Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net

TITUJT E GAZETËS

  Faqe Kryesore

  Editorial-M. Graf

 Apel politikës

  Problemore-autostrada

 Veprimtari artistike

  Politikë

  Ekonomi

  Personazh-Mark Tirta

  Kronika

 Aktuale

  Ekskluzive

  Biznes

  Kritikë-botime

 

 

 

 

 

  

  Faqe Kryesore


KËRKIM

 

 

Ku shkojnë paratë e Mirditës?!... -Mendime ekonomike të një joekonomisti-

Sa e sa herë më here ka lodhur ideja se, ku shkojne paratë e Mirdites?...

Ato s'jane te pakta, por mendohen te jene te llogaritshme, ku sipas bankes shkojnë mbi 960 million leke te reja. Rreth 5000 mirditore jane në emigrim nga Greqia, Italia, Gjermania, Anglia deri ne Amerike. Te gjithe këta sjellin mbi 5milion euro ne vit, para qe vene ne levizje tregun tone me disafishin, kur te vijne ne vere apo ne prag te krishtlindjeve.Institucioneve financiare te rrethit perllogarisin mbi 6.2milion € vetem per mirditen ne vit nepermjet transfertave financiare. Ata fillimisht lene ketu ne Mirdite si: para, ushqime, veshje, orendi, makina, ndertime, dhurata. Shpejt keto (parà), nuk qendrojne ne Mirdite, ato i gelltisin tregjet e Tiranes, Durresit, apo ndonje tjeter. Si?... Po ne formen e shitjeve te veshmbathjeve, tregut ushqimor, makina, tregu i materjaleve te ndertimit. Edhe, kur kjo tregeti zhvillohet nga tregtare mirditas keto para “firojne” ne keto tregje, duke lene tek ne vetem nje norme fitimi prej 10-12 %, ku edhe ky fitim kthehet prapseprap ne Tirane ne forme te blerjeve te shtrejta te shtepive, te lokaleve, apo te nje arsimimit privat te dyshimte nga ana cilesore,por( ka edhe te tjere shume cilsore). Parat hyjne ne Mirdite, marrin siglat, vulat ne bordoro, ne firma ndertimore apo asistence sociale dhe kthehen prape ne Tirane e prej andej ne Maqedoni, Itali, Greqi etj. Per cfare?! Kryesisht per ushqime: per patate, per fruta, per perime per“rrush e kumbulla”, per gjithçka. Sikur te kishte mundesi te behej nje barazpeshe monetare (bilanc), deficiti tregtare i zones do te ishte skandaloz. Nga mungesa e stimulimit te prodhimit bujqesor, blegtoral, pyjor apo mirmenaxhimi i te ardhurave nga emigracioni, leket “ngurosen” ne ushqime, shtepi, vetura, qe keto te fundit dijne vetem te “vjedhin” çdo dite xhepat familjare me koston e madhe te shpenzimeve, per mirmbajtje apo funksionimin e tyre. Sikur nuk din te prodhoi kjo toka jone domate, lakra, fruta, drithra,foragjere per blegtori; sikur s'kemi me bollek kullota per prodhime te shendetshme blektorale, pse jo ndoshta duhet thene edhe sheruese, te qumshtit, djathrave, mishrave, verave, me kosto te ulet dhe ato pastaj t'i shesim ne Tirane, Durres, Milot. Pse s'eshte e mundur, qe ne tregun e Rreshenit te mbizotroi “Tregu Mirdites” bile edhe ne etikete, ku te shiten vetem prodhime bujqesore dhe blektorale autentike vendese. Kush do te ishte ai konsumatore vendas qe s'do te zgjidhte me perparasi veren dhe rakine e Bukmires para çdo lloj tjeter rakie apo vere me etikete sado bombastike, por aspak te sigurte,se keto prodhime s'i perkasin etiketes perkatese te vendosur mbi amballazh.Vera,vaji i ullirit, gruri, dhe disa perime, si dhe prodhimet “bio” jane prodhime te perparesise konkurruse mbarerajonale. A s'kerkojne te shijojne rakine e thanave te Kulmes para çdo lloj “raki rrushi”, vetem se ne e dijme se kjo e fundit, nuk i perket aspak asaj lloj peme te fisme per vere e raki. Vetem duke prodhuar e shitur bejme te mundur, qe kapitali te vij nga jashte-brenda, pra te ndryshoi kahun e levizjes se tij, duke mbetur realisht ketu, si burim mirqenie, per rinovim te teknologjive prodhuese. Eshte “shqetsues” çvendosja e bisnesmeneve vendas dhe mbasmendsh (paradoksale) te blejsh dhjertamilionshe leke shtepi ne Tirane, ndoshta per snobizem vetem e vetem, qe te quhesh kryeqytetar. Parate e ketyre mureve (te nje apartamenti) po te investohen ne bujqesi do te krijonin 5 ha vreshta dhe te tjera te ardhurave te pervitshme do rridhnin per me shume se 30 vite. Pse duhet te zhytemi ne smog, ku Mirdita eshte jo me larg se 70 km, distance kjo, qe eshte me e vogel se unazat e metropoleve europiane. Eshte krejt me lehte, ka me shume hapsire, qe mund te shfrytëzohen, ka te gjithe elemente te kostos me te ulet, qe disa veprimtari ekonomike ketu te jene me prodhimtari favorizuese. Nuk eshte aspak e veshtire qe ushqimet per popullaten qe ka mbetur ketu te prodhohen ne kopshtet e sejcilit fermer, ku edhe familjet jofermere europiane i prodhojne vete, si kenaqesi, ndoshta si sport apo per t'i marre direkt te fresketa, te gjalla. Por ushqimi tek ne ze pothuajse 75% te te gjithe struktures se shpenzimeve ne familjet tona. Pse s'duhet edukuar dhe mbrojtur konsumatori mirditas, duke e orjentuar ate te blej prodhimet blegtorale tradicionale te bjeshkve te Selites, Oroshit, Fanit, Kacinarit para atyre te huaja, jo per ksenofobizem, por per cilesi, mirqenie zonale, per “mbetje te parave ketu” per riprodhim gjithnje e me te zgjeruar dhe teknologji moderne. Politikat mbrojtese, stimuluese, zhvilluese ekonomike dhe monetare, jane ato qe drejtojne, menaxhojne, korrigjojne mos heret a vone drejtimin ekonomik te zones. Teoricienet e ekonomise keto politika mbrojtese i klasifikojne si merkanteliste. Ne fillim cdo ekonomi, qe sapo ajo vjen “ne jete” fillimisht duhet te mbrohet, pastaj “vetvetiu” si rezutat i mekanizmave te tregut te lire, neser me risk me te madh per fitime do te mirfunksionojë. Te gjitha keto duhen vene ne hesap. Te pakten si ngushllim i nderuari lexues, mos e merrni serjozisht, se une e kam thene qe ne fillim, qe ne titull, se jane mendime te nje joekonomisti. Thante zoti, qe te mos jete keshtu siç arsyetoj unë. Atëhere do te jemi ne rrugë te mbare, perndryshe ka vend per refleksione makroekonomike. Kete pune le ta vozisin varketaret ekonomik, ata, qe guxojne dhe dijne ta bejne me mire.

DOD PEPKOLA

 

Dushku i madh-Katastrofa elektorale Nga Zef NDREKA

Zgjedhjet parlamentare drejt dështimit.

Politika shqiptare përfundimisht inskenoj “Dushkun e madh”. Vetëm kjo formulë mund t'i shkojë për shtat paradoksit elektoral që ka prodhuar Kodi Zgjedhor, sipas të cilit favorizohen koalicionet informale. Këtë e vertetoj në zgjedhjet e fundit zona myzeqare e Dushkut. Fitoi ai krah politik, që diti të shpërndajë më mirë votat e partisë së madhe tek aleatët e vegjël. Dushku i Myzeqesë i mori të djathtës padrejtesisht dhe ja dha të majtes 8 deputetë. Kështu, “Dushku” i solli shumë dëme pluralizmit të brishtë shqiptar: shtrembëroj vullnetin politik të popullit, nxiti konfliktualitetin politik dhe klimën kontestuese, të cilat janë po aq të dëmshme për vëndin sa edhe trafiqet dhe korrupsioni. Madje ky lloj korrupsioni në vetvete është më i rrezikshmi për të ardhmen e vëndit. Vera e sivjetme mund të prodhojë një pyll pa fund dushku. Dhe ne, jo se nuk do habitemi. Tjeterkush mund të fitojë zgjedhjet, tjeterkush mund të marrë pushtetin. Bindja e përgjithshme dhe testimet paraelektorale flasin për pamundësinë e njëres apo tjetres force politike për të fituar më shumë se 65 deputetë në mazhoritarë. Në këto kushte, partia që fiton në mazhoritar, por që nuk di të “shperndajë” vota në proporcional do të mbetët në minorancë në rastin kur pala tjetër arrin të shpërndajë 20-30% të votave tek aleatet e tij. Në zgjedhjet e sivjetme mund të ngjasë që PD dhe PS të kenë shumicën në kuvend dhe zero shifren në proporcional. Ky do të ishte skenari më i turpshëm i politikës shqiptare, më i kontestuari nga partnerët ndërkombëtarë, nga zgjedhësit si dhe nga ajo pjesë ende e pakorruptuar moralisht e politikës . Të nxitur nga “fitorja me çdo kusht” inskenimi i “Dushkut të Madh”, por propagandohet sërish si nje “taktikë e ligjshme elektorale” nga socialistët dhe aleatët e vegjël të majtë. Por më pak të interesuar faktikisht duhet të ishin vetë të PS-së, për faktin shumë të thjeshtë se partitë e vogla nuk kanë kapacitete politike për të futur në parlament. Është e qartë se “Dushku i Madh” që po përgatitet, më së shumti, ju shkon për shtat disa partive të vogla, ose më saktë disa kryetarëve të mbetur pa parti, të cilët janë mësuar të mbijetojnë vetëm duke vegjetuar në trungun e PS-së. Kjo gjë sigurisht do ti shkonte për shtat edhe kryeministrit Nano, nëse opozita do të hante sapunin për djathë. Por reagimi i opozitës nuk i jep asnjë shans më kryeministrit Nano për të përfituar më shumë mbështetës në parlament, për faktin shumë të thjeshte se këtë lloj loje do ta luante edhe opozita si kunderpërgjigje. Pra, ata që do të përfitonin në këtë mes, pas daljes së faktorëve të rinj politikë,do të ishin PSD-ja, PAD-ja e ndonjë tjetër parti, të cilat nuk kanë asnjë siguri se me votat e tyre do të mund të hyjnë në parlament. Natyrisht, që do të mund të përfitonin edhe disa parti të spektrit të djathtë për shkak të kundërpërgjigjës së PD-së. Dhe kaq, vetëm kaq. Ndërsa zgjedhjet do të rezultonin të prishura, pra të dështuara. Nga ana tjetër nëse zbatohet ky skenar, pala e humbur do të ngrinte zërin në qiell për manipulim të proçesit zgjedhor duke dëmtuar rëndë imazhin e vëndit dhe kompromentuar proçeset integruese.Një situatë e tillë nuk do të kalohej pa krijuar tensione sociale, që i kalojnë kufijt e politikës. Nuk ka dyshim se ky problem kërkon një zgjidhje emergjente. Që t'i pritet mundësia anonimatëve politikë të hyjnë në kuvend duke akaparuar me çdo mënyre sasinë e nevojshme të votave partiake. Zgjidhja më e shpejtë është unifikimi i votës së kandidatit me të partisë. Çështja është se zgjedhjet nuk mund të lihen në dorën apo në moralin e disa politikanëve, që kanë dëshmuar se jane ne gjendje të bëjnë gjithçka në këmbim të karriges së tyre. Asnjë ndërhyrje për të shpëtuar zgjedhjet nuk mund të jetë antikushtetuese, siç pretendon PS-ja apo disa aleate të tyre.Veç të tjerash, politika ka edhe moral. Dhe në raste të tilla pragkatastrofash morali del në rend të parë. Vëndi ynë më shumë se kurrë është përpara mundësisë së prishjes së zgjedhjeve dhe për pasojë përpara një krize politike në rast se nuk bëhet një ndërhyrje. Gjithsesi, për momentin mbetën dy zgjidhje:Adaptim i formulës së vitit 1992, ose ndryshimi i formulës së dhënies së mandatëve shtese, pra adaptim i formulës së vitit 1996.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net