“Në rrethanat e sotme nuk mund të rri pa i sjellë shikimin dhe mendimin tim Kishës Heroike të andej detit, në Shqipërinë natyrisht të tronditur nga persekutimi i vazhdueshëm, por të pasur në dëshminë e martirëve të saj ipeshkvinj, meshtarë, rregulltarë dhe besimtarë të thjeshtë…shpesh dikush këta martirë mundet me i cilësue fajtorë krimesh politike! Edhe Krishti pat qenë dënuar për të tilla akuza…”
Papa Gjon PALI II
Për ata që dhanë gjithçka në të mirë të kombit, për ata që e kuptuan jetën si një moment të pambarueshëm pune e sakrifice për atdheun. Për “brezin e humbur” që në emër të absurdit u dënua me harresë.
Për ata pa të cilët kultura shqiptare i ngjason një ngrehine në ajër, një kështjelle në rërë…
Mos t'i harrojmë pra martirët e kombit tonë!
Për hartimin e kësaj rubrike u shfrytëzuan këto botime:
"Toka e katedraleve" - (Ndue Dedaj)
"Portrete klerikësh katolikë" -
(Zef Simoni)
"Martirizimi i kishës katolike shqiptare" - (grup autorësh)
Stafi |