Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net

TITUJT E GAZETËS

  Shkurt 2006

  Prill 2006

 Nëntor 2006

  

 

  

 

 

  

 

  

 

  

 

 

 

 

 

  

  Faqe Kryesore


KËRKIM

 

Bashkëpunoni me gazetën, kontaktoni në adresën: gazetamirdita@mirditaonline.net


 

1. Editorial…….Gazeta Mirdita ishte, apo dhe do të jetë?!...

-Nga Ndue Dedaj-

Është nëntor, ka vetëm disa muaj që nuk ka dalë gazeta dhe njerëzit pyesin: Ku humbi “Mirdita”, qemë mësuar me të... A do të dalë përsëri?... Nuk janë vetëm ata që shkruajnë, po një pafundësi njerëzish, që duan të informohen. Kështu ndodh me gjërat që i ke po nuk ua di vlerën përsa kohë i ke. Gazeta nuk është stoli, as thjesht nderi i botuesit të saj, apo i një stafi bashkëpunues për nxjerrjen e saj. Gazeta vjen një ditë e bëhet e të gjithëve, siç dhe ndodhi me “Mirditën”. Mjafton të kujtosh kremtimin e pesëvjetorit të saj, kur salla e pallatit të kulturës Rrëshen u mbush plot, pa ftesa, se gazeta vetë kishte qenë “ftesa” për të folur, ftesa e të gjithëve dhe për të gjithë...
Por ndoshta, kështu, nga shpërfillja jonë për gjërat që i kemi, do të na humbasin dhe vlera të tjera të krijuara me shumë idealitet e mundim, shenjë se ende nuk po përshkohemi nga ndjeshmëria e duhur qytetare, komunitare... Do të na rrëshqasë kësisoj nga duart pa e kuptuar dhe vetë Mirdita, jo gazeta, po krahina, toka, nderi dhe krenaria jonë! Fundja një gazetë është një nga simbolet e një vendi, dhe kur nisin e bien simbolet, si për indiferencën tonë, nuk dihet se ç’vjen në vend të tyre. Në mos shkretia, braktisja, harresa... Pse po “prishemi” dhe me traditën e re të sapokrijuar? Kështu, do të mbetemi gjithëhere prish e ndriç çatinë e shtëpisë, dhe gjithmonë nën shi (?)... Apo as në shi, as në diell (!) Pastaj do të kthehemi ta kërkojmë shkakun gjithmonë diku jashtë vetes... gjomarkajt... zogolli... komunizmi... tranzicioni...
Aty, në Gazetë, sikur ishim të gjithë bashkë, me punët e përditshme, me ëndrrën për të shkuar përpara. Tani që na mungon kemi filluar të kërkojmë veten atje, më pak se të tjerët natyrisht ata që shkruajnë aty. Kemi lënë ndër ato fletë një pjesë të biografisë së përbashkët. Na duhet ajo. Gazeta është promovim i kulturës, bisnesit, projekteve apo individëve konkurues, që shpesh i kanë shkëputur fletët e saj dhe i kanë vënë në dosjet e tyre personale, dhe ndërkaq e kanë harruar atë... sidomos faktin (publik) se ajo duhet të dalë sërish.
Miq, e kemi e s’e kemi traditën e Pashkruar të shekujve. Por nuk do t’na falet ta vetëhumbasim pak nga pak, me indiferencën tonë, dhe traditën, relativisht të re, atë të Shkruar! Nuk mjafton më idealiteti i një gazetari, shkrimtari a studiuesi apo vetëm i disa të tillëve në nisma botimesh...

 

 

2. Profil-bisnesmeni............

Bardhok Jushi: do t’i shtoj 210 apartamente qytetit tonë
Në pamje të parë “aventurier”, kur mendon sesi mund të ndërtosh pallate në Rrëshen. Por duket se guximi shpërblehet. Në fakt ka qenë njeri i guximit, inisiativës së lirë, kërkues ndaj vetes, gjithnjë i kanë pëlqyer “gjërat e para”, që nga juristi, avokati, ndërtuesi, pse jo në pak kohë, jo thjeshtë për aventurë, edhe politikani, atëherë kur kishte nevojë për guxim.
I pëlqen të “lundrojë” në botën ligjore dhe atë të ndërtimit, dy fusha fort të lidhura, siç thotë ai. Në fakt dy botë që i shkojnë për shtat karakterit të tij, guximit, qëndrueshmërisë, vizionit menaxhues. Të ndërtojë në krahinën e tij, më shumë se biznes, duket se e ka kthyer në hobi kënaqësie. Mendon për Rrëshenin e 2025 dhe për këtë po përgatitet për planin strategjik urban të tij.
Ndër të tjera, e nisim këtë profil pas disa muaj mungese në tregun e shtypit të gazetës “Mirdita”, sepse dhe ai qe i gatshëm për të qenë sponsor i këtij numri, duke i bërë thirrje dhe bisnesmenëve të tjerë, të bëjnë të njëjtën gjë, për të ecur krah për krah këta dy faktorë të rëndësishëm për jetën ekonomike dhe sociale të Mirditës sonë të dashur.
Ky person quhet Bardhok Jushi. Ka dhënë një intervistë interesante dhe të përmbajtur. Le ta ndjekim atë.

Pasaportë:
Lindi në Kodër Rrëshen në 1951
Banues në Tiranë
1970 - Mbaron shkollën e mesme me nota të shkëlqyera, shkolla tregtare në Vlorë, dega kontabilitet.
Fillon punë si llogaritar i parë në tregti
Ekonomist pranë këshillit të BP Mirditë (deri në 1981)
Sekretar në gjykatën e Mirditës
1981 - nis shkollën e lartë, dega juridik. Mbaron me mesatare të lartë në 1984.
Emërohet këshilltar ligjor në gjykatën e Sarandës
1987-gjyqtar në Gramsh
1 nëntor 1990, avokat i parë në Mirditë.
1994-1996 jurist me formimin e prefekturës Lezhë.
1995- formon shoqërinë ndërtimore “Jushi sh.p.k”
Kandidon në zgjedhjet e marsit 1991 si kandidat për deputet i PD-së.
1992-1996, këshilltar dhe kryetar i komisionit juridik këshilli bashkiak Rrëshen
Drejtues i shoqërisë ndërtimore “Jushi sh.p.k”

Intervista

Zoti Jushi, ju uroj që erdhët në faqet e gazetës “Mirdita”, duket se keni një lloj lidhjeje?

Po, me Mirditën në përgjithësi, dhe meqë kjo gazetë modeste por shembull për nga mënyra e këndvështrimit të gjërave për trevën tonë, më fton në rinisje të saj, është veçse sadisfaksion për mua. Duket sikur kemi vërtetë një lidhje shpirtërore dhe jo thjeshtë personalisht me ju si botues, por si dy institucione mendoj prosperuese për Mirditën biznes-media.

Atëhere në këtë këndvështrim le të bëjmë dhe bisedën tonë. Natyrisht duke u shtyrë pak në retrospektivë, duket sikur keni ca “kapërcime” interesante në bekgraundin tuaj si biznesmen dhe si avokat?

Duhet të them se janë dy gjëra shumë të lidhura, si puna e vëllezërve siamezë, ato plotësojnë harmonishëm njëra tjetrin. Kam mbaruar shkollën tregtare në Vlorë me një histori të vjetër (u themelua në vitin 1922), shkollë shumë cilësore.

Atëhere përse nuk vazhduat atë linjë, por iu atashuat avokatit?

Sepse edhe kjo më pëlqente shumë, thashë për ndërlidhjen që kanë në mes tyre.

Dhe vini si “avokat i parë” në Mirditë, përse?

Ashtu është, më 1 nëntor 1990 sapo u instalua institucioni i avokatisë në Shqqipëri kisha një ngacmim të brendshëm për t’u bërë si i tillë. Do të thuash përse? Unë kam qenë në gjyqësor dhe e kam kuptuar mirë sesa padrejtësi kishte në kohën e diktaturës në dhënien e drejtësisë. Ndonëse kurrë nuk më ka rënë rasti të jap dënime politike, të gjithë kishim frikë, edhe ne gjyqtarët kur vinte puna për të tilla çështje. Ishte një tmerr i vërtetë sesi njerëzit dënoheshim në copëza inskenimesh në dëshmi dhe pretenca të ndërtuara mbi fantazi dhe dëshmi të rreme.
Nga ana tjetër avokatët, edhe nga sa kisha lexuar, në botën perendimore qëndrojnë në rrethin e elitës së një vendi, kjo më ka pëlqyer gjithnjë.

Thonë se jeni treguar gjithnjë mjeshtër i çështjeve civile?

Mbase nuk ka nevojë për cilësime, por përgjithësisht kam punuar me këto cështje. Më duket një “botë ligjore” shumë e larmishme, ndonëse kërkon shumë punë, studim dhe lundrim nëpër “xhunglën” e ligjeve. Kam studiuar shumë për të garantuar fitimin e çështjeve sado të vështira të ishin ato, dhe përgjithësisht kam fituar. Por nuk kam preferuar të marr çështje të tilla kur e drejta nuk ka qenë me dikënd, për të përdorur allishverishe dhe për t’i fituar ato.

Dmth, dhe çështje me kriminelë?

Duhet përcaktuar pak termi, “kriminelë të dyshuar”, më saktë. Jo nuk kam dashur kurrë të tilla çështje dhe aq më tepër në Mirditë, kur e shikoja se nuk kishin të drejtë, këtë ua kam thënë dhe vetë atyre apo të afërmëve të tyre.

Kur themi se ju pëlqejnë “gjërat e para”, dmth dhe të provuarit e kandidimit në mars 1991 ishte për ju si një aventurë e parë në politikë?

Nuk mund të them krejtësisht kështu. Kam qenë i prirur ndaj lirisë, mungesa e saj më zinte frymën, ndaj  kur erdhën proçeset demokratike, nuk ngopesha me ajrin e lirisë, ndaj dhe përkraha forcën opozitare të asaj kohe e në vazhdim, dhe rasti konkret ishte kandidimi im në fushatën e 31 marsit si kandidat për deputet në një zonë të Mirditës. Humba?! Natyrisht që po, e ndjeja se kishte një trysni, një si frikë tek njerëzit. Unë e kuptoja sapo dilnin njerëzit nga qendrat e votimit se kush kishte votuar për PD-në, ata dilnin pa pikë gjaku nga qendra e votimit! Gjithsesi nuk ka qenë një humbje e madhe se nuk fitova, isha avokat dhe do të vazhdoja në këtë udhë deri në 1994, më pastaj jurist në prefekturë për dy vite.

Pse u largove prej andej, kur mund të ndiqje karrierën politike?

Nuk më pëlqen të vegjetoj në një vend me një rrogë shteti, ngacmohem për të prodhuar dhe aplikuar ide. Ç’do të bëja unë me 170 mijë lekë të vjetra në Lezhë, dhe për më tepër që nuk mund t’i ndyja duart në afera dhe korrupsion. Me pëlqen të lëviz dhe natyrisht të fitoj, pa patur frikë të kthej kokën prapa, dhe për këtë ndjehem shumë i qetë.

Kjo qe arsyeja që e nise biznesin?

Po, ka qenë viti 1995 kur krijuam firmën private ndërtuese “Jushi sh.p.k”, në 1996 mora një leje për pallat në një truall që e kisha blerë me të gjitha letrat në rregull, por rrodhi 1997 dhe ngeli pa u bërë. Kështu deri në 2001. Punova thjeshtë si avokat. Më 2001 e rinovova lejen e ndërtimit, bëra projektin për një pallat 7 katësh në Shëngjin me rreth 2500 m2, me 20 apartamente dhe 800 m2 ambiente shërbimi. Pastaj bleva dhe truallin tjetër ku ndërtova një pallat 9 kat (4000 m2, 26 apartamente 2+1, dhe 300 m2 dyqane). Të dy këto pallate u ndërtuan në kushte të larta sigurie dhe cilësore, më komponentë modern në ndërtim dhe paraqitje të hijshme. Madje disa prej hyrjeve këtu janë blerë nga të huaj (anglezë).

Përse zgjodhët pikërisht biznesin e ndërtimit?

Duke qenë i arsimuar, nuk kam ecur kuturu në këtë fushë, madje i jam arsyetuar gjendjes globale. Shtetet e zhvilluara, nëse i vëmë re, i adresohen shumë insdustrisë së rëndë, minierave, ndërtimit të makinave etj, industri që e japin fitimin pas shumë vitesh por të garantuar, ndërsa në një vend si puna jonë, u jepet rëndësi industrisë së lehtë, asaj ushqimore dhe bujqësisë, aty ku fitimet vijnë më shpejt, thuajse brenda një viti.
Kështu ngjet dhe më ndërtimin. Është një biznes që fillon e mbaron brenda vitit ose më e shumta në 18 muaj. Ka një normë fitimi momentalisht më të lartë se bisneset e tjera, është biznes krejt i pastër, por që kërkon korrektesë nëse don të vazhdosh më tutje.

Ju jeni nga ata ndërtues “me një karrocë dore” apo...?!

Nuk e di si mund të jem i tillë, kur kam dhënë prova për të kundërtën. Në biznese të tilla mbijetojnë ata që kanë disa cilësi të veçanta në këtë fushë; korrektesën në mardhëniet me të tjerët, kulturë dhe aftësi menaxhimi, karakter të qëndrueshëm, vizionin e nevojshëm dhe që krijojnë besim. Them se jam munduar t’i kem dhe t’i përsos këto cilësi. Është kjo arsyeja që pallatet janë pronetuar që në ndërtim, kanë blerë nga to dhe të huaj, kur dihet se Shëngjini ka shumë ndërtime; dy banka serioze janë vendosur atje në mjediset tona, etj.

Ç’mund të thuhet për projeket që aplikoni ju në ndërtim?

Është një nga kërkesat tona të rrepta për projekte serioze, të hijshme dhe të sigurta. Ne bashkëpunojmë me një kompani shumë të njohur në Lugano të Zvicrës “Mabetex” dhe inxhinieri projektues quhet Moisi Baruti, është tepër i zoti.
Psh, po të marrim sistemin e sigurisë sizmike, çdo gjë e kalkulon në kompjuter dhe ne u përmbahemi parametrave të ndërtimit. Për kuriozitet, nëse Mirdita bën pjesë në një zonë sizmike me 7 ballë, ne po e ndërtojmë pallatin me një siguri 8,5 ballë; apo në Lezhë ku zona sizmike përfshihet në 8 ballë, pallatet janë ndërtuar për më shumë, etj. Ndonëse kjo gjë na e shton koston shumë, ne u krijojmë siguri të lartë klientëve tanë. Punojmë me beton markë 250, sot e hedhim betonin me 70 euro/m2, ky është dhe çmimi më i lartë në tregun e ndërtimit sot.

Atëhere si fitoni?

Duhet patur parasysh një gjë, biznesi i ndërtimit është biznes bashkëqytetar, pallatet nisin me një fond fillestar jo shumë të madh dhe vijnë e rriten gjatë muajve me pronetimin e banesës, si të thuash ka një bashkëfinancim me klientin, kjo na obligon të punojmë shpejt dhe me shumë cilësi, e natyrisht aty është dhe fitimi.

Keni punuar në Lezhë më shumë, por një ditë erdhët dhe në Mirditë, përse pikërisht këtu?

Nga natyra jam pak “nacionalist”. Kur isha në Jug me punë si gjykatës, dua të them se për Mirditën tonë fliteshin fjalët më të ngrohta duke na quajtur një krahinë shumë vitale. Ndërsa në një bisedë me Mark Z. Ndrecën, një mirditor nga Fani që jeton prej shumë vitesh në Amerikë, më tha se po të ishte ky pallat që ke në Shëngjin në Amerikë për nga cilësia dhe fantazia e ndërtimit do t’i kapte 10 milion dollarët, por është mirë të bësh dhe ndonjë atje ku ke lindur në Mirditë, paçka se fiton pak apo shumë. Gjithnjë kam menduar më pas si të investohem në krahinën time.

Dhe për këtë ka hedhur shtat pallati  9 katësh pranë muzeut?

Po, pikërisht për këto arsye. Do të strehohen aty 24 familje, ka dhe 300 m2 mjedise shërbimesh.

Mendoni se ka treg për këtë?

Patjetër, e kam studiuar mirë tregun këtu. Di që janë mëse 600 familje të pastreha në të quajturën “geto të Rrëshenit” ku familje të tëra jetojnë në mizerabilitet të plotë. Të paktën 30 përqind e tyre kanë nevojë për shtëpi. Është një treg të paktën për 200 shtëpi këtu, të cilat mendoj se do t’i realizoj deri në 2008. Do të punoj për të sjellë modele bashkëkohore dhe me standarte jetese. Ata që kanë do të mund t’i blejnë, duke shitur të vjetrat, prej andej do të shkulen disa nga “getoja” dhe kështu do të ketë alternime dhe ndryshime në cilësinë e të jetuarit të mirditorëve.

Mund të themi çmimet?

Po, mendoj se nuk janë të larta. Në Lezhë janë shitur e shiten shtëpitë me 380 euro/m2 dhe lokalet 800 euro/m2, një çmim 15-20 % më i ulët se mesatarja e zonës atje.
Në Rrëshen do të shiten 330-350 euro/m2 shtëpitë dhe 750 euro/m2 lokalet e shërbimit.

Si financoheni, ku janë burimet?

Natyrisht me një kapital fillestar. Pallatin e parë në Shëngjin e kam filluar me 10 milion lekë të reja, shumë kjo e mjaftë sa për të dalë në sipërfaqen e tokës. Meqë ndërtimi ndodhi pranë bulevardit kryesor, filluan shpejt pronetimet duke përfunduar si një financim bashkëqytetar. Është karakteristikë kjo në ndërtime të këtij lloji. Kjo bëri që të kriohen fonde të lira për pallatin e dytë, i cili tashmë është shitur në masën 60 % duke krijuar fonde të mjaftueshme për pallatin që sapo kemi nisur në Rrëshen afër muzeut.

Të konsiderojnë për korrektesën që ke në përformancën si ndërtues, me se lidhet kjo gjë?

Dy gjëra kam parasysh në punën time; marëdhëniet me truallin dhe lejen e ndërtimit, kuptohet pa harruar dokumentacionin tjetër. Psh, të dy pallatet në Shëngjin janë në troje me pronar autentik që para 1945, të kthyera e të njohura nga komisionet përkatëse, kësisoj klienti ndjehet i sigurtë në atë që blen. Pikë së pari e filloj punën me kopsitjen e mirë të dukomentacionit.
E njëjta gjë duhet thënë për pallatin në Rrëshen, ku japim garancitë teknike, garancitë ligjore, ato të truallit, paguaj rregullisht gjithë detyrimet në shtet.

Dmth, i jepni apo merrni shtetit?

Dua të them me përgjegjësi, asnjëherë nuk i kam marrë shtetit, nuk mbaj mend të jem futur në një tenderim publik, punoj vetëm në ndërtime të këtij lloji. Deri tani mund të kem paguar deri në 15 milion lekë të reja taksa të ndryshme në Lezhë, po ashtu 1,7 milion taksa lokale këtu në Mirditë, ndërsa 10 milion lekë i merr dega e tatim-taksave në Lezhë për ndërtimin që po bëj në Rrëshen. Janë të punësuar 15 punëtor me sigurim të përhershëm, etj, etj.

Kur mendohet të përfundojë ky pallat në Rrëshen?

Gjithnjë si firmë ndërtimi serioze i kemi vënë rëndësi afateve. Kemi filluar më 10 shtator 2006 dhe kemi ecur shumë mirë, një kat në 10 ditë, synojmë të përfundojmë më 10 qershor 2007. Në shpejtësi, kohë dhe cilësi, të them të drejtën kam dëshirë të kem eksluzivitet dhe mundohem t’i arrij këto parametra.

Synoni ndërtime të tjera në Mirditë?

Sigurisht që po, madje deri në vitin 2008 dua të kap së ndërtuari të paktën 200-210 apartamente, kaq sa mendoj se është dhe tregu i sigurtë këtu. Një ndër ndërtimet më serioze dhe bashkëkohore me parametra të lartë teknik dhe shërbimi do të jetë një kompleks tek çerdhja e fëmijëve në rreth 1500-1800 m2 kati, me rreth 6000 m2 ambiente shërbimi, duke patur dhe çerdhen model të fëmijëve të inkuadruar në këtë kompleks, me ngrohje qendrore etj. Mendoj të fillojmë nga muaji maj 2007.

Si jeni ndjerë në raport me pushtetin këtu, të kanë munduar, penguar, apo janë treguar largpamës për ecjen e qytetit?

Ka një punë të mirë të bërë në Rrëshen dhe krahasuar me Shëngjinin janë ku e ku. Këtu të afrohet komfort për ndërtimin që bën me gjelbërimin, rrugët dhe ndriçimin dhe kjo është tejet pozitive. Por do të ishte mirë që kjo gjë të ndikojë dhe tek zyrtarë të tjerë që biznesit t’i jepen lehtësira në procedura, duke e kuptuar atë që kryeministri u ka përcjellë për të lehtësuar bizneset që investojnë në zona të tilla të varfëra, pasi në një farë mënyre ne ndihmojmë në uljen e atij tensioni që po shkakton “bomba sociale” e mbledhur në metropol apo qytete të mëdha.  Psh, këshilli i bashkisë e miratoj sheshin e ndërtimit që më 13 prill 2006 ndërsa leja e ndërtimit m’u dha vetëm më 29 gusht 2006, pra katër muaj me vonesë, një humbje kohe e vyeshme, tamam në sezon ndërtimi. Imagjinojeni ku do të ishte ai pallat sot.
Por tani që besoj se pushteti është bindur se si po ecim, në projektin e dytë do të jetë më fleksibël dhe do të mendojë sesi ta inkurajojë këtë biznes dhe jo ta pengojë. Është një kompleks që do t’i japë frymë qytetit, do të ketë salla biznesi, salla mbledhjesh, si të thuash një qendër rezidenciale moderne për qytetin tonë. Vetëm taksa do të japim rreth 75 milion lekë të reja në atë investim, taksa lokale mbi 14 milion lekë të reja, shto dhe impaktet e tjera pozitive.

Si e mendoni Rrëshenin, mos vallë nuk ju duket si një aventurë investimi këtu?

Absolutisht që jo, duke parë përvojat e vendeve të tjera ku popullsia tenton qendrat urbane, unë e mendoj pas pak vitesh Rrëshenin të paktën me 15 a 20 mijë banorë. Por ku do të venë këta njerëz, ndaj duhet menduar për zgjerimin urban të tij. Në këtë kuadër, unë kam në projekt të ftoj dhe dy firma, sapo të vijë autostrada për të bërë një studim strategjik 25 vjeçar për qytetin tonë, dhe këtë projekt do ta sponsorizoj si firmë.

Dhe së fundi, lidhjet me faktorin kulturor?

Sinqerisht impresionohem nga ajo që shoh dhe dëgjoj për faktorin kulturor dhe krijues në Mirditë, ndaj gjithnjë i jam gjendur kësaj fushe sa herë që më kanë kërkuar. Unë jam një njeri që nuk vij nga hiçi, apo që shoh vetëm hijen e hundës sime, kam dy profesione dhe e ndjej krahinën time me shpirt, ndaj jam në krah të çdo zhvillimi të saj në fushën e kulturës, historisë, studimeve, veprimtarive artistike, botimeve etj. Është kjo arsyeja që më dhatë kënaqësi si botues i gazetës, që të isha si të thuash “nuni” i rinisjes së gazetës “Mirdita” me shpresën se nuk do të ndalohet më dhe të jetë sa më prestigjoze në tregun e shtypit të sotëm.
Bisedoj: Gjergj Marku

4. Mjedisi........
Gjovalin Jaku: gjelbëruam 13.566 m2 sipërfaqe në Rrëshen
RRËSHEN. Që nga lidhja e kontratës me bashkinë Rrëshen më 9 prill 2004 sipërmarrësi i gjelbërimit Gjovalin Jaku, në bilancin e tij shënon shifrën rekord prej 13.566 metra katrorë sipërfaqe të gjelbëruar. Është një punë pasionante dhe e kujdesëshme e bërë për vetëm dy vite që e ka shënuar Rrëshenin si qyteti më i gjelbëruar në Shqipëri.
Mbahet mend kur u morën lulishtet e degraduara, thotë Jaku, me pemë të thara, dhe vetëm një pakicë pemësh ka mundur të mbijetojë nga ato të mbjella para viteve ’90. Për dy vite filloj rehabilitimi i lulishteve nga e para duke mbjellë pemë e shkurre dekorative, tapet bari, ligustër-gardh etj.
Shënohen disa syresh: lulishtja para ish-mapove të vjetra; ato para disa lokaleve, para prokurorisë, para ish-kinemasë, ngjitur me rrethimin e spitalit, para farmacisë së vjetër. Lulishte të reja u krijuan në disa mese pallatesh, para katedrales, para dhe sipër kopshtit të fëmijëve, po ashtu përballë shtëpisë së murgeshave ku duhet theksuar se dëmtimet nga qytetarët kanë qenë më të shumta. Ndërhyrje kanë filluar dhe do të vazhdojnë tek parafabrikatet dhe tek shatërvani i madh.
Sipas sipërmarrësit, përveç ruajtjes dhe mirëmbajtjes së tërë lulishteve të formatuara tashmë do të shtrihet puna në plotësimin e kurorës dhe rrugëve të qytetit me pemë dekorative si tek rruga e re tek kinemaja, rruga e re tek policia, rruga sipër shkollës 9 vjeçare e deri tek pallatet e fermës. Do të bëhet zëvëndësimi i të gjithë pemëve të degraduara si dhe do të krijohen mjedise e lulishte të reja në disa zona në qytet.
Objektivi është që brenda vitit 2007 e gjithë sipërfaqja e lirë brenda qytetit e planifikuar për sipërfaqe gjelbërimi të jetë e përfunduar.
Jaku thotë se në tërë këtë punë të madhe të bërë ka ndikuar direkt mbështetja e kryebashkiakut Preng Toma dhe e policisë bashkiake për ruajtjen e këtyre sipërfaqeve të gjelbëruara, largimin e kafshëve nga qyteti e masa të tjera stimuluese për ta bërë punën tonë sa më efektive.

Statistika:
Gjendje suipërfaqe e gjelbëruar  9066 m2
Mbjelje të reja (bar)   4000 m2
Mbjellje lule  500 m2
Pemë gjithsej: 1500
Të rritura  200
Pemë të reja  870
Pemë halorë 400
Mbjellje të reja  150

Çfarë është mbjellë në qytetin e Rrëshenit?

Janë kryesisht pemë që i përshtaten zonës si: bliri, cedra, pisha, ambicia, katalba, rrapi, ligustra.
Ndërsa janë futur pemë të reja si: leijlandi, golden kres, çezalpina, lagestroemia, ileksi, ilqe, tuja, (lloje të ndryshme), pirakantja, trendafilat gjithvjetorë, leoceracos, kotonastra, evenimus etj.
Po ashtu krahas luleve tradicionale si lule tagetes, lule goj-ujku, lule zjarri, petunja, medine, azale, verbona, lontana, etj, do te futen dhe lule të tjera të bukura të ardhura kohët e fundit në tregun shqiptar nga Gjermania, Greqia, Italia, Hollanda etj.
Eliola Pulaj

5. Deklarate per shtyp.........
Me heqjet nga puna po aplikohet neni famëkeq 24/1 

-Deklaratë për shtyp e Partisë Socialiste Mirditë-

Shtabi elektoral për zgjedhjet e pritshme lokale, në mbledhjen e tij të parë për nisjen e procedurave për fushatën e Fitores, përveç të tjerave ka denoncuar ashpër reformën e ndjekur nga pushteti i pas 3 korrikut 2005. Shtabi Elektoral konstaton me keqardhje se largimet masive nga puna të mjaft specialistëve, dhe vendosja në vëndin e tyre të militantëve politikë, ka krijuar një panoramë të njëjtë me kohën kur vepronte neni famëkeq 24/1. Deri më tani, dega e PS Mirditë,  ka regjistruar më shumë se 200 punonjës të cilët janë larguar nga puna dhe zëvendësuar me militantë politikë, jashtë profilit dhe shumë prej tyre me dëftesa të fallsifikuara. Këtu nuk është fjala për drejtorët apo përgjegjësit e ndryshëm të zyrave, pasi këto ende konsiderohen poste politike dhe ndërrimi i tyre është i pranueshëm,  por për specialistë të thjeshtë apo punonjës të zakonshëm.
Më problematike është situata në nënstacionet e elektrikut. Me një të rënë të lapsit, nga të gjitha nënstacionet janë largur nga puna të gjithë panelistët. Një situatë e tillë ka bërë që në këto nënstacione të shkelen rëndë rregullat e sigurimit teknik, pasi është e pa lejueshme që shërbimet 24-orëshe të bëhën nga një person i vetëm. Një vendim i tillë  nuk ka qënë për të shkurtuar punonjës, por për të marrë në punë militantë politikë pa asnjë formim në fushën e elektrikut.
Gjithashtu edhe në ndërmarrjen e elektrikut, konkretisht në zonën e Rubikut, janë larguar nga puna specialistë me më shumë se 25 vite punë për t’u zëvendësuar me individë që kurrë nuk kanë pasur të bëjnë me sistemin elektrik. Më të preferuarit për këto zëvendësime, kanë qënë të afërmit e pushtetarëve më të lartë të  Mirditës, siç konfirmohet në nënstacionin e Rubikut. Largime flagrante nga puna kanë ndodhur dhe në zonën e Kurbneshit, si në elektrik ashtu edhe në ndërmarrjen e mirmbajtjes së rrugëve. Zëvendësime dhe largime nga puna pa konfirmuar asnjë arsye, janë bërë  edhe në konviktet e shkollavë të mesme në Rrëshen dhe Rubik.
Raste më flagrante me pasoja në aspektin social, shënohen në degën e Postës Mirditë. Ku janë bërë zëvendësime të thekshme me karakter politik. Për të gjitha këto në një të ardhme të afërt do të bëhen veprimet e duhura, për të mundësuar denoncimet përkatëse pranë prokurorisë. Për pasojë një situatë e tillë ka prodhuar rradhë të gjata para sporteleve të pensionistëve, të cilët ankohen për trajtim jo human. Edhe reforma në arsim ka prodhuar një situatë tejet negative në opinion. Në jo pak shkolla në Rrëshen a gjetkë janë bërë emërime krejtësisht nepotike në rrethe të afërmish, ku shquhet ajo e vendosjes së dy drejtorëve kunetër sjellë nga fshati Velë në të njëjtin oborr shkollash! Gjithashtu zëvendësime politike, ku prurjet e reja janë shumë larg atyre që zëvendësuan, regjistrohen në shkollat e Prosekut, Përlatit, Shpalit, Repsit, Kaçinarit, Fanit etj.
Gjithashtu përveç këtyre, “në kuadrin e hapjeve të vendeve të reja të punës” të premtuar nga qeveria, janë bërë largime masive nga puna në sektorin e minierave, gjeologjisë, uzinës etj. Këto ditë njoftohet edhe largimi nga puna për rreth 40 efektiva të komisariatit të Policisë së Mirditës. “Reforma” së shpejti do të largojë nga Mirdita edhe Gjykatën, Prokurorinë, Spitalin, për t’i dhënë zonës përfundimisht pamjen e një fshati.
Partia Socialiste e Mirditës në bashkëpunim me të gjithë aleatët në opozitë, në bazë të marrëveshjes së nëshkruar nga të gjithë kryetarët zonalë të degëve përkatëse, zotohet se do të mbajë në shënim çdo largim politik nga puna me qëllim që në një të ardhme shumë afërt, të gjithë do të rrikthehen në vëndet e tyre të punës, për të rivënë në vënd drejtësinë, rregullin dhe ligjin.

SHTABI ELEKTORAL
I  PS-MIRDITË

 

6. Blog-koment..........
Kush do të jenë kandidaturat e zgjedhjeve vendore në Mirditë?
Tashmë ditët për qeverisësit aktualë të pushtetit vendor, kanë filluar numërimin mbrapsht dhe janë në finishin e tyre. Partitë politike  përveç shumë arsyeve të rëndësishme për konflikte të njëpasnjëshme, në shumë raste kanë lançuar edhe atë të përcaktimit të ditës së zgjedhjeve. Opozitarët gjithnjë i mëshojnë faktit se ato duhet të shtyhen deri në fundin e dimrit, me arsyetimin se bora dhe i ftohti në dimër mund të pengojnë zhvillimin normal të tyre. Ndërsa pozita këmbëngul që të respektohet Kushtetuta, që i bie që zgjedhjet të bëhen deri në fund te javës së dytë të muajit Janar. Pozita që ka më shumë në dorë në këtë rast, e di mirë se në dimër është mjaft e vështirë të sigurohet infrastruktura zgjedhore, dhe përgjegjësia është e madhe për qeverinë e saj. Shto këtu dhe faktin se edhe ky dimër pritet të ballafaqohet me probleme të forta për sa i përket furnizimit me energji elektrike, dhe domosdo që një përqindje votash mund të limitohen nga nervozizmi i momentit i atyre që ndeshen me problemet e energjisë elektrike dhe rrjedhojave që vijnë prej saj. Shumë prej analistëve, mendojnë se zgjedhjet do të shtyhen pasi kjo është në interes të pozitës, por deklaratat e tanishme bëhen për të tregur se kjo forcë potike është e gatshme për t’u futur në to dhe për t’i fituar ato.  Ndërsa debati është fokusuar në përcaktimin e ditës së zgjedhjeve dhe problemet që lidhen me to, pak më heshtur por në ethe të plota vijon puna për përcaktimin e kandidatëve për këto zgjedhje.
Të vijmë konkretisht në Mirditë.
OPOZITA
Opozita për momentin, duket së është në pozicion më komod për sa i përket luftës së brëndshme për përcaktimin e kandidatëve. Kjo sepse kjo gjë përgjatë tetë viteve në pushtet, u solli atyre mjaft probleme dhe dështime të njëpasnjëshme. Pikërisht për këtë, ata po mundohen për të gjetur zgjidhje sa më optimale, larg përplasjeve të forta. Më të “përfolurit” për momentin duket se janë kandidaturat e Bardhok Pulajt dhe Ndue Gegës. Ky i fundit, përveç tjerash, shihet si ekspert në drejtimin e pushtetit vendorë falë eksperiencës prej tetë vitesh në kryeministri dhe në Ministrinë e Pushtetit Vendor. Në një vështrim të përgjithshëm brenda strukturave të PS, askush nuk e konteston kandidimin e Bardhok Pulajt, dikur mjaft e anatemuar gjatë kohës kur klanet bënin ligjin në PS. Kjo edhe për arsyen se kur ai ishte i bllokuar apo i pa punë si rezultat i këtyre klaneve, në asnjë rast nuk u largua nga PS. Por edhe gjatë kohës kur ishte n/prefekt për Mirditën, askush nuk mundi të gjente elementë negativë në punën e tij.
Nga ana tjetër është forumi i gruas në PS që po luan fort në favoritin që do ta hedhë në momentin e duhur në tregun e përzgjedhjes. Të joshur nga deklaratat e njëpasnjëshme të kreut të selizë rozë Edi Rama,  i cili kërkon të ndryshojë raportet në favor grave dhe vajzave, besohet se nuk do të lëshojnë pe në këtë drejtim. Për këtë, ato kanë menduar që kandidaturën e tyre ta thërrasin nga përtej Adriatikut. Bëhet fjalë për Dava Gjokën, ish mësuese e gjimnazit të Rrëshenit, aktiviste e suksesshme me disa shoqata grash në Itali.
Por edhe LSI është faktor i rëndësishëm për bashkinë e Rrëshenit, por edhe në njësitë e tjera vendore të Mirditës. Nëse gjatë ndarjes së zonave në tavolinë mes të majtëve, Rrësheni i lihet kësaj force politike, askush nuk do ta kontestojë kandidaturën e tyre pas nënshkrimit të paradokohshëm të një deklarate të partive të majta në Mirditë.
POZITA
Po si është situata në krahun tjetër, atë të pozitës?. Në një farë mase duket se atë e ka zënë sëmundja e kundërshtarëve të tyre kur ata ishin në pushtet dhe për këtë lufta është më e ashpër. Në pamje të parë, duket se PD e ka një kandidat për të cilin nuk ka arsye të forta për të mos e rikandiduar. Prenga Toma, kryetari aktual, tre vite më parë  në pozita disi të disfavorshme, mundi të grumbullonte aq shumë vota, si të thuash “pa dallim feje, ideje apo bindje politike”. Ndërsa është i gjithë pranuar fakti se puna e tij gjatë tre viteve ka lënë gjurmë,  por shtrohet pyetja “a do ta lënë për arsye të ndonjë mëkati politik që ia veshin në shpinë”?!,ndaj edhe sulmet për spostimin e tij kanë nisur që herët. Sidoqoftë shpreson në ndonjë ndjenjë pragmatizmi të doktorit: “të fitojë i yni”! Në sfond kanë dalë kandidatura të tjera si ajo e Gjon Dedës, një intelektual tashmë qartësisht i formuar dhe i ekulibruar, që në njëfarë mënyre mund të performojë ikonën e intelektualëve por pse jo dhe të masës së rinisë sidomos.. Deda duket se prej kohësh është lënë në rezervë, për kohë të vështira të të cilat duket se tashmë kanë trokitur. Por edhe kandidatura e Gjon Ndojt, nuk është më pak potenciale. Kjo për faktin se ende mbahet në kujtesë suksesi i tij gjatë kohës kur ishte në krye të PD-së, por edhe për faktin se zyrën e tij, vetëm një mur e ndan nga ato të bashkisë. Por ka shumë të tjerë të cilët punojnë heshtur për kalimin e Bardhok Filopatit nga zyrat e arsimit në ato të bashkisë. Arsyetimi në këtë rast lidhet me faktin se ai është një kuadër i ri dhe me perspektivë, por edhe me një mbështetje të gjërë në qytet dhe në fshatrat për rreth bashkisë.

NË RUBIK

Lufta do të jetë mjaft e mprehtë edhe në bashkinë e Rubikut. Kryetari aktual Mark Ruçi, duket se nuk do të ketë probleme brënda kualicionit ku bën pjesë, ndaj kandidimi i tij të paktën për momentin, duket më i sigurtë. Ndërsa në krahun tjetër, atë të majtë, kandidimi i Gjok Vukës nuk ka pengesa brënda partisë por nëse ai nuk tregohet i gatshëm për një sfidë të tillë, një kandidaturë mjaft e angazhuar është ajo e Pal Bibës. Por nëse do të kërkohet që për arsye të shpërndarjes gjeografike të kandidaturave gra,  mbetet i sigurtë kandidimi i Bardhe Gjinit.

FAN
Në komunën e Fanit si më e madhja në Mirditë, lufta politike do të jetë më e ashpër. PS nuk mendon për ndryshimin e kandidaturës së Mark Markut, i cili tre vite më parë ishte i vetmi që ngriti flamurin e saj. Por nga ana tjetër, PD-ja  synon ta rikthejë këtë komunë në duart e saj. Dhe për këtë, sipas shumë burimeve garanti i vetëm për këtë mbetet kandidatura e Gegë Cerës.

KOMUNAT E TJERA

Po a do të jenë sërish në garë kryetarët aktual të komunave Selitë Kaçinar, Kthellë dhe Orosh?. Kjo nuk është shumë e sigurtë, por e sigurtë është se pasuesit e tyre nuk është vështirë për t’i gjetur. Nga kampi i majtë përflitet mësuesi Gjok Biba.  
Në Kaçinar mbetet gjithnjë prezent në listë, kryetari aktual i PD-së zonale Ndoc Pacani, ndërsa në Selitë po aq të gatshëm dhe mjaft të preferuar për banorët janë kandidaturat e Preng Gjikolës, punonjës i shërbimit postar dhe mësuesit Kolë Margjini, drejtor në shkollën e Bardhajt.
Gjithashtu në Kthellë mund të jetë kandidat potencial mjeku Arben Duka, por nëse mendohet se pikërisht në këtë komunë do të bëhet ndonjë lëshim për aleatët, konkretisht për lënie vënd të lirë PDK-së, është e gatshme kandidatura e Tom Lleshit, mësues dhe drejtues në shkollën e Prosekut. Kjo besohet edhe për faktin se kohët e fundit është parë shpesh në Rrëshen deputeti demokristian Ndue Shpani, i cili mund ta ketë promovuar një nismë të tillë.
Ndërsa në komunën e Oroshit vetë demokratët nën zë thonë se kandidatura e Edmond Çupit, bisnezmen dhe i dhënë pas pikturës, është mjaft premtuese për fitoren e rradhës së kësaj force politike..  Të majtët gjithnjë do të synojnë marrjen e kreut edhe në këto zona madje do të luftojnë ashpër sidomos në Kthellë e Kaçinar, pa përjashtuar synimet e tyre për Selitën dhe Oroshin.
Kjo është një situatë e përgjithshme, nga e cila shumë shpejt do të kristalizohen kandidaturat përkatëse për secilin grupim politik ndërkohë që zgjedhjet janë në prag, dhe partitë politike nuk kanë shumë kohë për tu menduar.
Aleksandër Ndoja



 

7. portret......
Kujtesë për mësuesin që mori pjesë në 111 raste pajtimesh
BISAKË. Prengë Ndrec Tuci, ka lindur në Bisakë të Fanit, në një ndër vendet më të bukura që ka kjo trevë. Vend me histori të veçanta ku spikat ajo e 26 Prillit të vitit 1911 kur u themelua “qeveria e Kimzës”. Është vështirë të shpalosësh në një shkrim gjithë dimensionin e këtij burri të shquar të Bisakës, Preng Ndrec Tuci, pasi ai gjithnjë është cilësuar nga bashkëkohësit si ndër më të zgjuarit, trim, bujar, atdhetar dhe i dashur me të gjithë. Vetë Prenga rrjedh nga një familje të cilës kurrë nuk i kanë munguar burrat e përmendur. Është shtëpi e përmendur në zonën e Fanit. Burrat e kësaj dere janë shquar për trimëri të rrallë dhe urtësi.
Në këtë shtëpi janë bërë takime me karakter politik, patriotik dhe atdhetar. Në konceptin e burrave të kësaj dere, gjithnjë ishte skalitur thellë se çdo pushtues duhej pritur me armë. Në vitin 1923 në këtë shtëpi kalo një natë edhe Bajram Curri bashkë me shoqëruesit e vet për të biseduar për problemet që kishin mbërthyer vëndin në ato kohë.
Pikërisht në këtë derë më 21 prill 1928,  lindi edhe Preng Ndrec Tuci i cili njihej dhe respektohej nga gjithë katundet e zonës së Fanit e në të gjithë Mirditën. Por kjo njohje dhe ky respekt u shtri edhe në rrethe të tjera si në Kukës, Shkodër, Lezhë etj. Prenga fillimisht mbaroi konviktin e Oroshit dhe më pas liceun e gjuhësisë në Prizren. Ai u shkollua në vitet kur Shqipëria luftonte për çlirimin e vet nga pushtuesit, por megjithatë atë gjithnjë e shqetësonte çështja e Kosovës me të cilën e lidhnin kujtimet e shkollës. Në vitin 1945 emërohet mësues në fshatin e tij të lindjes Bisakë duke hapur shkollën e parë në kullën e Bargjanës.
Për meriata punë në vitin 1950 dekorohet me medaljen e punës nga Kuvendi Popullor. Nga viti 1950 deri në vitin 1954 ishte i emëruar si shef i seksionit të Arsimit në Tropojë dhe më pas si inspektor i arsimit në Kukës. Në vitin 1974 ishte drejtor i shkollës në Fan dhe më pas për arsye familjare rifilloi punë mësues në fshatin e tij Bisakë.
Ndërsa me ardhjen e ndryshimeve të vitit 90-të mësuesi në pension u bë mbështetës i demokracisë dhe ju besua krijimi i  seksioneve të PD në zonë. Në vitin 1994 ai u vendos në krye të komisionit të pajtimit të gjaqeve në Fanë dhe anëtar i komisionit për zonën e Shkodrës, Lezhës, Mirditës dhe Pukës, duke dhënë kontribut të çmuar në 111 raste pajtimesh të dokumentuara. Prenga është një nga ata mësues që kudo që ka shkuar ka lënë mbresa të pa shlyera tek nxënësit e tij por edhe te kolegët e punës. Nxënësit dhe kolegët e kujtojnë me respekt njeriun punëtor, fjalëpak dhe të dashur. Në jetën e tij ka ndikur pozitivisht edhe bashkëshortja e tij Prena, e cila kurdoherë i është gjendur pranë. Gjithnjë është shquar si prind shëmbullor për fëmijët e tij deri në moshën 78 vjeçare kur jeta e tij merr fund. Ka qenë një ditë e nxehtë pushimi kur mësuesi në pension, i shoqëruar nga djali i tij, janë nisur në drejtim të bregut të detit. Por një infrakt i miokardit ka bërë që gjthçka të ndalë aty. Djali i tij Ndreca, u shpreh se kurrë nuk e kisha menduar se mund të ikte ashtu pa pritur. Ndërsa në lamtumirën e fundit morën pjesë qindra njerëz në respekt të punës dhe qëndrimit të tij.
Pashk Lleshi, Domgjon.     

 

8. Kronike......
Kaçinar, festa e Shënmërisë dhe dy qytetarë nderi
-Në festën e Shënmërisë shkolla merr emrin Ambroz Marlaskaj, ndërsa komuna shpall dy qytetare nderi të saj-
Festa religjioze dhe mbarëpopullore për komunën e Kaçinarit, ajo e Shënmërisë pati një nisje krejt të veçantë këtë vit. Me iniciativën e komunës, festa nisi dy ditë përpara tradicionales pikërisht në qëndrën e komunës, pranë çinarit të njohur qindravjecar, nga i cili ka marrë emrin e gjithë krahina. Gjithçkaje i parapriu kënga dhe muzika e ansamblit “Mirdita”, kur shkolla 9-vjeçare e Kaçianarit mori emrin e një prelati të shquar fama e të cilit kishte kaluar tej Adriatikut, birit të kësaj zone At Ambroz Marlaskaj. Por në vendimin përkatës të këshillit të komunës së Kaçinarit, është dhënë vlerësimi me titullin “Qytetar Nderi“ i komunës ë Kaçinarit, për z. Ndue Dedaj, studiues, poet dhe publiçist i njohur mirditor; i lindur në këtë zonë dhe për At’ Vittorio Paciti, prift me një kontribut të shquar jo vetëm në aspektin e ringritjes së besimit ndaj Zotit, por edhe me ndikim të drejtpërdrejtë në aspektin social ekonomik të zonës.
Në fillim të takimit kryetari i kësaj komune z. Kastriot Ndoj u ka uruar mirseardhjen miqve të shumtë në përbërje të cilëve ishin deputetë të parlamentit shqiptar, drejtues të institucioneve të qarkut të Lezhës etj. Më pas u kalua në zbulimin e pllakatës me mbishkrimin “Shkolla 9- vjeçare At Ambroz Marlasakaj”. Zbulimi i pllakatës u bë nga deputeti i zonës z. Gjovalin Prenga dhe kryetari i komunës z. Kastriot Ndoj. Ish drejtori i shkollës z Llesh Beqiri foli për aktivitetin patriotik dhe shkencor të birit të kësaj zone, fama i të cilit gjatë viteve tridhjetë preku gjithë Italinë dhe Europën.
Në këtë aktivitet u evidentuan edhe disa nga nxënësit më të mirë të shkollave të kësaj komune për të cilët u shpërndanë dhurata. Gjatë gjithë aktivitetit, një grup muzikor i qëndrës kulturore të Mirditës, dhanë një koncert artistik me këngë me motive të Mirditës.
a.ndoja

 

9. Editorial fejtonik

Prej Oroshi je...a prej Kthelle, heu burrë?!...

Ndoshta mania e disa individëve për t’u identifikuar në kohën e sotme me qenien nga ky apo ai bajrak nuk ndodhi rastësisht, por kur në mes të qytetit të Rrëshenit, u vendos një plagjiaturë e rëndomtë hekuri pa trajtë artistike, po që u tha se ishte „obelisku i 12 bajrakëve të Mirditës“. Atëhere, si duket, disa zotërinj e morën seriozisht këtë „përrallë nga e kaluara“ dhe zunë të kërkojnë të bëjnë vend në hijen e „pemës“ hekurishte në qendër të sheshit, konstruksion që do ta kishte lakmi çdo uzinë që shkrin rrangulla të tilla, për të përfituar ca hekur për shinat e ndonjë ure lumi etj. Si për habi, shpesh kështu vijnë e zënë vend „simbole“ të tilla pa asnjëlloj simbolike dhe kuptimi.
Kështu ndodh kur për kulturën përfaqësuese të një qyteti, krahine, merren me gjithë mend ato që thuhen nëpër kafenë nga njerëz që këto punë i njohin nga thashethemet historike dhe jo nga e vërteta historike. Jo se bajrakët nuk ishin pjesë e historisë sonë të kaluar, jo se disa bajraktarë nuk ishin në kulmet e historisë, porse nderimi apo vlerësimi për kujtesën historike kërkon tjetër sens, tjetër maturi e përkushtim, siç dhe është vepruar herë - herë pozitivisht në Mirditë.
Por ndoshta do ta kishim lënë në harresë këtë „monumentin“ e bajrakëve, nëse psikologjinë e tejkaluar të tyre nuk do ta ndeshnim gjer në veprimtari publike. Në një kremtim në njërën nga komunat e rrethit tonë, ashtu si kot, plasi një gjoja „shaka“ me ky bajrak kështu e ai bajrak ashtu!... Njerëzit e atyshëm bënë habi se si njerëz me diploma universitare në xhep, me funksione në administratën lokale etj, nuk ua përtonin batutave të tilla pa kripë hidh e prit me bajrakë... jo po Oroshi kështu... jo po Kthella ashtu... jo po bajraku i Fanit i tillë apo ai i Kuzhnenit i atillë... Ndokush nga të pranishmit në atë ceremoni u shpresh se një lloj i atillë „debati“ ishte ndezur para dy vjetësh dhe në një tjetër veprimtari, në një tjetër komunë, ku të pranishmit serish kishin qenë të shtrënguar të dëgjonin xhevahiret e të ardhurve nga elita intelektuale e rrethit (!)
Të mburresh sot me unë „vëlla i parë“ e ti „vëlla i dytë“, ai tjetri „vëllai i vogël“ e të tjera vjeturina fisnore, do të thotë të rrahesh ujë në havan, të ushqesh një psikologji boshi, të mos merresh tek e fundit me kohën tënde ku matesh; jo se nga cili „fis“ a „derë“ vjen, porse cili je ti vetë, sa kualifikim ke bërë, sa specializime e mastra ke marrë, sa projekte ke realizuar etj. Kompjuteri, interneti, bota moderne intelektualin e vërtetë e kanë shpënë tepër larg nga mburrjet me të kaluarën, që dhe e shkëlqyeshme të ketë qenë, tashmë është në arkiv.
re.mi

 

10. Autostrada Durres-Kosove......
“Autostrada e Paqes” nëpër Mirditë
E pagëzuar si: “Autostrada e Paqes”, rruga Durrës-Kukës-Kosovë, e cila lidh Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë, Serbinë Jugore dhe rrjetin transeuropian të Rrugëve, fillon së shpejti me ndërtimin në pjesën më të vështirë të saj, pikërisht në segmentin Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash. Për këtë është nënshkruar dhe kontrata tripalëshe në mes kryeministrit Berisha, ambasadores amerikane Marsi Ris dhe ambasadorit turk Erkula si dhe përfaqësuesve të firmave fituese të ndërtimit të saj. 
Kjo autostradë përbën dhe investimin më të madh në infrastrukturë në Shqipëri dhe kjo është arsyeja që u është besuar partnerëve strategjikë të vendit. Janë kompania turke e ndërtimit “Enka” dhe ajo amerikane “Bechtel International”, që kanë fituar tenderin për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash.
Emërtimi si “Autostradë e Paqes” nuk është thjeshtë një mesazh për ndërtimin e saj, por fryt i një lidhje shpirtërore që presidenti i kompanisë turke ka me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai kështu ka plotësuar amanetin e gjyshes së tij të lindur në Prishtinë. Sipas tij kjo rrugë do të ketë rëndësi për gjithë rajonin.

Disa të dhëna:

Punësimi
Ndërtimi i kësaj vepre do të gjenerojë mbi 1400 vende pune nga banorët e zonave përreth dhe më gjerë.

Përvoja
Kompania amerikane “Bechtel International” është një kompani 118 vjeçare aktive në të gjithë llojet e projekteve të infrastrukturës.

Cilësia
Projekti parashikon një autostradë me 4 korsi për një gjatësi prej 57 km dhe një tunel me gjatësi 6 km.

Shpejtësia
Rruga Rrëshen-Kalimash do të ndërtohet sipas parametrave të një shpejtësie mesatare prej 100-120 km/orë.

Shkurtimi
Nga 6 orë e gjysëm mesatarisht që bëhej Durrës-Morinë, do të përshkohet në vetëm 2 orë.

Shuma
Projekti Rrëshen-Kalimash kushton 418 milion euro.

Konsulentët
Për porojektin teknik janë kontaktuar kompani serioze “Scetauroute” nga Franca dhe “Italkonsult” nga Italia.

Volume
Gjatë punimeve do të kryhen”
8 milion m3 gërmime dhe mbushje
400 mijë m3 nënshtresa rrugore
420 mijë tonë shtresa asfalti
400 mijë m3 beton

Financimi
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.

Fitimi
Fitimi për ekonominë shqiptare në këtë rrugë në pak vite do të jetë jo më pak se 250 milion euro

Tuneli
6 km tunel Thirrë-Kalimash me gjatësi 6 km do të kushtojë 110 milion euro. Do të operohet me dy tunele nga dykalimëshe.

“Bechtel”, kompani 118 vjecare
E njohur për ndërtime serioze në tërë botën, kjo kompani me histori 118 vjeçare, ka kompletuar në gjithë botën 22 mijë projekte në 140 vende të botës.
Është “number one” si firmë ndërtimi dhe menaxhimi në SHBA
Shënohen si vepra të mëdha të saj: Supër Diga Hoover; tuneli i madh, që lidh Francën me Anglinë; Aeroportin e Hong Kongut; ka rikonstruktuar fushat e naftës në Kuvajt pas luftës, etj
“Enka” është kompani turke, që drejton industrinë e ndërtimit në këtë vend, nga më të njohurat në botë për ndërtimin e TEC-eve. Ditë e fundit solli dhe makineritë në Kukës, makineri të reja të markës së fundit që kanë kushtuar mjaft shtrenjtë. Së shpejti fillon puna për arritjen e mjetev  tek tuneli i Thirrës. Një kompani franceze po bën dizenjimin e tunelit dhe të rrugës nga rrësheni në Thirrë. Ky projekt do të jetë gati në muajin janar 2007. punimet për tunelin nisin në muajin shkurt 2007.

Financimet

Ndërkohë mësohet se qeveria shqiptare së fundi ka gjetur financime rreth 100 milion dollarë për vitin e ardhshëm në këtë rrugë. Shumë që do të jepet nga BERZH-i, Banka Islamike dhe BIA. Ndërsa banka botërore do të japë 200 milion për segmentin e parë. Në p/buxhet është planifikuar një shumë prej 150 milion lekësh për segmentin Rrëshen-Kalimash, por nuk është gjetur ende financuesi.
Qeveria mendon të lëvrojë rreth 60 milion euro nga shitja e Albtelecomit. Kosto totale e kësaj rruge shkon tek 600 milion dollarë.

Sashenka Lleshaj
Eliola Pulaj

 

Kur do të fillojë segmenti Milot-Rrëshen?
Asgjë nuk është e qartë, kur do të fillojë ky segment; cili është projekti fizik dhe me sa kalime do të jetë Rubik-Rrëshen; në cilën anë shkon rruga, etj. Për këto e të tjera gjëra, gazeta në numrin e ardhshëm do të ketë një speciale disafaqëshe dhe do të sigurojë projektin në fjalë, që të mund të orientohet dhe biznesi privat, i cili ka dëshirë t’i akomodohet përgjatë kësaj rruge.

Informacioni: Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, e ka hapur procedurën e tenderit ndërkombëtar, për ndërtimin e Lotit të I-rë, të segmentit Milot-Rrëshen. Kjo ftesë ka ardhur për të gjithë biznesin shqiptar, i cili tashmë ka marrë iniciativa të rëndësishme nga ana financiare, për të ndërtuar rrugë. Procedurat e prokurimit janë sipas normativave të Bankës Botërore dhe ofertat u hapen me 25 shtator 2006. Duhet thënë, që qeveria ka përqendruar një sasi të madhe parash për korridorin verior. Përveç fondeve të përcaktuara nga buxheti vjetor, janë plot 107 milionë dollarë të akorduara nga buxheti shtesë, i cili sapo ka filluar të bëhet operativ. Para pak ditësh, si rrjedhojë e buxhetit shtesë, u bë e mundur që të tenderohej segmenti më i madh Rrëshen-Kalimash, ku fitoi firma amerikane BECHTEL LTD.
Segmenti i parë i kësaj rruge, i cili quhet dhe Loti I, është ai i Milot-Skuraj. Ky segment, që sipas ministrisë, ka një gjatësi 9 km dhe vleftë 13 milion dollarë, është pjesë e segmentit rrugor Milot-Rrëshen që po financohet nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare. Gjatësia totale e seksionit Milot-Rrëshen është 26 km dhe vlefta rreth 35 milionë dollarë. Rruga është projektuar sipas standardeve ndërkombëtare. Për fazën e parë, ajo ka dy vija kalimi me gjerësi 2 x 3.75 m dhe bankina anësore të asfaltuara me gjerësi 1.0 m secila. Në total, gjerësia e rrugës në këtë fazë është 11.0 metra. Sinjalistika, si dhe masat e sigurisë rrugore, janë parashikuar të standardeve ndërkombëtare.
Projekti
Rruga Durrës-Kukës-Morinë, do të kalojë në segmentet Durrës-Vorë-Fushë Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë. Gjatësia totale e rrugës do të jetë 170 km, nga ku, për t’u ndërtuar janë rreth 111 kilometra. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, kosto totale e ndërtimit të kësaj rruge, pritet të jetë rreth 400 milionë euro. Sipas të dhënave të kësaj ministrie, rruga e re Milot-Rubik-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë, shkurton në mënyre të ndjeshme distancat e transportit në krahasim me rrugët ekzistuese, si dhe krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë, duke realizuar lidhjen e Morinës (Kosovës) me Durrësin, për vetëm me pak se 2 orë.
S. Kola

 

11. vizion…………..

Mirditën e shikoj të prosperuar

-Shënime: Vizione për zhvillim të Bashkisë  Rrëshen e më tej-
 
Mirdita e vendosur si  portë  natyrore hyrëse  ne Shqipërinë e Epërme, është krahina e bekuar ku natyrshëm konvergojnë rrugët e rretheve veriore dhe veri-lindore, në luginën e Matit dhe të Fanit. Ajo paraqet zgjidhjet me të mira për kalimin e  rrugëve në Veri si dhe në Verilindje të Shqipërisë,  si dhe  më tutje; atij të Ballkanit.
Këtu do të  nisë rruga  autostradale,  që  lidh  Kosovën me daljen në bregdetin Adriatik, segmenti më i rëndësishëm i së cilës kalon nëpër Mirditë me një gjatësi prej 80 km, pikërisht  nga ura e Matit deri në kufi me Kukësin, e cila do t’i  japë një zhvillim të madh kësaj zone. E këtij niveli  rëndësie, do të ishte një lidhje autostradale  e mundëshme, që natyrshëm kalon nëpër Rrëshen,  kodrat  e  Perlatit, futet në luginën e Matit, ngjitet ne Bulqizë –Dibër të Madhe – Shkup, një nga zgjidhjet më oportune të kësaj arterie dhe pa patur nevojë të mendosh kalimin e saj nëpër malet e Martaneshit dhe Shëngjergjit pa asnjë  fizibilitet pozitiv.
E të të njëjtës rëndësie është edhe rruga  turistike  Rrëshen-Lurë, për gjallërimin e ekonomisë vendore, si dhe zhvillimit të turizmit malor, kulturor,  të sporteve  dimërore, te zonës turistike Kurbnesh-Lurë, zonë, e cila është  larg nga Tirana jo më shumë se  90 km në kushtet e infrastrukturës  bashkëkohore. Të  tria këto akse rrugore  rrisin aksesin  e një zhvillimi të gjithanshëm të ekonomisë  së Mirditës, pasi kalojnë, njëra në veri, e dyta ne qendër, dhe tjetra në jug të këtij rrethi, si dhe të Bashkisë Rrëshen, ku Rrësheni  bëhet një qendër  me një zhvillim të përshpejtuar ekonomik. Me shume interes do te ishte lidhja e Rreshenit me Ulzën nëpërmjet Ujë-Lurthit dhe te fshatrave te komunës të Bazit.

Resurse të bollshme

-Financimi i  një vreshtarie moderne për prodhimin e rrushit  si  dhe  të nënprodukteve të tij dhe kryesisht për prodhimin e verërave superiore  të cilësisë së lartë, ku Mirdita ndodhet në një zonë tipike vreshtarie, me kushte klimatike-tokësore shumë të përshtatshme, me mundësi  për ujitje gjithëvjetore dhe me rrjedhje të lirë, me mundësi lehtësuese për infrastrukturën rrugore, me një traditë të kahershme në kultivimin dhe në prodhimin e verërave. Vreshtaria paraqet veprimtarinë prodhuese më kompetitive, me një treg të sigurt dhe mjaft atraktiv për vendin, rajonin si dhe më gjërë, kur përpunimi të bëhet  me teknologji perendimore. Bashkia Rrëshen ofron një mundësi të zhvillojë një vreshtari  me një siperfaqe mbi  1900ha. tokë, ndërsa si rreth arrihet nje sipërfaqe deri 6000 ha. Zona malore mbi lartësinë e kutivimit të hardhisë, perdoret efektshëm  për kultivimin e pemtarisë intensive (  sidomos  të molltoreve  mbi nënshartesa xhuxhe ), si dhe të zhvillimit të një bujqësie biologjike.
-Të  nivelit “bio”, sigurohet edhe  prodhimi i produkteve blegtorale pasi rrethi i Mirditës  dhe Bashkia  Rrëshen, ( meqë, kjo  bashki ,  përbën rreth 1/3 e sipërfaqes  së tokës dhe ½ e popullsisë  ), kanë  një sipërfaqe të  madhe të kullotave alpine, bazë e mirë për prodhime shumë cilësore blegtorale. Tendenca për zhvillimin  e blegtorisë së imët dhe sidomos të  të dhirtave, pasi  prodhimi i mishit, qumështit dhe sidomos te djathrave përbëjnë një tendencë të re  të të ushqyerit  të   popullsisë  dhe kërkesave të tregut  preferencial, prodhimet e te cilave  janë të kërkuara edhe nga tregu kosovar.
-Interesante është edhe  një tendencë tjeter e  re e shtimit galopant të bletarisë, ku numri i koshereve të bletëve është dyfishuar brenda këtyre dy viteve të fundit. Nuk vihet re, vetëm shtimi numerik i  bletëve, por më  e rëndësishmja është niveli profesional i lartë i mbarështimit të bletarisë. Jo rrallë sot merret mbi 40 kg/zgjua me mjaltë.                                                                                                                                                                 -Prirje në  rritje vihen re edhe në ngritjen e  komplekseve të rritjes dhe mbarështimit të shpendëtarisë, si dhe të rritjes së derrit. Këto  janë  dy aktivitete ekonomike  me një konsum të madh dhe tradicional të popullsisë së rrethit të Mirditës.                                                               -Për  Bashkinë  Rrëshen   me  leverdi të  ekonomike është  rritja dhe mbarështimi  i  pyjeve  dhe  nënprodukteve të tij. Sipërfaqja e pyjeve në bashki si dhe në rrethin tonë,  është  mbi 10 herë më e madhe se fondi  i  tokës bujqësore. Vitet e fundit vihet re nje zhvillim shumë i mbarë i pylltarisë si  dhe mbrojtja e tyre. Me pyjet do të jenë të lidhura shumë probleme ekologjike, si dhe prodhimet pyjore, sporti i gjuetisë sportive etj.
-Një nga fushat më interesante është edhe  shfrytëzimi i kapaciteteve hidriko-energjitike të lumenjve të Fanit të madh dhe Fanit të vogël, Urakës, zallit të  Dodajve, dhe përrenjëve të tjerë malorë, ku përllogaritjet  përafërsuese shkojnë mbi  60 MË./H. Mbi lumin Fani i Madh dhe mbi lumin Fani i Vogël  interesohen firma hidrikoenergjitike  private  për  të  ndërtuar  basenin  ujëmbledhëse  për  hidrocentrale te nivelit 20 MË/H. Këto burime hidrike mund të shfrytëzohen nesër mjaft mirë për prodhime  të faunës ujore (iktinologjike), si burime financiare me  nivel të lartë të  leverdisë  ekonomike. Këto basene të mëdha   ujore do të rregullonin edhe luhatjet  ekstreme të temperaturave dhe të lagështisë ajrore të Rrëshenit dhe zonës për rreth. 
Bashkia Rreshen, ka një  potencial të konsiderushëm të  specialistëve me arsim të lartë dhe të gjitha  specialiteteve, relativisht të pazënë plotësisht me punë, si dhe ka dy shkolla  të mesme profesionale, si dhe  kurse  profesionale për përgatitjen  e punonjësve të kualifikuar në specialitetet si  hidraulik, elektriçist, rrobaqepës, mekanik, etj.  si dhe forca të lira pune.  
Këto dhe  të  tjera  përparësi, që nesër do të nxjerrë  rrjedha ekonomike e ekonomisë së tregut të lirë, janë të dukshme tani për tani perspektiva të  zhvillimit të bashkisë Rrëshen  dhe njëherazi të rrethit të Mirditës.
Dod Pepkola
n/kryetar bashkia Rrëshen

12. Rubrika e opinionit.............
Sos Lezha!..
-refleksion-

Me nje grup lideresh ne fusha te ndryshme, te cilet kane arritur te pershtaten me “konkurrencen  e eger” dhe terrenin pa pike orientimi, mundohemi që në këto 16 vite tranzicion të asistojme vetedijen e mpirë të qytetarit te Lezhes, të asistojme zvenitjen e vlerave te qytetarise lezhjane. Por…
Bashkejetojme me provincializmin e thekur gjysem partizan. Rropatemi me perditshmerine e kafeinuar plot zharitje thashethemesh, e servilizem te urryer. Perplasen komplekset! Inferioriteti i te ardhurve me perçmimin e atyre qe jane “nje çike me vendali”. Arroganca e te fortit me pervuajtjen e te pambrojturit, qe ben shyqyr kur ben vaki ta pershendesin ne rruge me emrin e tij. Jargaviten ne sharje pa fund pallatet e vjetra të tipit kinez me pallatet e reja moderne te “nje zot e di se cfare tipi”. Shtepite e vjetra dy kateshe ne dru dhe ne gur, qurraviten nga mungesa e perkujdesjes se “baballareve” te qytetit, ndersa shtepite “Made in Beton” bejne kerdine ne qytetin tone te famshem Plurituristik. Lagjet plot shtesa, shkresa, lesa dhe lehsa, u bejne karshillek sipermarresve te ndertimit te cilet ate cope treg te pronave, shtepive dhe pallateve, nuk e kane me në harten e garancive te vete Lezhes. Sheshet e gjelberta “pllamatore” kercenohen me zhdukje si krapi i vendit ne Drin.
Ah, meqe ra puna te Drini, Drinin e madh qe pret t’i behet nje shetitore ne shpine, them se nuk do ta kishte gjetur gjë nese do t’i kishim vene edhe nja 5 varka plus. Them se do ti mbante. Edhe pse do ta gudulisnin nje çike rruges nga ura e vjeter deri ne delte, aty ku lagunat “bejne dashuri me detin”. Por edhe deti sikur eshte semure m’u aty ku mund te ishte me mire. Bregun qe eshte aty ne mes tij dhe lagunave po e ha pash nga nje pash. Ndersa ne ngulim ndertesat shumekateshe si dikur purrinjtë me aksion, deti gerryen me erozion edhe indiferencen e “baballareve” te qytetit.
Po ç’lidhje ka indiferenca e këtyre të fundit me detin?! Hajde futemi ne gardhin tone se aty i takon Shengjinit. E kote te flasim per vizion ne këtë rajon që do ta kishte zili dhe palca bregdetare e Europës. Por këtu largpamesia dhe programimi afatgjate te rrenqethin kur ne mendje p.sh; të vjen nje si ere e qelbur, duhma-duhma, tamam si ajo kenga “tallaz-tallaz” qe kendohet m’u ne mes te qytetit.
S’ka problem qyteti plurituristik, ka gjera te tjera per te treguar; ka kalane shekullore, qe tani per tani nuk eshte e arritshme pos grupeve te alpinisteve. Vendvarrimin e Skenderbeut shume prezentabel me pallatin e kultures “Made in China”, si dhe me lokalin poshte “alla hallxhiu”.  Pak me tej nese bejme nje hap, tregtarë pa me te voglën kulturë sherbimi ia kepusin çmimit si kenges me lahute. E nëse do te ishin ne Shkoder apo ne Peje, keta dembele do te ishin skualifikuar qe diten e pare te punes. Po deri diku s’kane faj, ndërsa u duhet te perballojne edhe humbjet e mundshme jo vetem nga keta, por edhe nga gjobat e larmishme, dhe te diversifikuara, nen dore dhe siper dores.
Shume me mire qe kemi edhe te papune te pakten, sepse edhe industria me e madhe e Lezhes, bar-kafeina do t’i bente falmeshendet ballkoneve dhe tarracave te pallateve lulezuar me çimento, dhe zift Selenice. S’ka problem, e rendesishme eshte te kemi lideret te cilet “lodhen”, “lodhen” te gjejne nje pike referimi. Lodhen te gjejne nje model qe t’i perngjasojne. Lodhen me shume ata qe duan te jene autentikë dhe origjinalë. Nderkaq proçesi i njohjes dhe edukimit te ndersjelle mes komunitetit dhe liderve te tyre ne Lezhe funksionon bash si nje shtatzani e padeshirueshme, plot probleme.
Nejse, rendesi ka qe kemi lider, sepse po mos te kishim lider nuk do te kishim as servilet, as njerezit medioker qe jane karakteristike per çdo province, por per Lezhen diçka më shumë. Vetem ketu nje person i lire, i pavarur, i afte dhe jo servil, mund te poshterohet kaq shume. Nuk perfillet fare dhe nuk behet pjese ne menyre te natyrshme e asaj qe quhet Elitë. Ndersa mediokri dhe servili, ngul rrënjët, “sakrifikon” per kauzen, por nderkohe edhe shpërblehet. Nejse me mirë qe Elita ne Lezhe nuk eshte ajo e më sipërpërmendura, sepse do te kishim qene edhe më keq. Te gjithe nderkohe e dime qe Lezha e ka nje Elite te vertete, ka intelektualë, si dhe njerez te thjeshte, te cilet mund te ishin shume te dobishem per komunitetin dhe familjet e tyre nese ata do te angazhoheshin më me vendosmeri, ne jeten publike. Keshtu konceptet e tyre per jeten, vizioni i tyre per qytetin do te ndihmonin qe ne Lezhe te mos kishte me Keshilltare Bashkie apo nepunes pa fe niveli, do te ndihmonin njekohesisht qe familjet e ardhura apo edhe te rinjte, te kishin nje model qytetarie. Keta njerez qe e duan qytetin e Lezhes do te ndihmonin qe ne Lezhe te kishte nje fryme me perparimtare, nje kulture kerkuese dhe studiuese qe do ta bente lezhjanin nje ruajtes stoik te tradites, por ne te njejten kohe edhe nje atlet i modernes, dhe i se rese. Ne nuk do te arrijme asnjehere te dalim nga kjo vorbull pa pasur pika te qarta referimi, pa pasur nje kulture dhe etike qytetare. Ka ardhur koha qe procesi i edukimit te ndersjelle komunitet-elite, te funksionoje ne menyre perfekte. Ne kemi nevoje te hapim mendjen dhe te ndriçohemi prej atyre qe me kurajo kerkojne Lezhen e orientuar drejt vlerave.
Edmond Vlashaj
Drejtor i Agjensise 100%SHQIP.

 

 

 

13. Tribuna e deputetit.................
Mirdita, 50 vite nën genocidin komunist

-Gazeta “Mirdita” gjithnjë ka qenë e hapur ndaj përfaqësuesve të Mirditës në Parlamentin shqiptar apo përfaqësues në zë të saj në Qeveritë e ndryshme, institucione, dikastere apo asosacione të ndryshme brenda e jashtë vendit. Në këtë rubrikë lexuesi do të njihet me mënyrën sesi përfaqësuesit e saj në parlament, pra deputetët, i ngrejnë problemet dhe zgjidhjet që u sjellin zgjedhësve të tyre. Kësaj rradhe po sjellim diskutimin që u mbajt në parlamentin shqiptar muajin e kaluar nga deputeti Gjovalin Prenga-

Zonja Kryetare, zoterinj deputete!
Rezoluta e Keshillit Evropes qe ka qene nxitje per debatin e sotem konsideron dy nevoja baze te shoqerive postkomuniste si e jona. Se pari, konsiderohet nevoja e njohjes se krimeve te sistemit diktatorial per te çliruar keshtu shtresa te tera te shoqerise por edhe pjese te kastes tone politike nga kompleksi i fajit sipas skemes klasike “prano fajin apo mekatin per te patur pastaj ndjesen apo faljen”. Se dyti rezoluta eshte nje apel per te rivleresuar pozicionin qe kane sot shtresat qe u marxhinalizuan nga sistemi komunist, te persekutuarit dhe te perndjekurit politike; sa ata ndjehen te shperblyer nga shteti i se drejtes per ç’ka hoqen ne diktature. Pra ne thelbin e vet rezoluta eshte nje thirrje per te shqyrtuar kohezionin social te shoqerise.
Si perfaqesues i Mirdites ne kete organ te larte, dua te kujtoj persekutimin e kesaj krahine ne sistemin komunist. Mirdita ishte nje krahine me nje individualitet dhe organizim shoqeror te veçante, me nje kontribut ne historine tone kombetare e ne luften per pavaresi po te veçante, por ne fakt jo e shquar, pikerisht per hir te veçantise se saj ne levizjen komuniste. Dhe  kete e pagoi shtrenjte. Ne vigjilje te çlirimit e me pas ne kete krahine filloi terrori, ekzekutimet pa gjyq e ne gropa te perbashketa, burgosjet e torturat deri ne çmenduri, internimet e familjeve me gra e femije, djegia e shtepive e konfiskimi i pasurise. Mirdita qe krenohej me mospushtimin e vet ne shekuj njohu pushtimin e saj te pare dhe ate me te tmerrshem: pushtimin komunist. Me lejoni te jap disa shifra:

  • Te ekzekutuar e te vdekur ne burgje -320 burra e gra
  • Te burgosur dhe te denuar me burgime te renda -345 veta
  • Te internuar - 606 persona prej te cileve 129 femije

 

Krahasuar keto shifra me popullsine mirditase te kohes i takon 1 ne 10 mirditore, ose u ekzekutua ose u burgos, ose u internua. Prandaj e quajta pushtim. Referuar faktit qe ne ate kohe per  Mirditen ishte karakteristike familja e madhe me shume anetare, rralle familje mirditore i qelloi te mos kishte ne gjirin e vet nje pjesetar; ose  te vrare ose te burgosur. Me kete imagjinohet ajo qe vjen pas, zbatimi i luftes se klasave.
Ky terror ishte strategjik i paramenduar dhe perben genocid te paster ndaj nje krahine te permendur.
Fakte:

  • Eleminimi ose denigrimi i familjeve te para duke filluar nga Gjomarkajt
  • Copetimi administrativ ne 5 rrethe i krahines;
  • Deformimi i zhvillimit te natyrshem nepermjet zhvillimit te sforcuar industrial;
  • Rrenimi i ekonomive te vogla fshatare dhe pasurise pyjore nepermjet kolektivizimit absurd.

Rezultate:

  • Te papune perballe rrenojave te industrise se falimentuar;
  • 780 kyefamiljare te vdekur nga silikoza ne moshen 35 – 55 vjec;
  • 2977 familje ne skemen e ndihmes ekonomike, pra 30 % e popullsise.

Nuk permenda rrenimin kulturor, te familjes e religjioz aksion i qellimshem per te shkaterruar identitetin e krahines. Ky ishte nje bilanc i percipte i nje procesi sistematik te realizuar me perpikmeri e pa vrasje ndergjegje.
Tani me lejoni te shqyrtoj pozicionin e ish te persekutuarve ne shoqerine e sotme shqiptare.
 Ata :

  • Nuk jane shperblyer per punen ne burg
  • Te arfemit e brezit te pare nuk jane shperblyer per prinderit e vrare.
  • Nuk perfitojne pensione te posacem.
  • Nuk kane marre pasurite e konfiskuara.
  • Nuk perfitojne nga skema te tilla ndihme si rimbursimi i ilaceve.
  • Jane akoma ne pozita minore  arsimimi, drejtimi etj.

Po ti krahasojme me kategori me status te ngjashem si veteranet apo familjet  e deshmoreve ( per te cilat theksoj bindjen time se perfitojne me te drejte), kuptojme pamjaftueshmerine e aksionit politik per drejtesi per kete shtrese. Ish te perndjekurit e dinin mire ne diktature se ai shtet nuk ishte i tyre. Madje e dinin se ishte kunder tyre. Po ne shtetin tone te se drejtes, si ndjehet kjo kategori?
Ne fund them se nese debati i sotem do t’i sherbente perafrimit te sensibiliteteve tona te ndryshme per kete shtrese duke siguruar nje trajtim me te drejte per ta, atehere ky debat ndryshe nga te tjeret e zhvilluar ne kete salle do te kishte nje produkt.
Ju faleminderit!...

14. Problemore............

Prangosen grabitësit e telave elektrikë

-Fshatra të tërë në Mirditë, kanë muaj e vite pa energji elektrike për shkak të grabitjes së telave elektrikë. Për herë të parë policia bie në gjurmët e grabitësve dhe vë nën pranga disa prej tyre. Letra të tëra na janë dërguar si gazetarë të medias lokale dhe qendrore, ndaj dhe gazetën menduam të vijojmë në këtë faqe me këtë kronikë problemore, për t’u sjellë në vëmendje kujtdo që të mos vërë dorë në përcjellësit elektrikë, që përvec dënimeve sipas kodit Penal, do të damkosën dhe si njerëz të territ!...-

RUBIK. Një grup prej 5 grabitësish u kap në flagrancë para disa netësh duke vjedhur 6 kompata  teli prej afro 1000 metra gjatësi në linjën e përcjelljes së tensionit të lartë të fshatit Fang, duke kredhur në errësirë plot 7 fshatra të zonës e më tej.
 
Vjedhje e telit, epidemi disavjeçare

Vjedhja e telave dhe kabllove elektrikë në përmasa të frikshme, kanë qenë kthyer në epidemi dhe për këtë axhensia e filialit elektrik në Mirditë disa herë ka bërë denoncime, por pa autor. Prej vitesh askush nuk është penalizuar për këtë edhe pse dihej mirë adresa se nga shkonte teli dhe kabujt elektrikë.
Ka disa pika mbeturinash (gjoja), që e grumbullojnë atë me licensë apo pa të, duke e dërguar dhe në furra shkrirjeje që gjenden anash akseve nacionale kryesore të vendit. Por ato asnjëherë nuk janë bërë objekt hetimi, edhe përse fshatra të tërë në Mirditë a gjetkë ngelnin pa energji elektrike, për ditë, javë, muaj dhe vite të tëra.
Ndërsa grupi hetimor i ngritur do të hetojë më tej rreth tërë kësaj veprimtarie; deri më tash mësohet se është saktësuar vjedhja e mëparshme në disa raste e këtij grupi, ndërsa ata akuzohen për vjedhje të shtrirë në kohë dhe në bashkëpunim, vepër penale e kualifikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Raste të tjera grabitjesh

-Rasti më ekstrem shënohet ai i lagjes Gjajm të Rrasfikut në Rubik, banorët e të cilit kanë hyrë në vitin e gjashtë pa energji elektrike. Atje u vodhën shtyllat dhe plot 5 kilometër tel bakri. Gjysma e ka braktisur tashmë fshatin për këtë arsye.
-Fshati Bulshizë në Rubik, në një gjatësi prej 2 kilometra, ndenji disa javë pa energji elektrike.
-Disa institucione si kopshte, qendra shëndetësore e shkolla në Rubik ngelën pa energji pasi në mes të qytetit u vodh tërë kabulli elektrik.
-Fshati Lufaj në komunën e Selitës, u grabitën plot 1040 metra tel alumini dhe fshati prej 1 muaji nuk ka fare energji elektrike.
-Disa fshatra në komunën Fan, të cilët u detyruan të qëndrojnë disa javë pa drita.
-Fshati Fang i Rubikut, e ka patur rast të përsëritur dhe disa javë ka ndenjur pa energji elektrike.
E të tjerë...

Fuqizohen nënstacionet elektrikë të Veriut
BURREL. Drejtoria e njësisë së tensionit të lartë në Burrel ka filluar një aksion të gjerë dhe masiv në përmirësimin e fuqisë së transformatorëve nëpër nënstacionet elektrike të tërë zonës së Veriut.
Mësohet se prej ditësh ka filluar zëvëndësimi i transformatorëve ekzistues me ata të fuqisë së madhe çka, sipas drejtuesve të KESH-it, bën që abonentët privatë dhe familjarë në këto zona të mos kenë kufizim të detyruar për efekt ngarkese. Për më tepër, sipas tyre, ishte një masë emergjente, që duhej marrë në prag të dimrit, kur shpesh herë ka patur probleme të furnizimit për këto arsye.
Haqif Klosi, drejtor i njësisë së tensionit të lartë në Burrel, sqaroj se zëvëndësime transformatorësh janë bërë në Mamurras, në Suç të Matit.
Në këtë kuadër është fuqizuar nënstacioni i Rrëshenit dhe për këtë ka siguri për energji elektrike të pandërprerë në kohët e dimrit që po vjen.
Hil Gjaci

 

 

15. Suplementi: Bashkia dhe komuniteti hapa sebashku..........

Mark Ruçi: Për një bashki të integruar

-Gjashtë pyetje për kryebashkiakun e Rubikut-

Prej një viti ka funksionuar në bashki projekti mediatik  “Bashkia dhe Komuniteti  hapa  sëbashku “ të paktën  në emërtim duket diçka intriguese , si erdhi kjo ide ?

Ky projekt  që është produkt i një bashkëpunimi i gjatë i Bashkisë Rubik me gazetën lokale Mirdita, të ndihmuar edhe nga pronari i TV-kabllor  A. Roshi,  ka qenë një domosdoshmëri në kushtet e funksionimit të një bashkie moderne ku rritja e përfshirjes së komunitetit në vendimarrjet e pushtetit vendor është jo vetëm detyrë por e pazevendësueshme. Është opinioni qytetar që duhet të merret gjithnjë parasysh në vendimarrje dhe duke qenë se prej 3 vitesh komisionet qytetare kanë qenë ndër aktorët kryesorë  konsultues me strukturat lokale për projekte dhe iniciativa të Bashkisë shikuam mundësinë që të përcjellim këto iniciativa tek gjithë banorët e Rubikut, gjë e cila rrit më tej bashkëpunimin, por mbi të gjitha transparencën para publikut

Mendoni se ka qenë risi për qytetin dhe bashkinë  dhe a i ka realizuar synimet për të cilat u përcoll?

Tashmë dihet se ky projekt është i pari i këtij lloji, që është realizuar si bashkëpunim i Mediave lokale me Bashkinë në gjithë Shqipërinë dhe si e tillë përbën një risi edhe për qytetin por edhe për bashkinë Rubik
Synimet kryesore të tij kanë qenë:

  • Rritja e transparencës me publikun
  • Nxitja e mëtejshme e debatit ndërmjet aktorëve kryesorë për problemet që aktualisht ka zona e Rubikut si për zhvillimin e arsimit parashkollor e 9 vjeçar, arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe atij profesional, për problemet e kulturës, sportit, vlerave historike dhe kulturore që mbart rajoni i Mirditës në përgjithësi dhe Rubiku në veçanti, për vizionet e bashkisë  për zhvillimet ekonomike lokale etj
  • Problematika që përcjellin emigrantët dhe rritja e bashkëpunimit me ta
  • Pasqyrimi i iniciativave të fermerëve të rajonit të zonës dhe si duhen fokusuar ato në programet afatshkurtëra dhe afatgjata të bashkisë
  • Pasqyrimi i aktiviteteve të ndyshme kulturore dhe artistike të rajonit të Mirditës dhe Rubikut  në veçanti
  • Pasqyrimi realist i bashkëpunimit me donatorët si një prioritet permanent i bashkisë në realizimin e projekteve ambicioze për ngritjen e zhvillimeve ekonomike lokale

Besoj se duke patur parasysh këto synime ato janë përcjellë me realizëm dhe profesionalizëm nga gazetari e botuesi i gazetës sëbashku me ekipin e vet të talentuar realizues.

Ka patur fillimisht një opinion sikur kjo ardhje ishte thjeshtë në funksion të retushimit të të metave të bashkisë dhe se i shërbente suport thjeshtë këtij institucioni, në fakt cila ka qenë e vërteta?

Duke qenë një praktikë e re dhe e pa aplikuar ndonjëherë  rrjedhimisht mund të ketë patur edhe keqkuptimet e veta dhe kjo është normale në kushtet e funksionimit të një shoqërie të hapur demokratike, por nëse do të shikonim me kujdes debatet e zhvilluara, problematika aktuale është dhënë pa asnjë hezitim dhe mund të përmend situatën që aktualisht kalon arsimi profesional si një situatë dramatike. Pra ashtu siç është në të vërtetë. Po kështu edhe për probleme të tjera. Janë të lutur gjithë banorët e zonës që të kontribuojnë me mendimet e tyre në nxitjen e debatit publik, për problemet aktuale dhe të perspektivës dhe kështu do të sfumoheshin totalisht hamendësi të tilla. Në fund të fundit kjo është më e rëndësishme se sa karriera e një individi apo një grupi zyrtarësh. Nga ana jonë njihen realisht të metat të cilat janë prezantuar nga unë në çdo takim në fshat apo qytet dhe vazhdimisht përpiqemi të minimizojmë që të mos  bëhen pengesë  për funksionimin e Bashkisë

Ju mendoni se ka qenë një lloj ”revolte” prej faktit se e vetmja krahinë në Shqipëri nuk ka media lokale dhe kur i ka, askush nuk kujtohet që ti mbaje e japë jetë më tej?

Nuk mendoj se ka qenë një ”revoltë”, por pyetja juaj nxjerr një problematikë. Në kushtet aktuale të zhvillimit ekonomik të rajonit të Mirditës  mundësitë e bizneseve lokale janë të kufizuara për të ngritur një media lokale, por a duhet që pushteti vendor të kontribuojë përkohësisht për ruajtjen e vlerave të medias lokale si Gazeta Mirdita apo TV. Mirdita. Unë mendoj se po dhe një ndër rrugët është financimi i projekteve të përbashkëta me median lokale si ky që ka funksionuar në Rubik dhe që do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe është përgjegjësi që asnjë drejtues vendor nuk duhet ta anashkalojë, dhe me vullnet pozitiv do të kemi një rilindje të medias lokale duke synuar në të ardhmen në bashkëpunimin me donatorët dhe me bizneset lokale ( të cilat pas ndërtimit të autostradës Durrës- Kukës do të kenë ambiciet e veta ) në krijimin e një media lokale të qëndrueshme.

Nga se është parë dhe nga teleshikuesit në debate e në përcjellje në zhanre të ndryshme  të problematikës ju keni shpallur projekte ambicioze, mund t’i shtjelloni ato dhe a do te realizohen siç ju i keni artikuluar  publikisht?

Që në fillimet e punës si kryebashkiak në qytetin e Rubikut ku kam kaluar 42 vite të jetës sime më ka ngacmuar mendimi që në kushtet aktuale, a ekzistojnë mundësi reale për nxitjen e zhvillimit ekonomik të zonës duke patur tendencën për frenimin e migracionit aq prezent  në këto vite të tejzgjatura të tranzicionit ? Dhe natyrisht duke patur parasysh këtë tendencë jam përpjekur që kjo të jetë boshti real i aktivitetit të bashkisë. Nuk mund të flasësh për nxitje të zhvillimit ekonomik të zonës pa patur një strategji të planifikimit të këtij zhvillimi për një periudhë afatmesme, e rrjedhimisht hartuam projektin në bashkëpunim me FLAG ( Fondacioni për Autonomi e Qeverisje Vendore ) dhe me financimin e Fondacionit SOROS kemi hartuar ”Strategjine e Zhvillimit Ekonomik të zones per vitet 2006-2016” ku është përcaktuar Vizioni i Bashkisë Rubik, Qellimet, Objektivat, Programet dhe Projektet që do të realizohen gjatë kësaj periudhe  të cilat do t’ia prezantojmë publikut gjatë muajt Nëntor, realizimi i të cilave do të sjellë një përmirësim të dukshëm të cilësisë së jetës së banorëve të zonës. E veçanta e këtij projekti është angazhimi i komisioneve qytetare në hartimin e tij, por mbi të gjitha monitorimi që  do të kryhet nga grupet e interesit në mënyrë permanente për realizimin cilësor dhe në kohë të tij. Me synim që të qartësohen se çfarë projektesh ambicioze do të realizohen në të ardhmen, do t’i referohem qëllimeve të planit strategjik

Qëllimi I
Konsolidimi i bizneseve vendase dhe thithja e biznesit të ri bujqësor dhe jobujqësor duke shfrytëzuar burimet natyrore dhe avantazhet që ofron pozicioni i Rubikut si një nga qëndrat e tranzitit rajonal të mundësuar nga rruga Durrës –Kukës
Ky qëllim do të realizohet nëpërmjet objektivave ku do të përmenden dy më të rëndësishmet,  të cilat do të shoqërohen me programe e projekte ambicioze.
Së pari : Transformimin deri në vitin 2009 të zonës industriale ekzistuese  ( Ish fabrika e rafinerimit të bakrit Rubik) në Park Industrial të përshtatshëm për biznese prodhuese, tranzitim mallrash, magazina doganore, prodhime artizanale. Ky projekt  është në vazhdim dhe po realizohet në bashkëpunim me GTZ ( Agjensia për zhvillim  e bashkëpunim e Gjermanisë në Shqipëri ) dhe ka gjetur mirëkuptimin edhe të Ministrisë së Ekonomisë dhe do ti prezantohet publikut brenda muajit Janar 2007
Së dyti: Instalimi i bizneseve të reja përgjatë rrugës Durrës-Kukës Morinë duke shfrytëzuar burimet natyrore ekzistuese si inertet, pllakat dekorative, gëlqerorët, bazaltet. Ky objektiv bëhet i realizueshëm në një periudhë relativisht të shpejtë por ndërtimi i rrugës Durrës –Rrëshen-Morinë sipas objektivave të Qeverisë Shqiptare  do të përfundojë brenda vitit 2009 dhe krijon premisën reale për lindjen e bizneseve të reja, shtimin e punësimit por dhe rritjen e të ardhurave të bashkisë .
Qëllimi II
Instalimi i një industrie mikpritese të qëndrueshme e cilësore për vizitorë dhe turistë, që mbështetet në traditën, kulturën dhe atraksionet e natyrës, e që ka fokus kryesor zhvillimin e turizmit familjar.
Promovimi dhe shtimi i ngjarjeve kulturore e historike, zhvillimi i ambienteve me vlera historike e kulturore, promovimi  i traditës të artizanatit, historisë e kulturës në nivel kombëtar e ndërkombëtar, instalimi i rrjetit akomodues për turizmin familjar janë programet kryesore që do të financohen me projekte ku më i rëndësishmi është Ndërtimi i Qendrës së Dialogut në Rubik, ku Manastiri françeskan të shndërrohet në vend takimi e arsimimi, në një vend të paqes dhe miqësisë për të rinjtë e të rriturit, vend i cili kërkon njëkohësisht edhe identitetin shqiptar dhe kushtet optimale për një punë formuese dhe komunikimi. Ky projekt i inicuar nga humanistja e shquar austriake Marianne GRAF në bashkëpunim me Bashkinë Rubik ka qëllime tejet prioritare si

  •  Shpëtimi i kulturës ekzistuese të ndërtimit duke ringjallur në ndërgjegje respektin për vlerat e së kaluarës
  • Rikthimi  në jetën kulturore europiane pas 50 vitesh izolimi total që e larguan Shqipërinë nga vëmendja e Europes
  • Krijimi i vendeve të punës për të frenuar emigrimin dhe migrimin nga zona
  • Pasurimi kulturor i Veriut
  • Gjallerimi i periferisë dhe krijimi i perspektivës duke i dhënë vendasve një sinjal dhe shans për të qëndruar në Rajon
  • Magnet turistik për shkak të peisazhit të klimës, por duke promovuar edhe kulturën. Pa spektrin Kulturë,-përjetim natyror – shëndet dhe pa gjallërimin e vlerave tipike kulturore dhe shpirtërore të vendit nuk mund të ndërtohet një turizëm i qëndrueshëm. Ky projekt do të fillojë gjatë këtij viti dhe përbën një pikë kulmore në marrdhëniet e bashkisë me donatorët, marrdhënie shumë të konsoliduara nga të cilat Bashkia ka përfituar projekte të rëndësishme.

Qëllimi III
Një bashki me infrastrukturë publike bashkëkohore e të integruar me rrjetet rajonale dhe me shërbime publike cilësore në funksion të një mjedisi tërheqës dhe inkurajues për banorët, bizneset dhe vizitorët. Ky qëllim do të realizohet duke patur objektiva  përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike sipas standarteve dhe do të  finalizohet me projekte konkrete në infrastrukturën urbane , ujësjellësa , kanalizime , përmirësimin e ndriçimit , modernizimin e shërbimit të pastrimit dhe përpunimin e mbeturinave urbane në fushë depozitimi larg qytetit, përmirësimin e gjelbërimit  projekte që tashmë janë të realizuara cilësisht dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Këto projekte kanë garanci realizimi bazuar në tendencën e Qeverisë shqiptare për rritjen e Grantit ndaj pushtetit vendor por mbi të gjitha në thellimin e proçesit të decentralizimit edhe në të ardhmen duke i bërë bashkitë  edhe më të përgjegjëshme  karshi interesave të qytetarëve.
Një rëndësi të posaçme  Bashkia do t’i kushtojë arsimit dhe kualifikimit cilësor të fuqisë punëtore e veçanërisht rinisë, të orientuar drejt tregut të punës vendas dhe rajonal dhe hyrja masive e komunitetit në rrjetin e shkëmbimit elektronik të informacionit (internetit) mbetet përparësi absolute .

Mendoni se  do të ketë ndonjë projekt analog mediatik por me një strukturë ku qytetari duhet të shohë më shumë veten e tij?

Siç dihet pushteti vendor në aktivitetin e tij ka në fokus interesat qytetare dhe sa më shumë rritet pjesmarrja qytetare në vendimarrje aq më shumë rritet informacioni dhe efikasiteti i tij. Rrjedhimisht projekti i ardhshëm me median lokale duhet të fokusohet më shumë në pasqyrimin e kësaj lidhje organike dhe qytetaret të jenë në epiqendër të tij duke nxitur debatin publik për problemet, shqetësimet që ata kanë dhe kështu do të ketë më shumë transparencë të strukturave vendore karshi tyre.
Ju faleminderit
Intervistoj: Elda Malshi

“Rubik ‘06”, elita kulturore e Mirditës një vit prurje cilësore
Para se të hysh në Rubik natën që nga kthesa e fundit e Fierzës befasohesh nga pamja që të vjen para syve. Dritat e pallateve si “një mbi një dritaret” reflektojnë hijshëm mbi lumin Fan, që kalon bri qytetit dhe mendja të shkon ta përngjasosh me një “ Venecia të vogël”.
Nuk do të shtyhemi gjatë në përshkrime të këtij lloji, por në një sens tjetër. I privilegjuar nga natyra për pozicionin e tij gjeografik Rubiku duket se ka fituar së fundi një privilegj tjetër, ardhjen këtu në veprimtari të bukura për vitin 2006 të elitës kulturore të Mirditës. Qoftë të artit skenik, lëmit studimor e historik dhe të kulturës së sotme moderne, ata që i dhanë Rubikut shijen e një toke të bekuar, por dhe Rubiku ju dha atyre muzën dhe nëpërmjet saj dijeve të tyre fantazinë dhe vullnetin për ta promovuar qytetin tonë si të tillë. Ne u bëmë frymëzimi i tyre dhe ata pasuria jonë, duke krijuar kështu një binom brilant.
Le të shohim një veprimtari të rrallë për qytete të tilla. Për javë të tëra të gjithë ata që patën mundësinë të kenë kabllorin televiziv shijuan në orët e mbrëmjeve verore magjinë e ëmbël të dashurisë për artin televiziv. Dhe të gjithë këtë magji na e dhuruan ideuesit e këtij cikli, zotërinjtë Mark Ruçi, kryetar i Bashkise  dhe Gjergj Marku, botues i gazetës “Mirdita”.

“Rubik 2006!”...
 Viti që Rubiku do ta mbajë mend gjatë. Ai u kthye në qendër të vërtetë të artit dhe kulturës mirditore. Një cik&eu