Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni:Refleksion-Auditimi i vetëm, Informacion i vetëm

TEMAT

 Jo vetëm shënime udhëtimi

Toka e Katedraleve

 Stresi në punë

 Karta e Bolonjës

 Luftë gazetës "Mirdita"

 Një jetë për JETËN...

 Beselidhja

 Politikanët shqiptarë

 Në zemër të Mirditës

 Statusi i Kosovës

 "Zogu i Zi" dhe Korbi i Zi 

 Historia dhe Kodi Penal 

Inxhinjer Zabjelinidhe Unë

 Auditimi i vetëm

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

AUDITIM I VETËM, INFORMACION I VETËM
(Single audit, single information)

            * Nga: Gjon NDREJA

            Titulli i këtij shkrimi nuk është i zgjedhur rastësisht apo nga ndonjë ndikim i çastit por përben parimin themelor te standardeve ndërkombëtare mbi te cilin duhen ndërtuar strukturat e auditimit ne sektorin publik. Ky parim ka ne themel dhe reflekton qëllimin e vërtetë  te auditimit i cili mund te përmblidhet ne reduktimin e kostos ne përgjithësi dhe shtimin e vlerës se parave. Ne terma me konkrete parimi i mësipërm pasqyrohet ne respektimin e punës se niveleve te ndryshme te auditimit si dhe ne përdorimin e këtyre punëve ne mënyrë reciproke,  për te realizuar misionet e auditimit. Po cili është sfondi shqiptar dhe ç’fare  përmirësimesh duhen bere. Le te përpiqemi t’i japim përgjigje këtyre pyetjeve ne këtë shkrim.

            Sfondi

            Pa hyre thelle ne sqarimin e koncepteve midis kontrollit dhe auditimit por duke e pranuar pa vërtetim se strukturat aktuale qe diku quhen kontroll dhe diku auditim, janë struktura auditimi dhe paraqiten disi te mbingarkuara dhe te mbivendosura. Kështu ne kemi te organizuara sipas ligjit te auditimit te brendshëm, njësitë e auditimit ne subjektet publike qe përfshijnë ato subjekte qe menaxhojnë fonde publike dhe ku shteti ka një pjesëmarrje mbi pesëdhjetë përqind, strukturat e auditimit ne njësite e qeverisjes vendore dhe ne organet kolegjiale (këshillat) te tyre, ne prefektura, ne ministritë e linjës. Te gjitha këto përmbyllen me një strukture qendrore auditimi ne Ministrine e Financave qe emërtohet Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit te Brendshëm. Këshilli i Ministrave ka një Departament te Kontrollit Administrativ, fizionomia e te cilit nuk është krejt e qartë dhe baza mbi te çilen ushtron veprimtarinë e tij ky departament  është konfuze. Ai rreket te jete një strukture midis funksionit te inspektimit dhe atij te auditimit por duke qene i tille rrezikon te mos jete asnjëra as tjetra. Nga ana tjetër ka një strukture si Kontrolli i Larte i Shtetit i cili synon te jete  mbi te gjitha këto struktura.
            Te gjitha këto  ushtrojnë veprimtarinë   dhe janë në të drejtën e tyre ligjore për një veprimtari te tille. Por çështja është se dispozitat mbi te cilat mbështetet ushtrimi i veprimtarisë se auditimit nuk janë ne harmoni me standardet ndërkombëtare dhe veçanërisht me parimin “auditim i vetëm informacion i vetëm”. Duke qene të tilla veprimtaria e këtyre strukturave ka shkaktuar një kosto te larte administrative, nëpërmjet kryerjes se te njëjtës pune nga disa struktura ose siç ne e quajmë shpesh,

            Mbivendosja e strukturave.

            Për te qenë më konkret në prezantimin e kësaj dukurie po paraqesim se si funksionon   auditimi nga njësia me e vogël e deri në qendër dhe këtë po e paraqesim ne disa plane.
            1. Njësite auditimit te qeverisjes vendore dhe ato të strukturave eprore. Ne njësite e qeverisjes vendore te cilat deri ne vitin 2005 përfaqësonin jo më shumë se 15 përqind të buxhetit nacional janë angazhuar ne  veprimtari auditimi jo me pak se 40 përqind e  numrit te auditëve ne shkalle vendi. Vetëm ky raport tregon se këtu ka një anomali te theksuar, duke patur parasysh faktin se qëllimi i vetëm i auditimit është shtimi i vlerës se parave publike. Një logjike e thjeshte do te na sillte ne  konkluzionin se numri i auditëve është funksion i shumës se  parave qe auditojnë. Me tej mund te shpjegojmë se ne auditimin e fondeve te njësive te qeverisjes vendore,  marrin pjese as me shumë e as me pak por 7 struktura auditimi te cilat janë; struktura e auditimit e vete njësisë se Qeverisjes Vendore, struktura e auditimit e Këshillit te njësisë Q.V.; e prefekturës, e ministrisë se Brendshme (deri dje MPV), e ministrisë se linjës arsim shëndetësi ( për fondet e deleguara); e ministrisë financave, dhe e Kontrollit te Lartë të Shtetit.
            Kjo është një situate paradoksale, jo vetëm në kuptimin dhe pamjen e standardeve ndërkombëtare por edhe te kostos administrative qe shkakton ky organizim. Vitin e kaluar ka pasur një nisiativë te Ministrisë Financave e cila dështoji pa u kristalizuar ende dhe kishte për qellim pikërisht shmangien e mbivendosjes se këtyre strukturave. Ithtarët e centralizimit qe e konsiderojnë auditimin si një vegël për te realizuar pushtetin dhe jo si një këshille dhe atribut i menaxhimit për te shtuar vlerën e parave bënë  qe kjo ide e pasqyruar ne një projekt VKM te dështonte ne  paradhomat e Këshillit Ministrave.
              Si konkluzion duhet thënë se referuar standardeve ndërkombëtare dhe parimit për te cilin bëjmë fjale, por edhe te Kartës se Autonomisë Vendore e cila është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, asnjë nga strukturat e përmendura me sipër te auditimit nuk janë ne përputhje me këto standarde ne raport me Nj.Q.V. përveç njësive te auditimit te  këtyre te fundit (këshillit dhe ekzekutivit) 
            2. Ministritë e linjës dhe strukturat vartëse. Sipas ligjit për auditimin e brendshëm ne sektorin publik, njësite e auditimit krijohen në ministritë e linjës dhe ne subjektet publike qe menaxhojnë një buxhet te konsiderueshëm te përcaktuar me vendim te Këshillit të Ministrave. Ne të dy këto linja, njësite e auditimit janë krijuar dhe fokusi i tyre është përqendruar ne përdorimin e fondeve publike. Njësitë  e auditimit te subjekteve publike planifikojnë dhe kryejnë auditime ne te gjitha njësitë e subjektit, përfshire edhe qendrën ,po ashtu edhe ministria e linjës e kualifikuar me ligj  si administratore e pronës publike ushtron auditim ne subjekt. Gjer dje, tentonte t’a bënte një gjë te tille edhe ministria e ekonomisë kur ishte e organizuar me vete si strukture, duke u legjitimuar me te drejtën e pronarit te pronës publike. Te tre këto struktura kryenin auditime për llogari te vet pa marre parasysh se ç’fare auditimesh janë kryer me pare ne subjektet dhe u raportojnë titullarëve te tyre te ku dy te fundit nuk mund te marrin drejtpërdrejt vendime lidhur me rekomandimet e auditimit.
            3. Kontrolli i Larte i Shtetit, në raport me njësitë e auditimit ne ministri dhe subjekte te tjera publike. Ky institucion i cili funksionon në bazë të Kushtetutës dhe të një ligji të vitit 1998, ushtron auditime për llogari te Parlamentit. Sipas praktikave me te përparuara ndërkombëtare, institucionet e larta te auditimit (SAI) kane për mision te certifikojnë buxhetin e ekzekutuar të shtetit dhe për te realizuar këtë ata mund te ushtrojnë auditime pa kufizim në të gjithë subjektet publike të qeverise dhe institucionet e pavarura por jo në njësitë e Qeverisjes e vendore. Por ç’fare ndodh në të vërtetë? KLSH sipas një plani të parashikuar në fillim të vitit, plan i cili “vë në rresht” gjithë subjektet publike, kryen auditime te plota ne te gjithë ministritë e linjës dhe ne subjektet publike,  si dhe në bashki e komuna. Ne kryerjen e këtyre auditimeve  KLSH nuk merr parasysh auditimet e kryera me parë nga strukturat e auditimit te brendshëm   por hollësisht auditon dhe kryen pothuajse te njëjtën punë që kanë kryer këto struktura me pare ne këto subjekte. Kushtetuta dhe ligji aktual i KLSH e joshin pikërisht “sedrën” e këtij institucioni për veprimtari te tilla te cilat nuk janë krejt ne pajtim me standardet dhe praktikat me te mira ndërkombëtare.

            Konkluzione dhe rekomandime

            1. Nga sa me sipër rezulton se ka një mbivendosje jashtëzakonisht të madhe midis strukturave te auditimit të cilat shkaktojnë një kosto te larte administrative dhe për rrjedhoje cenojnë efektivitetin e vetë auditimit si funksion, i cili ne radhe te pare synon uljen e kostos duke ruajtur cilësinë, ne procesin e arritjes së objektivave.
            2. Parimi “auditim i vetëm informacion i vetëm” kërkon një bashkëpunim shume te mire te strukturave te auditimit te sektorit publik e cila ne thelb ka përdorimin e punës se njeri tjetrit.  Natyrisht qe përdorimi i punës se njeri tjetrit nuk presupozon shmangien kategorike te mbivendosjeve te auditimit por auditimi i strukturave me te larta duhet te vlerësojë auditimet e kryera nga njësite e strukturave vartëse dhe kur ato janë te besueshme te mos krijoje mbivendosje por te inkurajoje zbatimin e rekomandimeve te tyre. Përdorimi i punës se njeri tjetrit nuk presupozon ne asnjë mënyrë madje e përjashton “përvetësimin” e gjetjeve dhe  te rekomandimeve te strukturave me te ulëta te auditimit për t’i përfshire ne raportet përkatëse te auditimit te strukturave me te larta qe për fat te keq shpesh here është e pranishme dhe ushqehet nga konceptimi i auditimit si pushtet.
            3. Strukturat e auditimit te brendshëm te qeverise duhet te ristrukturohen sipas parimit te mësipërm, brenda vetes dhe ne raport me njësitë e qeverisjes vendore. Asnjë raport auditimi nuk ekziston midis qeverise qendrore dhe asaj vendore përjashtuar një kontroll administrativ lidhur me fondet e deleguara. Kontrolli administrativ dhe auditimi janë dy gjera te ndryshme, i pari kufizohet ne respektimin e procedurave qe sigurojnë destinacionin e fondeve publike , ndërsa i dyti ne performancen e tyre.
            4. Njësitë e Qeverisjes vendore duhet te tentojnë që përveç auditimit te ekzekutivit te pajtojnë edhe auditime te pavarura, mandati ne kohe  i të cilave duhet te tejkaloje 1,5 here mandatin e te zgjedhurve vendore. Këto auditë te pavarur   do t’i raportojnë publikut te  gjërë    ashtu siç do te njoftojnë  edhe strukturat përgjegjëse te menaxhimit. Një gjë e tille duhet te përfshihet ne kuadrin ligjor qe është duke u përmirësuar.
            5. Duhet te hiqet dore përfundimisht nga përdorimi i strukturave te auditimit nga nivelet përkatëse administrative. Një here e mire duhet te kuptohet se auditimi sipas standardeve dhe praktikave ndërkombëtare te pranuara edhe vendi ynë,  është një funksion i strukturave qe menaxhojnë fonde publike dhe jo i strukturave administrative qoftë ky edhe Këshilli i Ministrave. Në këtë kuptim por edhe ne argumentet e  paraqitura më sipër ngjan si paradoksale vendosja e strukturave te auditimit ne prefektura te cilat auditojnë kot se koti njësitë e qeverisjes vendore dhe subjektet publike brenda territorit. Aq i madh është oreksi i prefektëve për auditim sa qe tentojnë te auditojnë edhe degët e doganave dhe  tatimeve dhe  struktura për te cilat nuk mund te marrin asnjë vendim.  
            6. Struktura te veçanta te administratës shtetërore veçanërisht Këshilli i Ministrave dhe Prefekturat kane nevoje te domosdoshme për krijimin e funksionit te kontrollit administrativ i konceptuar ky funksion sipas  standardeve ndërkombëtare, gjë e cila perverse rritjes se frytshmërisë se këtyre institucioneve do t’a veçonte përfundimisht atë edhe nga veprimtaria e auditimit. Ndarja e qarte e këtyre dy funksioneve i bëjnë  nder njëra tjetrës por edhe administrimit publik ne tërësi. Ristrukturimi  i Kontrollit administrativ ka nevoje te përcaktohet me mire ne misionin dhe  fokusin e tij, fushën dhe objektivat si dhe procedurat e shkruara punës.
            7. Kontrolli i Larte i Shtetit me sa jam ne dijeni ka ndërmarre disa hapa për ristrukturimin e tij dhe paraprakisht nuk mund të jap ndonjë opinion te saktë edhe për shkak se nuk e njoh  ne një nivel te tille veprimtarinë e tij  , qe te me mundësoje dhënien e opinioneve. Po ne raport me auditimin e brendshëm mendoj se  duhet te strukturoje veprimtarinë e tij sipas parimit qe përbën titullin e këtij shkrimi dhe ne përputhje me misionin qe përcaktojnë standardet ndërkombëtare te INTOSAI-it dhe Deklarata e Limës.
            Këto  ishin disa pikëpamje qe mendoj se qeveria mund t’i ketë parasysh ne reformimin e strukturave te auditimit ne përgjithësi dhe veçanërisht ato te auditimit te brendshëm. Për hir te se vërtetës duhet thënë se, me shumë  se pikëpamje te mia, ato janë copëza nga standardet dhe praktikat profesionale me te përparuara ndërkombëtare.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net