Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net

TITUJT E GAZETËS

  Faqe Kryesore

  Editorial-M. Graf

 Apel politikës

  Problemore-autostrada

 Veprimtari artistike

  Politikë

  Ekonomi

  Personazh-Mark Tirta

  Kronika

 Aktuale

  Ekskluzive

  Biznes

  Kritikë-botime

 

 

 

 

 

  

  Faqe Kryesore


KËRKIM

 

 

Bisnesi italian, takim me bisnesin e Verilindjes

RRËSHEN. Një grup sipërmarrësish italianë të fushave të ndryshme të prodhimit dhe të tregtimit., kanë kontaktuar dje me bisnesin e Verilindjes në një tryezë të rrumbullakët në Qendrën e re profesionale “Shën Josefi Punëtor” në qytetin e Rrëshenit. Gjithcka është organizuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe industrisë dhe Zyra e institutit italian për tregtinë e jashtme (ICE) me qendër në Tiranë. Përveç përfaqësisë së bisnesit italian, kanë marrë pjesë bisnesmenë dhe drejtues të dhomave të tregtisë të Kukësit, Dibrës, Bulqizës, Matit, Lezhës, Pukës dhe Tropojës si dhe përfaqësues shqiptarë të bisneseve italiane, që operojnë në zonat veriore dhe verilindore. Sipas drejtoreshës së kësaj zyre Elisa Maria Fiocca, kjo veprimtari e organizuar në verilindje është në vijim të atyre që janë promovuar dhe në zona të tjera të vendit, dhe kanë për qëllim nxitjen e sipërmarrjeve të përbashkëta. Qendra profesionale, e cila drejtohet nga vëllezërit Somachi, është zgjedhur si simbol i një qendre moderne të formimit profesional, ku dhe kushtet dhe arredimi janë optimalisht të arrira, çka ra në sy të të ardhurve, qoftë shqiptarë apo italianë. Konsulli italian në Shkodër Roberto Orlando, ka përshëndetur këtë inisiativë të përbashkët të bisnesit, duke thënë se ne jemi këtu jo thjeshtë për të dhënë viza, që njerëzit të ikin prej këndej, por të punojnë sëbashku me ne në vendin e tyre. Ai e shikoj këtë tubim si një takim ekonomik, një mundësi për sipërmarrësit për t'u njohur, dhe për t'u hapur udhë atyre shqiptarë që të marrin eksperienca dhe në Itali. Ai ka thënë se në konsullatë po u japim preçidencë bisnesmenëve në paisjen me viza, që t'i ndihmojmë në punët tregtare, ëtj. Në këtë tryezë e kanë marrë fjalën përfaqësues të bisnesit të zonave të ndryshme, si ata të Kukësit, Peshkopisë, Tropojës, Lezhës, përfaqësues shqiptarë të kompanive italiane që operojnë në vendin tonë, sidomos në zonat e Veriut të Shqipërisë, të cilët kanë bërë ekspoze të zonave ku ata operojnë, resurset që zotëron cdo krahinë a trevë dhe mundësitë e operimeve të përbashkëta me bisnesin italian, duke ekzaminuar dhe nevoja konkrete. Elisa Maria Fiocca, drejtoreshë e Zyrës së ICE-s në Tiranë, ka sjellë para auditorit të bisnesit faktin se Italia është partner i parë tregtar me Shqipërinë me rreth 650 milion dollarë në vit. Që nga viti 1992 janë mbi 500 milion dollarë të investuar nga bisnesi italian në vendin tuaj, por dhe mund të kishte qenë i dyfishuar. Ky vend, që nuk është në komunitetin europian, në bazë të adoptimeve shumë më të shpejtë të normave, mund të afrojë mundësi të mira për investimet italiane. Cuditërisht, ka thënë Fiocco observatorët ndërkombëtarë e rendisin Shqipërinë si vendin me rrezikshmëri të lartë riskuese sa i përket investineve për shkak të mungesës së sigurisë, por në fakt, për një njeri që lëviz dhe jeton ketu, gjithçka është ndryshe.Nga ana tjetër në Itali shqiptarët përbëjnë komunitetin më të madh të huajve të emigruar atje, cka e bën të domosdoshëm nevojën e investimeve tona këtu. Sa i përket investimeve italiane, është Poloinia që zë vendin e parë dhe Shqipëria të fundit, kur në fakt duhej të ndodhë e kundërta. Ku i shohim ne pikat kryesore për futjen e bisnesit italian në kooperacione me atë të vendit: afërsia gjeografike, përhapja si askund e gjuhës italiane, mënyra e përafërt e jetesës, tradita dhe kultura italiane, krahu i lirë i punës, etj. Më pastaj ajo ka prezantuar tërë degacionin e sipërmarrësive italianë të ardhur këtu, kompanitë e tyre, që nga shoqëri ndërtuese, ato për prodhime makinerish për rikonstruksione rrugësh, specialistë të fabrikave të pijeve, produkteve të detit, të gazit, etj. Limata, përfaqësues i Bankës Italo shqiptare, në esencë tha se teoria për të industrializuar gjithcka është e gabuar, kur duhet një ekonomi postindustriale. Këtu në Veri ka shumë forca pune dhe kapacitete zhvillimi, ndaj duhet të ndiqet përvoja e Italisë veriore, ku ka zona shumë më të thella se kjo juaja. Natyrisht ka nevojë për kulturë sipërmarrjeje, por dhe një pushtet vendor të manovrueshëm. Janë sa e sa fusha ku mund të kooperohet në mes bisneseve tona si tek inertet, mermeret, drurin, agrokulturën etj. Nëpër sallën e ëëorkshopit janë shpërndarë dhe formularë, ku jepeshin modele tip të bashkëpunimit si dhe janë shkëmbyer eksperienca në mes bisnesmenëve italiane dhe shqiptarë, gjë që më pas është bërë më e lirshme në mjediset e jashtëme të qendrës profesionale kur dy palët e bisnesit, por dhe të ftuar të tjerë kanë kaluar në një kokteil. Më pas axhenda e kësaj veprimtarie ka vijuar me vizitat e bisnesmenëve në mjediset e shoqërisë Euro Gers, ku është parë në vend investimi i kryer atje pas një bashkëpunimi dypalësh italo-shqiptar, duke sjellë paisjet dhe makineritë e kompanive prestigjoze Cavalzoni dhe Mori. Bisnesmenët dhe të ftuarit atje kanë shijuar dhe prodhimet karkateristike të pijeve të kësaj kantine nën etiketën “Arbëri”, ndërsa drejtuesi i saj Fran Kacorri, ka folur për prodhimet, sasinë, punësimin, organizimin e fermerëve dhe vreshtarëve për të shtuar prodhimin dhe përpunimin e rrushit.

Bisedë me konsullin Italian Roberto Orlando

 

Zoti Konsull çfarë përbën për ju si autoritet i qeverisë italiane takimi i sotëm mes sipërmarrësve të dy vendeve?

 

Ky takim ka qene i rëndesishem per mua sepse eshte hera e pare qe behet. Nje takim pikerisht ne kolektiv te sipermarresve te Veriut te Shqiperise dhe Rresheni ka qene per sot kryeqyteti i Veriut te Shqiperise sepse kemi ketu edhe sipermarres te Pukes, Kukesit dhe Tropojes. Eshte nje vemendje pra qe i kushtojmë ne si ambasade sidomos Veriut te Shqiperise pasi ne e shohim deri tani edhe si zone qe ka me shume nevoje per mbeshtetje zhvillimi. Pastaj edhe entet qe jane aktive ne kete mbeshtetje sepse kemi institucione te ndryshme, kemi dhe I.C.E dhe disa rrethe italiane, shoqata e sipermarresve, banka italo-shqiptare, pra nje sere aktivitetesh, personash dhe instrumentesh qe mund te mbeshtesin investimet.

 

Cilat do të jenë disa nga fiushat e bashkëpunimit pas kësaj njohjeje të dyanshme të aktorëve të bisnesit?

 

Sigurisht, kemi pare qe sot ishin prezent edhe sipermarres italiane, qe kane ardhur posaçerisht per kete takim e per te patur keto njohje. Ka disa sektore, qe patjeter duhet te jene shume-shume interesante, qofte sepse zona ketu eshte shume e pasur, qofte edhe sepse Italia ka tradite ne keto tipe nderhyrjesh. Kemi folur pikerisht per ndertime, per ndermarrje te prodhimit te veres, jane tamam sektore qe Italia ka nje eksperience te madhe, dhe tradite, pra mund te beje nje bashkepunim shume intensiv. Behet fjale vetem te krijojme njohje, sepse shpesh problemi kryesor eshte njohja perkatese e resurseve dhe mundesive te Shqiperise dhe per te bere kete, pra per te permiresuar njohjen, kemi organizuar ne te kaluaren me sipermarres te Veriut nje vizite dhe takime ne Itali, duke krijuar pikerisht nje ballafaqim mes sipermarresve italiane dhe shqiptare. Kjo pra qe sot e kemi bere ne Rreshen, ne te ardhmen do te shohim ta zhvillojme edhe ne menyra te tjera.

 

Qendra profesionale të tilla, mendoni se krijojnë kulturën e sipërmarrjes?

 

Sigurisht, ne kemi pare qe ketu ku ndodhemi, qe eshte nje lloji “shtepi kulture e prodhimit”, sepse eshte nje qender e formimit professional, qe krijon, qe mund te jete e konsideruar nje krenari per Rreshenin, pikerisht sepse meson te rinjte te punojne sipas stardandeve te evoluara perendimore tamam ne disa sektore strategjik. Pastaj njohjet me sektorin teknik jane shume te rendesishme sepse kane edhe instrumente bashkepunimi, ne te kaluaren kane qene sipermarres shqiptare qe kane krijuar join-venture edhe fale projekteve te financuara nga Ministria e Jashtme Italiane, per mua jane numera dhe gjera qe citoj shume shpejt, sipermarresit ne fakt kane punuar dhe kane thelluar, pra kane marre nje kulture dhe kane dale me perfitime nga keto financime. Eshte nje rruge qe padyshim e kemi nisur sot, e qe duhet te vazhdoje.

 

Cili është roli i konsullatës sa i përket sipërmarrjes private?

 

Une kam dhene gjithe disponimin tim padyshim per t'ju kushtuar ne maksimum vemendjen drejt nevojave te sipermarresve. Qe tani ne në konsullate kerkojme te kemi per sipermarresit nje sy te vemendshem duke i pritur sa me shpejt te jete e mundur, ekzaminuar me vemendje kerkesat e tyre dhe padyshim duke i mundesuar ne levizjen e lire ne Itali. Gjithe kjo, sidoqofte ne baze te procedurave. Madje ne ftojme qe te jene sa me shume sipermarres, qe shkojne e vijne nga italia sepse ne kete menyre shtohen gjithnje e me shume pasurite ne vendin tone dhe Shqiperise.

 

Për ju ishte kontakti i parë me këtë zonë?

 

Per ne ky takim ka qene i pari ketu ne pjesen veri-lindore te Shqiperise, dhe ka qene ne menyre te veçante i rendesishem sepse ne nuk njihnim kaq ne thellesi kete zone. Eshte e vertete kaq sa ne javet e kaluara nje biznesmen yni promotor ka ardhur, ka vizituar te industri te ndryshme tuajat ne gjithe kete zone dhe ka propozuar me pas mundesi te ndryshme bashkepunimi te ndermarrjeve tuaja ketu, direkt ne sistemin tone te imformatizuar, qe ne kemi ne internet si lidhje me seline qendrore. Sipermarresit italiane padyshim kane ardhur per ta njohur kete zone te Shqiperise qe ne fakt ne Itali nuk mendoj se eshte shume e njohur, duke gjykuar edhe nga investimet italiane ne kete zone.

 

Besoni se zona të tilla të thella malore, mund të dalin nga vështirsitë që kanë, kam parasysh dhe përvojën italiane?

 

Mendoj se po. E shohim këtë gjë edhe nga kjo kantine e bukur, e organizuar mjaft mire me duket me makineri te modeleve te fundit, te teknologjise se avancuar. Mendoj ndoshta se mund te bashkohen e mund te bashkepunojne sidomos nese duan te eksportojne para se gjithash imazhin e kesaj zone. Ju kujtoj qe ne Itali zonat malore, flas per Valle D'Aosta, Trentino, flas per keto rrethe qe ne fund te luftes se II Boterore ishin te varfëra, tani jane vertet shume te pasura, me nje redit mesatar te larte dhe jane pikesynime te turizmit internacional. Padyshim punet duhet te behen te bashkuar, duhet te behen mes sipermarresve te vegjel apo dhe mes te vegjelve e te mesem, pra per te kerkuar njohjen edhe jashte shtetit dhe kjo per sipermarresit italianë eshte nje rast shume i mire. Gj.m

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net