
FARKA U HARRUA. PO GËRDECI...?
Nga: Gjon NDREJA
Ne raste fatkeqësish te rënda, në Mirditë të ngushëllojnë me fjalët “Mos të raftë me e harrue”. Ndonëse jam nga ato anë, deri vone nuk e kam kuptuar përmbajtjen e këtij mesazhi ngushëllimi, madje herë herë me dukej si diçka kondraverse dhe pa kuptim. Por ne te vërtetë kjo shprehje përmban një mesazh te fuqishëm ngushëllimi. Aty përmblidhet gjithë forca për të përballuar fatkeqësinë duke ruajtur mendjen se fatkeqësi të tjera më të dhimbshme kane ndodhur ose mund të ndodhin. Kjo ne thelb do te thotë qe mos te ndodhte ndonjë fatkeqësi me e rende e cila te bën te harrosh te parën. E thënë ndryshe ky mesazh do te thotë qe fatkeqësia e ndodhur u ndaltë dhe mos vazhdoftë me tej me ngjarje me te renda. Dhe kjo është edhe lutja jone e këtyre ditëve kur po përjetojmë Gërdecin.
Viti 2008 për nga aksidentet ka qene një vit vërtetë i mbrapshtë. Dita ditës kronikat televizive kane ardhë duke u bërë më të rënda dhe të mbushura me ngjarje te dhimbshme. Te nesërmen e një ngjarje ne kishim harruar atë te një dite me pare pasi është lajmëruar një ngjarje me e rëndë nga televizionet ose mjetet e informimit. Aksidentet automobilistike harroheshin nga vrasjet midis vëllezërve per çështje pronësie dhe këto te fundit harroheshin përpara vetëvrasjes se te rinjve e kështu me radhe. Aksidentet e njëpasnjëshme ne minierën e Bulqizës si dhe ato te ndodhura ne sektorin e ndërtimit, aksidentet automobilistike dhe humbjet e jetës se qytetarëve per çfarëdo shkaku , veçanërisht ngjarja e Farkës, per dimensionet dhe karakterin e saj, e kanë rënduar së tepërmi mjedisin social dhe psikologjik në Shqipëri.
Por ngjarja e Farkës ku humben jetën 16 qytetare shqiptarë padyshim menduam se është pika kulmore e këtyre ngjarjeve te dhimbshme e cila do te mbetesh e paharrueshme. Ajo na bëri të harrojmë Bulqizën dhe “autostradën e vdekjes” siç e ka quajtur ndonjë politikan rrugën Tiran-Shkodër. Kur ndodhi kjo dhe ne e përcillnim nga mediat,ishte shume e dhimbshme te ndiqje kronikat televizive te cilat në garë për të paraqitur pamje ekskluzive transmetonin pa pushim gjithë ditën e ditës kronika nga liqeni i Farkës, te cilat ndonëse nuk sillnin lajme te reja , vazhdonin te ndërtonin legjenda per te tërhequr shikuesit.
Po pse ndodhin gjithë këto? Perse ndodhi Farka ? Pse kaq shume jete njerëzish humbasin dita ditës ? Unë nuk jam specialist i aksidenteve dhe as kriminalist, por shpeshtësia e ndodhjes se tyre më ka bërë të mendohem thellë dhe si qytetar i këtij vendi te formuloj edhe ndonjë opinion. Dhe opinioni im për këtë konsiston ne harresën e qytetareve dhe ne pa përgjegjshmërinë e shtetit e cila ushqehet nga e para. Ndokush mund te me akuzoje per këtë ide, që ai mund ta quajë ekstreme dhe të pabazë Po, po unë sinqerisht ngul këmbë që jo vetëm në rastin e Farkës por edhe ne rastin e Otrantos apo ne në të gjitha rastet kur një qytetar humb jetën ,shteti ka një pjesë të konsiderueshme te fajit. Madje mendoj se fajtor është shteti edhe për një qytetar që vret veten. Ne çdo humbje jete te një qytetari (përveçse kua ajo është natyrale) një analist i kujdesshëm padyshim që mund te gjeje rrethana që kanë një pikë lidhje me shtetin. Po përse e kemi ne shtetin në fund të fundit. Përse ne paguajmë kaq shumë taksa? Veçse për të mbrojtur jetën dhe pronën tonë. Sigurisht e kuptoj se ne jemi akoma larg këtij koncepti te shtetit përgjegjës per qytetarin edhe per shkak te këtij tranzicioni te mallkuar qe nuk po ja shohim fundin. Por ndërsa tranzicioni ka te beje me mundësitë e kufizuara ekonomike te shtetit per te ndërtuar sisteme te përshtatshme per te mbrojtur jetën e qytetarëve disa ngjarje dhe aksidente qe shoqërohen me humbje jete njerëzish kane te bëjnë me pa përgjegjshmërinë e shtetit per te zbatuar këto sisteme edhe kur ato janë ndërtuar.
Po. Farka ndodhi kryesisht per faj te pa përgjegjshmërisë se strukturave shtetërore. Sa here kane kaluar mbi ato varka te mallkuara kryetari i komunës se Farkës, punonjës te policisë se shtetit apo edhe zyrtarë te tjerë te larte dhe i janë drejtuar lokalit buze liqenit ku kane drekuar por asnjërit nuk i ka shkuar ndërmend ne se ato varka i përmbushnin kushtet teknike per lundrim,ne se ato ishin regjistruar dhe certifikuar per transport njerëzish, ne se drejtuesit e tyre ishin trajnuar dhe licencuar, ne se varkat i kishin mjetet e shpëtimit ne rast rreziku ? etj. Dhe pyetjet tona qe janë edhe përgjegjësi te zyrtareve mund te jene pafund. Sepse sistemi ekzistonte ashtu edhe i paplote dhe per ta ndërtuar këtë taksapaguesit kane financuar përgatitjen e ligjeve ngritjen e strukturave etj. por ato nuk kane funksionuar si duhet. Dhe kur ngjarja ndodhi filloja loja e “ping-pongut” duke hedhur përgjegjësinë sa te njëra strukture ashtu edhe te tjetri
Dhe ja pa pritur e pa kujtuar per ne, vjen Gërdeci me madhja ngjarje, me përmasa apokaliptike siç po e prezantojnë mediat. Po ndonëse per shumicën e shqiptareve Gërdeci erdhi pa pritur, per analistet del se kjo nuk ka qene e papritur. Por per shqiptaret ne përgjithësi ai erdhi papritur se ne kishim harruar Suçin ne Burrel, ku pas shpërthimit te depos humbi jetën një qytetar. Dhe Suçin e harruam se ndodhi Dhëmblaku ne Tepelene ku humben jetën pese qytetare. Po edhe këtë e harruam shpejt pas shpërthimit te tuneleve ne Qafe Shtambe ku humben jetën 23 fatkeqë qe predhat i çmontonin per te marre prej tyre metalin, te cilin e shisnin per skrap. Dhe ja tani vjen Gërdeci i stërmadh ku u plagosen mbi 285 qytetare dhe humben jetën dhjete te tjerë, ku u shkatërruan qindra shtëpi dhe u dëmtuan pronat e qytetareve. Po fatkeqësisht bilanci nuk është mbyllur akoma,një zot e di sa do te jene viktimat te cilat me gjithë lutjet tona nuk po ndalen.
Po Gërdeci nuk erdhi ashtu rastësisht. Ai erdhi se ne harruam Qafe Shtambën, Dhëmblakun etj. Kjo duket pikërisht si një hakmarrje e tyre per harresën tone. Nuk ka si te jete ndryshe per shkak se po te mos e kishim harruar këtë me siguri qe do te ishin marre para se gjithash,masat me elementare per te siguruar qe me pare jetën e njerëzve dhe te banorëve.
Ne harruam per shkak se nuk e kemi kontraktuar teknikisht drejt këtë veprimtari, Një firmë e huaj fitoj tenderin ( u përzgjodh drejtpërdrejt sipas VKM dhe mori paratë dhe e shiti aktivitetin një firme shqiptare dhe u zhduk.) Dhëntë zoti e nuk ka prapa ndonjë aferë korruptive siç po thonë, se pastaj dhimbja dhe zemërimi qytetar do te shumëfishoheshin. Ne harruam dhe lejuam qe fabrika e mallkuar per demilitarizimin e municionit te ndërtohej ne afërsi te fshatit ku popullimi i tij ishte i konsiderueshëm. Sa mënyra te tjera kishte per te mos ndodhur kjo. Demilitarizimi mund te behej ne një qendër tjetër larg qendrave te banuara, demilitarizimi mund te behej ne çdo depo per shkak se ajo qe quhet fabrike e demilitarizimit nuk është veçse një grumbull pajisjesh te thjeshta dhe primitive te cilat mund te lëviznin ne çdo depo. Por etja per te fituar sa me shume dhe dominimi i kësaj arsyeje nga kontraktorët dhe nënkontraktorët kundrejt interesave publike, i ka detyruar zyrtaret te pranojnë te ndërmarrin transportimin e municioneve ne një pike te vetme përkundrejt lëvizjes se pajisjeve te demilitarizimit ne depot e municioneve.
Ne harruam se edhe ne rregullat me te thjeshta te teknikes se sigurimit te materialeve qe eksplodojnë, kërkojnë qe duhen mbajtur te veçuar elementet qe se bashku sjellin eksplodimin. Dhe jo vetëm te ndara por edhe ne distance te tille qe ndezja e ndonjërit element, te mos sjelle ndezjen e materialeve te tjera eksploduese dhe kështu rreziku te jete minimal. Dhe per këtë sistemet e sigurisë janë nga me te vjetrat dhe te konsoliduarat por duket se ato nuk janë zbatuar.
Ne harruam se ky proces nuk është i thjeshte por një proces i kualifikuar qe kërkon njerëz me një nivel dijesh te caktuara si dhe me një trajnim specifik i cili duhet te parashikoje edhe stërvitje e mësime treguese. Ky proces kërkon mbajtjen gjalle te idesë se rreziku është i pranishëm vazhdimisht dhe se ai duhet shmangur duke treguar metodat dhe mënyrat e caktuara. Por kjo kërkon trajnim te vazhdueshëm, jo vetëm marrjen e një firme ne librin e sigurimit teknik per te qene ne rregull me shtetin dhe qe ata qe punojnë per bukën e gojës mund te mos kenë hezituar ta vendosin ne atë libër pa marre trajnimin e duhur.
Ne harruam se ky proces paraqet rrezik dhe ky rrezik ne rastin me te keq duhet transferuar nëpërmjet sigurimit te përgjegjësisë ne kompanitë e sigurimeve. Kryeministri deklaroji se shteti do te marre përsipër gjithë rikuperimin e dëmeve qe besoj se do te llogariten ne miliona euro. Dhe mire bëri, ko është me e pakta qe mund te beje per te qetësuar te gjallët qe i kane mbijetuar kësaj katastrofe. Angazhimi i tij, qe duket te jete maksimal ne këtë çështje, nuk mendoj se është i mjaftueshëm tani pas tragjedisë. Ai duket i tille vetëm përballë pa përgjegjshmërisë se zyrtareve te larte ne ngjarje te tjera qe kane ndodhur ne vendin tone dhe qe ne vazhdimisht i harrojmë . Sigurisht shteti do te marre përsipër edhe dëmshpërblimet per jetën e njerëzve qe ishin ne punën e tyre ne pronën dhe ne varfërinë e tyre te cilët gjetën vdekjen ose kane marre dëmtime te renda te shëndetit, pa llogaritur traumat psikike te tyre. Shteti nuk e di perse “harroji” qe kompanisë qe kryente demilitarizimin ti kishte kërkuar patjetër edhe sigurimin e përgjegjësisë qe do te thotë qe kompani te specializuara ne këtë fushe te kishin marre përsipër demet. Por kjo do te kërkonte pagesën e një primi te konsiderueshëm e cila do te zvogëlonte drejtpërdrejt fitimet e firmës. Kjo ne Europe as mund te kuptohet ndryshe dhe është një kërkesë elementare per veprimtari qe kane edhe me pak rrezik, jo me ne te tilla veprimtari ku rreziku është krejt i ekspozuar. Dhe tani taksapaguesit duhet te paguajnë “harresën” e shtetit” ndërkohë qe këto para do te zbriten nga ato qe ishin parashikuar te shpenzoheshin per shkolla rruge, spitale edhe këto aq shume te kërkuara etj.
Por ne rrezikojmë ta harrojmë edhe Gërdecin sepse ne nuk e kërkojmë shkakun per atë qe ndodhi, te shkaktaret e vërtetë por akoma merremi me faktin se per këtë është përgjegjës fantazma e diktatorit dhe sistemi i diktaturës qe kishte blere kaq shume municione. Sa kohe qe nuk ka veprime konkrete, qe përgjegjësia per këtë te ndjehet ne nivelet e zyrtareve te larte dhe te reflektohet me akte civile dhe demokratike ne rrezikojmë ta harrojmë shume shpejt Gërdecin. Sa kohe qe ne fajësojmë viktimat , qe janë fshataret qe kane ndërtuar shtëpitë “pa leje” afër depove, ne vend qe te fajësohen ata qe sollën municionin nga malet dhe e vendosen ne depo, përsëri Gërdeci mund te harrohet. Sa kohe qe ne themi se ministria e mbrojtjes vetëm sa ka transportuar municionin dhe harrojmë te përmendim se ajo dhe strukturat e tjera duhet te kishin inspektuar dhe mbikëqyrur kushtet e sigurisë ne te cilat punohet, Gërdeci me siguri do te harrohet. Sa kohe qe media te ndryshme servile ndaj qeverise kërkojnë ta transferojnë këtë përgjegjësi dhe sa kohe reagimi qytetar është kaq i vaket per probleme te tilla Gërdeci do t’i përkasë te shkuarës. Po unë uroj te zgjohemi nga ky gjumë qe i ngjan atij te shkaktuar nga dyoksidi i karbonit qe vjen i ëmbël dhe te merr jetën.
Uroj qe Gërdeci te mos harrohet kurrë ne kuptimin asaj shprehjes mirditore qe përmendëm ne fillim te këtij shkrimi.
Tirane, me 17.03.2008
Artikuj të tjerë nga autori:
Çfarë i thashë dhe nuk i thashë Tadeas...
Shqipëria një euro! Pse një? Po sa? Po si?!
Mexhiti ose Kulla e Kanunit
Zogu i Zi dhe Korbi i Zi
Inxhinier Zabjelini dhe unë
Auditimi i vetëm, informacion i vetëm
Në Bullgarinë mike. Jo vetëm shënime udhëtimi
|