ARTEMIJE ZHVILLOI FUSHATËN E DYTË ANTISHQIPTARE BRENDA KËTIJ VITI, I PA PENGUAR EDHE NË TRUALLIN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Shkruan: Sejdi Veseli
Gjatë gjysmës së dytë të muajit korrik të vitit vijues, Episkopi i
Eparkisë së Rashës, Prizrenit dhe të "Metohisë e Kosovës", Artemije,
ishte në një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dytën me radhë
gjatë këtij viti. Kjo turne propagandistike antishqiptare e këtij "njeriu" të zotit edhe
në truallin demokratik amerikan, u krye menjëherë pas vizitave të"suksesshme", jo vetëm të vëllezërve të tij shpirtëror, kryetarit dhe
kryeministrit serbijan Boris Tadiq dhe Voisllav Koshtunica, por edhe të
delegacionit të Ministrisë së mbrojtjes të Serbisë, të kryesuar nga
ndihmës ministresha për çështjet e mbrojtjes, Snezhana
Samargjiq-Markoviq.Sipas lajmeve të botuara nga TANJUG-u dhe në internet-faqen
www.eparhija-prizren.com, delegacioni serbijan i kryesuar nga Episkopi
Artemije, i shoqëruar nga përfaqësuesi i agjencisë Venablle, z.Xhim
Xhatras, e paguar nga Këshilli nacional serbijan për lobing në dobi të
interesave ekspansioniste serbijane, u pritë edhe në Stejt Departament,
nga z.nj. Rozmari Di Carlo, operativiste, e angazhuar për zgjidhjen e
çështjes së Kosovës. Duhet theksuar se kjo zonjë mbulon postin e
zëvendësit të ndihmës sekretarit në dikasterin e shtetit për Evropën dhe
Evroazinë.
Kush është Episkopi Artemije?
Në realitet ky prift serbijan është i lindur në vendin Paliq, afër
Valevës, Serbi, me 15 janar 1935, në familjen Radosavljeviq. Emri i tij
i vërtetë është Marko, ndërsa ai kishtar Artemije. Në këtë takim, me z.nj. Di Carlo, serbomadhi Artemije Radosavljeviq ( në
tekstin e mëtejm, Marko Radosavljeviq), në mes tjerash shpalosi
kërcënimin e rafinuar të ngjashëm me atë të nxënësve të tij,
bashkëpunëtorëve të ngushtë të Slobodan Millosheviqit, gjatë përgatitjes
dhe zhvillimit të fushatës barbare kundër kroatëve, boshnjakëve dhe
shqiptarëve, se nëse nga faktorët e jashtëm imponohet pavarësia e
Kosovës, "...Serbia do të veprojë siç do të vepronte çdo shtet tjetër të
cilit do t'i merrej një pjesë e territorit, dhe do të përpiqet me
vendosmëri për rikthimin e këtij territori, duke përdorur të gjitha
mjetet demokratike..." Ky antishqiptar i tërbuar, i fshehur prapa veladonit të një titullari të
lartë të Kishës Ortodokse Serbijane, i cili, në realitet ishte koautor i
tërë veprës kriminale të Millosheviqit, si gjatë hartimit ashtu dhe
gjatë përpjekjeve për jetësimin e projekteve serbo-mëdha për krijimin
e Serbisë të Madhe, edhe para zyrtares së SHBA-ve, z.nj. Di Carlo, në
mes tjerash shpalosi edhe një akuzë të rëndë dhe absurde në adresë të
shqiptarëve, duke i quajtur fundamentalist mysliman, të cilët sipas tij
po e radikalizojnë në vazhdimësi "terrorin" e tyre ndaj kulturës
shekullore të popullatës së krishterë (mendon në atë serbijane). Ai më
këtë rast e tërhoqi paralelen ndërmjet UÇK-së "terroriste" dhe
Hezbollahut , si dhe në mes konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatës
në "Kosovë dhe Metohi". Nuk lypset ndonjë analizë e thellë, për të nxjerrë një përfundim të qëndrueshëm, se
edhe kjo deklaratë e këtij serbomadhi të kamufluar si "njeri" i zotit, është
kërcënim për sigurinë, jo vetëm të regjionit të Ballkanit, por edhe më gjerë. Marko
Radosavljeviq, ashtu si dhe drejtuesit kryesor civil dhe ushtarak të shtetit
serbijan paralajmëron në mënyrë të tejdukshme, se nëse kësaj radhe nuk përmbushen
kërkesat hegjemoniste serbomëdha, ushtria serbe do t'i referohet mjeteve
demokratike, të ngjashme me ato që po përdor ushtria izraelite edhe në territorin e
shtetit libanez. (Me siguri ky "njeri" i zotit është i brengosur se si t'i gjej ë punë nxënsit të tij
besnik, srbo-çetnikut radikal, Tomisllav Nikoliq, i cili para se të kyqej në
politikën e "madhe", ishte një varrmihës i thjesht që paguhej me mëditje). Është për t'u përshëndetur qëndrimi i drejt edhe i kësaj zyrtareje amerikane, z.nj.
Rozmari Di Carlo, e cila ia tha prerë serbo-çetnikut Marko, se nuk është e gatshme
të pranojë si realitet atë që parashtroni ju zotëri dhe as që mund të pajtohet me të
dhënat që paraqitët edhe sot këtu! Siç u tha më lartë në këtë shkrim, ky "njeri" i zotit është dëshmuar në vepër se
ishte koautor i të gjitha planëzimeve barbare, të cilat u aplikuan nga fal ngat
ushtarake, policore dhe paraushtarake serbijane në terrenet kroate, boshnjake dhe
veçanërisht në ato shqiptare, kundër popullatës të pambrojtur civile të të gjitha
moshave dhe gjinive. Andaj, do të ishte një marrëzi e skajshme, po të pritej diçka
konstruktive nga ky ideolog serbomadh. Siç flasin shumë dëshmi edhe nga terreni kosovar, falangat e armatosura
serbo-fashiste, të pagëzuara më parë nga popët serbijan( mund të dyshohet me bazë
edhe nga vetë Episkopi Artemije), gjatë terrorit më barbar dhe sistematik që
ushtronin ndaj popullatës së paarmatosur dhe të pambrojtur civile, aplikonin metoda
dhe mjete më barbare mesjetare, duke i kombinuar me ato fashiste. Gjithashtu dihet, se për krimet serbo-fashiste disponohen dëshmi të bollshme, si në
mjetet e komunikimit masiv ashtu dhe në sektorët përkatës të administratës civile
dhe ushtarake amerikane. Ndërsa, nga deklaratat e këtij titullari të Kishës
Ortodokse Serbijane dhe të kolegëve të tij, mund të nxirret përfundim shumë i qartë
dhe i qëndrueshëm, se këta "njerëz" të zotit, nëse nuk kanë marrë pjesë
drejtpërsëdrejti në kasaphanën ballkanike, me siguri kanë qenë frymëzues të
barbarive të atyre që i pagëzuan me tymin e temjanit. Aq më tepër përforcohet
dyshimi në llogari të tyre, kur dihet se edhe 7 vjet pas përfundimit të kasaphanave
ballkanike në përgjithësi, dhe të asaj të Kosovës në veçanti, jo vetëm nga zyrtarët
serbijan të vetëquajtur demokrat, por as nga ky far "njeriu" i zotit dhe kolegët e
tij, nuk e panë të arsyeshme, bile sa për sy dhe faqe, që në emër të kishës dhe
popullit që i takojnë, t'i kërkojë falje një populli të tërë, për mizoritë që
përjetoi, duke gjykuar planëzuesit dhe autorët e tyre. Kur merret parasysh e kaluara dhe sotmja shoviniste e këtij inspiruesi të lumenjëve
të lotëve dhe gjakut në territorin e ish-Jugosllavisë në përgjithësi, dhe në atë të
Kosovës në veçanti, prezenca në territorin e SHBA-ve e këtij mbjellësi të urrejtjes
në mes popujve, nuk i bën nderë vetë shtetit amerikan, ngase kjo zemërgjerësi e
administratës amerikane në raport me këtë "personalitet" dhe të ngjashmë e si ky nga
teritori i Serbisë, ende me pretendime okupuese ndaj Kosovës, mund të konsiderohet
si veprim politik me dy kute, kur dihet se shumë luftëtarë për çlirimin e popullit
shqiptar, nga kjo administratë janë shpallur persona non grata dhe u ndalohet hyrja
në territorin e SHBA-ve. Gjithashtu, pranimi protokollar i Marko Radosavljeviqit në cilësinë e një titullari
të lartë të Kishes Ortodokse Serbiane, nga z. David Duffu, përfaqësues i ambasadës
kristiane në Uashington, nuk i bënë nderë fesë së krishterë në përgjithësi dhe asaj
ortodokse në veçanti! S'do mend, se si administrata e SHBA-ve, ashtu dhe ambasada kristiane në Uashington,
i kanë të qarta dhe dinë si t'i menagjojnë punët e veta dhe, nuk na takon që të
brengosemi ne. Duhet të brengosemi edhe fort bile, nga indiferenca si e drejtuesve bukëshkalë të
ashtuquajturave IPVQ, ashtu dhe e drejtuesve të partive më të mëdha politike të
Kosovës, edhe ndaj kësaj faze të shfrenuar të propagandës antishqiptare, që po
zhvillohet nga strukturat shtetërore, kishtare dhe akademike serbijane. Arsyeja për
t'u brengosur fiton në peshë, kur merret parasysh edhe fakti, se kjo propagandë
hegjemoniste e serbomadhe, kohëve të fundit po shoqërohet edhe me vringllimë armësh
dhe me riaktivizim të falangave të armatosura paramilitare brenda territorit të
Kosovës, nëpër enklavat serbijane. Mos reagimi adekuat si ndaj propagandës së shfrenuar dhe ndaj vringëllimës së armëve
serbijane, nga ana e drejtuesve bukëshkalë të ashtuquajturave IPVQ dhe të partive
politike, nxjerr në pah një të vërtetë të hidhur, se këta "drejtues" aktual të
Kosovës, në vend se të punonin drejt, mirë dhe me përkushtim për realizimin e
aspiratave jetike të shqiptarëve, për çka brez pas brezi u flijuan lumenj gjaku, ata
zhvillojnë luftë klanore për të përmbushur ambiciet e tyre të sëmura karrieriste dhe
për dominim dhe kontroll të plotë mbi burimet e dyshimta financiare. Këta bukëshkalë, të verbuar pas lakmive individuale dhe të klaneve që u takojnë, as
që mërziten se me çfarë rreziqesh po ballafaqohet Kosova dhe cilat do të jenë
pasojat që do të rëndojnë mbi shpatullat e popullit të saj liridashës. Këtë të vërtetë të hidhur e ka kuptuar edhe Beogradi zyrtar dhe aleatët e tij
tradicional. Ai tani më është bindur përfundimisht, se si nga ana e drejtuesve
aktual të ashtuquajturave IPVQ, ashtu dhe nga drejtuesit e partive më të mëdha
politike nuk do të rrezikohen planet strategjike të Serbisë në raport me Kosovën.
Mos reagimi adekuat, si nga ana e drejtuesve të IPVQ-ve, të partive politike, ashtu
dhe nga ana e Grupit Negociator, ndaj akuzave më të shëmtuara dhe kërcënimeve
publike që po i bëhen popullit të Kosovës, janë baza e sigurt ku mbështetet kjo
bindje e Beogradit zyrtar dhe e aleatëve të tij. Përfundimisht, tani është më se e qartë, si për Beogradin zyrtar, ashtu dhe për
aleatët e tij tradicional: -se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe ata të partive politike të Kosovës ose nuk e
kanë kuptuar, ose nuk duanë ta kuptojnë, se bisedimet e Vjenës për decentralizimin
(lexo: legalizimin e enklavave serbe) nuk janë gjë tjetër, pos legjitimimi i
parakushteve (në emër të kompromiseve që kërkohen nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar),
për ndarjen e 1/3 të territorit të Kosovës, e cila më vonë, në bazë të paragrafëve
të një rezolute të KS të OKB-së për statusin përfundimtar të saj, do të aneksohej
nga Serbia; -se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe ata të partive politike të Kosovës të dashuruar
pas kolltukëve, veturave luksoze, veshmbathjeve të shtrenjta, të importuara nga
jashtë dhe pozimeve para kamerave televizive, se janë të gatshëm të shkelin zotimet
e tyre publike, si psh. "se me Serbinë nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta","se çështja e decentralizimit nuk do të bisedohet me Serbinë, ngase është çështje e
brendshme e Kosovës", " se nuk do të krijohen komuna mbi bazat etnike"; - se drejtuesve aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës, as që u shkon
ndërmend të shfrytëzojnë kërcënimet e serbijanëve me luftë dhe nënvlerësimin që u
bëhet nga ana e tyre, për t'u liruar nga presionet e pabaza që u bëhen nga qarqe të
caktuara ndërkombëtare, aspak miqësore ndaj shqiptarëve, duke reaguar ashtu siç u ka
hije atyre që e respektojnë votën e elektoratit të tyre.... Fatmirësisht, edhe pse me vonesë, populli shqiptar ka filluar ta kuptojë, se
kolltukofagët e mandatuar me votën e tij, njësojë sikur ata të gjysmës së dytë të
shekullit të kaluar, paskan qenë të dresuar qysh herët nga bajlozët e huaj, deri në
shpëlarjen e plotë të atij pak truri, nga çdo ndjenjë e mirëfilltë kombëtare. Andaj,është çuditur së koti, pse nga ana e tyre nënçmohej dhe vazhdon të nënçmohet deri në
përdhosje edhe shumëçka nga kultura dhe trashëgimia kombëtare, duke u shpallur si e
prapangecur, ndërsa të mbiçmohet çdo gjë që vije nga ata, të cilët janë të dëshmuar
historikisht, si "miq" të popullit në emër të të cilit flasin. Populli ka filluar të kuptojë, se nga këta kolltukofagë, besëpakë dhe të korruptuar, gjithçka mund të pritet, pos përmbushjes së zotimit të tyre, se do t'i prijnë drejt
realizimit të aspiratave të tij të drejta, për çka sakrifikoi edhe gjakun e djemve
dhe vashave më besnike të tij. Populli ka filluar të riidentifikojë dhe t'i mbështetë bijtë dhe bijat besnike të
tij, të cilët e duanë Atëmëmëdhenë pa hile, të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnëç'është e domosdoshme për ta bërë Atë të lirë dhe të ribashkuar. Andaj as që ka vend për dyshimin më të vogël, se kësaj radhe, si bajlozët
ndërkombëtar, ashtu dhe servilët e tyre shqipfolës, i kanë bërë hesapet pa hanxhiun! Po afron koha kur shqiptarët do t'ua thonë troç si unmikistanezëve,
ashtu dhe servilëve të tyre vendor:
-se durimi i tyre ka ardhur në prag të shpërthimit; -se shqiptarët nuk kanë derdhur lumenj gjaku për të ndërruar kolonizatorët; -se shqiptarët nuk kanë derdhur lumenj gjaku për t'u përsëritë
pazarllëqet me interesat e tyre kombëtare; -se shqiptarët kanë derdhur lumenj gjaku dhe nëse e lypë nevoja nuk do
të hezitojnë të derdhin prapë, jo për të pushtuar popuj fqinjë dhe tokat
e tyre, or për të qenë zotët e vërtetë të Atëmëmëdheut të tyre;-se shqiptarët e duanë paqen, por shpirt robi nuk kanë; -se Ju mund të vazhdoni të silleni siç u sollët në këto shtatë vitet e
fundit, por me siguri, nuk do të vonojë dita dhe do të ballafaqoheni me
zhvillime dhe pasoja, aspak të këndshme edhe për Ju!Atëherë do të bindeni përfundimisht, se kanë përfunduar në pakthim ato
kohëra, kur interesat tona jetike u shërbenin si monetë për
kusuritje...!
Prishtinë, me 02 gusht 2006
|