PRENG CUB LLESHI
FAQE NGA
VISARI LEKSIKOR I MIRDITËS
A
Â, formë e shkurtë e foljes - ÂSHT. Â herët, or bir. Është herët, or bir.
AFSH-I, m. sh.-E-ET. (EFSH) Dëshirë e fortë e brendshme. I foli me afsh djalit. Me efsh, me pasion.
AFT-I, m. sh. –E, -ET. Një si erë e lehtë e ngrohtë ose e ftohtë. Fryn një aft (por edhe TAFT) i ngrohtë.
AHENG-U, m. sh. -GJE-ET. Argëtim me këngë, valle e humor. Pat aheng të madh në dasëm.
AH/ËR-I, m. sh. -RE, -RET. Pjesa përdhese e shtëpisë, ku mbaheshin bagëtitë dhe një pjesë e ushqimit të tyre, ose thjeshtë bulmetet e fshatarit. Në ahër i ka berret. (bagëtitë)
AGJRÂM-I, m. vet. nj. Një sëmundje brejtëse që prek trupin ose gjethet e pemëve. Janë me agjram mollët sivjet.
AKAPAROJ, kal.-OVA, -UE. Porosit për të blerë diçka duke dhënë njëfarë paradhënieje. E kishte akaparuar tokën.
AKAPARUES-I, m. sh.-AKAPARUES-IT. Ai që porosit për të blerë një mall duke dhënë më parë njëfarë paradhënieje. Ai është akaparuesi i tokës.
AKREP-I, m. sh.-A, -AT. (HAGREP) Insekt i vogël helmues, me ngjyrë të zezë e me një thumb nga pas. E zu akrepi. Hagrepi.
AKSHI-A, f. sh.-AKSHI -TË. Ai që përgatit ushqimet e zien kafet në dasma e ceremoni mortore. Kishte zgjedhur një akshi të mirë.
ALET-I, m. sh. –E, -ET. Mjete të ndryshme pune për bujkun, marangozin e profesione të tjera. Nuk shkohet në punë pa alete.
ALMIS/E-JA, f.sh. –E -ET. Ndryshe nga FGJSSH: Parmenda me gjithë pjesët e saj përbërëse: Dorezën, plorin (umin), shpatullën dhe vigun ose shtizën. Merre almisen, or bir!
ALLAHILE, bised. 1. Të lutem. Allahile, mos më fol! 2. Amanet. Allahile, m'i ço fjalë mikut.
ALLÇAK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Njeri i mangët nga trutë, i çakërdisur, anamend. E njohin allçakun e katundit.
ALLI, (ALLE). E kuqe e ndezur. Stravece alli. ALLE.
ALLTI-A, f. sh.ALLTI-TË. Tip pistolete me 6 fishekë. I ra 6 herë n'allti. Me allti, patllake a pistoletë.
AMAN, pasth. 1. Të lutem. Aman, mos e vrit! 2. Shpreh habi. Aman sa i bukur ishte!
AMANET-I, m. sh.-E,-ET. 1. Porosi që i jepet dikujt në një çast të caktuar. Ta kam lënë amanet djalin. 2. Shpreh edhe lutje. Mos i bjer, amanet!
AMËSHT, (AMËSHTIK), mb. Shije si në të thartë. Më vjen pak si amështë. Amështik.
ÂM/Ë-A, f. vet. nj. 1.Quhet kështu bleta nënë e zgjojt. I ka vdekë ama. 2. Erë, aromë. Ama e luleve.
ANC/Ë-A, f. sh. –A-AT. 1. Pjesët e tepërta të papërdorshme si dërrasë të trupave të sharruar. Merri ancat për zjarr! 2. Dërrasa anësore e krevatit. Anca e shtratit.
ANAMEN (D), mb. Anormal nga zhvillimi psikik, i çakërdisur, budalla. Burrë anamen (d). Grua anamen (d) e.
ANEMBANË, ndajf. Përveç FGJSSH: Tejpërtej. I ra anembanë me pushkë. I ra tejpërtej. E shpoi plumbi anëpëranë.
ANËPËRANË, ndajf. Ndryshe nga FGJSSH: Bri më bri. I ra pushka anëpëranë. Tejpërtej.
ANDEJPARI, ndajf. 1. Diku aty afër. Andejpari kaloi. 2. Atëherë ose pak kohë më parë. Andejpari u vra.
ANËZ-A, f. sh.-A,-AT. Insekt në formën e bletës, por me ngjyrën e grenzës. E zu anza djalin. E pickoi.
ÂN-I, m. sh.-A, -AT. anat. Mitra e femrës, placienta ku zhvillohet embrioni i fëmijës. I plasi ani grues së shkretë.
ANÌ, bised. Nuk prish punë, s'ka gajle. Ani, bre burrë! Nuk prish punë.
ANMIK-U, m. sh. ANMIQ-T. Armik nga një INIMIKUS e latinishtes.
ANTERI-A, f. sh.-ANTERI-TË. Një si jelek me mëngë të gjata që veshin gratë dhe vajzat, i cili është i qëndisur në fundin e mëngëve dhe në të dy anët e gjoksit. E veshi anterinë. Dëgjohet edhe ANTARI.
AP, kal. DHASHË-DHANË. Jap. Nuk ta ap. Jap.
APET, (OPET), ndajf. Përsëri. Erdh apet (opet) koha jonë.
ARAP-I, m. sh.-A,-AT. Njeri me lëkurë të zezë, zezak. Ishte arapi i detit. Ndoshta balozi i legjendës.
ARK/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Enë prej dërrase në formën e paralelopipedit me përmasa të përafërta: 1.50-0.70-0.60 m. ku gratë mbanin rrobat dhe sende të tjera që u takonin vetëm atyre. E kishte arkën plot nusja.
ARNAJ/Ë-A, f. sh.-Ë-ËT. Tërësia e arave të mbjella me misër ose grurë. Mos kalo nëpër arnajë!
ARNA-ARNA, ndajf. Gjithë arna. E kishte këmishën arna-arna. Vesha me arna si trupi me barna. (ilaqe)
ARRC-I, m. sh.-A,-AT. 1.Pjesa eshtrore e qafës. Ia theu arrcin e qafës. E rrëzoi përtokë. 2. Lloj krimbi që bren kërcellin.
ARRNÈ-JA, f. vet. nj. 1. Një lloj pishe që rritet rreth 15 m. gjatësi. Trup arrneje. 2. Pylli me pisha të tilla. Mbet në arrnè.
ASÍ, Rrjedh. e përem. vetor e dëft. që del në formën e mbiemrit. I tillë. Nuk kam parë asi burri, asi trimi. Aso gruaje.
ASISOJ, ndajf. Në atë mënyrë, ashtu. Asisoj nuk bën burri. Nuk bën kush ashtu.
ASISOJ, mb. I tillë, e tillë. S'kam parë asisoj molle. Mollë të tillë. Nuk gjindet asisoj burri a gruaje. ASO.
ASOBOTE, ndajf. Atëherë, në atë çast. Asobote i erdhi djali.
ASHIQARE, ndajf. Hapur, troç, syndërsy, açik. Ia tha ashiqare të vërtetën.
ASHK/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Copë e vogël druri që shkëputet kur gdhendim një dru me sëpatë ose me qeser, teskë a sqepar. ASHKËL. Veni do (ca) ashka në zjarr!
AT/Ë-I,m. sh. ETËN-ETNIT. Babë, baba. Fëmijtë nuk i harrojnë etnit. Baballarët.
ATËBOTË, ndajf. Pikërisht atëherë. Atëbotë i ra ndërmend. Atëherë iu kujtua.
ATKIN/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Vajzë a grua shtatlartë, e bukur, punëtore dhe trime. E ka atkinë nusen e djalit.
ATYPARI, ndajf. Aty afër. (për vend dhe për kohë). Atypari e vranë. Diku aty afër. Në mesditë e vranë? Atypari. Rreth asaj ore.
AVASH, ndajf. Ngadalë. Avash, bre burrë! Ngadalë. Punon avash.
AVIT, (AVIS), kal. Afroj pranë. E aviti pushkën njat. (afër)
AVITEM, vetv. Afrohem. Iu avita mikut. Iu afrova.
AVLLI-A, f. sh.-AVLLI-TË. Kati përdhes i shtëpisë me çardak, ku fshatari mbante bagëtitë ose produktet bujqësore e blegtorale. Cofi (ngordhi) lopa në avlli. AHËR.
AXH/Ë-A, f. sh. AXHAT. Xhaxhai, vëllai i babës (babait). E do fort axhën e vet. Xhaxhajn.
AZGAN-I, m. sh.-A,-AT. Burrë i madh nga shtati, por edhe i bukur. Shihe atë azgan! Si mb. Burrë azgan. Grua azgane.
B
BAB/Ë-A, f. sh.-BABAT. Babai. E ka dashtë (dashur) shumë babën.
BÂC/I, m. sh.-A,-AT. Plis dheu i përmasave të ndryshme. I shkriftoi bacat në arë. Plisat.
BAC/Ë-A, f. vet. nj. etn. Përveç FGJSSH: Nipat thërrasin kështu axhat e tyre që janë më të mëdhenj në moshë. Kështu thirret ndonjëherë edhe vetë babai ose më i moshuari i shtëpisë. Bacë u thërret nusja kunetërve. Bacë thirrej edhe më plaku i fshatit. Më fal, or bacë!
BACUNG-U, m. sh.-A,-AT. Fëmija i shëndoshë, fytyrëmbushur. E ka një bacung të vogël. Si mb. Djalë bacung.
BAÇ-I, m. sh.-A,-AT. 1.Një si rrip leshi (teje) me gjerësi 1.5 cm. dhe me gjatësi rreth 3 m., që është i qëndisur dhe përdoret për të lidhur fëminë në djep. Lidhe mirë baçin! 2. Një si rrip prej bezeje i përdredhur me të cilin burrat lidhin brakeshat dhe gratë tëlinat. (Brekët e gjatë)
BABUN/E-JA, f. sh. -E-ET. Enë prej druri në formën e një kusie të madhe, e cila nxinte 10 kg. misër ose grurë. Ia dhashë një babune drithë uha. (misër ose grurë)
BAFT-I,m. sh.-E,-ET. Fat i mirë. Rob me baft. Me fat.
BAJM-I, m. vet. nj. Quhet kështu proçesi i pagëzimit. Vë bajm. Pagëzohem.
BAJMOJ, kal. –OVA,-UE. Vë bajm, pagëzoj. E bajmoj fëminë. Pagëzoj.
BAGJ/ËL-LA, f. sh.-LA-LAT (BAGËL); Mbeturina që nxjerr si jashtëqitje lopa, kali dhe derri. Bagjla lopësh. Bagla. BAJGË.
BAH, pasth. Shpreh kundërshtim për një veprim a për një mendim të caktuar. Bah! S'e fal atë burrë!
BAJAS, kal. BAJATA-BAJATUN. Lodh dikë në një punë, në një ndeshje, a në një bisedë. E bajatën fukaranë. E lodhën, e mundën.
BAJATEM, vetv. Lodhem fizikisht a mendërisht. U bajat në punë. U bajat prej halleve. U lodh shumë.
BAJRAK-U, m. sh.-Ë,-ËT. his. Njësi administrative që filluan të lindin nga fundi i shek. XVI, që ishte karakteristike për malësitë e Veriut. 12 bajrakët e Mirditës.
BAJRAKAS, mb. Banorë të të njëjtit bajrak. Janë bajrakas ata aty.
BAJRAKTAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Kreu i një bajraku të caktuar, i cili zakonisht trashëgohej. Bajraktari i Kashnjetit. Flamurtar.
BÂKEQ-I, m. sh.-Ë,-ËT. Njeriu që ka si tendencë të bëjë vetëm keq. Bâkeqi nuk sheh ditë kurrë.
BAKËRDÂN-I, m. vet. nj. Një lloj qulli me miell misri, që zihej me ushuj (yndyrë derri) ose me tëlyen (gjalpë). Ziu bakërdan për zamër (mëngjes).
BAL-I, m. sh.-A, -AT. 1. Qen që sillet rrugëve dhe nuk e ruan shtëpinë. I ka hup (humbur) bali. 2. Fig. Njeri pa dinjitet. Ai burrë është bal pazari. Njeri pa vlerë, pa dinjitet.
BALMUÇ, ndajf. Grumbull, shtrirë, lmuç. E lanë balmuç përtokë.
BALON/Ë-A, f.sh.-A,-AT. Ndryshe nga FGJSSH: Aeroplan. Fig. bised. Është bërë balonë. Është dehur.
BALOSH-I, m. sh.-A, -AT. Me të njejtin kuptim si BAL.
BALTIC/Ë-A, f.sh.-A,-AT. Vend që mban lagështirë. Balticat e katundit. Si mb. Tokë balticë. Tokë me lagështirë.
BARAZ, ndajf. Barabar. Janë baraz të dy nga shtati, nga mosha.
BARDHOK/E-JA, f. sh.-E,-ET. Emër deleje me ngjyrë të bardhë që shërben për ta dalluar nga të tjerat. Polli bardhokja. Si mb. Përdoret për të treguar një vajzë a nuse me fytyrë të bardhë. Cucë a nuse bardhoke.
BAR-I, m. sh. -NA-NAT. Ilaç. I mori barnat. Ilaçet.
BAR PARESH, bot. Lloj bari me kërcell të hollë e të butë dhe me degë si krece pishe, që përdorej për të larë paret prej sermi të grave, për t'u dhënë atyre shkëlqim.
BARK/U, m. vet. nj. Përveç FGJSSH: Hark, përkulje. Ban bark trau. Përkulet pak nga pesha e rëndë.
BARNATOR/E-JA, f. sh.-E,-ET. Farmaci. Shkoi në barnatore.
BAROSH-I, m. sh.-A,-AT. 1. Qen që sillet rrugëve dhe nuk e ruan shtëpinë. 2. Njeri pa dinjitet. Sillet si barosh katundit. Fem. Baroshe.
BARSË, mb. Që është nderzënë e do të pjellë. Lopë, dhi a dele barsë. Përdoret për të treguar edhe një grua shtatzanë.
BARR/Ë-A, f. sh.-Ë,-ËT. Përveç FGJSSH: Quhet kështu fëmija në barkun e nënës. Grua me barrë. Shtatzanë.
BÂS-I, m. Përgjith. vet. nj. Ai që bën një punë a kryen një veprim. Bâsi - kujtuesi. Ai që e bën një punë, ai e kujton.
BASH, pj. bised. Pikërisht, tamam, për këtë arsye. Bash për këtë punë ka ardhë. Bash ai është. Pikërisht ai.
BASHK/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Quhet kështu masa e leshit të deles që sapo qethet, që ka formën e trupit të saj. Por kështu quhet edhe një sasi leshi që mund të veçohet për të bërë çorape ose ndonjë rrobë tjetër të leshtë. Ia dha dy bashka lesh.
BASHQEL-I, m. sh.-A,-AT. Lëmsh peri. E mori një bashqel pè.
BATALL, bised, Pa punë. E la batall. E la batall shoqin. E la pa ia dhënë një mjet pune. Jam batall për parmendë.
BATALLOHEM, vetv. Ndryshe nga FGJSSH: Ngatërrohem, vonohem. U batallova krejt. U ngatërrova fare. U batallova fort. U vonova.
BATALLOJ, kal.-OVA,-UE. Ndryshe nga FGJSSH: E ngatërroj, e pengoj, e vonoj. E batallova mikun. E ngatërrova, e vonova, e pengova.
BAZHXHARE-T, vet. sh. Mbeturina që bëhen gjatë ditës në shtëpi ose në oborr. Mos i lë kështu bazhxharet. Pastroje vendin, shtëpinë ose oborrin.
BE-JA, f. vet. nj. Përveç FGJSSH: Kori. U ba bè. U korit. U turpërua fare. U ba beja e katundit. Turpi i fshatit.
BEDEL-I, m. sh.-A,-AT. Njeriu që rri pa punë e sillet kot fshatit e qytetit. Duket bedeli. Si mb. Djalë bedel. Fem. Bedele.
BEDITEM, bised. (i). I shpifem. Trilloj diçka kundër tij. I ra kot në qafë. Iu bedit kot. Iu shpif.
BEF, jokal. –A,-UN; Vjen, vepron shpejt në një moment të caktuar. Ia befi në derë. I erdh (pa pritur) në shtëpi. Ia befi n'këmbë. U ngrit menjëherë.
BEFËM (i), vetv. I drejtohem, i sulem. I befëm në dasmë. I shkoj në dasëm pa më ftuar. I befëm me krye. I sulem (e godas) me kokë.
BEGJENIS, (BEGENIS) kal.-A,-UN. Pëlqej, parapëlqej, vlerësoj. S'e begjenisi (begenisi) mikun. S'e pëlqeu.
BELBACUK/U, m. sh.-Ë,-ËT. Mashkull që i merret goja, që flet belbët. Erdhi një belbacuk. Si mb. I pagojë. Belbacuk.
BELBACUK/E-JA, f. sh.-E,-ET. Femër që i merret goja, e belbët. E shkreta belbacuke. Si mb. Vajzë belbacuke.
BELTA, fj. ndërm. Bised. Ndoshta, mundet, kushedi. Belta vjen. Ndoshta vjen. Belta s'e di.
BENT/E-JA, f. sh.-E,-ET. Fjalor i figurshëm për të fshikulluar dikë në kuvend, a një ves të keq. Lëri ato bente. Fjalë thumbuese!
BENTEXHI-U, m. sh.-J,-JT. Ai që përdor bente në ligjërimin e tij për të vënë në lojë dikë, a për të fshikulluar një ves. S'ia kalon kush si bentexhi.
BEREQET-I, m. sh. –E,-ET. Ndryshe nga FGJSSH: Tërësia e prodhimeve bujqësore e blegtorale që merr fshatari nga bashtina e tij. E mblodha bereqetin. T'u rrittë bereqeti! T'u shtoftë më shumë mot!
BERR-I, m. sh.-E,-ET. Përveç FGJSSH: Në biseda me këtë emërtim nënkuptohet gjithë gjëja e gjallë e fshatarit. Si mb. I trashë. Rob berr.
BÈRREJSH/ËM-MI, m. sh.- SHËM-SHMIT. Njeriu që bën bè në rrenë, që gënjen. Njifet bèrrejshmi. Si mb. Gënjeshtar. Burrë bèrrejshëm. Grua berrejshme.
BESATOHEM,vetv. Lidh besë me dikë. U besatuan mirditasit. Lidhën besë me njëri-tjetrin.
BESTAR-I, m. sh.-E,-ET. Etn. 1. Ai që hyn tek njerëzit e të vrarit për të nxjerr besë për dorasin (vrasësin). E ke gjetë bestarin. 2. Njeri i besës. Besnik. Burrë bestar. Grua bestare.
BETAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Etn. Poroniku. Ai që vihej për të bërë be, për të dëshmuar se dikush, për të cilin dyshohej, nuk ka bërë krim, ose nuk ka vjedhur. Betari nuk bën bè rrejshëm.
BËLQIM, bised. Ndoshta, mundet, kushedi. Bëlqim vjen. Ndoshta vjen. Vjen, bëlqim. Vjen ndoshta.
BËRCAK-U, m. sh.-Ë,-ËT. 1. Peshk i vogël. E zu një bërcak. 2. Fig. I vogël nga shtati.Duket si bërcak.
BËRÇUK-U, m. sh.-Ë,-ËT. 1. Kalli misri i pazhvilluar mirë. Mblidhi do (ca) bërçukë për thiun (derrin). 2. Njeri i pazhvilluar nga trupi. Burrë bërçuk. I shkurtë e i mangët nga zhvillimi fizik.
BËRLLOK-U, përmbl. 1. Mbeturinat në shtëpi dhe në oborr. E kishte mbuluar bërlloku. 2. Si mb. Pis, i papastër. Shtëpi bërllok.
BËRMAK-U, m. sh.-Ë-ËT. Kalli i vogël misri që nuk është zhvilluar si duhet. Mbledh bërmakë për thitë. (Derrat)
BËRSHNIZ/Ë-A, përmbl. Flokë bore të përzier me pika shiu. Shtresë e hollë bore. Ra një bërshnizë borë.
BËRTHOK/ËL-LA, f. sh.-LA,-LAT. Bërthama e qershisë, zerdelisë, pjeshkës, por edhe farat e kokrrës së rrushit. Bërthokël qershie.
BËZAJ, kal.-NA,-BËZANË. I bëj zë, i thërras dikujt. Bëzaj djalit!
BËZHOL/E-JA, f. sh.-E,-ET. Lëvozhga e thatë e bistakut të fasules pasi i janë hequr kokrrat, që përdoren dhe si ushqim për bagëtitë. Bëzhole groshësh.(Fasulesh)
BICE, ndajf. Edhe pak, gati. Bice e mbarova. Gati e mbarova. Bice erdh pranvera. Ka fare pak kohë të vijë. Po vjen pranvera.
BIÇAK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Një si thikë e vogël, mija e së cilës bëhej nga brirët e bagëtive, por edhe nga druri i thanës. E ka një biçak.
BIÇIM, bised. Një si…, njëfarë… Biçim pushke ishte. Një si pushkë. Dukej si një biçim burri. Njëfarë burri.
BIDAT-I, m. sh.-E,-ET. Një gjë e keqe, që nuk pranohet nga normat morale të vendasve, marrëzi. Mos bëj bidate! Mos bëj çka s'ka bërë kush! Bidat të madh bëri. Një marrëzi, një turp të madh.
BIHURDE, bised. Që nuk e vret fort mendjen për ato që bën dhe për ato që thotë. Shkon e flet bihurde. Pa e vrarë mendjen se ç'thotë.
BILUR-I m. sh.-E,-ET. Enë porcelani shumë të bardha. Filxhan biluri. Si mb. Shumë e bardhë. E kishte këmishën bardh si biluri.
BIND, kal. –A,-UN. Çudis, habis. E bindi dynjanë në luftë. E çuditi botën.
BINDEM, vetv. Çuditem, habitem. U binda krejt. U çudita, u habita, u mrekullova.
BINT/E-JA, f. sh.-E,-ET. Shishe e vogël rakie, që zë deri 150 mililitra raki. E piu një binte raki. Një faqore.
BIR/Ë-A, f. sh.-A,-AT. 1.Vrimë. I mbylli birat e hunëve. (vrimat e hundëve) 2. Plagë. Birë ne zemër.
BIROJ, kal.-OVA,-UE. Shpoj diçka tejpërtej, i bëj një vrimë. E birova dërrasën.
BIRUEM (I), mb. I shpuar, i bërë me vrimë. Ishte birue kandekand prej plumbave. Ishte shpuar.
BISHTNOJ, jokal.-OVA,-UE. Bëj dredha, dredhoj. Mos i bishtno kuvendit, bre burrë! Bjeri drejt!
BISHTNUES-I, m.sh.-A,-AT. Njeri që i bën bisht, kuvendit a punës.Dredha. Njihet bishtnuesi. Si mb. Dredharak, hileqar.
BISHTUK-U, m. sh.-Ë,-ËT. 1. Kandil prej teneqeje me vajguri. E ndezi bishtukun. Kandilin. Fig. S'ia kam mbajtë bishtukun. Nuk e di ç'ka bërë.
BJESHKATAR/E-JA, f. sh.-E,-ET. Gruaja që del në bjeshkë për t'u kujdesur për bulmetin. Erdh bjeshkatarja.
BJESHKATAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Burri që del në bjeshkë gjatë verës me tufën e bagëtive. Ja ku është bjeshkatari!
BLES-I, m. sh.-A,-AT. Blerës. Qè blesat e tu. Ja blesat. BLERËSIT.
BLIXH/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Një si furkë, por shumë më e vogël se ajo, që shërben për të mbajtur lëmshin e perit, kur gruaja është duke bërë çorapë ose triko. Koka e saj është me diametër rreth 12 cm. dhe e zbukuruar me gdhëndje të ndryshme. Ia fali një blixhë.
BLUT, bised. E bëri blut. E rrahu keq. Ia bëri blut brinjët. Ia theu, ia coptoi.
BLLOSHK/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Ashkë a ashkël që del kur trupojmë një lis për ta bërë gati për sharrë. Mblidhi do (ca) blloshka! (Për të ndezur zjarrin)
BOÇ/Ë-A,, f. sh.-A,-AT. Koçani i misrit pasi i janë hequr kokrrat. Rrome. Fig. E mori boçë. S'fitoi gjë. Doli i humbur.
BOJËLI/A, f. sh.-BOJËLI,-TË. Ndryshe nga FGJSSH: Qershi kokërrmadhe, me ngjyrë të kuqe, vishnje, por edhe si të gjelbërt, në ngjyrën e kumbullës vardare, që realizohet nëpërmjet shartimit. I mblodhi një kosh bojëlia.
BOK/Ë-A, f.sh.-A,-AT. Vend i çveshur nga bimësia. E kaloi bokën.
BOKA-BOKA, mb. I çveshur aty –këtu nga bimësia. Ishte boka-boka ai vend.
BOLL, ndajf. Mjaft, shumë. Boll fole, bre burrë. Mjaft.
BOLL/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Përveç FGJSSH: Fig. E keqe, shtrigë. Është bollë ajo. Është shpirtkatrane, zemërkeqe.
BOSTAH/E-JA, f. sh.-E,-ET. (POSTAHE) Batanie me lesh dhie (kmenë) ose deleje. E mbuluan me bostahe mikun. (POSTAHE)
BOSTAN-I, m. vet. nj. Ndryshe nga FGJSSH: Shalqini, por jo pjepri. Dy bostana s't'i mban dora.
BOT/Ë-A, përveç FGJSSH: ARGJIL. Tokë botë. Tokë argjilore.
BRAC-I, m. sh.-A,-AT. Mashkull që vjedh, hajdut. E nxorën para katundit bracin. Fem. Bracë. Si mb. Burrë brac. Grua Bracë.
BRACOJ, kal.-OVA,-UE. Vjedh. Mos braconi, or kalamaj! Mos vidhni!
BRAFULLON, vetv. Nis e vlon; vlon pa pushim. Po brafullon kusia në oxhak. Po vlon.
BRÂGJ/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Pjesa e rigjeneruar në lëkurën e njeriut ose të pemës që ka qenë dëmtuar, (prerë me sëpatë a me thikë). Ka vu brâgjë plaga. Ka filluar të rigjenerohet.
BRAKESHA-T, f. përmb. Të mbathura të gjata prej doku që vishte malsori. Brekushe. I bleu një parë (palë) brakesha.
BRE, pasth. Përdoret për të shprehur habi ose hidhërim. Bre, si e paskan bërë! Mos, bre burrë!
BRESHT/Ë-A, f. përmb. Ndryshe nga FGJSSH: Pyll me bredha. E vranë në breshtë.
BRINAJK/E-A, f. sh.A-AT. Një si rrëmore që shkaktohet nga shirat e rrëmbyer. Brinajkat e shiut.
BROF, jokal. -A,-UN. 1.Ngrihem menjëherë në këmbë. Brofi në këmbë.2. Turrem, hidhem me vrull. Brofi përpara.
BROF, ndajf. Shpejt. U ngrit brof në këmbë. U ngrit menjëherë.
BRUMULLAKZOHEM (I), bised. I brumullakzohem. I sulem, i bie. Iu brumullakzue me spatë. I ra me spatë.
BRUMULLOJ, kal.-OVA,-UE. I grumbulloj të gjitha. I brumullova të gjitha ç'kisha në sofër. I solla të gjitha ç'kisha për t'i sjellë.
BUB/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Përveç FGJSSH: Quhen kështu askaridet që përftohen në zorrë nga papastërtitë. Ka buba në bark. (zorrë)
BUBËRREC/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Mizë përdhese. Milingonë. U mbush me bubërreca udha. THNEGELA.
BUBËRROJ, kal. –OVA,-UE. Përveç FGJSSH: Kruaj diçka, rrëmoj, gërmoj. Bubërron në tokë. Kruan tokën, e punon cekët. Fig. Kërkon t'i hyjë thellë muhabetit. Mos e bubërro fort! Mos kërko të hysh në të thella!
BUÇIL/E-A, f. sh.A-AT. 1. Quhet kështu një vend ku buron vazhdimisht pak ujë. 2. Quhet kështu edhe një burim i vogël uji.
BUJ, jokal. Kaloj natën tek një mik a diku larg shtëpisë. Bujta jashtë mbrëmë. Fjeta jashtë.
BUJRËM, pasth. Mirësevjen! (Njëherësh me këtë turqizëm përdoret edhe korresponduesja shqipe “mirësevjen!”)
BUKËFIK/E-JA, f. sh.-E,-ET. Një si bukë e bërë me fiq të thatë. Hëngri bukëfike fëmija. Ja dha një bukëfike.
BULARIS, vetv. (BULARIT) Bërtas a flas me të madhe. Mos bularit ashtu! Mos fol kaq me zë të lartë! Mos fol kot!
BULIR/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Bucelë prej druri që përdorej për të mbartur ujë në burim, e cila zinte rreth 30 litra. E mbushi bulirën nusja. Fig. Shërben për të treguar edhe një femër të shëndoshë. Është bërë si bulirë. Është shëndoshur shumë.
BULSHI-A, f. sh.-I,-TË. 1. Kafshatë. Po hamë një bulshi bukë! 2. Quhet kështu hapësira e gojës. I mbushi bulshitë.
BULUREM/Ë-A, f. sh.-A,-AT (BULURIMË) Zhurma që sjell pëllitja e disa lopëve a qeve njëherësh. Bulurima e lopëve, e qeve.
BULURON, jokal. Pëllet lopa ose kau. Bulurojnë lopët ose qetë.
BULLIC/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Grua ose vajzë jo e zgjuar, e ngathët. Shife bullicën! Si mb. E trashë, e ngathtë. Grua bullicë.
BUNAR-I, m. sh.-Ë.-ET. Ndryshe nga FGJSSH: Pellg uji që sigurohet nëpërmjet pritës që i vihet një përroske a përroi të vogël, ose edhe një burimi, për të depozituar ujë për ujitje. PUS. U mbush bunari. Pusi.
BUNG/Ë-A, f. sh.-A, AT. Lis me gjethe më të lëmuara se ato të qarrit a të shparrdhit. Gjeth bunge.
BUNON, pav. Rrjedh fare pak ujë sa për të lagur tokën. Toka aty bunon përherë. Rri si e lagur, me lagështirë.
BURAK-U, m. sh. –Ë,-ËT. Një si tip lakrori, që bëhet me peta ose me qull, gatuar me lëngun e arrave të shtypura, ku përziheshin edhe kokrra fasulesh të ziera. Buraku i Krishtlindjeve.
BURG-U, m. sh. BURGJE-T. Përveç FGJSSH: Quhet kështu kati përdhes i shtëpisë me çardak ose ahri, ku fshatari mbante bagëtitë, ose produktet ushqimore. I ka në burg berret. Në ahër.
BURRNEMI, m. përmb. BURRNIMI. Tërësia e burrave të një shtëpie patriarkale, të një fisi a krahine. BURRNIMI. Shkoi krejt burrnemi në mort. Gjithë burrat e katundit.
BUSHT/ËR-RA, f. sh. RA-RAT. Përveç FGJSSH: Grua zemërkeqe, shpirtkazmë. S'pvet për fëmijtë bushtra. Bushtër e keqe!
C
CA-CA, ndajf. Ngadalë-ngadalë. Ecte ca-ca, si fëmijë. Ngadalë.
CABIK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Një copë druri si shkop, me gjatësinë dhe trashësinë e krahut të një burri, që vihej në njërin sup për të lehtësuar peshën e një trau të rëndë, që mbahej në supin tjetër. Merre një cabik me vete!
CABOK-U, m. sh.-Ë,-ËT. 1. Një copë vend i çveshur në shpate a gryka malesh, më e vogël se boka. Ca si bokë. 2. Plis dheu.
CAK-U, m. sh.-CAQE,-CAQET. Përveç FGJSSH: Lojë që luhet me dy skuadra prej 3-5 vetësh, të cilat kanë nga një cak të vetin të shënuar me një gur. Lojtarët ndjekin njëri-tjetrin dhe, po u zu njëri cak pa njeri, skuadra e atij caku quhej e mundur. Luajmë cak.
CAKLLOJ, kal. –OVA,-UE. I bie një sendi me një send tjetër. Takoj, përplas. I cakllova gotat. I përplasa, por edhe ”i takova” me tjetrin.
CALIK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Lëkurë dhije e regjur që përdorej për të mbajtur misër, grurë, miell ose kripë. Zhabë. Kur përdorej për të mbajtur venë ose raki quhej RRËSHIQ.
CAMËRDHOK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Ndryshe nga FGJSSH: Djalë nga 14 deri në 20 vjeç. Ia vranë një camërdhok. Një djalë 14-20 vjeçar.
CANG-U, m. vet. nj. 1. Vatra. Është në cang të vet. 2. Raca, gjaku. Është cangu i vet. 3. Fis. E ke për cang. Për fis, për racë.
CAPEM-I, m. vet. nj. (CAPIMI) Shkriftimi i tokës me shatërkaz, por dhe me shatë për të coptuar plisat e për të lehtësuar mbirjen e bimëve. Zakonisht të misrit.
CAPOJ, kal.-OVA,-UE. Shkriftoj tokën, thërmoj plisat në arë me shatërkaz, por dhe me shatë, që të lehtësohet mbirja e bimës. E capoi arën.
CARÂ-NI, m. sh.-NA-T. Por edhe CARÂJ-T. 1. Secili nga dy gurët që vendoseshin në të dy anët e oxhakut. Carâni i votrës. 2. Vatra. Iu fik carâni. Iu shua vatra. Mbeti shkret, pa njeri.
CARADUNG-U, m. sh.-A,-AT. Burrë a djalë i ri, trupshkurtë dhe i shëndoshë. Po vjen carradungu. Si mb. Trupshkurtë, i shëndoshë.
CARAHOSH-I, m. sh.-A.-AT. Djalë a burrë që mbahet kryelartë. Carahoshi i katundit. Fem. CARAHOSHE. Erdhi carahoshja. Si mb. Burrë carahosh. Grua carahoshe.
CARDE-CARDE, ndajf. Pjesë-pjesë, grupe-grupe. Po kthehen carde-carde dhitë prej malit.
CARROK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Ndryshe nga FGJSSH: 1. Fëmijë i vogël. Shihi carrokët. Fëmijtë, kalamajtë. 2. Stomaku i shpendëve. Trete carrokun e pulës!
CENG/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Enë prej balte që përdoret për të zier ushqimin, groshët, lakrat e të tjera, që është pak më e vogël se vorba. E kishte mbush cengën me mish.
CEP-I, m. sh.-A,-AT. Njëra nga anët e arës, të livadhit, të kopështit a rrugës. ANË. Cepi i livadhit a i arës.
CËNUK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Një copë dru i gdhendur në formën e një katërkëndëshi, rreth 1m. gjatësi, që ndonjëherë përdorej edhe në vend të një jastëku, ku malsori mbështeste kokën. E vu një cënuk nën krye. Nën kokë. Përdorej edhe për t'u ulur njerëzit jashtë shtëpisë. U ul në cënuk miku. Fig. Njeri jo i zgjuar, i heshtur. Rri si cënuk. Si guak.
CERM/Ë-A, f. vet. nj. 1. Raki me gradacion të lartë, ajo që del në fillim. Cerma e kazanit. 2. Fig. Më të mirët. Cerma e burrave ose e grave. Burrat ose gratë më të mira të fisit a katundit.
CËRKAT/Ë-A, f. sh. –A,-AT. Çurgë, rrëkajë a rrëke e gjakut. Fluturonte cërkata e gjakut. Por edhe: Cërkatë uji.
CËRKOJ, kal.-OVA,-UE. 1. Mjel lopën, dhinë a delen. E cërkoi delen. e moli. 2. Pikon nga çatia. Cërkojnë tjegullat.
CËRMANEK-U, m. sh. Ë-ËT. Quhet kështu një plak i mbajtur mirë e krenar. Si mb. Burrë a plak cërmanek.
CËRMOK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Tokë e thatë me gurë të vegjël. Shtuf. Si mb. Gurishtë. Tokë cërmok.
CIKËLLOJ, kal. OVA-UE. Prashis imët a cekët perimet e kopështit. I caklloi paksa laknat.
CIKËRROJ, kal.-OVA,-UE. Lëshoj pak ujë në arë apo në kopësht. E cikërrova ujët në kopësht. E ndava një presë uji për atje.
CIKËRROHEM, vetv. Më bien pika uji të valuar ose pika yndyrë të nxehtë. U cikërrova me vaj. Më ranë pika vaj në fytyrë ose në rrobe.
CIKOL-I, m. sh. -A,-AT. 1. Copë druri që i vihet nën bisht gomarit për të mbajtur samarin. Lidhja mirë cikolin! 2. Mashkull thatanik, këmbëhollë. Shife kambëcikolin!
CIL/Ë-A, f. vet. nj. Mëngjesi për punëtorët që thirrte fshatari për të prashitur, për të kositur, ose për të sharruar dërrasa. Po hanë cilë punëtorët. Në ndonjë fshat ky proçes thirret PRISHË, ose ZAMËR.
CINGAR/E-JA, f. sh.-E,-ET. Përveç FGJSSH: Kumbonë e vogël që u varej në qafë bagëtive të imta, deleve ose dhive. I humbi cingarja dashit.
CINGËROJ, vetv.-OVA,-UE. 1. E lehura si me dhimbje e qenit. Po cingëron qeni i stanit. 2. Përdoret për të treguar një njeri që flet disi shpejt e me zë të lartë. Fort po cingëron nusja. Po dërdëllis.
CING/ËL-A, sh. –LA, LAT. Quhet kështu jo vetëm një shkop rreth 12 cm. i gjatë që goditet me një shkop tjetër rreth 1.5 m. i gjatë, por edhe loja që bëhet me to. Po luajmë cingël. Luajnë cinglash.
CIRK/Ë-A, f. sh. –A,-AT. Pikë uji që depërton nga çatia, apo pika rakie që bunojnë (rrjedhin) nga duji i vozës së rakisë. Ra një cirkë ujë, cirkë rakie.
CIRILANG-U, m. vet. nj. Kos a dhallë shumë i holluar me ujë. Nuk ishte lang, po cirilang. Ishte lëng shumë i hollë.
COF, jokal. 1.Ngordh. Cofën gjëja e gjallë. Ngordhën. 2. Fig. Përdoret për të treguar qëndrimin denigrues ndaj një njeriu të keq që vdes. Cofi dreqi.
COFTË, ndajf. Ngordhur. E gjeti coftë në pyll.
COFTË, (i-e). mb. I ngordhur. Fig. Ngordhalaq. Burrë i coftë. Ngordhalaq.
COFTEN/Ë-A, (COFTINË), f. sh.-A,-AT. Përveç FGJSSH: Burrë, grua a i ri me trup të dobët, thatanik. Shihe coftinën! Shkretanin. Njeriun e pazot.
COK, kal. –A,-UN. kal. Ndryshe nga FGJSSH: Gdhend një dru çfardo a një lis me qeser (sqepar), kmesë a spatë. Mos e cok kot lisin!
COK/AS, kal. -ITA-ITUR. 1.Mpreh me çekiç tehun e kosës, duke e mbështetur mbi toçillë. Cokas kosën. 2. Gdhend me daltë a me çekiç gurin e mullirit. Po cokas kosën, gurin e mullirit.
COK/ËL-A, f. sh.-LA,-LAT. Ashkël e vogël që del kur cokim një dru me qeser a spatë. I ra një cokël në sy.
CORK/Ë-A, f. sh.-A,-AT. 1.Pulë e re që sapo ka filluar të bëjë vezë. Filloi me kakaris corka. 2. Fig. Thirret kështu një vajzë e re e bukur. Çfarë corke! Ç'vajzë e bukur!
CRÂN/Ë-A, f. vet.nj. Një copë vend pa ujë në shtratin e lumit. Peshku nuk rri në crânë. Në vend pa ujë.
CRANGTH-I, m. përmb. Një lloj bari me degëzime me gjemba. Hiqe crangthin prej kopështit!
CUB-I, m. sh. –A,-AT. Trim kokëkrisur që del malit kundër shtypjes. Trim. Cub ka qenë gjithë jetën. I panënshtruar. Trim kokëkrisur. Fem. CUBE. Si mb. Burrë cub. Grua cube.
CUC/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Vajzë, çupë. E martoi cucën.
CUCKË, for. stat. Kështu thirret një vajzë të cilës s'ja dimë emrin. Hajde këtu, cuckë!
CULL/ËT, vetv. sh. Ndryshe nga FGJSSH: Fëmijë të vegjël, kalamaj. Erdhën cullët. Fëmijët. Cull e mull. Të gjithë. Erdhën cull e mull. Erdhën kalamaj e të rritur. Në Lurë e gjetkë përdoret edhe njëjsi: CULL-I. Fëmija. Djali.
CULLAK-U, m. sh.-Ë,-ËT Njeri i çveshur, lakuriq. Erdhën cullakët. Si mb. Lakuriq. Djalë cullak. Lakuriq ose i veshur keq.
CULLAK, ndajf. Lakuriq. E gjetën cullak në shtrat.
CUNG/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Pjesa e poshtme e një lisi, pishe a ahu, bashkë me rrënjën, që mbetet pasi pritet trungu. Cung lisi. Cungë pishe.
CUNG-U, m. sh. CUGJ, CUNGJE-T. Ndryshe nga FGJSSH: Pjesa e shkurtër e një trungu që mbetet kur trarët i presim me të njëjtën gjatësi. Cung lisi a pishe.
CUNGOJ, kal.-OVA,-UE. Shkurtoj një lis, një pishë a një ah. I heq degët. Por edhe: Shkurtoj tepër një rrobë. I cungoi brakeshat.
CUP-I, m. sh. –A,-AT. Supi. I rri në cup. I rri në krah. Fig. I del krah. I del cup.
CUP, ndajf. Tek. Vetëm. Ka mbetur cup. Tek, vetëm.
CUPIL-I, m. sh.-A,-AT. Një copë druri me trashësinë e një bishti lopate a më shumë. Shkop, cabik. Fig. Ia dha një cupil. Një shkop. E rrahu.
CUPIJ, kal. –CUPINA,-CUPIMË. I bie me thupër një fëmije. E cupini mirë me thupër. E rrahu me thupër.
CUPRREL/E-JA, f. sh.-E,-ET. Një si kodrinë disi e çveshur, ku kalon udha e këmbësorëve. U ndal në cuprrele.
CURR, ndajf. Ia bënë curr veshët. Ia shkurtuan. Curruan. I curroi flokët. I preu, i shkurtoi.
CURRIL-I, m. sh.-A,-AT. Fill i hollë uji ose i një lëngu tjetër, që rrjedh natyrshëm. Curril uji. Curril gjaku. Rrëke.
CURRIL, ndajf. Çurgë, rrëkajë. I shkoi curril gjaku. I shkoi gjaku curril.
CURROJ, kal. –OVA,-UE. Ndryshe nga FGJSSH: 1. Shkurtoj. Curroj flokët. 2. Heq degët e lisit. E curroi lisin. 3. Pres. Ia curroi veshin. Ia preu.
Ç
ÇAD/ËR-RA, f. sh. –RA,-RAT. Ombrellë. Rri nën çadër. Fig. Mos rri nën çadër të huaj! Nën sundim, tutelë.
ÇAKALL-I, m. sh.-A,-AT. Përveç FGJSSH: Njeri i pagdhendur, kokëfortë e grindavec. E njohin çakallin. Si mb. Grindavec. Djalë çakall.
ÇAK/ËL-LA, f. sh.-LA,-LAT. Druj të shkurtë, jo më të gjatë se 1m. që përdoren për të ndarë një dhomë nga tjetra. E ndau shtëpinë me çakla.
ÇAKIÇ-I, m. sh.-A,-AT. Përveç FGJSSH: 1.Djalë me zhvillim të pakët. E njoh çakiçin. 2. Grindavec.
ÇAKRRAMAN-I, m. sh.-A,-AT. Vëgjërosh. Ai që sheh vëngër. Çakrramani i lagjes sonë. Si mb. Vëngjërosh. I rrëmakët.
ÇAPEL/E_JA, f. sh.-E,-ET. Bretkocë, kokutë. Shihi çapelet! KOKOLE
ÇAPÍ-NI, m. sh.-J,-JT. 1. Zhapi. 2. Fig. Trim. Burrë çapi. Trim.
ÇAPRAZ-E, mb. Gjaknxehtë. Burrë çapraz. Grua çapraze.
ÇAPRAZ, ndajf. Me nervozizëm. Flet çapraz.
ÇARDAK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Pjesa e shtëpisë malsore që ngrihej mbi katin përdhes të ndërtuar me gurë, zakonisht prej dërrase. Me zdatk. Shërbente ose si odë burrash ose si odë grash, ose thjeshtë për të mbajtur bulmetra e sende të tjera ushqimore. Hyri nusja në çardak.
ÇARE, bised. Një gjë që duhet bërë medeomos. S'ka çare pa ardhë. S'ka si nuk vjen. Do të vijë patjetër. Pa çare.
ÇARK-U, m. Përveç FGJSSH: Vë punët në çark. I rregulloj punët për së mbari. Jam në çark. Jam mirë. S'kam ndonjë problem.
ÇARKOJ, kal.-OVA,-UE. 1. Rregulloj. I çarkova punët. I rregullova. I vura në vijë. 2. Rrethoj. E çarkova oborrin. E rrethova me zit.
ÇARS, (ÇART). –ÇARTA,-ÇARTUN. Prish. E çarti shtëpinë. E prishi. Fig. E çarti kuvendin. E djallosi.
ÇARTALLOJ, kal.-OVA,-UE. Shoh si vëgjërash, vëngër. I çartalloi sytë. I hapi sytë si me habi.
ÇARTAQEF, ndajf. Qejfprishur. Iku çartaqef. I mbet hatri.
ÇARR-I, m. sh.-A,-AT. Lis me gjethe më të ashpra e më të dhëmbëzuara se bunga. Dru çarri. Lend çarri.
ÇARRANEK-U, m. sh.-Ë,-ËT. (ÇARRANIK) Një si ngrehinë e vogël prej dërrase, ose e thurur me thupra, në oborr a diku ngjitas me shtëpinë, ku fshatari mbante bulmetrat. E futi djathin në çarranek. QUR.
ÇATALL-I, m. sh.-A,-AT. Ndryshe nga FGJSSH: Mashkull vëngjërosh. Erdh çatalli. Vëngjëroshi. Si mb. Burrë çatall. Grua çatalle.
ÇATALL, ndajf. Vëngër. Sheh çatall. Vëngër.
ÇATALLOHEM, vetv. Mbahem me të madh. U çatallova si cub. U mbajta me të madh. Veshur e armatosur.
ÇATALLOJ, kal. –OVA,-UE. Nryshe nga FGJSSH: Çakërrit sytë. Shoh si me habi. I çatalloi sytë. U tjetërsua në vështrim duke parë me habi.
ÇEL, kal.-A,-UN. Përveç FGJSSH: Çel, lëshoj bagëtitë për kullotë. I çeli berret (bagëtitë) çobani.
ÇEKMEZ-I,m. sh. –A,-AT. Një tip sirtari që ndërtohej brenda murit të shtëpisë përdhese ose kullës, pranë oxhakut, ku mbaheshin mjetet e domosdoshme për kafenë. Hape pak çekmezin!
ÇENEF-I, m. sh.-A,-AT. Nevojtore, banjë. E ke n'çenef. Fig. Burrë i keq, pa personalitet. Burrë çenef.
ÇEPENG-U, m. sh.-A,-AT. Një si dritare në qoshe të tavanit, nga ku njerëzit e shtëpisë mund të hypnin në tavan nëpërmjet shkallëve. Mbylle çepengun, mor bir!
ÇENGEL-I, m. sh.-A,-AT. Grremç hekuri, ganxhë që vendosej pak poshtë traut të shtëpisë, ose në një dru jashtë saj, ku vareshin armët ose objekte të tjera. E vari pushkën në çengel.
ÇËRVISH-I, vet. nj. Gjellë me miell misri që gatuhet me lëngun e mishit të pulës. Tip qulli. Ziu çërvish për darkë.
ÇESTEK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Vargu prej sermi i sahatit, që e mbante malsori në xhepin e xhamadanit. Çestek sermi. Thirret edhe ÇOSTEK.
ÇFURK-U, m. sh.-CFURQ,-CFURQIT. Vegël bujqësore me bisht druri sa të shatit, me dhëmbë druri ose metalikë, që shërbente për të hequr pleh, për të mbledhur bar të thatë, ose ferra. Merre çfurkun!
ÇIFTELI-A, f. sh.-ÇIFTELI-TË. Vegël muzikore me dy tela çift, e shkallëzuar me të gjitha notat e pentagramit. Dyzen, karadyzen. I binte çiftelisë.
ÇINAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Rrap. Rrinin nën hije të çinarit.
ÇKAMOS, bised. Gjithçka. Bën çkamos ai burrë. Gjithçka.
ÇOJ, kal. –OVA,-UE. Përveç FGJSSH: Ngre. Çuen krye. Ngritën krye. Kundërshtuan.
ÇUET, ndajf. 1. Zgjuar. Rri çuet gjithë natën. 2. Në këmbë. Rri çuet. Në këmbë. Nuk ulet.
ÇUBUK-U, m. sh.-Ë,-ËT (ÇIBUK). Një enëz prej shqope ku hidhet duhan i grirë, mbi të cilin vendoset pipi i duhanit. E ndezi çubukun.
ÇUT/ËRR-RRA,-RRAT. Një shtambë prej druri e formave të ndryshme, e cila zinte 3-4 litra, që përdorej për të mbajtur ujë ose dhallë. E ka çutrrën me vete.
D
DA (PA). PA DA; Gjithnjë, gjithmonë, pa ndërprerje. Ushtonte pa da pushka e trimave. Pa ndërprerje. Gjithnjë.
DAC-I, m. sh.-A,-AT. Mashkulli i maces. Maçoku. E zu daci miun.
DAJAK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Shkop me trashësinë e bishtit të shatit. I ra me dajak thane. E ka hak dajakun, hurin.
DAJ, kal. –DAVA,-DAMË. Vendos për të bërë një punë, për të kryer një veprim. E ka da mendjen me dekë. Ka vendosur të vdesë.
DAJ, kal.-DAVA,-DAMË. 1.Ndaj. I damë plaçkat. 2. Ndaj. Nuk i lë të grinden e të rrihen. I dau dy burrat. Nuk i la të zihen.
DAJ/Ë-A, f. sh.-DAJËT. Vëllezërit e nënës. Shkova tek dajët. Por kështu thirren shpesh edhe njerëzit e afërm të dajëve.
DAJESH/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Quhet kështu nusja e dajës. Erdh dajesha jote.
DAJM, ndajf. Gjithmonë, përherë. Dajm bie shi këtu. Përherë.
DAL (FARE), bised. DAL FARE. 1. Mbetem pa trashigimtar gjaku. Duel fare. Mbet pa djalë. 2. Nuk më mbetet gjë pas shpirti. Ka dalë fare fukaraja. Ka dalë fare për grua. Ka marrë grua të keqe, ose ka mbetur pa u martuar.
DALË, (KTHEJ). KTHEJ DALË. Kthehem prapa. Kthei dalë djali. Kthei mbrapsht. U kthye nga rruga e nisur.
DALLASH, ndajf. Keq, shtrembët, gabim. E ke dallash, or mik. E ke gabim. E ke keq. I doli dallash ajo punë. I doli keq.
DALLAVER/E-JA, f. sh.-Ë,-ËT. Mashtrim i natyrave të ndryshme. Fitoi me dallavere. Me mashtrime, me gënjeshtra.
DALLKAUK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Njeri lajkatar e i pabesë, që të shet e të blen për përfitime personale. Duket dallkauku. Si mb. Mashtrues hileqar.
DAMTORE, mb. Që bën dëm. Lopë a dhi damtore.
DAM-I, m. sh.-E,-ET. DËM, nga një Damnum e latinishtes. I bënë dam berret të shkretit.
DAMTUER, DAMTORI, -DAMTORË-DAMTORËT. Ai që bën dëme. Rob damtuer. Njeri që bën dëme. Dhi damtore.
DANEK, ndajf. Bised. Veçmas, veçan të tjerëve. E kam danek për ty. E kam veçmas për ty. Erdh danek të tjerëve. Veç të tjerëve.
DAN/Ë-A, f. sh.-A,.AT. Vegël e metaltë e përbërë nga dy krahë, të cilët, duke u lidhur afër fundit të tyre, krijojnë kokën e danave. I shkuli me dana gozhdët.
DANG/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Plagë, njollë në fytyrë a në ndonjë pjesë tjetër të trupit që është goditur me forcë. E ka një dangë në fytyrë. Një njollë, një shenjë.
DANGA-DANGA, ndajf. Njolla-njolla a plot shenja në fytyrë a në pjesë të tjera të trupit. E kishte danga-danga shpinën.
DAR, kal.-DARA,-DARË. Humbas diçka. I dari berret i shkreti. I humbi. Fig. Mos e dar shpirtin! Mos bëj keq!
DAREM, vetv. 1. Humb a humbas; U dar në pyll. Humbi. 2. Fig. U dar krejt. E humba. S'm'u kujtua gjë.
DARI-A, f. përmb. Dhuratat që jepen për nusen e dhëndrrin. Dari të madhe i bënë. I sollën shumë dhurata.
DARIS, kal. (DARIT).-TA,-TUN. Jap dhurata. I dariti krushqit me kollçikë.
DAS/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Pjesë ku ndahen vijat e vogla të ujit në shpor. Presë. Dasat e ujit. Presat.
DASI-A, f. sh. –DASI-DASITË. 1. Proçesi i ndarjes së familjeve të mëdha. Dasinë e njeh kanuni. 2. Përçarje midis njerëzve. Është e keqe dasia, or burra!
DASH-I, m. sh.-DESH,-DESHËT. Përveç FGJSSH: Vjen me dash. Miku më i respektuar që, sipas zakonit, vinte me një dash, me një sqap, por edhe me një ka në dasmën e mikut. Erdh me dash. Më vonë ky zakon u zëvëndësua me lekë. Kush është ai që erdh me dash?
DASHAKEQ-I, m. sh.-DASHAKËQIJ-T. Ai që nuk të do të mirën. Dashakeqit mos ia trego hallet!
DASHAMIR/Ë-I, m.sh.-Ë,-ËT. Ai që të do të mirën. E kam edhe mik, edhe dashamirë.
DAVA-JA, f. sh.-DAVA-TË. Ankim, padi, gjyq. Bëj dava. Padis dikë. Bëj dava për vjehrrën. Ankohem.
DAVARIT, (DAVARIS), kal. A-UN. 1.Përhap diçka andej-këndej, shpërndaj. U davaritën retë. U zvillat qielli nga retë. Fig. Largoj, e heq mëndjen nga një shqetësim. E davariti mendjen. U qartësua, por edhe u qetësua.
DAVARITEM, vetv. Çlirohem nga një dyshim a nga një ankth. U davarita krejt.
DEM-I, m. sh.-A,-AT. Përveç FGJSSH: 1. Bualli. 2. Burrë i shëndoshë e i fuqishëm.
DEGJ/Ë (DEG/Ë), f. sh.-Ë,-ËT. Përveç FGJSSH: Secila nga dërrasat e vozës a të tinarit. I rrjedh një degjë (DEGË).
DEJEM, jokal. Dehem. Dejem në dasëm.
DEK/Ë-A, f. vet. nj. Vdekja. Deka me nder-kapak florini. E bën dekën si me le. Është trim i çartun.
DEKIK-U, m. sh.-A,-AT. Çast i shkurtër, minut. Asnjë dekik s'e priti.
DENG-U, m. sh.-DENGJE-T; Ndryshe nga FGJSSH: Grumbull. Më shumë se një dorëz gjeth i thatë që u vihet përpara bagëtive. Aq sa mund të mbajë njeriu me të dyja duart. Një deng dushk a një deng sanë.
DENG, ndajf. Plot, plot e përplot. E mbushi deng thesin.
DENG/ËL-LA, f. sh.-LA,-LAT. Gjë e kotë, boshe, pa vlerë e pa kuptim. Mos fol dengla. Mos fol kuturu. Mos thuaj gjëra pa kuptim!
DERK-U, m. sh.-A,-AT. (DIRQ-DIRQIT) 1. Derkuc. I bëri tre derka. 2. Fig. Djalë, por edhe burrë i pazhvilluar mirë fizikisht. Ka mbetur si derk.
DERMISH, kal. –A,-UN. Ia gërric lëkurën me një mjet të fortë. Ia kishte dermishun ballin. Ia kishte gërricur, bërë plagë.
DERMISHEM, vetv. Më gërricet a gërvishtet lëkura në një pjesë të trupit, duke u fërkuar me një mjet të fortë, ose duke u zvarritur. U dermisha në bark.
DERT-I, m. sh.-E,-ET. 1.Hall, shqetësim shpirtëror. Mos kij dert! Mos u shqetëso! Mos u bëj merak! 2. Hall. Ka shumë derte në këtë jetë. Halle.
DES, DIÇA,-DEKUN. Vdes. Kanë dekë burrat, or mik.
DESHATAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Dasmorët që shkonin me dhurata në dasëm, dikur me nga një kokë bagëti, kurse në ditët tona me para. Po i këndojnë deshatarët.
DËLIR, kal.-A,-UN. Pastroj. E dëlir oborrin.
DËNOJ, kal.-OVA,-UE. Përveç FGJSSH: 1. Heq ca nga një enë. E dënova pak thesin. Hoqa pak prej tij. 2. Zbres. Ia dënova gjysmën e dëmit. Ia zbrita.
DIBLEM-I, m. vet. nj. Një si të rënë të fikët. Kam diblem. Sikur më bie të fikët. Më lënë fuqitë.
DIFTOJ, kal.-OVA,-UE. Dëftoj, tregoj, rrëfej. Ia dëftoi hallin.
DIHAT, (DIHAS), jokal. Marr frymë me vështirësi, me zor. Dihas në shtrat. Marr frymë me zor.
DIJ/E-A, f. sh.-E,-ET. Përveç FGJSSH: bised. Baj me dije. Njoftoj.E kam bërë me dije për këtë punë.
DIJSH/ËM-ME, (i,e) Njeri i ditur. Burrë i dijshëm. Grua e dijshme. Njerëz të dijshëm. Të ditur.
DINAK-U, m. sh.-Ë.-ËT. Ndryshe nga FGJSSH: binjak. Janë të dy dinakë. Binjakë. (Duket se rrjedh nga numrori -DY-(DI).
DIREK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Trerët e vegjël që ngrihen vertikalisht mbi trenët e gjatë për të mbajtur ngrefën e shtëpisë. Fig. Burri është direku i shtëpisë, konakut.
DISPROHEM, vetv. Dëshpërohem, përmallohem. . U disprova për nënën. (Se më vdiq). U disprova për vëllanë. U përmallova për të.
DISPROJ, kal.-OVA,-UE. Dëshpëroj dikë me një lajm të keq a me fjalë të pamenduara që I them. E disproi të shkretin. E dëshpëroi.
DISPRUEM (i), mb. I dëshpëruar. Fëmijë i dispruem për nënën. I vuajtur. I dispruem për bukë. I uritur. E disprueme.
DISHT/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Vendi ku bie mielli kur bluhet misri a gruri në mulli. Kishte rënë uji në dishtë.
DJERR, ndajf. Pa punuar. E la djerr tokën.
DO, ndajf. Ca, disa. Do vinë, do s'vinë.
DOKUDO, ndajf. Në çdo vend. Nuk bëhet dokudo kështu.
DOLLAM/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Një lloj veshje e jashtme me mëngë të gjata e të gjera prej shajaku, ose prej ndonjë cope tjetër të kushtueshme. Ha dollamë e pi dollamë, se jam miku që qeshë mbramë.
DOLLAP-I, m. sh.-Ë,-ËT. Përveç FGJSSH: 1.Ena prej teneqeje ku kafërdiset (piqet) kafja. Dollapi i kafes. 2. Quhet kështu edhe një e ndarë pranë oxhakut, e thelluar në mur, ku mbahen mjetet e kafesë. ÇEKMEZI.
DORAC-I, m. sh.-A,-AT. Ndryshe nga FGJSSH: Ai që vret direkt një njeri, vrasësi i vërtetë. Doraci vritet për gjak. Fig. Vjedhës. E njohin për dorac.
DORACAK-E, mb. I (e) lehtë në të përdorur. Almise a kosë doracake.
DORËCUNG-U, m. sh.-A,.AT. Njeri me një dorë ose të dy duart të prera. I shkreti dorëcung! Si mb. Një djalë dorëcung. Dorëprerë.
DORËZAN/Ë-I, m. sh.-Ë,-ËT. 1.Ai që bëhet garant tek një njeri, i cili i jep borxh një tjetri. Dorëzani t'ka borxhin. 2. Kështu quhet ai që hyn në mes të dorasit dhe prindërve të viktimës për t'i lënë në besë për një kohë të caktuar. I ka hy dorëzanë mikut.
DORËZ/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Përveç FGJSSH: Pjesa e parmendës në të cilën montohet vigu ose shtiza dhe shpatulla. Mbaje mirë dorëzën e parmendës! Quhet kështu edhe mbajtsja e misrit a grurit nën koshin e mullirit, që, nga lëvizja e takllemzës, lëshon misër në grykën e mullirit.
DRANG/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Ndryshe nga FGJSSH: Mace vogël. I ka nja tri dranga. Drangë quhet për humor një vajzë e vogël.
DRANGUE-DRANGOI, m.sh.DRANGOJ-T 1.Qenie mitologjike që ndeshen me kuçedrën. 2. Fig. Trim i madh. Drangue ishte ai burrë.
DOSIDO, ndajf. Disi, njëfarë, diçka. Dosido është. Disi. As mirë as keq.
DREDH/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Rrip lëkure që mund t'i hiqet njeriut bashkë me një shtresë mishi. Ia hoq një dredhë mish.
DREDHËZ/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Luleshtrydhe. Kokrra dredhëze.
DREQ-I, m. sh. DREQËN-DREQNIT. Përveç FGJSSH: Si mb. tregon një njeri të zotin, të aftë për të dalë fitimtar mbi të tjerët. Është dreqi vetë ai djalë! I zoti, i shkathët, i mençur.
DROM-I, m. sh.-E,-ET. Udhë rrëzë një mali a një are. Vend i shkelur fort me këmbë në krye të arës. Ec dromit.
DRUEJ, jokal. Kam frikë nga dikush a nga diçka. Druej se është i sëmurë.
DRY-NI, m. sh.-NA,-NAT.Çelës. Ia vuri drynin derës. E mbylli. Fig. I vë drynin gojës. Nuk flas, hesht.
DRYSHK-U, m. vet. nj. Ndryshku. Zu dryshk umi (plori).
DUF-I, m. sh.-E,-ET. Ndjenjë e fuqishme zemërimi për diçka që i ndodh njeriut. E shprazi dufin. Zemërimin. Me duf. Me zemërim.
DUGAJ/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Dyqan ku tregtoheshin mallra të ndryshme. E gjetën në dugajë kafen.
DUGAJXHI-U, m. sh.-J-JT. Shitësi i dugajës. I dyqanit. E vranë një dugajxhi.
DUHI-A, f. sh.-DUHI,-TË. Furtunë, stuhi, shtërngatë. Duhia na i dëmtoi pemët sivjet.
DUJ/Ë-A, f. vet. nj. Një si pykë prej druri që shërben për të mbyllur një vrimë në fund të vozës a tinarit, nga ku nxirret vena. Ia vu dujin vozës.
DUJQ-IT, m.vet.sh. Dy strajca prej leshi deleje ose dhie, që lidhen në sup për të ballancuar peshën e mallit që futet në to. I ka mbush dujqit me tallamoq (misër).
DUKAT-I, m.sh.-E,-ET. Përveç FGJSSH: Fig. Një femër e bukur. Si dukat i vogël je.
DUK/Ë-A, f. vet. nj. Pamja e jashtme e marrë në përgjithsi e veçanarisht e fytyrës. Duka të rren. Pamja e jashtme të gënjen.
DULB/ËZ-A, f. vet. nj. Sëmundje e gojës që prek kuajt dhe gomarët. I ka rënë dulbëza magjarit.
DUM, bised. S'i jap dum. Nuk e kuptoj. S'i jepet dum kësaj pune. Nuk shpjegohet dot kjo punë.
DURES/Ë-A, vet, nj. Durim. Duhet duresë për këto punë.
DUSHK-U, m. sh. –A,-AT. 1. Mullar me degëza lisi të gjethuara, të cilat vihen pasi të jenë tharë. Një mullar dushk. 2. Gjethi i thatë i lisave që bie në tokë në vjeshtë dhe mblidhet për t'ua shtruar bagëtive. GJESHKË.
DUVA-JA, f. Shpreh ngazëllim për diçka që i ndodh njeriut. Lavdi! Erdhi, duva Zotit. Erdhi, lavdi Zotit.
DUVAK-U, m. sh. –Ë,-ËT. Pece e kuqe që përdorej për të mbuluar fytyrën e nuses kur nisej për tek burri. Mos e hiq duvakun!
DYN (DYND), kal. Çoj, ngre nga toka. E dyn(d)i thesin me një dorë.
DYNEM (DYNDEM), jokal. 1. Çvendosem prej një vendi në një vend tjetër. U dyndën prej katundit. Ikën, u çvendosën. 2. Çohem në këmbë. U dynd krejt katundi. U ngrit në këmbë. 3. Lëkundet. Lëviz. Nuk dyndet kush prej vendit të vet.
DYZASH, ndajf. 1. Më dysh, barabar. E ndanë dyzash. Barabar. 2. Bised. E lanë ndërdyzash. E lanë pa vendosur përfundimisht. E lanë ndërdyzash të shkuemen. S'e vendosën në se do të shkonin ose jo.
DYZEN-I, m. sh.-A,-AT. Çifteli. Bukur i bie dyzenit a karadyzenit.
DH
DHÂ-NI, m. sh. DHAJ-T. Pjesa ku dalin degët e lisit, të pishës a të ahut, e cila është shumë e fortë. Dhâ lisi, ahu a pishe. 2. Fig. Kokëfortë. E ka dhâ trurin. Por edhe ”nuk merr vesh”.
DHANTI-A, f. sh.-DHANTI-TË. Dhurata që i silleshin zakonisht nuses, por edhe dhëndërrit. I sollën boll dhanti. Dhurata.
DHEMBSHËM (i), mb. Që preket shumë, që ka shumë dhembshuri. I ndjeshëm. Burrë i dhembshëm. Grua e dhembshme.
DHEN-ËT, përmb. Të leshtat: Delet e deshtë. I ruan mirë dhentë.
DHEN (DHEND), kal. Gdhend. E dhen(d)i lisin. E gdhendi.
DHIZ-ËT, përmb. Keca. Shkoi me dhiz. Me keca.
E
EDH-I, m. sh.-A,-AT. Kec. E preu edhin e vogël. Kecin. Kedhin.
EFSH-I, m. sh.-E,-ET. Ndjenjë e fuqishme gëzimi a hidhërimi. Pasion. E shtërngoi me efsh të birin. Plot mall e dashuri për të.
EMT/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Motra e babës. Më erdh emta për festë.
ENJË, mb. Dhi që vazhdon të bëjë qumësht edhe pse i ka ngordhur keci. Si mb. Dhi enjë.
EPËRM (i), mb. I sipërm. Kati i epërm. I sipërm. Shtëpia e epërme. Fig. Nuk është mirë nga katundi i epërm. S'është në terezi nga koka.
ESHK/Ë-A, f. vet. nj. Një lloj këpurdhe që, pasi zihet në ujë të valuar e thahet, shërben për të ndezur zjarrin duke u fërkuar me gurgacin. KAFI. E ndezi eshkën, kafin. Fig. Digjet si eshka. Digjet shpejt.
EXHEL-I, m. vet. nj. Sipas bestytnive, kështu quhet dita, gjoja e parapërcaktuar, kur do të vdesë njeriu. Ka pasur exhelin e vet. E ka pasur të parapërcaktuar ditën e vdekjes.
F
FACULET/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Shami, shpesh dhe e qëndisur, që e mbanin burrat edhe gratë. Ishte, përafërsisht, pak më e vogël se shamija që mbanin gratë e vajzat në kokë. Ndryshimi fonetik i kësaj fjale me italishten, të bind se është e burimit të moçëm shqip.
FALEM, vetv. Përveç FGJSSH: Përshëndetem me dikë duke i dhënë dorën dhe duke takuar kokat. U falën e u përfalën. U përshëndetën kur u takuan, por dhe kur i lanë lamtumirën njëri-tjetrit. U falën. I lanë lamtumirën shoshojt. (shoqi-shojt)
FALKUE/FALKOJ-I, m. sh.-J-JT. Nga një ”FALKON” e anglishtes, që në FGJSSH del FAJKUA.
FALMESHËNDET (FALMESHNET), pasth. Të fala. Falmeshnet të gjithëve!
FANEL/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Triko prej leshi deleje e rrallë prej pambuku, që vishej përherë mbi këmishë. Fanelë leshi.
FAQOR/E-JA, f. sh.-E,-ET. Ndryshe nga FGJSSH: Shishe e vogël rakie që zinte zakonisht 150 mililitra. Binte. E piu një faqore raki.
FARACAK-U, m. sh.-Ë-ËT. Kalli misri i zgjedhur që ruhet për farë. Kështu thirret edhe trangulli që lihet për farë, por që nuk hahet. Trangull faracak.
FARE, (DAL). Dal fare. 1. Mbetem pa trashigimtarë, kur nuk lind djalë, ose kur i vdes djali i vetëm i konakut. 2. Shkatërrohem ekonomikisht. Dal fare. S'më mbetet gjë pas shpirtit.
FAR/Ë-A, f. vet. nj. Racë ose gjini, e mirë ose e keqe. Farë e mirë, e keqe. Racë e mirë, e keqe. S'i humb fara atij burri. Raca.
FAROJ, kal.-OVA,-UE. 1. Çfaros, mund. E faruen asqerin. E shfarosën, e mundën. 2. Mbaroj. Farova krejt. Mbarova. Farova për ujë. 3. Fig. Më dogj. Më faroi speci, më dogji shumë.
FARTUER-I, m. sh.-FARTORË-T. Burrë që lëshon farë pas parmendës. Erdh fartueri (Fartori).
FASHIS (FASHIT), kal. –FASHITA,-FASHITUN. 1. Rrëzoj përtokë. E fashita përtokë. E rrëzova. 2. Shuaj. Ia fashita mallin.
FASHITEM, vetv. Dobësohem a lodhem kaq shumë, sa nuk mbahem dot në këmbë. U fashit përtokë. U rrëzua, ra.
FATZI-U, m. sh.-FATZIJ-T. Një njeri që e ndjek fati i keq, ose që nuk është i zoti t'u bëjë ballë vështirësive të jetës. Fem. Fatzezë. Si mb. Burrë fatzi. Grua fatzezë.
FEL/E-JA, f. sh.-E,-ET. Copë mishi prej tuli. Ia dha një fele mish.
FEM/ËN-A, f. sh.-NA,-NAT. Femër, që vjen nga një ”femina”e latinishtes. Femna të bukura.
FERRC-I, m. sh.-A,-AT. 1. Zog i vogël, përgjithësisht, bojëhiri, që rri në ferra. Zog ferrc. 2. Fëmijë i vogël, imcak. 3. Një lloj misri kokërrvogël që, duke u pjekur, bëhet korrodash.
FERROHEM, vetv. Gërricem duke kaluar nëpër ferra. U ferrova duarësh. U gërrica në dorë.
FERRUK/E-JA, f. sh. –E,-ET. Shishe e vogël rakie që nxë rreth 150 mililitra. Faqore, binte. E teri një ferruke. E piu.
FËLQI-A, f. sh.-FËLQI-TË. Nofull. Ja theu fëlqitë. Nofullat.
FËLLAZ/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Thëllënzë. Fig. Vajzë e bukur. Fëllazë mali.
FËLLIQ, kal. -A-UN. 1. Ndot, bëj pis. E fëlliqi këmishën. 2. Prish. E fëlliqi muhabetin. E prishi.
FËLLIQEM, vetv. 1. Ndotem, bëhem pis. U fëlliqa në baltë. Fig. Turpërohem.U fëlliq për jetë të jetës. U turpërua.
FËRFËLLIN, jokal. 1. Rreh krahët në ajër. Fërfëllijnë krahët e zogut, gjethet e pemëve. 2. Pav. Fryn një erë e lehtë. Fërfëllin.
FËRFËLLIZ/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Flokët e parë të borës. Ra një fërfëllizë bore. Një shtresë.
FËRFËLLOHEM, vetv. (FURFULLOHEM). Ngutem, nxitohem të bëj diçka. Mos u fërfëllo! Mos u ngut!
FËRFËLLOJ, jokal. Flas shpejt e shpejt. Fort po fërfëllon ajo. Po flet disi shpejt, pa u menduar.
FËRTER/E-JA, f. sh.-E,-ET. Tigani. E mbushi fërteren me mish.
FËSHT, ndajf. Shpejt, përnjëherë. Iku fësht. Iku përnjëherë.
FIJ/Ë-A, vet. nj. Ujë i valuar me hi që përdorej për të larë rrobat në vend të sapunit. Si mallkim: U lafsh me fijë!
FIK, kal. -A-UN. Përveç FGJSSH: I vras dikujt një njeri, ose e dëmtoj rëndë ekonomikisht. E fiku të shkretin. E la shkretë.
FIKEM, vetv. Pësoj një goditje të rëndë: Më vdes një njeri i familjes, ose më digjet shtëpia. U fika krejt. M'u dogj shtëpia, ose më vranë një njeri të shtrenjtë.
FIKËT, ndajf. Ndryshe nga FGJSSH: Fikur, shuar. E gjeti fikët zjarrin. Shuar.
FILDISH-I, m. vetv. nj. Lëndë e fortë kockore e dhëmbëve të kafshëve të ndryshme, në ngjyrën e qumështit ose bojëhiri, prej të cilave bëhen sende të çmueshme. Kopsa fildishi.
FILLAK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Lis i ri, i drejtë dhe i gjatë. E preu një fillak. Si mb. E ka trupin fillak. Të drejtë e të gjatë.
FILLES/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Fillimi i një pune a i një proçesi. Fillesa e kësaj bote. Fillimi.
FIROJ, vetv. 1. Bie në peshë. Firoi misri. 2. Pakësohet. Firuen berret. U pakësuan.
FIRUK/E, mb. Mendjelehtë, jo i zgjuar. Djalë firuk. Grua firuke.
FITES/Ë-A, f. vet. nj. Fitimi. Dihet fitesa jonë.
FJALOHEM, vetv. Grindem me fjalë me një tjetër, zihem. U fjaluen miqtë.
FJALTUER- FJALTORI, m. sh.-FJALTORË-T. Ai që caktohet të lajmërojë miqtë e dashamirët për vdekjen e një njeriu. Erdh fjaltueri. FJALTORI.
FLAKËROJ, kal. –OVA,-UE. 1. Hedh larg një objekt të caktuar. E flakëroj larg gurin. 2. Ndriçon. Shëndrit. I flakëron këmisha në shtat. I shndrit nga pastërtia.
FLAKON, jokal. Shëndrit, ndriçon. Flakon dielli. Flakon tepsia nga shkëlqimi.
FLAKURESH/Ë-A,-A,-AT. Shuplakë. I ra me flakureshë. Me shuplakë.
FLAM/Ë-A, f. vet. nj. Quhet kështu sëmundja e gripit. Të raftë flama!
FLAT/ËR-RA, -FLATRAT. 1.Pendët e gjata të shpendëve. Hapi flatrat, hapi krahët, pendët. 2. Fig. I ranë flatrat. Ra nga pozita që kishte.
FLAURI-A, f. vet. nj. Fletët e pemëve, degët e holla të shqopës dhe gjethi i thatë që, pasi u vihet zjarri, ngrihen përpjetë nga era në gjendje të ndezur. 2. Flokët e borës që i merr era. Flauri bore.
FLEJX/Ë-A, f. sh. –A,-AT. Mbulesë e zbukuruar për djepat e fëmijëve. E mbuloj me flejxë djepin.
FLETËZ-A, f. sh. –A,-AT. Një si shami e qëndisur që përdoret për të mbuluar djepin e fëmijës. Fletëz djepi.
FLET/Ë-A, f. sh.-Ë,-ËT. Përveç FGJSSH: Secila nga pjesët e rrotës së mullirit që vihen në lëvizje nga rryma e ujit. Fletët e mullirit.
FLUREM (FLURIM) ndajf. Fluturim, shpejt. Erdh flurem e ke shpia. Erdh drejt e ke shpia. (me shpejtësi). Ecte flurem. Duke fluturuar.
FLURIC/Ë-A, -A,-AT. Femër mendjelehtë. U martua flurica. Si mb. Grua fluricë. Mendjelehtë.
FLURI-A, f. vet. nj. Flokë të rrallë e të imtë bore. Po bie një fluri borë.
FLUROJ, vetv. –OVA,-UE. Fluturoj. Fluroj nalt. Fluturoj lart.
FNÂZ/Ë-A, f. vet.nj. Kristalet e varura të borës në degët e pemëve e të lisave. Krahnezë. FNÂZA e pemëve.
FORCAD/E-JA, f. vet. nj. Forcë e madhe. Është farcade ai. Ka shumë meshkuj në shtëpi.
FQAK-U, m. sh.-Ë,-ËT. 1.Keci mashkull i dhisë prej 1-2 vjeç. Ftujak. Fqak i larmë. 2. Quhet kështu edhe një mashkull me fizik të dobët. Duket si fqak.
FRANXHOLL/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Bukë e bardhë gruri në formë vezake. Simite. E bleu një franxhollë.
FRE/NI, m. sh.-A,-AT. Nga një ”fren” e latinishtes. Freri. Freni i kalit.
FROT/Ë-A, f. vet. nj. Racë e keqe, e ndyrë. S'kam parë këso frote. Këso race të keqe.
FRUER-I, (FRORI) Muaji shkurt. Erdhi frueri. (FRORI)
FRULLIC/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Grua a vajzë që flet shpejt e shpejt pa u menduar shumë. Një frullicë ka katundi. Si mb. Grua frullicë. Llafazane.
FRULLOHEM, vetv. Shpejtohem, ngutem. U frullova. U shpejtova. U nguta.
FRUXH/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Dërrasë e hollë prej pishe ose ahu rreth 1m. të gjatë, që përdorej për të mbuluar shtëpinë. E mbuloj shtëpinë me fruxha.
FRUXHOJ, kal.-OVA,-UE. Pres dërrasa për fruxha.
FSHAJ, jokal.-FSHANA,-FSHAMË. Dënes, ofshaj. Fshani prej dhimbjes.
FSHIK, kal.-A,-UN. Bëj si plagë një pjesë të trupit duke e fërkuar me forcë e pa prerë me dorë, ose me një objekt tjetër. E fshiku këmbën.
FSHIKEM, jokal. Bëj si plagë dy pjesë të trupit duke i fërkuar fort e për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin. U fshika në kërdhokull. Në kofshë.
FTILLOJ, kal.-OVA,-UE. 1. Tëholloj petat e lakrorit. Ftilloj petat. 2. Filloj. E ftilloi punën vetëm.
FTUJAK-U, m. sh.-Ë,-ËT. Keci mashkull që sapo e ka kaluar një vit. Fqak. E preu një ftujak. FQAK.
FTUJ/Ë-A, f. sh.-A,-AT. 1.Keci femër që sapo e ka mbushur një vit. I ka dy ftuja për festë. 2. Thirret kështu edhe një vajzë e bukur.
FULIKARE, ndajf. Me shpejtësi të madhe. U ra fulikare midis.
FUR, kal. -A,-UN. Mbys dikë duke e shtërnguar në fyt me të dyja duart. E furi të shkretin. Pësore: FUREM.
FURDE, mb. Jo normal. Mendje furde. Shkon furde. Shkon pa e vrarë mendjen.
FUREM, jokal. Vetvarem me litar a me diçka të ngjashme me të. U fur burri i botës.
FURFULLIC/Ë-A, f. sh. A-AT. Burrë a grua që shpejtohet në kruerjen e një pune. Si mb. Burrë furfullic. Grua furfullicë.
FURFULLOHEM, jokal. Ngutem, shpejtoj të bëj një punë. U furfullova atë ditë. U nguta. Shpejtova tepër se duhet.
FURFULLOJ, vetv. Shpejtoj të bëj një punë.
FURK/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Një copë dërrase, rreth 1m. gjatësi, në kokën e qëndisur të së cilës vendoset shtëllunga e leshit për t'u tjerrur. Një furkë lesh.
FURRIK-U, m. sh.-FURRIQE-T. Vend i fshehtë ku pulat lëshojnë vezët e tyre. Furrik pulash.
FUT/Ë-A, f. sh.-A,-AT. 1. Shami e zezë që venë gratë mbi kokë. E vu futën e zezë. 2. Shami që vihej mbi kësulën e nuses.
FYTRREC-I, m. sh.-A,-AT. Gabzerri. Ia shkuli fytrrecin.
G
GABEL-I, m. sh.-A,-AT. 1.Cigan, arixhi, zezak. Erdhën do (ca) gabela. 2. Aventurier, tip donkishoti. E njohin gabelin.
GABEL/E-JA, f. sh.-E,-ET. Cigane, arixheshë, zezake. S'ka punë me gabelet. Si mb. Femër e përdalë. Vajzë a grua gabele.
GABELIC/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Grua a vajzë lozonjare, e përdalë. I ka fajet gabelica. Si mb. E përdalë. Grua gabelicë.
GABZERR:I, m. sh.-A,-AT. Pjesë e organeve të frymëmarrjes që lidhet me bronket. Fyti. Ia shkuli gabzerrin. Ia shqeu fytin.
GAJRET, bised. Durim, guxim, zemër, qëndresë. Bëj gajret. Qëndroj fort përballë një dhembje të madhe. Gajret bre burrë! Qëndro!
GALC-I, m. sh.-A,-AT. Konop, litar jo fort i gjatë. Lidhi mirë galcat. Litarët.
GAVELL-I, m. sh. Burrë trupmadh, por i pahijshëm. Erdh gavelli.
GARDHIQE-T, f. përmb. Ndryshe nga FGJSSH: Tërësia e gardheve në një fshat a lagje të fshatit. U mbush vendi me gardhiqe.
GAZEP-I, m. sh.-E,-ET. Mundim i madh, vuajtje, fatkeqësi, mjerim. Gazep të madh ka parë me sy. Shumë të këqija. Shumë mundime e fatkeqësi.
GËMUSH/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Shkurre me degë të dendura që i dalin sapo del mbi tokë. Gëmushë grathteli, bushi, ferre.
GËRHAN/Ë-T, f. përmb. Quhen kështu dy copa dërrasash (20-30cm), në faqe të të cilave vendosen dhëmbë të metaltë, që përdoren për të shkriftuar leshin e deleve, për ta bërë të gatshëm për tjerrje. I bleu një parë (palë) gërhanë.
GËRMAJË, ndajf. Grumbull. Ishin mbledhur gërmajë robt. Njerëzit.
GËRMUÇ-I, m. sh.-A,-AT. Mashkull me trup të kërrusur. E pashë gërmuçin. Si mb. I kërrusur, kurrizdalë. Burrë gërmuç.
GËRMUÇ/E-JA, f sh.-E-ET. Femër me trup të kërrusur, me kurriz të dalë. Iku gërmuçja e dreqit. Si mb. Gërmuçe. Kurrizdalë. E kërrusur.
GËRMUÇ ndajf. Kërrusur, me trup të përkulur para vetes. Rrinte gërmuç. Kërrusur. KËRRUT. Është gërmuç krejt burri i botës. Është krrutëzuar.
GËRMUÇEM, jokal. Më përkulet shpina nga barra e rëndë ose nga pesha e viteve. U gërmuç i shkreti plak!
GËRMUET, ndajf. Kërrusur. Ecte gërmuet e ama atë ditë.
GËRMUSHEM (I), kal. Kërcënoj dikë me fjalë ose me lëvizje të duarve për ta goditur. Fort iu gërmushën të shkretit. Fort i bërtitën, fort iu kërcënuan.
GËRHALLEM, vetv. 1. Bërtas me zë të lartë e si të çjerrë. Fort po gërhallet cuca. (vajza). 2. Fig. Këndoj keq me zë të lartë e të çjerrë. Po gërhallet, nuk po këndon.
GËRREÇ-I, m. sh.-A,-AT. Poç ose kungull ujë, që përdorej për të mbajtur verë, raki ose dhallë. Ka gërreça boll. Fig. Bosh. E ka gërreç kryet. Nuk ka tru. Është budalla.
GËRREÇ ndajf. Bosh, zbrazët. E kishte gërreç kryet. Kokën. Ishte budalla.
GËZOF-I, m. sh.-A,-AT. Ndryshe nga FGJSSH: Lëkurë deleje, dhie a e ndonjë shtaze tjetër, që përdorej për ta shtruar në dysheme në mungesë të rrogozit, të qylimave a tapeteve. E shtroi një gëzof.
GËZHIT/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Gëzhojë. Pjesa e fishekut pa plumbin. Kalldrëm me gëzhita. Gëzhoja.
GOJËTAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Ai që flet bukur. Orator. Vdiq gojëtari. Si mb. që flet bukur, orator. Burrë gojëtar, grua gojëtare.
GOMARIC/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Përveç FGJSSH: Thirret kështu femra budallaqe. Iku gomarica. Si mb. Grua budallicë.
GRABUJ/Ë-JA, f. sh.-GRABUJ,-ËT. Tip çfurku me dhëmbë metalikë e me një bisht të gjatë sa të shatit, që shërben për të mbledhur barin në livadh ose ferrat e prera, por edhe për të hequr pleh. I mblodhi me grabujë ferrat. RRASHQEL.
GRAFULLON, jokal.-OVA,-UE. Vet. Vet III. Nis e valon dhe derdhet nga ena. Po grafullon tamli (qumështi). Po nis e valon dhe po derdhet.
GRAMSEN/Ë-A (GRAMSINË). f. sh.-A,-AT. Një gjendje si gati për të vjellë si rrjedhojë e ushqimit të tepërt. Ka gramsenë. Gramsinë.
GRANI-A, f. përmb. Tërësia e grave të një familjeje, të një fisi a të një fshati. Ka ardhë grania në mort.
GRAT-I, m. vet. nj. Bised. Dobi, mbarësi. I ka grat puna. I ec, i shkon mbarë, i jep rezultat. Punë me grat.
GRATHTEL-I, m. vet. nj. Një si shkurre e ngjashme me shqopën në formë gëmushe, jo më e lartë se 50 cm. me lule ngjyrë vjollcë. Shkuli pak grathtel. Lule grathteli.
GRIH/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Gur i ashpër që përdoret për të mprehur thikën, sëpatën, kosën. Merre grihën me vete!
GRIM/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Ndryshe nga FGJSSH: Një copë e vogël buke, djathi, mishi etj., por jo një thërrime. Ma jep një grimë bukë! Pak. E teproi një grimë. E teproi pak.
GRIMC/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Pjesë më e vogël se grima, e përafërt me një kafshatë. Një grimcë bukë, djathë a mish. Gati si thërrime.
GRIMCOJ, kal.-OVA,-UE. E ndaj në copa të vogla, në grima. Mos e grimco bukën!
GRIZH/ËL-LA, f. sh.-A,-AT. Zool. Zog i bukur me pupla shumëngjyrëshe. Grifshë. E vrau një grizhël.
GROSH/Ë-A, f. përmb. Bima dhe fruti i fasules. Vorbë me groshë. Por edhe: GROSHË-T.
GROSHATAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Një pare sermi që e vinte në qafë nusja ose gruaja e martuar. Groshatar i bukur.
GROSHATARË-T, Pare sermi të lidhura në varg, që i përdornin nuset dhe gratë për zbukurim. I vuri groshatarët nusja.
GRUNAJ/Ë-A, f. përmb. Tërësia e arave të mbjella me grurë. Kanë rënë berret (bagëtia) në grunajë.
GRYKAKUQ-I, m. sh.-A,-AT. Zog i vogël i ngjashëm me trecklen që e ka grykën (qafën) të kuqe. GUSHKUQ.
GRREMÇ-I, m. sh.-A,-AT. Copë hekuri me majë të kthyer që ngulej në një dru dhe shërbente për të varur diçka. Quhet kështu edhe një krrabëz prej druri që vihej për të njejtin qëllim në mur. E vari pushkën në grremç, në kërrabë.
GRYKËHOLL/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Pushkë. I lumtë grykëholla! Pushka.
GRYJTË, mb. (i, e ) Prej gruri. Bukë e gryjtë. Bukë gruri.
GUSHTAK-U, m. vet. nj. Një lloj misri që mbillet herët dhe piqet në muajin gusht. Si mb. Farë gushtake.
GJ
GJAC/Ë-A, f. sh.-A,-AT. (GACË) 1.Thëngjill i ndezur në vatër. 2. Shkëndi. I qitshin gjaca (shkëndia) sytë.
GJACULLON, jokal.Lëshon xixa, shndrit, ndriçon. I gjacullojnë sytë djalit. I shëndrrisin, i lëshojnë xixa.
GJAHENG-U, m. sh.-A,-AT. Veshje shajaku për gratë, me mëngë të gjata dhe e qëndisur përpara dhe në shpinë. ZHGJUN. E veshi gjahengun nusja.
GJAK/ËS, (GJAKSI), m. sh.-A,-AT. Ai që ka vrarë dikë dhe i ka borxh gjakun dikujt. E vrau gjaksin. GJAKSORIN. Mori hak.
GJAKHUPËS,(GJAKHUPËSI),m. sh.-GJAKHUPS-AT.Ai që vriste dikë në kundërshtim me normat zakonore dhe për të cilin, kur vritej, nuk lipsej të merrej gjak. Vëllavrasësi është gjakhupës. Gjakhupës është edhe ai që vret veten.
GJALM/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Fill i trashë, rreth 50 cm. i gjatë, që bëhej prej disa fije peri të leshtë, por edhe nga një dredhë lëkure dhie a deleje, që përdorej për të lidhur diçka. Gjalmë opinge.Gjalmë dujqish. Hebesh.
GJALUC, ndajf. Galuc. Rrinte gjaluc djali. GALUC.
GJALLSH/ËM-ME, (i, e) mb. Me trup të bëshëm. Burrë i gjallshëm. Grua e gjallshme. E shëndoshë. Rob të gjallshëm.
GJAM/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Përveç FGJSSH: 1. Jehonë. Gjama e detit a e luftës. 2. Rënkim. Gjama e të sëmurit. 3. Vajtim me fjalë i burrave dhe grave në ceremonitë mortore. Gjamë burrash. Gjamë grash.
GJAMTAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Ai që merrte pjesë në gjamë- britmën e burrave përpara të vdekurit. Është gjamtar i përmendun.
GJARPNUSH/E-JA, f. sh.-E,-ET. Vajzë a grua e bukur e zemrake. Trimëreshë. Cucë gjarpnushë.
GJARP/ËN-NI, m. sh.-A,-AT. Gjarpën nga një SERPENS.
GJASË, (ME). Bised. Me sa duket. Me gjasë do të vijë. Me sa duket. Vjen, me gjasë. Vjen, siç thonë.
GJASOJ, jokal.-OVA,-UE. Ngjas. Gjason fort me të vëllanë.
GJAVIGJ-I, m. sh.-A,-AT. Tinar. Enë prej dërrase, më e madhe se voza, që shërben për të mbajtur bërsitë e rrushit, të mreteve ose të thanave. Një gjavigj rrush.
GJEDH-I, m. sh.-E,-ET. Bagëtitë e trasha: Lopët dhe qetë e parmendës. I ka do gjedhe. Fig. Si mb. Burrë gjedh. Budalla.
GJELB, kal. Pij me lugë një lëng çfardo. Gjelb yndyrë. Gjelb shëllirë.
GJELBËT (i, e) mb. E kripur më shumë se duhet. Gjellë e gjelbët. Shumë e kripur.
GJEL-I, m. sh.-A,-AT. Mashkulli i pulës. Këndezi, KODOCI. E prenë gjelin për darkë. Fig. Superior . Kërkon të jetë gjel mbi të tjerët.
GJELAS, ndajf. Ijas. Bien gjelas. S'e rrëzon asnjeri tjetrin.
GJELL/Ë-A, f. përmb. Përveç FGJSSH: Miell misri i zier hollë që përdoret si ushqim për qentë. Jepu gjellë qenëve!
GJENAZ/E-JA, f. sh.-E,-ET. Kufoma e të vdekurit. E kanë nisur gjenazen.
GJES, kal. –GJITA,-GJITUN. Ngjis. Lëshoj. I gjiti berret përgjysmë. I lëshoi përgjysmë. Ngjis a ngjes. I gjita këpucët. I ngjita.
GJER-I, m. sh.-A,-AT. Zool. Kafshë brejtëse, pak më i madh se një mi, i cili ushqehet me lend, arra, rrush. Mish gjeri. (hahet)
GJESH, kal. –A,-UN. Ngjesh, lidh. Gjesh brezin. Lidh. SHGJESH brezin. E heq.
GJESHK/Ë-U, m. përmb. Gjethi i thatë i lisave që ka rënë përtokë gjatë vjeshtës, i cili mblidhet për t'ua shtruar bagëtive. Një kosh gjeshkë.
GJETI, ndajf. Tjetërkund, gjetiu. Kërkoje gjeti! Tjetërkund.
GJËMOJ, jokal. Përveç FGJSSH: Rënkoj i sëmurë. Lëshoj një zë të dhimbshëm. Gjëmonte në shtrat. Rënkonte.
GJËNOJ, jokal.-OVA,-UE. Mbaj kreshmët. Nuk ha mish të premteve. Kam gjënue sivjet. S'kam ngrënë mish të premteve.
GJIKS-I, m. sh.-A,-AT. Gjoksi. I ra në gjiks me pushkë. Në gjoks.
GJILPNER-I, m. sh.-Ë,-ËT. (edhe GJULPNERË). Dy shtiza metalike me nga një themc, që përdoren për të bërë çorape ose triko. Duhen një parë (palë) gjylpnerë.
GJND-JA, f. përmb. Njerëzit e shtëpisë, ose njerëzit në përgjithësi. Erdhën gjindët. (Gjindja). Kishte shumë gjind në dasëm. Njerëz.
GJITAS, ndajf. Ngjitas, ngjitur. Shkonin gjitas. Krahpërkrah. Si të ngjitur me njëri-tjetrin.
GJITAGJIT, ndajf. 1. Erdhën gjitagjit. Njëri pas tjetrit. Menjëherë. Erdhën gjitagjit pas teje. Menjëherë. Fill pas teje.
GJITAN-I, m. sh.-A,-AT. Gajtan. U vihej anash tirqve të burrit dhe xhupit e zhgjunit të grave. Me gjitana ari.
GJITHAQ, ndajf. Jo fort, jo shumë. Nuk është gjithaq i sëmurë.
GJITHËFARËLLOJ, pakuf. Të llojëve të ndryshme, gjithëfarë. Gjithëfarëlloj njerëzish ka kjo botë. Turli njerëzish.
GJITHHERË, ndajf. Gjithmonë, përherë. Gjithherë vjen vonë. Përherë.
GJITHKUND, ndajf. Në çdo vend. Kudo. Gjithkund e gjen atë.
GJITHNUR, pakuf. Gjithfarë, turli. Gjithnuer njerëzish ka kjo botë.
GJITHNUERSH, ndajf. Me çdo mënyrë, me çdo kusht. Gjithnuersh duhet mbaruar kjo punë. Me çdo kusht, me çdo mënyrë. Si mb. Të ndryshëm, të shumëllojtë. Gjithnuersh janë njerëzit e kësaj bote.
GJITHSEKUSH, pakuf. Çdo njeri, secili. Gjithsekush ka hisen e vet në këtë botë.
GJOBTAR-I, m. sh.-Ë,-ËT etn. Njeriu që mblidhte gjobat që viheshin në bazë të kanunit të Lekë Dukagjinit. Gjobtarët e katundit.
GJOLL/Ë-A, f. sh.-Ë,-ËT. Gurë të rrafshët, të mbledhur me kujdes, rrasa, të vendosura diku në hyrje të fshatit, ku u jepej kripë bagëtive. I lëshoi berret në gjollë.
GJUETAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. 1.Ai që merret me gjueti, që del për gjah. Kanë dalë gjuetarët me gjuej. 2. Qitës i zoti, pushkatar i mirë që qëllon saktë në shenjë. Shejtar.
GJUHTAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Njeri që flet bukur, orator. Është gjuhtar i zoti ai burrë. I peshon fjala. I ka hije fjala.
GJULSHEM-I, m. vet. nj. Frymëmarrje me zor e shoqëruar edhe me kollë. E lodhi gulshemi. Gulshimi. GULÇIM.
GJULSHOJ, jokal. -OVA,-UE. (GULSHOJ) Marr frymë me vështirësi dhe kollitem. Ç'po gulshon i shkreti burrë!
GJUJAS (GJUNJAS), ndajf. Më gjunjë. Ecte gjujas. Me gjuj.
GJURGJAC-I, m. sh.-A,-AT. 1.(GURGAC) Stralli. E ndezi eshkën me gjurgjac. 2. Fig. Trim, guximtar. Burrë gjugjac. Strall.
GJYEJ, kal. –GJYVA,-GJYE. 1. E bëj kafshatën e bukës me yndyrë a me mjaltë. I gjyen petullat me mjaltë. 2. Ngjyros. I gjyu vezët për pashkë.
GJYM-I, m. sh.-A,-AT. Enë bakri me fund të gjerë dhe grykë të ngushtë, që përdorej për të valuar ujë. Gjym uji. Një i tillë, por më i vogël, me vegë, përdoret për të zier kafe.
GJYMTË, mb. (I,e) mb. Përveç FGJSSH: Që nuk është mbushur plot. Kosh i gjymtë. Jo i mbushur plot.
GJYMTË, ndajf. Jo plot. E ka lënë gjymtë (ose GJYMT) vorbën. Pa e mbushur plot.
GJYMTOJ, kal.-OVA,-UE. Zbraz pak nga ena. I heq pak. E gjymtoi binten. (shishen e vogël të rakisë)
GYMTUE, ndajf. E gjet gjymtue babunen e drithit. Jo plot.
GJYQTAR-I, m. sh.-Ë,-ËT. etn. Person i ngarkuar nga populli, nga fshati a krahina për të shqyrtuar e zgjidhur një çeshtje të rëndësishme.GJYQTAR I VENUE. Gjyqtar i vërtetë.
GJYTREM-I, m. sh.-A,-AT. (GJYTRIM) Njeri i pazhvilluar normalisht, me trup thatanik. E njohin gjytremin (GJYTRIMIN). Si mb. Djalë gjytrem. Vajzë gjytreme.
H
HAE-JA, f. vet. nj. E ngrënë. Ia dha një hae bukë. Sa për darkë ose për drekë. S'i përmendet kuj haeja e bukës.
HAES-I, m. sh.-A,-AT. Njeri që ha shumë ushqim. Haes i madh ishte. Llupës.
HAGJARIZEM, jokal. Qesh me të madhe. Fort po hagjarizet nusja. Po flet e qesh me të madhe.
HAGJET, ndajf. Uha, me të drejtë kthimi. Ma jep hagjet kosën. Ia dhashë hagjet. Me të drejtë kthimi.
HAJMEDET, pasth. Shpreh një hidhërim të madh. Hajmedet, ju vra djali. Ju dogj shtëpia, hajmedet.
HAJN-I, m. sh.-A,-AT. Vjedhës, hajdut, brac. E plaçitën hajnat. Hajdutët, bracat.
HAJNI-A, f. sh.-HAJNI-TË. Vjedhja e hajdutëria si mënyrë jetese, si vese. Ka plas hajnia në këto anë.
HAK-U, m. sh.-HAQE,-ET. 1. Shpërblimi për një punë që bën njeriu. E mori hakun e punës. 2. Borxh. Nuk i kam hak. Borxh. 3. Gjak. Mori hak. Gjak.
HALÁ, ndajf. Ende. Halá nuk ka ardhë koha jonë, dita jonë.
HAL/Ë-A, f. sh.-A,-AT. Ndryshe nga FGJSSH: Pisha. Pyll me hala. Halë bjeshke. Pishë bjeshke.
HALISHT/Ë-A, f. përmb. Pyll me pisha. Ra zjarri në halishtë.
HALLALL, pasth. Shpreh një urim. HALLALL të qoftë buka! Të bëftë mirë! Paç gjënë e hallallit!
HALLAKAS, kal.-HALLAKATA,-HALLAKATUN. Shpërndaj. E hallakati kashtën. I hallakati njerëzit. I shpërndau.
HALLAKATEM, jokal. 1.Shpërndahen andej-këndej. U hallakatën robët. Njerëzit. 2. Mendoj njëkohësisht për shumë çështje, pa e përcaktuar ku do të përqëndrohem. Jam hallakat shumë.
HALLAT-I, m. sh.-E,-ET. Vegël për të bërë një punë. Duhen të gjitha hallatet e punës. ALETET.
HALLKU, m. përmb. Njerëzia, njerëzit në përgjithësi, bota. Fjalët e hallkut dhe birat e gardhit s'mbyllen kurrë.
HAMADREQ, fj. nder. Bised. Përdoret për të mohuar. Hamadreq s'e kam një grimë bukë. Hamadreq se vjen. Nuk vjen, me siguri.
HAM(B)AR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Ndryshe nga FGJSSH: Një si arkë e madhe, e ndarë në sirtarë të ndryshëm, ku mbahen enët e kuzhinës dhe sendet ushqimore. Në pjesën e sipërme ka një të ndarë të veçantë ku zihet brumi dhe gatuhet buka-MAGJ-JA. I ke në hambar enët.
HAMSHOR-I, m. sh.-Ë,-ËT. Ndryshe nga FGJSSH: Mëzat i patredhur që lihet për ndërzimin e lopëve. Ka marrë hamshor lopa. Është ndërzyer.
HAMULL-A, f. sh.-HAMLLA-T. 1. Arë gruri ose misri që, pasi është korrur, shërben si kullotë për bagëtitë. 2. Fig. Mos i lësho për hamull! Mos fol kuturu!
HAN(D)RAK-U, m. përmb. Mbeturina, ndyrësira, pisllëk. E kishte mbuluar handraku. Pisllëku. E kishte handrak lëkurën. Pis.
HANE, for. stat. Lojë që zhvillohet midis dy lojtarëve, me nga 18 gurë të vegjël secili, të ndarë në tre gjashtëshe. Duke i lëshuar gurët e tij tek shoku, lojtari ka të drejtë të marrë grupet çift të gurëve. Fiton ai që i merr i pari gurët e shokut. Luajmë hane.
HANËZ-A, f. sh. A-AT. Një si medaljon sermi në formën e gjysëm hënëzës, që vendoset mbi një pare sermi. Bukur duket hanëza.
HANUER-I, (HANORI). m. sh.-Ë,-ËT. Cjapi që përdoret për ndërzimin e dhive. Ia lëshoi hanorin dhisë. E ndërzeu. Cjap hanuer.
HARAM-I, m. sh.-A,-AT. 1. Djalë i ri, por dhe burrë që nuk sillet mirë. Erdh harami i katundit. 2. E kundërta e fjalës HALLALL. Diçka që nuk e meriton tjetri. Haram i qoftë buka jote! Ia zëntë fytin! Helm iu bëftë!
HARAMZAD/E-JA, f. sh.-E,-ET. Mashkull që është i destinuar të bëjë prapësira, ngatrrestar. E njohin haramzaden. Si mb. Djalin e ka haramzade. E ka të prapë.
HARDALL/E, mb. I madh nga trupi, por i pahijshëm e jo i shkathët. Burrë hardall. Grua hardalle. Përdoret edhe si emër: Hardalli.
HARDALLEN/Ë-A, (HARDALLIN/Ë). f. sh.- A -AT. Një gj&eum |