ù
Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
   

Ju jeni: Reçension nga Fehmi Ajvazi

Bëhuni pjesë e komunitetit tonë...!

TEMAT

Artikull mbi Sami Repishtin  

 Artemije sulmon sërish  

 A duhet mbrojtur poezia ?  

 Reçension nga F. Ajvazi  

 Shtatori i zi 

  Apel, vlerësoni artistët


  


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Kronika e rrugës ngadhnjyese

Fehmi Ajvazi

( Marjan Sebaj – Sopi, Flijimi Ngadhnjyes, Shoqata HEKAS “Nikë Prela”, Ferizaj 2006 )

Lexuesi dhe opinioni, këto ditë mund të pikëtakohen me librin e Marjan Sebajt me një titull “Flijimi ngadhënjyes”, që për tematikë ka, luftën në Kosovë. Me fokus të veqantë, ky autor përfshinë kohën e bombardimeve të NATO –s. Libri, është sa i rëndësishëm, po kaq edhe historik. Padyshim, autori sjell deri tek ne, një periudhë që nuk është trajtuar sa duhet në letrat tona. Aty – këtu, ka mbetur edhe e harruar. “Flijimi ngadhnjyes”, është një libër që paraqitet si i shkruar në formë ditari, por që është më shumë se ditar. Autori, ka për bazë sistemin e mbamendjes që shkruhet në letër në formë përshkrimi të ambientit dhe të gjërave që ndodhin, gjithandej ku jeton apo frymon ai në këtë kohë. Natyra e një teksti të këtillë është e njohur sepse, historia ka dëshmuar që njerëzit të ndodhur në mes të linjave “jetë – vdekje”, kanë qenë jo vetëm personazhe, por edhe kronistë e vrojtues të jashtzakonshëm. Marjani, gjithsesi është i denjë ( këtë e vërteton në faqet e librit ), të na sjellë me besnikëri pasqyrën e një kohe. Duke qenë edhe një njeri – besnik i dhuntisë shpirtërore, një studiues historie, një njeri me përvojë në jetë ai, është i denjë të na kthejë nëpër kthinat e historisë, të na e pasqyroj me mjeshtri, kohën e golgotës: vitin 1999. Pra, autori është aty: personazh aktiv dhe vrojtues aktiv i proceseve dhe historisë së vendit dhe popullit të tij

  Sfidimi personal

Libri “Flijimi ngadhënjyes” bënë fjalë për kohën e luftës dhe ky është një eveniment që na duhet, më shumë është plotësim dhe dëshmi për një periudhë të caktuar nacionale. Pranvera e vitit 1999, është koha e intensifikimit jo vetëm të luftës, por të krimit.  Ndërhyrja ndërkombëtare më 24 mars, kishte krijuar në çdo drejtim, rrethana delikate. Kosova, ashtu si edhe njerëzit e saj, ndodheshin në mes të “jetë – vdekjes”. Marjani, autor i këtyre radhëve, vendos të kthehet në Kosovë. Me kambngulje, ai lë një vend perëndimorë dhe merr drejtimin e Kosovës, në mënyrë që t’i gjendet pranë vendit, njerëzvet dhe popullit të tij. Ky akt personal, e shndërron autorin jo vetëm në kronistë të një gjendjeje, por në personazh aktiv të gjendjes. Dhe, ai dëshmon se ka qenë në kulm të sfidimit personal, në kulm të angazhimit në një situatë dhe kohë në të cilën është ndodhur personalisht autori, si dhe grixha e tij, në të vërtetë, populli i tij. Marjani, gjithsesi është edhe një prift i devotshëm, që domethënë një njeri i zotit, i kishës por, edhe një historianë dhe kësisoj, një i përkushtuar për vendin dhe njerëzit e tij. Ky solidarizim, është i rrallë: duhet potencuar këtu faktin se Marjani është një person që fizikisht, ka probleme të vjetra shëndetësore. Dhe në kohën kur njerëzit me të drejtë kërkojnë shpëtim nga situata e krijuar në Kosovë në mars të vitit 1999, ai, si një sfidant i vetëdijshëm, fluturon në mes të mjegullës e zjarrit, në gjirin e popullit të tij. Sebaj, kthehet në Kosovë në vorbull të fillimit të krimit ! Ai, e fiton betejen ndaj vetëvetës para 24 marsit, dhe pas kthimit, është një luftëtar i betejave të tjera që lidhen me përkujdesjen e domosdoshme për njerëzit që gjithandej, kërkojnë shpëtim. Me prezencën e dhe përkushtimin e tërësishëm ndaj njerëzve të fshatin e tij, të rrethinës dhe të të gjithë atyre që kërkojnë të shpëtojnë nga golgota e njohur, Marjani bëhet në një farë mënyre, “engjëll – roje”. Por, serbët janë kudo: në rrugë, në autoblinde, në tankse, në shtëpi të shqiptarëve, bregoreve e maleve, arave, pikave strategjike... Ata, ushtarak e policë, civilë të ndryshëm të armatosur, janë kudo për të mbjellë dhunë e tmerr ! Ata, djegin dhe plaçkisin, dëbojnë e torturojnë shqiptarë...!  Marjani dhe fshati ku ai vihet në shërbim, ndodhen gjeografikisht m’u në linjën kufitare Kosovë – Maqedoni. Pra, sikur të mos mjaftoj krejt gjendja e njohur asokohe, kjo e bën edhe më të rrezikshme të qëndruarit e tij dhe të të tjerëve në këtë zonë, pak a  shumë, kufitare. Por, ai nuk dorëzohet dhe është pranë, pranë njerëzve dhe, u gjendet atyre me lutje, me ligjërata, me përkujdesje por, edhe me akte të tjera ndihme e përkushtimi vëllazërorë pavarësisht, nëse janë ata të krishterë apo myslimanë. Ferri, është i njejët për të gjithë...   

 

Autenticiteti në rrëfimin
dhe përshkrimin e ngjarjeve

Pa analizë të proceseve, të akterëve të proceseve ky libër nuk mund të vlerësohet deri në fund: e ata janë brenda rrëfimit të autorit ! Ata janë, pse jo: vetë autori. Por janë: të vdekurit dhe të gjallët e këtij libri – kronikë e një kohe golgotë. “Flijimi ngadhënjyes” është një libër – ditar, i veshur me  elemente historike, letrare, publicistike. Gjithmonë, shkrimi historik është me përplotë surpriza kur ai realizohet në formën e arrirë letrare. Në anën tjetër, Marjani, arrin t’i shtojë tekstit të tij edhe elemen të tjera. Pra, ky është  rrëfimi modern sot.  Sepse, ky libër ka tri shtylla të veçanta: ditarin, hisotinë dhe rrëfimin. Krejt të tjerat, janë përpjekje të autorit që lexuesit dhe historisë t’i ofrojë gjëra të vërteta, situata, ngjarje autentike, personazhe dhe një gamë ndodhish që ai i ka përjetuar vet, dhe i ka parë me sytë e tij. Padyshim, së bashku me “orakullin” e ditëve të paqes e të luftës, me dr. Don Lush Gjergjin. Lexuesi, do të dijë të kuptoj dhe vlersoj aftësinë e shkruarjes së këtij libri, por do ta ketë më të afërt historinë dhe proceset nëpër të cilat ne kemi kaluar. Pse ? Fundshekulli ynë, ka në thelb njëren nga plagët shekullore – nacionale: problemin e pazgjidhur të Kosovës. Ky problem, kishte marrë zjarr për jetë a vdekje, m’u në vititn e fundit të shekullit të kaluar. Për fat të mirë, çështja e Kosovës ishte kthyer në këtë kohë, edhe në problem ndërkombëtarë. Intervenimi i NATO –s, është akt ndërkombëtar që lidhet absolutisht direkt me gjendjen në Kosovë. Ky libër, shkruhet nga z. Demaj m’u për këtë kohë. Mirëpo, kuptohet që shkruhet nga pikëpamja e situatës në terren: doemthënë nga pikëpamja e ngjarjeve që zhvilloheshin brenda Kosovës. Dhe, deri sa lart në qiell avionët e NATO –s, bombardonin ditë e natë forcat serbe, populli ishte vënë nga serbët në linç. Autori, ka në thelb, këtë gjendje. Por, autori i qaset mjaft shumë edhe faktit se çfarë bënë pala konkrete: në të vërtetë, çfar bëjn serbët gjatë kësaj kohe në Kosovë. “Flijimi ngadhënjyes”, konceptohet mbi atë se cfarë ishte duke ndodhur në tokën e Kosovës pas 24 marsit, si ecte koha në trurin e atyre që kishin mbetur në Kosovë, çka përjetonin ata, cfarë bënin...? Madje, madje edhe se cfarë ishin të tjerët rreth Kosovës...! Ndonëse personazhet e tij janë njerëzit e thjeshtë, ata bëhen heronjë të librit, pse jo, heronjë të kohës. Gjithnjë, në raport me ato që ndodhin, me ato që shihen e përjetohen qoftë nga vetë autori, qoftë nga personazhet e ndryshme të librit.

 

Libër që shkruhet rrallë

Me gjuhë të fakteve, me gjuhë të pasur letrare, z. Demaj ka kurajon që ta shkruaj fund e krye librin, pa u lëshuar në gjëra monotone, nihiliste, apatike... Edhe kur fletë për armiqt e tij, ai është vetëm një përshkrues origjinal i sjelljeve të tyre, i identitetit historik të tyre, dhe jo ndonjë shpifës, ndonjë autorë që përdorë gjuhë helmuese, gënjyese. Sepse, ai na sjellë në libër edhe raste ku në mënyrë pozitive, fletë për sjelljet e ndonjë serbi. Të qenurit përshkrues besnik i ngjarjeve, do të thotë të jesh mjeshtër që të krijosh për secilin tabllo të bollshme me të cilat, mund të ushqesh realitetin dhe historinë dhe jo t’i shtrembërosh gjërat, realitetet, proceset. Don Marjan Sebaj, ka qasje të ekuilibruara në raport me dimensionet dhe ngjarjet në hapësirë dhe kohë, në raport me personazhet, me proceset etj. Në këtë mënyrë, ai arrinë që një epoke të vërtetë historike t’i bëhet “nun”, dhe çdo lexuesei, një “dëshmitar” ! Pak është bërë që kjo kohë tragjike por heroike, të njihet e të kuptohet nga brezat e ardhshëm. Me bindje mund të konstatoj në këtë recension që më shumë janë shkruar libra nga të huajt për pranverën e vitit 1999, se sa nga ne. Kjo, është diçka joserioze, madje, është një sjellje që dëshmon se ne jemi pakëz injorant, por edhe joserioz në qasjet dhe formësimet e historive tona, të identiteteve tona, të lirive tona, të rrugëve dhe realiteteve tona individuale e kolektive.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net