duke sjellë një impakt shumë ndikues në punët e një rajoni të vogël dhe emancipimin e qytetarëve, por që në të ardhmen mendohet që qytete të tilla si Rubiku të jetë si pikë nyje e zhvillimit në zonat Veriore të Vendit me kalimin e autostradës së re për Kosovë. Ndërkohë që shumë “ballkone natyrore” të këtij vendi mund të shënohen si ndër bukuritë e Ballkanit, por që duhen promovuar mediatikisht. Projekti do të vazhdojë edhe përmes gazetës “Mirdita”, por dhe përmes një improvizimi televiziv, që ka ndjellë shumë kërshëri në të ndjekur tek qytetarët e këtij rajoni.
Sipas botuesit të gazetës, që është dhe drejtuesi i këtij projekti në kooperim me drejtuesin e bashkisë të atyshme Mark Ruçi, shumë shpejt një nisje e tillë do të shërbejë si akt promocional i një projekti pilot, që do të përcillet nga mediat qëndrore të vendit si eksperiencë e parë në historinë e bashkëpunimit pushtet vendor-komunitet, kjo duhet thënë në shkallë vendi. Ky është projekt që funksionon jashtë principeve komerciale, por dhe jashtë perceptimeve dogmatike që segmente të caktuara mëtojnë t’i mbajnë rajone të tilla të varfëra nën ndikimin e tyre paternalisto-teologjik.
Aleksandër Ndoja
Invalidët e Rubikut, sorollaten për pensionet e tyre
RUBIK. Dhjetra pensionistë në Rubik, që për arsye të dëmtimeve në punë, janë dhe invalidë dhe për këtë u jepet një pension i caktuar, janë të detyruar të sorollaten nga burokraci të pakuptimta sa në një zyrë në tjetrën, për të marrë një shpërblim simbolik, por dhe këtë ta lënë rrugës.
Kështu, nëse atyre u është përcaktuar vendi i marrjes së pensionit afër zyrave të postës, nuk ngjet kjo gjë me një pjesë të pensionit të invaliditetit, të cilin në mënyrë të pakuptimtë u duhet të paraqiten tek bashkia për t’i marrë ato.
Njëri prej tyre është dhe Bardhok Buna, 70 e ca vjecar, i cili thotë se detyrohem të sorollatem thjeshtë për 350 lekë të reja nga zyra postare tek zyrat e bashkisë ku më duhet të rri orë të tëra në këmbë për të marrë shumën e vogël që përfitoj nga invaliditeti që kam pësuar prej vitesjh.
Bardhoku e ka filluar punën në miniera e kantjere ndërtimi në moshë fare të re, që para 1950-s dhe në një vepër ndërtimi ku punonte si karpentier, ka pësuar shembje në tetë metra lartësi duke pësuar fraktura në krah, brinjë etj, dhe për këtë i është dhënë një sasi prej 2000 lekësh të reja pension i kësaj kategorie. Por ajo që po ia merr shpirtin për së dyti, thotë ai, janë rradhat, sa tek një zyrë tek tjetra. Të marrësh një pension prej 350 lekësh, të duhet të bësh një dyzinë dokumentash, të sorolllatesh sa në Rubik, Rrëshen, Lezhë, tek sigurimet shoqërore, tek noteri e me rradhë.
Është vërtetë një burokraci e pakuptueshme, kur kësaj shtrese mundësisht i duhen afruar shërbimet në shtëpi e jo të degdisën sa në një vend në tjetrin, sa në një zyrë në tjetrën, ndërsa nuk kuptohet se cila është strategjia e ministrisë përkatëse për t’ua hequr këtë lloj mundimi të padurueshëm këtyre njerëzve që kanë kaluar një jetë të tërë në punë të rënda.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
5. Fletë reportazhi
Kurbnesh, në vendin e shuar klinikisht
KURBNESH. Janë 35 kilometra rrugë të mundimshme nga Rrësheni dhe afër Qafë Pëllumbthit të përballesh me ish-gjigandin e minierave, Kurbneshin, me një jetë të ngrirë, qytezë të shkatërruar, minierë të mbyllur e fabrikë me kapriata të thyera. Një “vdekje klinike” e ka përfshirë vendin e harruar të bakrit dhe të floririt. Oxhaqet e fabrikës kanë mbetur si relike përballë monumentit lapidar të minatorëve. Një pamje trishtuese që të ngjall frikë në skeletin e gjymtuar të ngrehinës së njëpaslufte.
Nëntoka e pasur, e vjelur dhe e tretur me mbitokën e saj të shkretuar nuk i shkojnë për shtat ëndërrat e minatorëve. Por “kali i tërbuar” i pushteteve, qëndron shumë larg Kurbneshit.
Është mes dimri dhe qielli sikur ka mbështjellë ca shtëllunga resh të rënduara me dëborë, që duket sikur bie sqotë-sqotë mbi malin e Bungjit. Ngricat e përpijnë shpejt e shpejt për ta bërë krejt akull. Bungi që lartëson 1300 metra mbi nivelin e detit, është mali mbi minierë, pika e kryqëzimit të rrymave të ajrit që sheh gjithë Mirditën. Një mal me pamje të largët që i ngjan njerut të hipur mbi kalë. Skoda ishte ngjitur në majë të malit dhe po zbriste teposhtë e rënduar me trupat e fundit të bredhit.
Mali i Bungjit ka nën vete bakrin e pasur, jetë minatorësh me histori aq të pasura e të dhimbshme. Pas malit pllaja e Mullit e mbushur me bimësi për blegtorinë, por me mungesë uji. Bredhi, pisha e ahu që kërcisnin tek hidhnin shtat, tani kanë vetëm ca kërcuna të mbetura pa jetë. Edhe Kumbulla, Mërkurthi, Didhja, Kunora e Valmori, të njohura për pishën shtatlartë, kanë patur fatin e keq të prerjes masive, por 800 ha kullota mbeten pasuri e madhe për blegtorinë. Mes malesh është fshati dhe qyteza e Kurbneshit që i ndan lumi i kristaltë i Urakës me troftën e mbetur fare rrallë që mund të zhduket si fauna e maleve bashkë me pyjet e pazot.
Rrallëkund natyra ka kombinuar kaq bukur; kristalin e Urakës, pasuritë e nëntokës, ujin kurativ të Krojit të Bardhë me turizmin malor që ofron, tre pllaja me të njëjtën lartësi që variojnë nga 1400 ne 1440 metra mbi nivelin e detit; Mulli, Valmori e Didhja. Si kurorë mbi Kurbnesh qëndrojnë tri male; Guri Gjon, Guri i Kuq dhe Kunora e Mullit, të trija këto me nga 1440 deri 1460 metra mbi nivelin e detit.
Qafë Pëllumbthi të nxjerr para kullat karakteristike të Prengë Mërdhoqit e atë 150 vjecare momument kulture të Dod N. Gjikolës, strehët e para të gjeologëve zbulues të vitit 1954, që i shkojnë për shtat maleve me shkëmbenj, historisë dhe jetës së trashëguar 600 vjecare të Selitës.
Historik i shkurtër
Gojëdhënat flasin se gjeologët austriakë janë të parët që bënë studime në Mirditë. Kërkimet e para të këtij lloji kanë filluar në mesin e pranverës të 1954-s, kohë dhe kur u zbulua venbdburimi i Kurbneshit nga gjeologu i njohur rus Zvjerjugo. Një bijë e kësaj ane tregon se kishte parë persona të panjohur të cilët kishin thënë se “pasi të hapin nëntokën banorët e kësaj zone do të hanë me lugë floriri!”.
Ndërkohë prifti i Selitës dom Vlash Muço shkon më tej kur thotë se hapja e minierës do të sjellë shumë të mira e pasuri, por do të harxhohen shumë jetë njerëzish. Banorët habiteshin sesi do të harxhoheshin këto jetë, por koha e tregoj këtë gjë, pasi aksidentet dhe silikoza ishte gërshëra e jetëve të tyre. Në minierën e Kurbneshit kanë lënë jetën 22 minatorë dhe mbni 400 të tjerë kanë vdekur nën moshën 50 vjeç nga silikoza. Mësuesi Bib Nikolli nga Bardhaj kishte thënë se kur kam dalë në pension kam lënë të vdekur nga silikoza 17 ish nxënës të mij. Sot ata përjetohen në lapidarin rrëzë fabrikës.
Kurbneshi dhe fshatrat rreth tij
Qyteza dhe fshati Kurbnesh shtrihen në të dy anët e lumit Urakë në lartësinë rreth 705 metra mbi nivelin e detit. Dy rrugët e vjetra këmbësore për në Dibrën e Madhe me emrin Rrugjat e kanë bazën e nisjes pikërisht nga lagja me të njëjtin emër. Prej këtu janë 20 km që të çojnë tek liqenjtë e Lurës dhe shumë herë më afër pika turistike e krojit kurativ, Krojit të Bardhë.
Kurbneshi është një nga fshatrat e Selitës, të përbërë nga vetë Kurbneshi, Lëkunda, Kumbulla e Mërkurthi me besimn katolik, ose siç njihen ndryshe 5 vëllezërit dhe 50 shpijat. Këto fshatra-fise nuk lidhin krushqi, dhe kjo lidhet me një gojëdhënë të njohur në Qafë Kishëz rreth 100 vite më parë.
Të tjerë fshatra të Selitës janë Zajsi, Bardhaj, ose Bozhiqi, Lufaj e Tharri. Festa tradicionale e Selitës është i Shelbuemi dhe i Shnandou, që festohet më 13 qershor. Në këtë ditë e gjithë Selita organizon një peligrinazh tek altari i Shnandout tek kisha e të Shelbuemit që ndohet në të majtë të rrugës Rrëshen-Kurbnesh përballë Lëkundës. Këtë festë e festojnë dhe myslymanët e zonës, madje dhe kovaçi i fshatit ndizte qiriun e kësaj feste.
Pak njohje për minierën
Kërkimet gjeologjike filluan në pranverën e 1954 ku dhe u zbulua vendburimi Kurbnesh. Në pranverën e vitit 1954 filloj puna gjeologo-zbuluese me karrierë të xeherorëve të bakrit, në vitin 1957 përgjegjës i parë i minierës ka qenë Gjon Zogu dhe brigadier Pashk Kaçorri. Gjatët vitit të parë të punës janë prodhuar dhe transportuar 18.000 ton mineral, ndërsa minerali i prodhuar në 1956 është grumbulluar në stok për shkak të mungesës së rrugës, e cila përfundoj së ndërtuari me çakull nga brigada ushtarake të punës nga fundi i vitit 1956. Deri në vitin 1961 kur u vu në punë fabrika e Kurbneshit minerali i prodhuar shkrihej në uzinën e Rubikut me afro 2% CU, dhe përqindje të lartë floriri.
Nga 38 familje që kishte fshati Kurbnesh në vitin 1945 në vitet ’70-80 arriti në 358 familje me afro 2000 banorë. Vetëm miniera kishte 700 vende pune, pa llogaritur dhe 150 në NFP, komunale, arsim, shëndetësi etj. Fuqia punëtore sigurohej nga vetë Selita e fshatra të tjerë të Mirditës por dhe nga Mati, Dibra, Lura, Kukësi etj. Në pikun e punimeve miniera ka arritur të prodhojë mbi 119.000 tonë bakër dhe 2000 m punime në vit. Ndërsa përpunimi vjetor i fabrikës ka arritur deri në 180.000 ton mineral, shifër që ka mbetur thjeshtë si kujtim në memorien e minatorëve.
Në minierën e Kurbneshit janë prodhuar gjithsesj 2.797.552 ton mineral bakri, janë kryer 80.227 m punime minerare. Nëse me materialin e lëvizur nga karriera, po të krahasohej me çakull punimet minerare dhe prodhimi, do të shtrohej një autostradë me gjatësi 350 km, gjërësi 10 metra dhe trashësi plot 1 metër! Sikur galeritë të llogariteshin pa shkëputje do të përftohej një galeri e gjatë Tiranë-Tarazh. Thellësia e minierës ka shkuar deri në 190 metra nën nivelin e qytetit Kurbnesh, ndërsa për herë të fundit ashensori ka mbetur i varur në kullën e +10 në malin e Bungjit.
Deri në vitin 1963 Kurbneshi varej nga miniera Rubik dhe po këtë vit Kurbeshi u krijua si ndërmarrje më vete me drejtor Bajram Cuku dhe k/inxhinier Franko Kroqi. Me mbylljen e minierës nga viti 1991-2005 nga Kurbneshi janë larguar 260 familje me 1347 banorë.
Cfarë kujtojnë ish minatorët?
Në fillesat e minierës strehëzat e para të minatorëve dhe gjeologëve ishin kullat e Preng Ll. Merdhoqit dhe Dodë N. Gjikolës. Buka gatuhej nga Dava Dodë Gjikolës pa shpërblim me çerep, deri sa u ndërtuan disa baraka afër galerisë. Tek miniera nuk pati mencë deri në vitin 1968. Pranë derës së galerisë qe një banak i vogël ku jepeshin 1 deri në 2 llokume ose 100 gram marmalatë, menca ishte në qytezë. Thuhet se nga ky keqtrajtim ushqimor ka përparuar dukshëm silikoza. Në vitin 1968 drejtor u emërua Preng Pepa, k/inxhinier Minella Hide (sot profesor), inxh. Vilson Myftiu e Thanas Goga, që arritën të vënë në punë shpimin e lagur me martel. Minatori invalid Nikollë Gjikolaj thotë se në vitin 1970 inxh. Petrit Kollaku me bashkëshorten çeke që ishte nd/mjeke erdhën në Kurbnesh, inxhinieri për tetë orë nuk shkëputej nga balli i galerisë dhe minatorët.
Ndërsa silikoza përparonte gjithnjë e më shumë mjeku Mustafa Selenica, që ishte dhe komunist, kërkoj të ndërhyhej nga shteti, por u ndëshkua për përhapje “paniku” në rradhët e minatorëve. Më vonë vjen dr. Niko Pecani, specialist i sëmundjes profesionale, por që u mbikqyr nga “ustallarët”! ishte mjek i zoti dhe human, ai vizitoj të gjithë minatorët e Kurbneshit por dhe të Kukësit e Pukës, sot është as.prof. që e ndjek nga afër këtë sëmundje që ka ngrënë e ha gjithë ato jetë njerëzore. Nikolla nxjerr nga blloku i tij nr e celularit të dr. Nikos (0682274096), nr të cilin e kanë në xhep thuajse të tërë minatorët. Nga mjeku Mëhill Lleshi që hapi spitalin e Kurbneshit deri tek Nikolla Nesturi nga Vunoj i Vlorës, iu shërbyen minatorëve për zbutjen sadopak të kësaj sëmundje të rëndë, ndërsa dr Nikola Nesturi iu kthye Kurbneshit si vizitor në verën e vitit 2004 në memorialin e minatorëve.
Ish-udhëheqësit e internuar në Kurbnesh
Minatori Nikollë Gjikola vazhdon të sjellë plot detaje nga memoria e tij, duke rrëfyer se i internuari i parë që shkeli në Kurbnesh në vitet ’60 ka qenë Ihsan Budo së bashku me mbashkëshorten Manushaqen dhe djalin Arbenin. Në Kurbnesh i lindën dhe dy vajzat Liljana e Faria. Përvec internimit ekonomisti Ihsani u dënua dhe me shtatë vjet burg politik për agjitacion e propogandë.
Më pas u soll këtu inxh. elektrik Bardhyl Belishova (vëllai i Liri Belishovës), dënuar nga Konferenca e Partisë së Tiranës në 1956. Qe shkolluar në perendim dhe ishte mjaft i zoti. Ka projektuar e zbatuar linjën e trasesë për elektrovoz nga miniera në fabrikë, por iu ndërpre puna nga montimi i një gjyqi qesharak, sepse qenkesh lidhur me perendimin përmes radios me axhentura të huaja! Kujtohet dhe Kasem Karafili ish sekretar i Teme Sejkos, një plak i urtë, i zgjuar, por i lodhur nga shëndeti.
Shumë emra të tjerë kanë ardhur për t’u edukuar në Kurbnesh si mësuesi Faik Hoti, djali i një ishpronari sapuni në Shkodër. Mësues Faiku ishte i detyruar të punonte në minierë, pasi kishte veshur me kordele të zezë fotografinë e Emver Hoxhës. Në vitin 1972-73 u rehabilitua duke u kthyer në punë si mësues në shkollën e mesme Kurbnesh. Më vonë erdhi familja e ishministrit të industrisë së minierave Koço Theodhosi. Drejtori i minierës Dodë Tusha e emëroi përgjegjës fabrike, pro pas pak kohësh në mesin e viteve ’70 atë e arrestojnë dhe më pas e ekzekutojnë si tradhtar i partisë. Miranda Thedhosi qe e punësuar sanitare në spital ndërsa djali Arbeni kishte mbaruar për pikturë dhe qe i dënuar të punonte në minierë, tani ka hapur disa ekspozita, ndër to dhe Kurbneshin gjatë internimit. Nina, vajza e Koços inxh.arkitekte ka punuar punëtore në komunale. Ndërsa familja e Kadri Hazbiut erdhi në Kurbnesh në vitin 1982 kur vetë ish-ministri i brendshëm ishte arrestuar si tradhtar i partisë. E shoqja qe e sëmurë rëndë me zemër, ndërsa vajzat Mimoza e Lena, mësuese të dyja, të divorcuara për shkaqe të kësaj prishje nga biografia, punojnë në komunale. Petriti arkitekt, deri në ditën e arrestimit të të atit, kishte punuar me vajzën e Emver Hoxhës, Pranverën. Agroni ish futbollist i Dinamos, punoj në minierë deri sa u aksidentua me vdekje në vitin 1989.
Pas vitit 1985 kanë ardhur të internuar në këtë minierë të afërt të familjes së Tedi Papavramit (dhëndër i Beqir Ballukut), disa familja nga Kukësi e Dibra, pasi të afërmit e tyre ishin arratisur nga vendi. Të gjithë të internuarit kishin një praktikë të detyrueshme, çdo ditë duhej të paraqiteshin në polici për apel, një torturë e vërtetë psikologjike.
Një intervistë e pambaruar
Njëri nga ata që ka patur plot kujtime për këtë minierë ka qenë brigadieri dhe ishpërgjegjësi i minierës së Kurbneshit Preng Gjikolaj. Ai kujtonte e njihte nga afër që nga minatori hero Frrok Kaçorri, por ai i quante heronj të gjithë minatorët e Kurbneshit. Përmendëte njërin nga pionierët e parë të ekspeditës gjeologjike në Kurbnesh, i cili gjatë transportimit të sondave në krahë, i plasi mushkëria, dhe vuajti deri sa vdiq në moshë të parakohshme.
Kujton minatorët e parë Mark Mikeli, Zef Gjin Lleshi, Dodë Gjikolaj e shumë të tjerë, ku dy të parët vdiqën pa i mbushur të 40-tat. Përveç punës në minierë shumë minatorë i lodhte rruga e gjatë e përditshme dhe e përnatshme për të ardhur në front. Kemi shumë për të shkruar e thënë, më pati thënë para një viti, e prita tri ditë të më takonte, por silikoza kishte depërtuar deri aty ku nuk mund të kthehej më dhe Prenga “nuk e mbajti fjalën” për të vazhduar intervistën e tij të fundit për gazetën “Mirdita”. Ishte shtruar me urgjencë në spitalin e Tiranës ndërsa erdhi i vdekur prej andej për t’iu shtuar armatës së silikotikëve që do të vdisnin parakohe, ndërsa para pak ditësh u përkujtua njëvjetori i vdekjes së tij të parakohëshme…
Mark Gjergji
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Përvjetori i pestë i gazetës “Mirdita"
5 vjetori i “Mirditës”, afeksion artistik për mirditorët
-Me botuesin Gjergj Marku-
Zoti Marku, gazeta “Mirdita” mbushi pesë vjet, ndërkohë që u përcoll me një spektakël të mrekullueshëm, emocionet tuaja?
Sinqerisht nuk e prisja një përcjellje të tillë të këtij pesëvjetori. Për më tepër që prej disa muajsh më ishte konsoliduar mendimi se nuk mund të merresha më me të, për faktin e një angazhimi aktual tej racionalitetit të një gazetari. Dhe aq më tepër që më dukej se “po lundroja në një botë tjetër” dhe jo në Mirditën time. Ka qenë një kërkesë e dioqezës Rrëshen dhe personalisht e bariut tonë shpirtëror dhe mikut tim ipeshkvit të shuguruar para pak kohësh si një ngjarje me shumë rëndësi e dioqezës sonë të re, padër Cristoforo Palmieri që më bëri të “ringjallja” një numër jorradhe të gazetës duke e mbledhur mendjen se për mua do të ishte caku limit i këtij botimi, të paktën nga duart e mija. Gjithsesi, ai numër i mbështetur me shumë fisnikëri nga ipeshkvi ynë i mrekullueshëm, bëri që të më kujtonte shkurtin e vitit 2001, kur me Ndue Dedaj, Gjon Markun, Bardhok Pulaj, Mark Gjergji, Pjetër Marku, Nikollë Loka jashtë shtetit, Ndue Gjika, të paharruarin Ndue Bushkolaj, Pal Mëhilli, Nikoll Ndoku dhe Fran Nikolli në Rubik, e të tjerë që për njëfarë numërimi të tejzgjatur nuk po i përmend, i ishim futur aventurës së bukur për të patur në mes mirditorëve një botim 24 faqësh shumë dinjitoz. Atëhere thashë me vete: “u bënë 5 vite, ta kalojmë në harresë?!”
Çudi e madhe me ne gazetarët dhe artistët, e kemi shpirtin kaq të ndjeshëm, ndaj vijova dhe një numër tjetër. U prit shumë mire, sidomos në internet.
Por në spektakël, thatë se e kishit ndërmend të mos e vazhdonit më?
Po, ju them të drejtën, e kisha vendosur diçka të tillë dhe natën më parë nuk kam fjetur as dhe një sekondë. Frynte fort atë natë dhe binte shi i rrëmbyeshëm. Një javë më parë, thuajse e njëjta kohë me shi, e kisha anulluar veprimtarinë në respekt të policit të vrarë në detyrë Fran Kaçorri edhe pse njerëzit ishin lajmëruar.
Duke u kthyer tek ajo natë, më merr në telefon miku ynë i botimeve mirditore Gjon Jaku, të cilin realisht nuk e kisha ftuar me emër, atë dhe asnjë tjetër, kisha bërë thjeshtë një ftesë publike, me idenë që në fund do të thoja kaq: “nuk mundëm më!”. U gjenda keq para Gjonit, kishim kaluar kaq sakrifica bashkë me studion e tij. Dhe ai e kuptoj përse nuk e kisha ftuar. Por nguli këmbë se do të vij në Rrëshen që ti të mos e thuash atë fjalë, dhe në fakt erdhi. Unë nuk dua të abuzoj me bujarinë e tij, porse ai aktivitet tregoj se botuesi Gjergj Marku nuk ka luftuar për emrin e tij dhe interesat e tij në këto pesë vite, porse ajo është e të gjithë mirditorëve. Unë thjeshtë kam emrin tim në përgjigje të ligjit dhe asgjë më tepër. Këtë kam dashur dhe dua, dhe besoj se tashmë do t’i jepet një zgjidhje, që askush të mos dëmtohet më financiarisht, as dhe familja ime, një zot e di ç’ka hequr gruaja ime në këto pesë vite të botimit të kësaj gazete, qoftë dhe nga shkundja e xhepave, dhe natyrisht nuk është normale të vuajë më tepër nga kjo gjë, ndaj duhet angazhim i të gjithëve. Personalisht me shokët e mij garantoj një gjë, gazeta do të jetë vërtetë e të gjithëve dhe jo “mistrece”, ka plot të tilla në shtypin dhe median shqiptare, le ta mbajmë këtë botim si një nuse të dlirët e të hijshme të krahinës sonë.
Diçka për spektaklin?
Edhe pse e kam drejtuar atë, kam mbetur i befasuar. Sinqerisht nuk ka artistë si Mirdita. E them me kurajo këtë, le të më akuzojnë njëqind herë për mentalitet provincial. Po ku ka, or mik, meloritmi të tilla si ato që prodhon dora e Mark Gjokës; ato vargje kaq pastërtore të tabanit shqiptar që ta gërryejnë “zembrekun” e shpirtit si ato të Gjok Becit, apo ndjesitë estetike që të japin lirikat e Viktor Gjikolës?! Më thuaj, ku mund të kesh zëra kaq melodiozë sa të Kolë Zefit e Anton Gjokës, të Gjin Donës e Prena Beleshit, të Kastriot Kolës e grupit të burrave nën drejtimin e Franit, grupi i rigjeneruar i burrave me baritonin e përsëdytur në Shqipëri Fran Vorfi, instrumentistëve si Paulini që iku në Kanada, Lleshi, Marku, Iliri e deri tek grupi i të vegjëlve i kultivuar me aq mjeshtëri nga Kol Picaku. Më thuaj, më tej, ka djem si Albmagji apo Lindita, Shkurta e Tonja, që ta ndezin skenën me këngë kaq të bukura e ritme që zbresin si ujvara prej bjeshkëve tona të mrekullueshme?!
Ja, këta janë artistët e Mirditës! Të them të drejtën, unë jam shumë i lidhur me ta, dhe të kemi parasysh se këta artistë të pabujë e të pazë punojnë me harxhet e tyre, kur jo pak të tjerë me “ahengje”, mërzisin dynjanë nëpër skenat shqiptare, por pasurohen me banalitete! Sinqerisht, duhet të mendojmë të tërë, si t’i stimulojmë këta njerëz të talentuar.
Dua të them vetëm një moment, nuk mund të ketë më shumë klas vargëzimi, krijimi, orkestrimi dhe intepretimi sesa kënga e Mark Gjokës për poetin legjendë, bilbilin e Buzës së Valmorit, Gjok Beci. Është përpirë ajo këngë atë ditë nga publiku, e përgëzoj Mark Gjokën që na e serviri përd herë të parë në atë përvjetor atë mrekulli të duarve të tij.
Duke vazhduar me spektaklin e asaj dite, do të më duhet të përshëndes të gjithë ata që më ndihmuan atë ditë, Pjetrin e pallatit të Kulturës, kryetarin e bashkisë Rrëshen dhe Bardhokun e sektorit të kulturës, gazetarin Aleksandër Ndoja, specialistin e teknikës Olsin dhe operatorin Aldorin, fonistin Linin, gjithë gazetarët e mediave qëndrore që erdhën me shumë mirësi. Ndërkohë që më mbeti merak puna që i doli gazetarit Dëfrim Methasani, që më dërgoj një sms përshëndetëse në pamundësi ardhjeje.
Nga ana tjetër nuk mund të lë pa përmendur dhe vajzën që kisha në krah gjatë spektaklit, Klaudian nga shkolla e mesme Rubik, prindërit e saj, që edhe pse në një moment të vështirë njerëzor, nuk e penguan të vinte dhe të shpalosej si një talent prezantimi në sallën e atij shoë vërtetë të bukur.
Dhe së fundi?
Së fundi, shpresoj se gjëra të tilla të bukura do të kemi në vijimësi, duke mbetur i bindur se ky përvjetor ka krijuar një percepsion tjetër në mjedisin mirditor, qoftë të pushtetit, por dhe më gjerë. Mbase dhe unë duhet të ndryshoj disa gjëra në vetvete.
Bisedoj: Pranvera Skana,
studente gazetari
------------------------------------------------------------------------------------------
7. Suplement: Pashkët me shëndet (bashkëpunim gazeta dhe dioqeza)
Në katedrale me Ipeshkvin
-Domethënia e celebrimeve të Ipeshkvit-
Ceremoniali Episcoporum, apo më saktë teksti i referimit për të kuptuar domethënjen dhe ritualitetin e një celebrimi ipeshkvnor, afirmon me qartësi që Ipeshkvi është “moderator, promotor dhe ruajtës i gjithë jetës liturgjike të kishës së tij përderisa është “shpërndarës i veçantë i mistereve të Hyjit”.
I njëjti Këshilli i Vatikanit II, afirmon që “Ipeshkvi duhet të jetë i konsideruar si meshtari i madh i grigjës së tij: nga ai rrjedh dhe varet në një farë mënyre jeta e besimtarëve të tij në Krishtin. Për këtë të gjithë duhet t’i japin rëndësinë më të madhe jetës liturgjike të Dioqezës që zhvillohet përreth Ipeshkvit, kryesisht në kishën Katedrale, të bindur që është një manifestim i veçantë i kishës në pjesëmarrjen e plotë aktive i të gjithë popullit të shenjtë të Hyjit në celebrimet e vetë liturgjisë, sidomos në vetë Eukaristisë, në vetë lutjen, në vetë elterin në të cilin udhëheq Ipeshkvi i rrethuar nga meshtarët e tij dhe nga shërbyesit”.
Celebrimet ipeshkvnore nuk janë pra absolutisht një “mero aparat ceremonish”, duke parë që është tamam në celebrime të tilla që “ushqehet bamirësia e besimtarëve ndaj kishës botërore dhe ushtrohet një shërbim më intensiv ndaj ungjillit dhe ndaj njerëzve.
Edhe duke u nisur vetëm nga këto citime esenciale, mund të kuptohet veçantia absolute e celebrimeve të udhëhequra nga Ipeshkvi, që mund të qartësojmë tani në elementët thelbësorë.
Eshtë mirë në fakt që të gjithë, meshtarët, të kushtuarit dhe laikët, të dijmë apo të kujtojmë që kur Ipeshkvi celebron, sidomos në kishën Katedrale, bëhet fjalë për qartësi, autentikitet të dukshëm dhe të padyshimtë sakramental, garanci të vazhdimësisë sakramentale në kishë, ushtrim i baritores së Ipeshkvit, ushtrim i meshtarisë ipeshkvnore, eklezialitet i plotë dhe universal, pra hapje mbi dimensionet reale dhe globale të kishës, me të cilën duhet të dëgjohet, pikërisht dhe vetëm nëpërmjet Ipeshkvit, në bashkim, rikthim pedagogjik pozitiv mbi të ndjerit kishë nga ana e secilit besimtarë dhe të gjithë komunitetit, stimul ndaj koralitetit në lutje, stimul në koralitetin në shërbime të ndryshme dhe pamjes së tyre, manifestim i unitetit të fesë dhe në fenë e besimtarëve, rast i çmueshëm dhe i veçantë ungjillizimi, shërbim efikas i dhënë njerëzimit.
Gjithashtu edhe nuk harrohet që celebrimet ipeshkvnore në Katedrale: janë në mënyrë të rregullt seli e akteve magjisteriale solemne; duhet të informojnë celebrimet famullitare apo të grupeve të shpërndara nëpër territorin e Dioqezës; duhet pra të gëzojnë një intensitet absolut shpirtëror, ritualiteti ekzemplar (ose më mirë solemniteti të matur) dhe tensioni estetiko-emotiv i ngritur që favorizon eksperimentimin liturgjik, domethënë Takimin personal dhe eklezial me Krishtin, Misterin e celebruar.
Rrjedhojat e këtij diskutimi, më shumë se abstrakte, duhet të jenë apo shumë të qarta, dhe nëse do të ishin, do të demonstronin që secili prej nesh, duke u nisur nga kompetencat dhe pjesëmarrjes personale, lihet gjithmonë të udhëhiqet me ëmbëlsi drejt asaj vëllazërie dhe asaj shenjtërie që gjejnë pikërisht në liturgjinë ipeshkvnore një burim të sigurtë.
Kalendari i riteve të Javës së Shenjtë
-në Katedrale, të udhëhequra nga Ipeshkvi.-
E Diela e Larit ora 10:00 Proçesion nga Shatërvani deri në Katedrale (-Mesha e Shenjtë)
E Mërkura e Shenjtë ora 16:30 Mesha e Vajrave “Bajmit”
E Enjtja e Shenjtë ora 16:30 Mesha e Darkës së Fundit
E Premtja e Shenjtë ora 16:30 Liturgjia e Mundimit
E Shtuna e Shenjtë ora 23:00 Mesha e natës “ringjallja”
E Diela e Pashkëve ora 16:30 Mesha e Shenjtë Solemne
Të gjithë të ftuar me dashuri dhe për dashuri.
8. Referat i ipeshkvit****************
Krishti, i gjalli që do të gjykojë historinë…
-Nga Cristoforo Palmieri,
Ipeshkëv i dioqezës Rrëshen-
Nëse Krishti është Pashka jonë, së pakut për të krishterët, si mund të festojmë nëse nuk njohim Krishtin? Nëse Krishti, Pashka jonë, është flijuar për të vënë paqe mes shumë të ndarëve në një popull të vetëm, si mund të festojmë nëse nuk jemi në paqe mes nesh?
Krishti, Krishti, gjithmonë Krishti, vetëm Krishti! Po, Krishti, paqja jonë, lexues të dashur besimtarë apo jo, praktikues apo jo, është programi dhe impenjimi që jam kthyer të rimarr në konsideratë duke hyrë marrë pjesë në “Këshillin Apostolik” nga dita e emërimit tim ipeshkvnor: 28/12/2005.
Krishti, Krishti, gjithmonë Krishti, vetëm Krishti! Sa herë kam e lexuar, thirrur, dëgjuar, ndoshta blasfemuar ... por kush e din nëse takuar këtë Njeri-Hyji.
Të dashur lexues, të krishterët, ortodoksët, vëllezërit myslymanë ose edhe indiferentë, edhe ju e keni dëgjuar këtë emër, ndoshta vetëm si mallkim ... Etërit tuaj edhe me ju kanë folur për Të, ju kanë edhe besuar në të, jo pak për të kanë ditur edhe të vdesin, po ju a keni kërkuar ndonjëherë ta takoni nga afër, personalisht?
Dhe ja Pashkët që çdo kalendar e tregon që celebrohet këtë vit me 16 Prill ... është sikur të kujtohet Krishti, dhe Krishti paqja jonë sepse është ai vetë që e ka pretenduar të jetë, dhe tamam duke vdekur mes dy hajdutëve, kur vendoste së bashku gjithë krijesën të ndarë nga i “ashtuquajturi mëkat” ... nga padituria e tij, e dashurisë së tij për ne dhe që për të na e shfaqur, nuk refuzonte as të vdiste ... lirisht.
Krishti, një prezencë tashmë e pashmangshme; pa të, madje, historia, Europa, bota, nuk ka kuptim.
Krishti, por kush është ky? Lexoni Shkrimet e Shenjta, dhe do ta gjeni ... Pyetni aë që e ka takuar, parë, prekur dhe do të ju thotë që, nga ajo ditë, nga ai moment, Ai, Krishti, është bërë jetë për jetën e vet; disa madje, ua përsëris, martirët tanë, për shëmbull, për Të kanë dhënë jetën e tyre.
Krishti nuk është përrallë, është një fakt, një person, i gjalli që do të gjykojë mua, ty, historinë.
Jeta jote, jeta ime, varet nga takimi me të ose jo. Takimi me Të ose jo, është ta takojmë vetveten sepse, të njohësh atë, do të thotë të njohim vetveten ... është Ai që na bën të njohim vetveten.
Pse nuk provon ta takosh? A ndoshta ke frikë se të pështjellon i gjithi brenda? Por a e din se një frikë e tillë provon, tregon sesi Ai ekziston vërtet (nuk kemi frikë nga fantazmat) dhe që pa Të ti jeton jo një jetë? Që ti je veç një numër, ndoshta; nuk je as një qenie në duar të një më të forti se ti, të prepotentit, të diktatorit të radhës?
Krishti, jetë e jetës time, e jetës tënde, siguri e të nesërmes, shok i ditëve tona, mik i familjes, udhëheqje e hapave tonë ... po, e njëjta botë, do të të shfaqet në një dritë të re ... atëherë do të festoje Pashkën e tij dhe Pashkën tënde: do të jesh i gjithi i ri.
Dhe kjo sepse, më besoni mua: në Të, mblidhet gjithçka që mund të kërkoje, gjithçka që mund të doje, gjithçka që në ty lind dhe rritet për dashuri të personave që të rrethojnë dhe që ai të ka vënë përkrah.
Gëzuar Pashkët, vëlla,
nga vëllai yt ipeshk!
+ Cristoforo.
9. Bekimi i bukës dhe i ushqimeve të Pashkës
Pse e çojmë në kishë drekën e Pashkëve për ta bekuar?
Të dashur, të ardhur këtu me ushqimet më të shijshme që mund të përgatisni për nesër, për gëzimin e Pashkëve të Krishtit, mirëseerdhët dhe faleminderit.
Është një traditë e bukur kjo që ju ruani akoma dhe që do të dini t’jua përcillni fëmijëve tuaj.
Bekimi i drekës së Pashkëve, ose fara që një ditë do të nxjerrin në lule e frute të tjera: dhurata të gjitha të Hyjit për të mbështetur jetën tonë tokësore dhe kujtim për një ushqim tjetër që ushqen jetën tonë shpirtërore, ushqimin që është Eukaristia, edhe ajo frut i Pashkëve.
Nuk di çfarë mendonin etërit tuaj kur bënin atë që po bëjmë ne ... Nuk di çfarë do t’ju thonit fëmijëve tuaj apo nipërve më të vegjël që do t’ju pyesnin: gjyshe, mami, pse çojmë në Kishë drekën e Pashkëve për ta bekuar?
Dhe ja, mësojeni ose rifreskoni në ju kuptimin e gjithë kësaj për t’jua përcjellur sa më mirë pasardhësve tuaj dhe që kjo shenjë të përsëritet në pafundësi.
Para së gjithash ky bekim është shenjë me të cilën rinjohim se gjithçka vjen nga Hyji, gjithçka është dhuratë e tij dhe që, duke ia paraqitur, Atij që ta bekojë dhe që të na shërbejë për të mirën tonë dhe aftësisë për ti bërë pjesë atij që është më nevojtar se ne, do të thotë që, në fund të fundit, Ai është pronari i gjithçkaje dhe që gjithçka është për të gjithë.
Kështu e mendonte stërgjyshi ynë Abeli, që i ofronte Hyjit qengjat më të mirë dhe të përkryer të tufës së tij, kështu mendoj se e mendonin edhe etërit tuaj, kështu besoj ju.
Ajo çfarë ju do të leni në fund të bekimit, në koshin përpara jush, në para apo në një pjesë të ushqimit tuaj, është për më të varfër se ne, apo edhe për të njëjtin prift apo ipeshkëv që, duke qënë në shërbimin tuaj, jo gjithmonë mund të mendojnë të gjejnë çfarë shërben për jetën e tyre të çdo dite.
Por përsëris, ky ushqim tokësor, është edhe thirrje për një ushqim tjetër, për atë që mban jetën tonë shpirtërore dhe për të cilën Kisha çdo ditë falenderon Hyjin me Meshën e shënjtë: njeriu nuk jeton vetëm prej buke, por edhe prej çdo fjale që del prej gojës së tij dhe prej bukës Eukaristike: merrni e hani të gjithë, ky është korpi im, - thonte Jezusi, para Pashkëve, dhe unë do ta ringjall në ditën e fundit.
Eshtë sikur të na thonte: kini kujdes: të bekosh këtë ushqim nuk është gjithçka, nuk do të thotë se festojmë Pashkët: Siç keni ardhur kaq shumë tani në mëngjes, kështu ejani edhe sonte në orën 23:00 për Pashkët e shpirtit, ose në Meshën e nesërme që janë Pashkët e vitit, ashtu si edeh çdo të dielë që janë Pashkët e javës, për të falenderuar Hyjin që na ka dhënë Krishtin dhe në Të çdo të mirë tjetër që na shërben për jetën tokësore dhe për atë si bij të tij, si të krishterë. Dhe pra, duke bërë kështu, dhe duke besuar kështu, u uroj të gjithëve Gëzuar Pashkët dhe mirupafshim sonte, nesër, çdo të dielë.
10. Kur përkujtojmë Papa Gjon Pali i Dytë
Papa Gjon Pali i Dytë të jetë një shenjt…
- Fjala e ipeshkvit Palmieri në Rrëshen-
Nëse në fillim të kësaj dite kaq të jashtëzakonshme për përkujtimoren e përvjetorit të parë të vdekjes së Papës së madh Gjon Palit të II ... ditë e organizuar nga Dioqeza dhe Bashkia e Rreshenit, marr fjalën, jo për ti hequr kohë dhe nder Shk. Tij Imzot Rrok Mirditës, metropoliti ynë, që sot pranohet mes nesh dhe nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i kësaj qyteze – qendër e Mirditës, dhe që do të na flasë me kompetencë dhe dashuri për Papën, që të gjithë e kemi njohur dhe dashur.
Por për të përshëndetur të gjithë juve të pranishëm, për të falenderuar gjithë ata shqiptarë dhe italianë që bashkohen në një himn të vetëm lavdie ndaj Hyjit që na ka dhënë në Gjon Palin II një mik, një vëlla, një mësues dhe një udhëheqje shpirtërore të jashtëzakonshme.
Udhëheqje që nuk na ka lënë kurrë të vetëm për më shumë se 25 vite papnie dhe që do të na shoqërojë për shumë kohë akoma, nëse është e vërtetë, siç është e vërtetë, përsa pasardhësi i tij Benedikti XVI edhe ka shkruar në encikliken e parë: “Deus Caritas Est”, dhe që domethënë; “Jetës së shenjtërve nuk u përket vetëm biografia tokësore, por edhe të jetuarit e tyre dhe të vepruarit në Hyjin pas vdekjes. Në shenjtërit bëhet e detyrueshme: kush shkon drejt Hyjit, nuk largohet nga njerëzit, por në fakt është vërtet afër tyre”.
Dhe meqënëse askush nuk dyshon që Papa Gjon Pali II të jetë një shenjt, ja që e ndjejmë të gjithë pranë, kaq sa nuk mundemi të mos e dëgjojmë akoma duke na folur dhe të mos duam të flasim për të.
Le të gëzojmë atëherë, në mënyra të ndryshme këtë dialog mes nesh dhe atij, nëpërmjet fjalës mirënjohëse dhe të pasur të Shk. Tij të nderuar Imzot Rrok Mirdita, që është Ipeshkëv mes nesh, pikërisht falë dashamirësisë të të njëjtit Papë që, për dashuri ndaj popullit shqipëtar, e shuguronte me shtrirjen e duarve dhe lutjes së vet, si njërin prej të 4-ve të hierarkisë kishtare të sapolindur të pas komunizmit, në Shkodër rreth 13 vite më parë: 24 Prill 1993.
Le të gëzojmë këtë moment hiri edhe nëpërmjet koncertit të muzikës së shenjtë që disa artistë, miq të mi nga qyteti im i lindjes, të ftuar nga unë, i ofrojnë Papës; një grup tashmë i njohur që së bashku me pjesëtarë të tjerë, gëzon tashmë sukses të madh në Itali dhe jashtë saj.
Fjala në Rubik
Para se ti japim fjalën Dom Gjonit, prift Dioqezan shqiptar diplomuar në shumë anë dhe kancelari i Dioqezës, që të na flasë për Papën Gjon Pali i II-të një vit nga kthimi i tij në shtëpinë e Atit qiellor, siç ai vetë thoshte para se të vdiste: “Më lejoni të kthehem te Ati” dëshiroj të falenderoj Zotin Kryetar Mark Ruçin që ka dashur të organizoj këtë takim kulturor, gjithashtu motrat Venerinë që po përpiqen që kjo qendër Dioqezane “Abat Doçi” të jetë vend formimi njerëzor, kulturor dhe i Krishterë, dhe jo vetëm në disa momente të jashtzakonshme por dita-ditës me iniciativa të ndryshme tashmë në veprim.
Dhe kjo falë edhe bashkëpunimit të të njëjtit Zotit Kryetar.
Përshëndes dhe falenderoj të gjithë juve që me pjesmarrjen tuaj dëshmoni që nuk keni harruar një person kaq të jashtzakonshëm dhe me vlerë ndërkombëtare siç ishte dhe vazhdon të jetë shërbetori i Zotit Gjon Pali i II për të cilin do të na flasë Dom Gjoni të të cilit me mirënjohjen më të madhe i jap fjalën dhe e falenderoj edhe nga ana juaj.
11. Shugurimi i një prifti me rrënjë mirditore
Dom Beni, prifti që u shugurua në rrënjët e të parëve
RRËSHEN. “Në Shqipëri është vështirë por është bukur”, kështu janë shprehur ata meshtarë që këmba u ka shkelur në vendin tonë, dhe që u është dashur të përballojnë vite vuajtje e privacionesh në ndihmë të njerëzve për t’i larguar ata nga udha e humbur dhe për t’i sjellë në udhën e Zotit.
Por një të riu në moshë dhe si shërbëtor i Zotit, vendlindja i është blatuar në shpirt dhe ndërgjegje si dheu i të parëve për të shërbyer tërë përvuajtshmëri e devotshmëri, pikërisht në Mirditën tonë, dhe ky është Dom Beni. Kemi ndjerë kënaqësi në meshën e mrekullueshme kur ky prift i ri u shugurua në një ceremonial madhështor.
Kush është dom Ben Zymi
Dom Ben Zymi është lindur në Kosovë para 26 vitesh, me origjinë mirditore. Ka studiuar në Itali në shkollën e lartë teologjike për 6 vite, më pastaj shërben në Kosovë, ku i është dhënë udhë kërkesës së tij për të shërbyer në dheun e të parëve të tij në Mirditë dhe vijon të shërbejë si meshtar. Ai thotë se vendi ka nevojë për priftini të shenjtë dhe se me këtë shugurim përmbushet një obligim që ia kishte vënë vetes si prift shqiptar.
Koencidencës që shugurohet prift pas afro 40 vitesh, ditë më ditë, kur kishat u zhdukën nga faqja e dheut këtu në Shqipëri, thotë se edhe pse u prishën kishat dhe çdo gjë e shenjtë në këtë truall, shpirtërat e mirditorëve, të krishterëve e të tjerë në të gjithë Shqipërinë nuk u larguan nga rruga e Zotit, sepse fenë e kemi mbajtur me fuqinë e Krishtit. Për këtë arsye unë kam patur dëshirë që kjo ditë të jetë ditë gëzimi, ditë historie sepse unë mendoj se jo vetëm e gjithë Mirdita është në gëzim pasi kjo duhet të hyjë në historinë e Mirditës si një shugurim i parë në priftini pas 80 vitesh në këtë vënd.
Mesha shuguruese
Në katedralen madhështore, ndër veprat arkitekturore nga më të bukurat në Shqipëri me emrin simbol “Jezusi i vetmi shpëtimtar i botës”, u zhvillua në katedralen e Rrëshenit dhe u përcoll nga qindra besimtarë të ardhur nga tërë krahinat e dioqezës sonë, që shtrihet në zonat e Verilindjes së vendit me qendër në Rrëshen. Evenimenti në fjalë ka ndodhur në një koeinçidencë rastësore, pikërisht më 18 mars, ditë e cila para 40 vitesh (1967) shënon dhe aksionin më masiv të ndërmarrë nga regjimi komunist për të zhdukur “farën e fesë” dhe për ta shënuar Shqipërinë si vendin e vetëm ateist në rruzull, ndërsa linçimi qe ekstrem ndaj klerit katolik ku Mirdita zinte një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së tij baritore dhe patriotike në Shqipëri.
Shugurimi “prift” i Dom Benit është përcjellur me shumë emocion dhe nga prindërit e tij që kanë udhëtuar nga Kosova për në Mirditë ashtu si dhe shumë të afërm të tij, të cilët kanë ardhur në rrënjët e të parëve të vet të shpërngulur për arsye të ndryshme nga një fshat i Spaçit të Mirditës për në Kosovë ku vazhdojnë të jetojnë sot e asaj dite.
Mesha e shenjtë e shugurimit u drejtua nga ipeshkëvi i dioqezës së Rrëshenit At Cristoforo Palmieri, ndërsa ishte i pranishëm edhe arqipeshkëvi i dioqezës së Shkodrës Monsinjor Anxhelo Massafra. Përcjellësi i meshës shuguruese At Cristoforo Palmieri, pasi ka falenderuar Zotin për këtë ditë të shënuar për kishën katolike shqiptare, ka thënë se 10 vite nga themelimi i kësaj kishe bëhet një sakrament i tillë i rëndësishëm për komunitetin katolik të Mirditës. Ai ka falenderuar përzemërsisht të afërmit dhe familjarët e dom Benit që disa vite më parë nuk kanë hezituar që të sakrifikojnë për të përfituar në rrugën e Zotit. Gjithashtu ai ka falenderuar ipeshkëvin e Kosovës imzot Mark Sopi, që tashmë nuk jeton, i cili e ka lejuar dom Benin të bëjë pjesë në familjen e madhe të të krishterëve.
Më pas është vazhduar me ritualin ceremonial. Pas zotimeve të të zgjedhurit dhe përgjigjeve të thirrjes, dom Benit i është vendosur në qafë shënja dalluese e titullit. Pas kësaj ceremonie pjesmarrës të shumtë të këtij aktiviteti, që kanë kaluar një kokteil të mrekullueshëm në një mjedis më shumë se familjar, janë nisur në drejtim të Kosovës për të vijuar atje me ceremonitë përkatëse me këtë rast.
A. Ndoja
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
12. Intervista me motër Arta për rininë
Rinia e mijevjeçarit të tretë, një aradhë e re apostujsh, rrënjosur në fjalën e Krishtit.
-Intervistë me motër Arta Suli, Rubik-
Motër Arta, çfarë përcjell mesazhi i Papa Benedikti XVI për Ditën Botërore të Rinisë, i mbajtur në Vatikan, më 22 shkurt 2006, në Festën e Katedrës së Shën Pjetrit Apostull, ndërkohë që një ditë e tillë u organizua në Gjermani gushtin e vitit të kaluar?
Benedikti i XVI u propozon të rinjëve psalmin 118(119) dhe në mënyrë të veçantë një rresht të këtij psalmi: “Fjala jote është dritëz për këmbët e mia, dritë për udhët e mia”. Nga shumë vite tashmë, Ati i Shenjti Gjon Pali i dytë, ka udhëhequr ecjen e të rinjëve me një pjesë biblike. Nën shembullin e tij edhe Benedikti i XVI ka dashur t’u japë të rinjëve të botës një mendim biblik për ta medituar, përpunuar, për ta shpallur, por mbi të gjitha për ta jetuar. Është një ndër psalmet që shpreh dëshirën e njeriut për të qënë i udhëhequr nga Zoti, por në të njëjtën kohë edhe vështirësinë që psalmisti gjen për ta bërë vullnetin e Hyjit. Në fjalët e psalmistit besoj se rigjindet secili prej nesh, por mbi te gjithë gjinden të rinjtë, pasi në këtë psalm flitet për një ecje të brendshme shpirtërore dhe për vetë moshën, entusiazmin dhe energjinë e tyre të rinjtë kanë mundësi të identifikohen.
Papa i propozon konsiderimit të të rinjëve një varg të Psalmit 118 [119]: "Fjala jote është dritëz për këmbët e mia, dritë për udhët e mia" (v. 105), perse pikërisht kjo?
Besoj për arsye të ndryshme...
Shën Gjoni thotë (1,1-5.9-14): “Drita erdhi në botë, por bota nuk e njohu”. Rrezikojmë që të mos e njohim akoma sot pas 2000 vitesh Dritën e vërtetë, Zotin Jezus.
Shoqëria që na rrethon jeton momente të mëdha drite por edhe momente errësire. Shpesh herë, të rinjtë tanë të krishterë rrezikojnë që kjo rrymë errësire t’i përfshijë dhe të bëjë errësirë edhe në ekzistencën e tyre. Ati i Shenjtë, dëshiron t’ju tregojë të rinjëve se si dhe ku mund ta gjejnë dritën për të hedhur hapat aq të rëndësishëm dhe aq delikatë në këtë moshë shumë të bukur, por edhe të rrezikshme, nëse nuk gjejnë Dritën e vërtetë në ecjen e tyre. Është një shprehje, e cila thotë se jo gjithçka që ndriçon është ar, dhe besoj që e njëjta gjë mund të thuhet për të rinjtë, pasi shumë gjëra mund të duket sikur i japin lumturinë e vërtetë të rinjëve, por kjo lumturi është e rrejshme dhe kalimtare. Ja pse nevoja për të qëndruar dhe për t’i lejuar Atit, t’i ndriçojë hapat tanë, pasi Drita është mundësi jete dhe shprese. Sa më shumë jetojmë afër (Dritës- Jezusit), aq më shumë, arrijmë të njohim dobësitë tona dhe mëkatet tona. Sa më afër Dritës qëndrojmë, aq më shumë shohim njollat e shpirtit të bëra nga mëkati. Ashtu sikurse në errësirë është e pamundur të shohim nëse rrobat tona që veshim janë të pastërta apo të pista, kështu pa dritën e Fjalës së Zotit, nuk mund të shihemi dhe të rinjihemi mëkatarë
Propozimi që Papa u bën të rinjëve është pikërisht ky, pasi Fjala e Zotit drejton hapat e tyre, por edhe i udhëheq në rrugën e shenjtërisë. Programi i të rinjëve për jetën duhet të jetë ndërtimi i jetës së tyre mbi Krishtin, ta pranojnë me gëzim Fjalën e tij dhë të kërkojnë t’i zbatojnë mësimet e tija. Të rinjtë tanë kanë përballë tyre sfida mjaft të mëdha si konsumizmi, egoizmi, indiferenca, dhe shumë të tjera dhe pikërisht për këtë që duhet të mësojmë për të qënë të aftë të mbrojmë dhe ta shpallin kudo Ungjillin e Krishtit. Të rinjtë janë një forcë mjaft e madhe në botë por edhe në Kishë dhe pikërisht për këtë Papa Benedikti i XVI ka dashur t’u drejtohet atyre të lejojnë që Zoti t’i ndriçojë në hapat e tyre dhe të bëjnë që kjo dritë të arrijë tek Çdo zemër dhe vetë të rinjtë mund dhe duhet të bëhen përçues të kësaj drite.
Ka një thënie vërtetë interesante të Papës kur njeriu i botës së sotme perceptohet si peng i rrymave të mendimit që edhe pse e mban veten të “lirë”, e bëjnë të humbasë në gabime a në iluzione të ideologjive rravguese, si e komentoni?
Nuk është e lehtë të jesh i krishterë në shoqërinë e sotme, por nëse shohim historinë e Kishës, çdo periudhë ka pasur dritë dhe errësirë, por shoqëria jonë rrezikon të mos e vërejë errësirën, që po i shoqëron dhe kërkon të bëhet pjesë e saj. Një dhuratë mjaft e madhe që ne si përsona njerëzorë kemi, është liria, por mund të mendohet që liria është të bësh çfarë të duash. Ne jemi qënie inteligjente dhe me mjaft aftësi dhe duhet ta lirojmë lirinë tonë, pasi mund të rrezikojmë që liria jonë të kushtëzojë, ose të cënojë lirinë e tjetrit. Konsumizmi, rrezikon të na bëjë skllevër të gjërave materiale, pra me pak fjalë mund të jetojmë për të pasur dhe jo për të qënë. Ne e dimë që gjithçka ekziston në botë është për të na shërbyer ne dhe shpresoj që të mos arrijmë ne të varemi apo të bëhemi skllevër të tyre. Për më tepër, në një realitet ku aborti, divorci, vrasja, shfrytëzimi i vajzave dhe i fëmijëve janë plagë të shoqërisë sonë, rrezikon që të trazojnë edhe shpirtrat e të rinjëve tanë, pasi për vetë faktin që aborti është e lejueshmë nga ligji, duket si një e drejtë e personit për të vendosur nëse pranohet një jetë, apo jo. Fëmija është një dhuratë e Zotit dhe e drejta e çdo qënie njerëzorë është pikërisht e drejta e jetës edhe pse e pafajshme i pengohet e drejta themelore, pra jeta. Papa ju drejtohet të rinjëve: “ju nxis të krijoni familjaritet me Biblën, ta mbani afër, të jetë busull për ju”, por më tej u kërkon të bëhen dhe zbatues të fjalës e jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten dhe “ta ndërtoni jetën mbi Krishtin”, është kjo një lloj sjellje në vëmendje të të rinjëve të mijevjeçarit të tretë, një aradhë të re apostujsh të rrënjosur në fjalën e Krishtit.
Dhe së fundi, cili është angazhimi shpirtëror i të rinjëve të dioqezës sonë, impenjimi i tyre qoftë në këtë Pashkë, por dhe në pritje të Ditës Botërore të Rinisë?
Jemi në zemrën e fesë katolike, të paktën kështu e kam njohur para se të vija të shërbeja në Mirditë. Angazhimi shpirtëror i të rinjëve nuk mund të themi që është i shkëlqyer, dhe në një farë mënyre është pak shqetësues. Ka plot të rinjë që njohim, që thonë se janë të krishterë, por që nuk janë akoma të pagëzuar. Besimi nuk është diçka që është brenda nesh si gjaku që prindërit na kanë dhënë dhe qëndron aty, por është një farë e vogël që duhet pranuar dhe rritur.
Eshte një pjesë mjaft e vogël në krahasim me të rinjtë që gjinden në Dioqezën tonë që duket se po bejne një ecje, por edhe kjo pjesë nuk është në nivelin e duhur, sot që kanë kaluar 15 vitë ku besimi po kërkohet të përçohet në çdo mënyrë. Të rinjtë tanë, duhet të angazhohen më tepër për të qënë dritë dhe kripë ashtu sië na ka kërkuar Jezusi të jemi.
Gj.M
-------------------------------------------------------------------------------------------------
13. Historik i një PTT-je
Historia 70 vjeçare e Zyrës së PTT-së në Rubik
RUBIK. Nderlidhja ne Rubik u ngrit kryesisht per qellim komunikimi te minieres me sipermarresit e tyre me jashte vendit. Fillimisht është punuar me telefon të thjeshtë nga ato të modeleve të asaj kohe, por që telefoni kishte dhe ne galeritë kryesore në minierë. Kur duhej bërë bisedë telefonike me eprorët e tyre fijet e telefonit lidheshin në linjën kryesore e cila kishte komunikim me Milotin sepse Miloti ka qenë nyje lidhëse për shumë kohë deri para pak vitesh. Rastet e tjera kur kishim nevojë të kontaktonim me galeritë, ky telefon shkëputej për pak kohë dhe bëhej komunikim. Në atë kohë nuk kishte përparuar dhe aq shërbimi telegrafik në vendin tonë.
Pas kalimit të pronës së sipërmarrësit italian në pronë shtetërore për nevojat e e komunikimit u gjetën dhe aparate të tjera telefonike duke arritur dhe ne centrale me dhjetë numra me qëllim që të mos kishte nevojë lëvizja e fijeve por që të komunikohej edhe me galeritë si dhe me qendrën. Kushdo që i mban mend zyrat e drejtorise së uzinës dhe metalurgjisë, pranë repartit të metalurgjisë, shikon sot godinën e parë të PTT-së Rubik dhe që aktualisht në të banon familja e Zef Vigu ( Marku ). Në këtë zyrë fillimisht filluan të kryhen edhe shumë shërbime të tjera. Për t’i njohur këto shërbime dega e PTT-se Mirditë komunikoj me atë të Shkodrës në të cilën u dërguan njerëz për kualifikim. Në fillim në këtë zyrë punuan Mark Përgega si punonjës i shërbimit por që më vonë do të merrte nga punonjësit e Shkodrës zyrën e PTT-së ne ngarkim si dhe Pjetër Melyshi dhe Gjet Nikolli si mirëmbajtës të linjës telefonike që funksiononte nga Miloti në Shpal ku ishte dhe qendra e rrethit ( viti 1949 ). Në këtë zyrë filluan të kryhen të gjithë shërbimet si ajo e postës së letrave, ajo e kolipostës, mandapostes biles edhe veprimet bankare, duke përfshirë dhe shërbimin telefonik deri dhe me thirrje të planizuara me qëllim që dhe punëtorët e kësaj miniere të flisnin me familjet e tyre. Në shërbimin postar, mandaposte, kolipostar dhe të bankës në fillim ka punuar Bardhok Ndreka dhe për disa kohë dhe Mark Kola në shërbimin telefonik e telegrafik. Mbas këtyre në këto shërbime por edhe si drejtues kanë punuar Neta Baca, Ica Zeneli, Drane Lushi, Pal Paloka, dhe ndonjë tjetër. U bë si u bë dhe në vitin 1965 u gjetën disa fonde nga drejtoria e Ndemarrjes dhe u kalua ne godinë te re ku sherbimi u bë më i lehtë dhe i mundshëm. Përveç shërbimeve të mësipërme u bë e mundur të bëheshin pajtimet në organet e shtypit dhe shpërndarja e tij në repartet e ndërmarrjes dhe nëpër qytet si dhe në fshatrat. Në fillim telegrafistë në krye të zyrës ka punuar Zilie Beqari . Tani në këtë zyrë nuk ishte nevoja të vinin specialistë nga rrethet e tjera, edhe ata fillërojtës që ishin shkuan në Rrëshen pasi këtu erdhën fillërojtës të rinj dhe mjaft të pasionuar siç ishin Preng Prenga e Pal Kola të cilët i kishin të ndara linjat: njëriri Rubik -Milot dhe tjetri Rubik -Rreshen. Në shërbimin telefonik në central kanë punuar Gjela Sulejmani, Prena Pepkola e ndonjë tjetër që për momentin nuk po më kujtohet si dhe Florinda Bushi. Në shërbimin e shpërndarjes së shtypit, telegrameve dhe letrave për një periudhë të madhe ka punuar Ndrec Preng Doda për të dy zonat. Shërbimet erdhën gjithnjë duke u shtuar, u shtuan pajtimet në shtyp, u zgjerua shërbimi telegrafik pasi u shtua uzina , qe zgjeruar dhe ndërmarrja gjeologjike, N. F.P. Megjithëse Miniera tashmë prodhonte më pak, por u ngrit Uzina e rafinerimit dhe Përpunimit të bakrit, e cila kishte shumë punëtorë. Meqenëse u ngritën kooperativat bujqësore dhe më vonë u bë dhe bashkimi i tyre, lindi nevoja e futjes së këtij shërbimi edhe në këto kooperativa. Në vitin 1976 me vendim qeverie u vendosën zyrat e PTT-së në qendrat e kooperativave dhe konkretisht në Fierzë dhe në Munaz me kryetarë zyre z. Gjyste Trumshi në Fierzë dhe Preng Nikoll Gega në Munaz ku kryheshin të gjitha shërbimet përkatëse dhe që kanë funksionuar deri me prishjen e kooperativave. Për mirëmbajtjen e linjave telefonike te këtyre fshatrave u morën në punë fillërojtës të tjerë siç ishin Llesh Medha për zonën Munaz dhe Pjetër Ndoj për zonën Fierzë. Në vitin 1976 emërohet kryetar zyre Pjetër Buba. Në vitin 1986 nis hekurudha Milot -Rreshen - Klos nga ku përfshihej krejt zona jone që nga Limaj-Skuraj deri në Rrëshen. Si zyrë ramë në vështirësi pasi erdhën shumë aksionistë nga të gjithë rrethet dhe ne nuk e mbulonim dot shërbimin që kërkohej. Kështu që komunikuam me zonjën Dava Tusha, drejtore e PTT-së Rreshen, i cili komunikoj me Ministrinë përkatëse që të kishim shtesë në organikë të cilën e miratoj drejtoria e përgjithëshme e PTT-ve. Si rrjedhoje u shtuan dy sportele, njëri në Arishtë ku u punësua Dava Buba dhe Martin Përleka dhe tjetri ne Shqezë ( Rrethi i eper ) ku u punësua Ana Zefi dhe Arben Doda.
U arrit që në Rubik të vendosej linjë direkt me Tiranën, e cila me planifikim me lajmthirrje na bënte të mundur kryerjen e kërkesave, që paraqiteshin në sektorët e hekurudhës. Si fillërojtës për mirëmbajtjen e linjave u punësua Llesh Frroku, ndersa për shërbimin madapostar, postar etj., u punësua Roza Bardhi ndërsa Dava Cani për sektorin e shpërndarjes së telegrameve dhe shtypit si dhe Davita Përlala. Në zyrën e PTT-së në Rubik kanë punuar si punonjës Zenepe Shehu (Babaj), Ylvije Strazimiri, Violeta Curri, Liza Ndreca, Roza Ndoj, Marjana Prendi, etj ku disa prej tyre vazhdojnë edhe sot të shërbejnë në këtë zyrë. Ndersa si shperndarëse ka punuar edhe Liza Zefi. Në vitin 1988 pas disa vitesh kryetar zyre kthehet Mark Përgega. Puna tashmë në këtë kohë kishte normalitet ndonëse sektori i shpërndarjes ishte mjaft i ngarkuar ku kishte raste të shpërndaheshin deri 100 telegrame, lajmëthirrje në ditë. Kështu që në detyrën e telegrafistit u caktua Pjetër BUBA dhe krahas tij edhe Teuta Nikolli. Në fillimet e demokracisë krahas shkatërrimeve që ju bënë ekonomisë në tërësi as ky sektor nuk i shpëtoj këtij fenomeni, ku u dëmtuan pothuajse të gjitha linjat dhe u vodh teli pasi ishte tel bakri dhe shitej. Mbaj mend një rast në vitin 1997 persona nga Miloti po rrembenin me thasë telin ku njeri ishte roje me pushkë, ose kur fillërojtësi ishte në majë të shtyllës duke lidhur telat qëllohej në drejtim të tij me automatik. Në vitin 1993 në vend të Mark Përgegës kryetar zyre emërohet zoti Preng Prenga, një specialist mjaft i mirë për teknikën i cili e kreu këtë detyrë deri në vitin 1998 ku në vend të tij u emërua zoti Llesh Medha një person mjaft i përshtatshëm në fushën administrative dhe organizative. Kapaciteti i centralit ka ardhur duke u rritur. Në fillim ishte një central me 10 numra ka arritur deri ne 200 numra ku në to nga 4 telefona që ka patur në familje në vitin 1976 u arrit për një kohë të shkurtër deri në 60 numra kurse në ndërmarrjet ekonomike pothuajse në cdo zyrë. Para se të lidheshin telefonat e uzinës me centralin tonë atje kishte 15 telefona që me anë të një linje komunikonin nëpërmjet centralit Rubik. Nga kontaktet dhe ankesat që krijoheshin pasi shumë herë linja ishte e zënë u bë e mundur të instalohej linja me 30 kopje në gjithë repartin e uzinës kështu që u suprimua centrali i uzinës ku punonte Keze Zema por që tani komunikohej direkt. Shërbimi telefonik dhe sherbimi tjeter kryhej nga centrali i Rubikut. Kohët e fundit është vendosur një kontenier me kapacitet 500 numrash për ndërlidhjen brenda perbrenda qytetit. Është e domosdoshme të futemi në sistemin ndërkombëtar. Shërbimi telefonik është përmirësuar kur në qytet janë vendosur dhe kartëfona. Në vitet e para të pluralizmit lindi nevoja të ndahej shërbimi postar nga ai telefonik Në këtë shërbim ka punuar Dava Lazri ndonëse ishte kryetare zyre në Munaz apo Dava Buba në Fierzë, ato u caktuan me sherbimin postar bashkë me Dila Dushin. Shërbimi postar bën edhe kryerjen e pagesave të pensionistëve, arkëton të ardhurat nga shërbimi i albtelekomit por edhe detyra të tjera funksionale. Kjo zyrë për Rubikun është me 1 punonjës që vazhdon ta kryejë Dava Lazri ndërsa si kryetar zyre i Albtelekomit vazhdon të jetë Llesh Medha.
Në këto pak rreshta u përpoqa të paraqes një historik të shkurtër për zyrën e PTT-se Rubik, për njerëzit dhe teknikën, për hallet dhe problemet që ka patur kjo zyrë gjatë funksionimit të saj prej 70 vitesh.
Pjetër BUBA
----------------------------------------------------------------------------------------------------
14. Profil i Gjon Mark Ndojt
Gjon Mark Ndoj, emblema e vuajtjes njerëzore
Pasaporta:
Lindur në Orosh, Mirditë 1928.
Shkollën fillore e kreu në konviktin e Oroshit, më pas vijon liceun françeskan “Iliricum” në Shkodër.
Mësues në Rrëshen, arrestohet me 14 qershor 1946. Dënohet dhe vuan burgun për 17 vite, nga këta 10 vite në burgun e Burrelit.
Burgu nuk ia përkul ashtin e krijimtarisë, shkruan poezi, novela, tregime. Gjithashtu dhe tri drama me dy akte, kushtuar Mujo Ulqinakut. Historinë e Diplomacisë (frëngjisht) dhe Histori e Europës Moderne (pjesë kryesore). Punime këto të gjykuara në burg nga njerëz të njohur të letrave si P. Meshkalla, A. Pipa, K.Kokoshi, Ëngjëll e Kel Çoba, Gac Çuni etj. Të gjitha këto punime mbetën ose iu sekuestruan në burgun e Burrelit.
Bashkëautor në librin “Mirdita (artikuj e studime)” dhe Konkakt Poetik 1998
Botime të tij: Kardinal Ahuni, Ndëshkimi i Pafajësisë, Davida e Kulakut (tregime e novela); Luftëtarë mirditas të lirisë.
Në dorëshkrim një ditar i mbajtur në vitin 1981 për ngjarjet në Shqipëri e Kosovë ato vite.
Prej vitit 1901 drejtues i Shoqatës të të persekutuarve politikë, dega Mirditë.
Ka qenë gjithnjë antar i Këshillit Kombëtar të kësaj shoqate. Dhe personi që ka kundërshtuar me forcë përçarjen e kësaj shoqate.
Vdiç duke shkruar, atë ditë që iu botua dhe libri i tij në formën e memuarit “S’mujta me e ndal kohën” (kujtime nga burgu)
“S’mujta me e ndal kohën”
-Kur u shua miku ynë i heshtur -
Kurrë nuk e kisha menduar se mund të ikte ashtu papritur. Ndonëse qe 78 vjeç; ndonëse kishte kaluar 17 vite në burgun politik më famëkeq atë të Burrelit e vende të tjera, dhe ishte arrestuar në moshë fare të re, ku fotoja shoqëruese e këtij shkrimi, e tregon vetëm një javë para se t’i viheshin prangat, dhe falë këtij salvimi të pashoq, postburgu i kishte falur dhe mundimin tjetër njerëzor atij djaloshi te hijshëm, kërrusjen, dhe po pak vite më vonë (2001) duke marrë shtypin e përditshëm një ditë të acartë dimri, rrëzohet dhe paralizohet në shtrat për 5 vite, por sërish shpirti i tij stoik, nuk e linte rehat të shkruante papushim. Jetimin njëvjeçar, kur e la i ati, duket se e ndoqi fati i keq dhe stërmundimi si prej Jezu Krishti me gurët e Sizifit në shpinën e kërrusur tërë jetën e tij, deri në ditën e vdekjes.
Më është dhënë rasti ta intervistoj për televizionin lokal para 5 vitesh në shtratin e ndenjes së përditshme, ndërsa kisha parë si askund një shpirt qëndrese të paimagjinuar. Kishte thyerje në mes, kocka kurrë nuk iu ngjit, por kurrë nuk ankohej. Gjëja më e shumtë që kërkonte ishte që njerëzit e letrave t’i shkonin sa më shpesh aty tek krevati ku rrinte shtrirë. Kënaqej kur shkonim grup shokësh, dhe kur e sajdisnim me ndonjë haber të ri për gazetën tonë lokale apo librat e rinj të autorëve vendas; interesohej për çdo libër të ri që dilte. Lexonte ditë-natë, sepse ai njeri shumë pak flinte, dhimbja nuk e linte dhe “ilaçin” shërues e gjente tek libri, të shkruarit e papushim. Kishte prodhuar nga duart e tij disa libra, madje edhe kur qe i shtrirë në krevat. Poshtë krevatit mbante valixhe të tëra me dorëshkrime. Një shkrim kaq i imtë, në radhë kaq të ngushtuara, një ves i kohës së burgut kur një fletë vlente sa një fletore për krijimtarinë e tij në tregime, novela e poezi etj.
Libri i fundit ishte i tipit memuar, një libër me kujtime nga burgu.
Ndue Dedaj, ndër të tjera më kishte lënë detyrën që t’i bëja kopertinën dhe kjo ishte dëshira e tij. Gjithçka e ndodhur para pesë ditësh, ndërkohë që libri kishte mbaruar së shtypuri në GEER në Tiranë, pritej vetëm kopertina. Një pasdite biseduam me të tek krevati i tij, ashtu i shtrirë. M’u duk se ishte më mirë, ndonëse fizionominë e fytyrës dhe atë të shtatit të tij e përcaktonte vetëm kocka dhe lëkura, qëkurse ishte në burg dhe kur doli prej andej. I thashë “qenke më mirë”! Po,- më tha, megjithëse nuk deshi të tregonte se kishte një dhimbje të madhe në mushkëri. Pas 78 vitesh sakrifica, mundimi në qelitë e errëta me lagështi, me myk e të lerosura në burg, me sa dukej kishte ardhur koha e mykozimit të plotë të mushkërive, dhe ato po e linin tashmë. Ndonëse e kishte dërguar librin për botim, vazhdonte të shkruante papushim, ditë-natë, me sa duket e parandjente këtë. Pas bisedës së parë ramë dakort për kopertinën, donte foton e bërë një javë para se të burgosej, ka qenë vetëm 18 vjeç, dhe në anën e pasme një foto që ia kisha bërë duke shkruar po këtë libër në krevat.
Të nesërmen isha tek shtypshkronja për të gjetur disa variante të kopertinës. Fillimisht menduam një ngjyrë blu dhe portretin e plotë, më pastaj e kthyem në kafe dhe me një portret që vinte në sfond. Gjithçka që kujtonte rininë, burgun, dhimbjen njerëzore dhe atë që shprehte vetë titulli i librit “S’mujta me e ndal kohën”...
Pasi ia solla bocën në mbrëmje tek koka e krevatit, qe i kënaqur me variantin, ndërsa meraku më hante për një speciale televizive në TV A1, gjë që ma kishin rekomanduar dhe të redaksisë së informacionit. Kur ia thashë këtë tregoj gatishmëri, do të filmoja dhe tek burgu i Burrelit, Spaçit a gjetkë, ndërsa për herë të parë provoj para syve të mij të ngrihej në paterica duke më dhënë fjalën se sapo të shtyhej dhe ca pranvera, do të dilte në një lëndinë aty afër për të biseduar shkoqur rreth historisë së tij. Donte liri ai shpirt i salvuar, dhe intervista në krevat, do të ishte si në një burg. Eci ca metra ashtu ngadalë me çapitje, por u ankua nga mushkëria...
Ndërsa mendonim një promovim dinjitoz të këtij libri me historinë dramatike të një njeriu si ai, krejt paptitur ra lajmi se Gjon Mark Ndoj kishte vdekur. Krejt ashtu papritur dhe në heshtje, si i heshtur që ishte ai. I heshtur kur e la i ati jetim, kur e burgosën, kur e nxorën nga burgu dhe kreu punë të rëndomta, kur e survejonin, kur erdhi demokracia dhe urrejtja nuk i lexohej askund këtij martiri të gjymtuar nga pesha e vuajtjes, e as kur për tetë vite pushteti socialist ia hoqi nga puna një e nga një fëmijët e çfarë kishte në rrethin e vet, por edhe pas 3 korrikut kur pushteti demokrat as që u interesua për fatin e tij dhe të familjes, dhe ai iku ashtu në heshtje pa trazuar njeri.
Por iku pikërisht atë ditë që kishte dalë libri i tij “S’mujta me e ndal kohën”. I miri botues Gjon Jaku, ia solli librin pikërisht sot në ditën e varrimit. Janë 350 fletë libri të shkruara në “gegë”, dëshmi autentike të një të vuajturi politik, që na e la i heshturi “lal Gjoni”, siç ishte mësuar ta thërriste gjithë Mirdita, janë 350 fletë akuza për një regjim të përbindshëm, por dhe një përmendore sfide të një orakulli të pazakontë si ai.
Gjergj Marku
Post mortum
Të nderuar pjesëmarrës,
Në këtë ditë-morte sot ndahemi nga i ndjeri Gjon Mark Ndoj, por në ndjesinë tonë do të jetojë përjetësisht. Qëndresa, intelekti, kurajo, vuajtja e burgu, formësuan karakterin e tij të veçantë. Një personalitet i padiskutueshëm i kultivuar në një kalvar të gjatë vuajtjesh e persekucionesh.
Për ne që e kemi njohur e jetuar me të, në burgjet komuniste, është sinonim i fisnikut, shëmbëllim i ndershmërisë së një murgu e model i Presidencës Kristiane. Ishte një rreze shprese e pikë referimi për shokët e burgut, por dhe një prijës i devotshëm në lëvizjen demokratike të pas viteve ’90.
Mënyra e komunikimit dhe thellësia e mendimit argumentues që zotëronte qe protagoniste në fitoren e bujshme të marsit 1992 e për rrjedhojë Presidenti Sali Berisha e dekoron me titullin “Pishtar i Demokracisë”.
Gjoni ishte dhe njeri i letrave. Jemi njohur me katër librat e tij, një krijimtari e spikatur në librin artistik, monografik e historik. Një libër njeh dreitën e botimit në ditën e vdekjes së tij, Zoti ndoshta ka dashur t’ia zbusë ditë-morten duke i dërguar nga qielli këtë dhuratë si vlerë të talentit.
Gjon Mark Ndoj është themeluesi dhe drejtuesi i shoqatës të të përndjekurve politikë të Mirditës. Nën drejtimin e tij shoqata u bë ashti i forcave të djathta dhe arritjet qenë të dukshme. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e tyre më të dashur, shoqata prijësin e saj, Partia Demokratyike aleatin, shkrimtarët kolegun, e ne të gjithë modelin e virtytit.
I përjetshëm kujtimi i tij!
Gjon Nikollë Deda
Lek Shtija
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Pushteti vendor. Intervista
10 pyetje për kryebashkiakun e Rrëshenit Preng Toma
1. Pyetje: Zoti Toma së pari do t’u uroj mirëseardhjen e drejtpërdrejtë në faqet e gazetës “Mirdita”; a krijon një lloj afeksioni tek ju kur bashkëbisedoni me një shtyp lokal?
Përgjigje: Se pari ju falenderoj per ftesen ne bashkebisedimin me gazeten “MIRDITA” e nepermjet saj me gjithe mjedisin mirditore e me gjere. E them pa kompliment qe ndjehesh krenar qe jo vetem brenda vendit por dhe jashte tij nepermjet internetit deri edhe ne Ameriken e larget njihesh me informacionet e kesaj gazete.
Duke ju pergjigjur pyetjes tuaj per afeksion ndaj kesaj gazete une mendoj se e kam shprehur dhe here te tjera se eshte nje ze me shume, nje sy me shume, nje vlere e madhe e shkruar per te biseduar me gjithe njerëzit qe e duan ‘MIRDITEN”, ndaj dhe gazeta me emrin e vendlinjes sonë të përbashkët nganjehere zgjon dhe ata qe nuk duan ta degjojne apo ta lexojne. E çmoj gjeografine e |