Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Politikë-Pazarllëqet me aleatët e xhelatëve...

TEMAT

 Nderi i rrezikshëm i Berishës

Berisha dhe BG&R

 Përgjegjësia Intelektuale

 Gjykata Kushtetuese

 Pavarsia e Gjykatës

 Rikujtim i turpit politik

 Bashkimi kombëtar

 Liria e shprehjes

Parlamenti i rënë

Hamshori i Marsit

Përplasja Berisha-Ngjela  

 Kultura e dialogut  

 

 

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

PAZARLLËQET ME ALEATET E XHELATËVE TË BASHKËKOMBËSVE TUAJ, NXJERRIN NË PAHË MUNGESEN E NDËRGJEGJËS NJERËZORE DHE KOMBËTARE “Kush ka qenë i keq, nuk bëhet kurrë i mirë: vera mund të bëhet lehtë uthull, porkurrë uthulla nuk bëhet verë” J.Rykert

Shkruan: Sejdi Veseli

Me 11 janar 2006 e përditshmja tiranase “Gazeta Shqiptare”, bëri publikimin ekskluziv të një faksimili të një oferte të kompanisë Barbopur Griffith & Rogers LLC ( në vazhdimësinë e tekstit BG&R), për lidhjen e një marrëveshje afariste me Qeverinë e Republikës të Serbisë, për të mbështetur përpjekjet e saj për pengimin e pavarësimit të Kosovës. Ky publikim i Gazetës Shqiptare, mbështetet në argumente të qëndrueshme. Cit: “...BG&R për një pagesë prej 60 mijë USD në muaj i ka ofruar ndihmën e saj qeverisë serbe të Koshtunicës për të penguar Kosovën të fitojë pavarësinë e saj nga Serbia-Meli i Zi...” Përgjegjësia njerëzore, kombëtare dhe profesionale e stafit të Gazetës Shqiptare, nuk i la vend frikës se mos ndonjëri prej tyre do të pësonte fatin e ish kolegut të tyre patriot, Ali Ukaj. Andaj nuk e lanë me kaq, me 13 janar 2006, në faqen 3 të Gazetës Shqiptare e publikuan tekstin e plotë të plan-propozimit të BG&R për qeverinë e Serbisë. Cit: “Lanny Griffith Drejtues ekzekutiv 17 nëntor 2005 Për: Aleksandar Simiæ Kabineti i Kryeministrit Republika e Serbisë Nemanjina 11 Beograd, Serbi-Mali i Zi Cc:Mr. Srdjan Djuriæ I dashur z. Simiæ Ne jemi të nderuar t'i paraqesim qeverisë së Serbisë këtë plan-propozim që paraqet pikat kryesore në të cilat Barbopur Griffith & Rogers mendon t'ju ndihmojë ju në politikën e jashtme, veçanërisht në diskutimet për të ardhmen e Kosovës...” Vlen për t'u theksuar, se kjo ofertë në formë të shkruar e BG&R-së, i bëhet pa u bërë gjashtë muaj të plotë, pas fjalimit të Përfaqësuesit të kësaj kompanie para profesorëve dhe studentëve të Fakultetit të shkencave politike në Beograd, në kohën kur kjo kompani po programonte fushatën elektorale të Partisë Demokratike të Sali Berishës. Fjalimi i këtij “afaristi” amerikan, mund të ngërthehet në një fjali të vetme:cit:”Ju kërkoj që ju ta pranoni qëndrimin tim, si pozicionin e dikujt i cili dëshiron shumë që Serbia të ketë sukses...”. Për më shumë, shiko: www.balkanweb.com/gazeta/faqe 2-3/html Kjo kompani “afariste” amerikane, në maj të vitit 2001, nënshkroi një marrëveshje me qeverinë maqedonase, konkretisht me qeverinë e bullgaromadhit Georgijevski, për të lobuar në favor të saj në luftën kundër “rebelëve” etnikë shqiptar. Për më shumë lexo: “BG&R, lobi kundër “rebelëve shqiptar” në www.pasqyra.com Përjashtuar Sali Berishen dhe vëllezërit e tij shpirtëror, të cilët këtë shkrim e konsideronin si një shpifje senzacionaliste, përmbajtja e këtij shkrimi të botuar në këtë gazete shqiptare, shkaktojë shqetësim të thellë në tërë hapësirën kombëtare shqiptare. Por, duke pasur njohuri të mjaftueshme, për lidhjet afariste të kësaj kompanie amerikane, me Sali Berishen, jo për ndonjë punë të ndershme, por për qëllimet e tij të sëmura dhe komplotiste ndaj shqiptarëve në përgjithësi, ky lajm nuk ishte befasi! Le ta vlerësojnë si të duanë këtë shkrim Sali Berisha dhe kamarilla e tij, por nuk kanë as edhe një argument për të demantuar, se nuk kanë pasur dijeni, se kjo kompani afariste amerikane, këmbë e krye është proserbiane!

Kush është BG&R?

BG&R (www.bgrdc.com) me 10-12 avokatët e saj, të drejtuar nga Grifit, Stujart dhe Blackeill është një kompani amerikane e specializuar për përpilimin dhe zbatimin e suksesshëm të lobizimeve për çështje të ndjeshme në arenën ndërkombëtare. Një prej aktiviteteve shumë të suksesshme të kësaj kompanie është përgatitja dhe drejtimi i zbatimit të fushatave nacionale zgjedhore. Në këtë drejtim, kjo kompani ka përvojë të pasur. Kjo kompani e ka përpiluar dhe drejtuar zbatimin e strategjisë së fushatave elektorale të kasapit të Ballkanit Slobodan Miloševiæ, të serbo-çetnikëve Vojislav Šešelj dhe Tomislav Nikolæ, të cilët ishin ideator dhe ekzekutues të fushatës gjenocidale ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të luginës së Preshevës, si dhe të ish-kryeministrit të IRJM, bullgaromadhit Georgijevski i cili i lau në gjak shqiptarët e Luginës së Vardarit. Si erdhi deri të angazhimi i BG&R-në për përgatitjen e fushatës së fundit elektorale të PD-së së Sali Berishës? Këtë kompani të specializuar për përpilimin e strategjive kundër shqiptare, ia preferuan Sali Berishës, aleatët e tij serbomëdhenj nëpërmjet të besueshmëve të tyre, bijës së tij Argitë Sali Berisha (mbesës së tyre) dhe kolegut të saj shumë të besueshëm Lulzim Basha. Duhet theksuar, se Argitë Berisha si nëpunëse e UNMIK-ut ishte asistente e Lulzim Bashës, gjatë punës së tij, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, për përpilimin e dosjeve për ish-drejtuesit emblematik të Fammadhes UÇK, të bazuara në akuza të shpifura në kuzhinat udbeske serbijane. Gjithashtu duhet theksuar, se në bazë të këtyre dosjeve u përpilue Bela Knjiga e BIA-s serbijane dhe u mbushen burgjet e Kosovës dhe të Shevingenit me ish pjesëtar të UÇK-së. Konkretisht, si rezultat i veprës antishqiptare, të Argitë Berishës dhe Lulzim Bashës, u arrestuan dhe penalizuanë Grupi i Llabit, Grupi i Dukagjinit, në mesin e të cilëve edhe Fatmir Limaj, Ramush Hajredinaj, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Daut Hajredinaj, Selim Krasniqi dhe shumë luftëtar tjerë të UÇK-së, për gjoja krime të luftës ndaj minoritarëve serbijanë! Përveç tjerash, Beogradi ja kishte borgj Sali Berishës një shërbim të tillë, ngase ky bespak shqipfolës ishte dëshmuar në vepër dhe në ditë të vështira, se është shërbëtor besnik i Serbisë. Kjo është e ditur për shumicën e shqiptarëve. Por, për hir të bashkëkombësve tanë, të cilët, si pasojë e mungesës së informacioneve të mbështetura në argumente, vazhdojnë të ruajnë një respekt për këtë antishqiptar, e shoh të nevojshme të shpalosë disa fakte për t'u ndihmuar që të gjykojnë drejt. Furnizimi i makinerisë vrastare serbo-çetnike millosheviqiane, me karburante,armatime dhe pjesë të këmbimit. Në kulmin e luftimeve në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në kohën kur nga pushteti serbo-çetnik ushtrohej terrori sistematik shtetëror ndaj shqiptarëve të Kosovës, atëherë kur OKB kishte vendosur sanksione kundër Serbisë dhe Malit të Zi, Sali Berisha-atëherë President i Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet Firmës së PD-së “Shqiponja” dhe filialeve të saj të drejtuara nga shqipfolës, të kredituara edhe nga Dardania Bank, e furnizonte me karburante, armatime dhe pjesë të këmbimit makinerinë vrastare dhe fashizoide serbe. Kjo thyerje e embargos dihet edhe nga KSi OKB-së dhe Bashkësia Evropiane. Në kohën kur bëheshin përgatitjet me intensitet të shtuar për përgatitjen e shqiptarëve të Kosovës, për t'u përballur me një luftë të armatosur çlirimtare e cila po u imponohej, me ndihmën e pushtetit të kontrolluar nga PD-ja e Sali Berishës, u krijuan kushtet që të vinin në Shqipëri, tre përfaqësues të logjistikës ushtarake millosheviqiane për të lidhur marrëveshje të re për vazhdimin e furnizimit të Serbisë me karburante, sidomos me Disel D2, Benzinë dhe Kerozinë. Falë veprimtarisë informative të luftëtarëve të lirisë, u zbuluan këto fakte: -tre përfaqësuesit e logjistikës ushtarake millosheviqiane, të cilët erdhën në Shqipëri, nëpërmjet vendkalimit kufitar Shqipëri-Mali i Zi, në Bozhaj, ishin Kazikaloviæ Zoran, me nr. të pasaportës BE 256579, Boroviæ Marko, me nr. të pasaportës GE 324106 dhe kushëriri i presidentit aktual të Serbisë Vuk Tadiæ, me nr. të pasaportës CJ 256077;-kjo marrëveshje u zbatua në vazhdimësi, duke futur karburante nëpërmjet kufirit Shqipëri-Mali i Zi, Shqipëri-Maqedoni dhe Shqipëri-Kosovë, deri në momenti e rënies së diktaturës berishiane. Me këtë rast vlen të theksohet, se vetëm në periudhën kohore tetor 1995-qershor 1996, nga Republika e Shqipërisë, u futen në territorin e kontrolluar nga serbo-sllavet 17000 tonë benzinë, 7000 tonë kerozinë dhe 10.000 tonë naftë dizel. Përndjekja, burgosja dhe likuidimi fizik i luftëtarëve të lirisë në territorin e Republikës së Shqipërisë Në kohën kur po zhvilloheshin veprimet përgatitore për luftën e armatosur çlirimtare, e cila po u imponohej si pashmangësi shqiptarëve, për t'u çliruar nga thundra e pushtuesve serbo-sllav, nga aparati policore-ushtarak dhe gjyqësor berishijan, përndiqeshin dhe arrestoheshin pjesëtarët e organizatave patriotike të viseve të okupuara shqiptare, nën akuzën serbe si prishës të mardhënieve ndëretnike. Kështu ndodhi, së pari me Dëshmorin e Kombit Zahir Pajaziti, i cili u kap nga rojet kufitare të Ushtrisë Shqiptare, duke e kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar, në regjionin e Kuksit; Kështu ndodhi me Dëshmoret e Kombit, Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe Fehmi Lladrovcin, të cilët u përcollën këmba-këmbës nga shikovcat berishian, u shoqëruan në komisariate policie dhe u ndaluan disa herë; burgosja dhe dënimi me burg i veprimtarit kombëtar Ismet Kryeziu. Një fat të tillë e ka pasur edhe autori i këtij shkrimi, i cili bashkë me bashkëveprimtarin Sabit Gashi dhe me bashkëshorten e tij, u shoqëruan në Komisariatin nr.3 në Tiranë, ku u murrën në pyetje disa orë, nga analfabetë të kriminalistikës berishiane, si të dyshuar pas shpërthimit të në mjeti plasës në objektin e VEFA-s në Tiranë. Në këtë drejtim, më së keqi pësoj veprimtari i palodhshëm në shërbim të zgjidhjes së çështjes kombëtare, gazetari patriot Ali Ukaj, i cili ishte i punësuar në Gazetën Shqiptare dhe që u vra, në rrethana të pa zbardhura deri më sot. Kur u pajtua BG&R nga Kryeministri i sotëm për të përgatitë fushatën elektorale të PD-së? Kjo Kompani për herë të parë u paraqitë publikisht, nëpërmjet Drejtorit ekzekutiv të saj Lanny Griffith, i shoqëruar nga Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp, në ambientet e hotelit Sheraton, me 21 mars 2005. Pas 3 korrikut 2005, Sali Berisha plotë entuziazëm u deklarojë mjeteve të komunikimit masiv, se BG&R do të vazhdojë kontributin për qeverinë shqiptare. Kështu ndodhë kur dikujt i përzihen telat, siç ndodh me Sali Berisha, i cili nuk e bën dallimin ndërmjet PD-së dhe qeverisë. Bile me këtë rast e tha edhe një të pa vërtetë e cila në arenën diplomatike mund të klasifikohet edhe skandaloze, se gjoja kjo kompani përfaqëson interesat e qeverisë amerikane, se gjoja kjo kompani do të lobizoj pranë qeverisë së SHBA-ve për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Marrëveshja e kësaj kompanie me Koshtunicën, për të penguar realizimin e të drejtës legjitime të shqiptarëve të Kosovës, cit. “...Presidenti dhe sekretarja e shtetit kanë ndikimin më të madh në përcaktimin e pozicionit amerikan në këtë proes. Brenda këtyre zyrave, do të jetë shumë e rëndësishme të ndikohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët e Departamentit të Shtetit, si dhe në ambasadorët në OKB. Është shumë e rëndësishme që pikëpamjet dhe opinionet e qeverisë serbe të dëgjohen nga dega ekzekutive për të arritur një zgjidhje që nuk shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe Melit të Zi”, tregon qartë se sa është e bazuar në të vërtetën kjo deklaratë e atij, që ka filluar ta ridjeg Republikën e Shqipërisë. Kësaj i thotë populli “Rrena i ka këmbët e shkurta” Duke lexuar përmbajtjen e kësaj letre të BG&R, drejtuar Kabinetit të Koshtunicës, imponohet dyshimi i bazuar, nëse kjo kompani paska mundësi për të ndikuar në Kreun e SHBA-ve, a ka filluar ndikimi i saj në Kryeministrin aktual të Shqipërisë, Sali Berisha dhe në Ministrin e jashtëm, Besnik Mustafaj? Duke i pasur parasysh sjelljet dhe deklarimet e derisotme të këtyre dy “zotërinjve” në raport me Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi, nuk mund as të paramendohet përgjigje tjetër pos: PO! Në vend të përfundimit Qëllimi i këtij shkrimi nuk ishte denigrimi i kompanisë BG&R, e cila vepron për përmbushjen e objektivave të themeluesve të saj. Ndërsa objektivi kryesor-themeltar i themeluesve të kësaj kompanie, ishte, është dhe do të mbetet profiti! Qëllimi i këtij shkrimi është, jo vetëm për të pasqyruar vetëdemaskimin e një soji shqipfolësish, të cilët përveç se shërbehen me gjuhen shqipe (me plotë gabime),asgjë tjetër shqiptare nuk kanë. Populli e thotë mirë: PAZARLLËQET ME ALEATET E XHELATËVE TË BASHKËKOMBËSVE TUAJ, NXJERRIN NË PAHË MUNGESEN E NDËRGJEGJËS NJERËZORE DHE KOMBËTARE! Krejt në fund dua të theksoj një të vërtetë të pa kontestueshme. Kosova dhe Trojet tjera shqiptare, jashtë Republikës së Shqipërisë, nuk janë të shkreta, dhe nuk do të shndërrohen kurrë më, në mall pazari të askujt, pra as të atyre të sojit neo-toptanist!. Ato i kanë bijtë dhe bijat e tyre, të cilët si dje, ashtu dhe nesër do t'i dalin zot, duke sakrifikuar ç'është e domosdoshme! Kthim prapa nuk ka!

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net