ZEFI I VOGËL 
Një nga figurat e përmendura nga radhët e luftëtarëve për pavarësi kombëtare. Prijës popullor dhe drejtues i malësorëve mirditas e gjakovarë, në krye të një çete kryengritësish, kundër pushtuesve turq e më pas serbo-malazes. Dallohet kryesisht në kryengritjen e përgjithshme të vitit l9l2, krah prijësve të tjerë të shquar të kohës, si Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina në çlirimin e Shkupit etj.
Çeta e njohur e Zefit të Vogël do të luftonte dhe pas Shpalljes së Pavarësisë. Në dokumentet e kohës shkruhet: “Fandësit e Nhijes së Gjakovës,P ejës e Prizrenit nuk i ndahen Bajram Currit, Zefit të Vogël, Pjetër Çelit, Zef Gjin Dedës. Ata bëjnë trimëri të mëdha… Komanda Serbe e Armatës së Tretë bëri përpjekje të shumta dhe vuri në lëvizje forca të mëdha për të zënë krerët e lëvizjes kombëtare shqiptare, në mes të cilëve dhe Zefin e Vogël. Ushtritë serbe e mësynë disa herë Kosovën pa arritur synimet e tyre. Kryengritësit shqiptarë ishin zotër të maleve të tyre, ku nuk mund të ngjitej këmba e asnjë pushtuesi.”
Zefi i Vogël (Zef Kol Ndoka) kishte lindur në Gjakovë në vitin l883 në një familje të shpërngulur nga Shëngjini i Fanit (Mirditë) dhe vdes në Vitin 1924. |