Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
  Bëhuni pjesë e komunitetit tonë...

Ju jeni:Sërish Festa e Pavarsisë në protestë!

 

TEMAT

 Pazarllëqet e Vienës  

 Krerët politikë të Kosovës

 Festë pavarsie në protestë  

 Sfida e shtetit, sovraniteti 

 Pacifizmi shqiptar 

  

  

  

  

  

  

  

  

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

Edhe në këtë 28 Nëntor u përballëm me bombat e gazit lotsjellës dhe me
lëndët paralizuese nervore

Shkruan:Sejdi Veseli

Edhe këtë Festë të Flamurit tonë Kombëtar, u detyruam ta kremtojmë duke protestuar, në kërkim të drejtave tona të ligjshme, ngase ato janë të rrezikuara si asnjëherë më parë!
Edhe gjatë kësaj kremte u përballëm me bombat e gazit lotsjellës dhe me lëndët paralizuese nervore, të cilat u hodhën nga shërbëtorët shpirtservil të atyre që mundohen (së koti) ta heshtin popullin! Edhe në këtë 28 nëntor, ndaj masave të popullit që u detyrua të ngritët në demonstratë për mbrojtjen e interesave të tij të ligjshme, nga ata që po bëjnë pazarllëqe me këto interesa, u përdorën akuza të ngjashme me ato të këlyshëve shqipfolës të Beogradit, ndaj rinisë studentore në vitin 1981.Revolta e drejtë e masave popullore u quajt vandale. Kishim të drejtë të besonim, se pas luftës të armatosur çlirimtare, të cilën u detyruam ta bëjmë nën Flamurin e Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ditët e shënuara të lavdisë dhe krenarisë tonë kombëtare, do t’I kremtonim ashtu sikur dhe popujt tjerë, por po ndodhë e kundërta. Pasojat e hileve të mbarsura gjatë luftës dhe të jetësuara pas saj, po I përjetojmë edhe në ditët e sotme. Duhet rikujtuar se kjo luftë heroike që bëmë, ishte një kurorëzim I përpjekjeve tona shekullore për t’u çliruar nga terrori i organizuar, sistematik e shtetëror dhe i përmasave të gjenocidit, që  ushtrohej mbi popullin tonë nga pushtuesi serbo-çetnik, gjatë një shekulli të tërë, si dhe për të shfrytëzuar të drejten tonë të ligjshme për të vetëvendosur për të ardhmen tonë duke u ribashkuar në një shtet tonin të vetëm-Shqipërinë Natyrale. Synimi i çlirimtarëve të rreshtuar në formacionet e UÇK-së, ishte I sanksionuar edhe në Kreun e I-rë të Rregullores së përkohshme të saj, nën pikën 2: Përmbajtje e Betimit Ushtarak, cit. “Si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, I gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. Betohem!” mbaron citati. Të vendosur për të sakrifikuar çfarë është e domosdoshme, për jetësimin e këtij synimi madhor, djemtë e vashat besnike të popullit tonë, nga të gjitha trevat etnike dhe diaspora u bashkuan në radhët e UÇK-së dhe u betuan solemnisht para Flamurit Kombëtar Shqiptar, duke deklamuar tekstin e betimit, të cekur më parë. Por, çfarë ndodhi pakë kohë më vonë? Si çdo popull në luftë, ashtu dhe ne shqiptarët kishim nevojë për mbështetje ndërkombëtare.Falë luftës të drejt të UÇK-së kundër një pushtuesi fashist, më në fund kjo mbështetje sa vinte e rritej. Por, duhet konstatuar me keqardhje, se disa drejtues politik dhe ushtarak të UÇK-së, raportet me faktorin ndërkombëtar, nuk i perceptuan si partneritet por si servilizëm të skajshëm ndaj tyre. Kështu që në përputhje të plotë me “këshillat” e emisarëve të jashtëm dhe në mënyrë klandestine u ndërrua synimi i UÇK-së, në kohën kur kjo ushtri çlirimtare kishte lëshuar shtat e po masovizohej dhe kur në përballje luftarake edhe me njësitë komando të pushtuesve po shënonte rezultate të njëpasnjëshme. Ky ndërrim u bë, e them me përgjegjësinë e plotë, pa dijen e luftëtarëve dhe stafit komandues, prej nivelit të brigadave e më poshtë. Pra, ky ndërrim u bë jo nga tjetërkush, pos nga servilet e qarqeve të caktuara ndërkombëtare në përbërje të Shtabit të Përgjithshëm, përkatësisht të Drejtorisë Politike, duke ndërruar Rregulloren e Përkohshme të UÇK-së, me një tjetër të moderuar, pa u mërzitur fare se po shkelej betimi ushtarak. Kështu pra, synimi I luftës të armatosur për çlirim dhe ribashkim kombëtar u shndërrua në diçka, ngjashëm me kërkesat e qyqarëve pacifistë. Çka ishte dhe më keq, sipas kësaj Rregulloreje të re, jo vetëm se hiqej dorë nga lufta për çlirimin e Luginës së Preshevës, Luginës së Vardarit, trevave shqiptare nën Malin e Zi dhe Çamërisë, por edhe nga ribashkimi kombëtar dhe territorial i Shqipërisë së Natyrshme. Siç u pa më vonë, kjo vepër e dëmshme për interesat kombëtare, ishte parapërgatitje për aktin e kapitullimit në Rambuje, kur u firmos dokumenti I cili i njihte Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë sovranitetin mbi Kosovën, pa u pyetur fare luftëtarët e lirisë. Nuk e di, mund të konsiderohet apo quhet ndryshe ky veprim i atyre të cilët i dhanë vetes të drejtën për ndryshimin e synimeve të luftës së armatosur çlirimtare, pos shkelje e betimit luftarak. Pasojat janë të njohura për popullin shqiptar, sidomos për strukturat e dala nga lufta, sepse ato po i përjetojnë mbi shpatulla. Afro 90% e ish pjesëtarëve të UÇK-së, janë të pa punë ose punëtor të krahut; invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve pa përkujdesjen e merituar, thjesht janë shndërruar në raste sociale; armatimet e UÇK-së ( në mesin e tyre edhe armë të dëshmorëve) u shkrinë në shkritoret artizanale të Janjevës, për të përfunduar si lëndë e parë për prodhimin e mbulesave për puset e kanalizimit të ujërave të zeza...etj. Faktet flasin vetë. Me trojet tona etnike po tentohet të ribëhen pazarllëqe, sipas skenarëve të përpiluara nga ndërmjetësit (përmbaruesit) ndërkombëtar, çdoherë në përputhje të plotë me kërkesat serbomëdha të Beogradit zyrtar dhe të kreut të Kishës Ortodokse “shënsaviane”, prapa shpinës së popullit shqiptar. Në raport me interesat tona legjitime,disa qarqe relevante evropiane (tradicionalisht proserbe), vazhdojnë të sillen sipas avazeve të vjetra, atyre të Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Londrës dhe të Versajës..., por për nga forma më të rafinuara. Pra, të kamufluara me nevojën e jetësimit të njërës nga normat më të avancuara të demokracisë, me atë të decentralizimit të pushtetit vendor.  Kjo është një ogur i zi, se po na përsëritet historia e hidhur, sidomos, ajo me Evropën njerkë. Kam bindjen se është momenti i fundit që të ndërmarrim veprimet e domosdoshme dhe konkrete për bashkimin e potencialit tonë mendor dhe veprues në kuadër të një subjekti gjithëkombëtar, i cili do të na prijë drejt dhe sigurt deri në  realizimin e amanetit të Dëshmorëve të Kombit. Zaten ky është obligim yni dhe mund të kryhet i plotë, vetëm duke vepruar konkretisht dhe me vendosmëri, deri përmbushjen e plotë të aspiratave të ligjshme të popullit tonë, për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në Atë-mëmëdheun e tij të vetëm, Shqipërinë e Ribashkuar! Tjetër rrugë nuk kemi!

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net