Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
ART-KULTURË Për anëtarët

Ju jeni: Art-Kulturë -> Personalitete -> Klerikë të Martirizuar

TEMAT

  Fishta

  Prend Doçi

  Ambroz Marlaskaj

  Gazullorët

  Zef Kol Ndoka

  Anton Çeta

  Klerikë të Martirizuar

  Nikoll Kaçorri

  Prend Suli

  Preng Bib Doda

  Preng Lekunda

  Preng Marka Prenga

  Zef Skana

  Kol Toma i Velës

  Nikoll Kimza

  Nënë Tereza

  Dom Mark Gjani

  

  Art-Kulturë


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

DOM Zef BICI

 

Lindi më 1920. Studioi në Seminarin e Jezuitëve në Shkodër, në vitin 1944 mori pjesë në dramën "Kështjella e Alkaxarit", pjesë që demaskonte krimet komuniste në Spanjë, vënë në skenë prej Dom Pjetër Grudës. Që prej vitit 1956 qe Ordinar i Dioçezit të Durrësit, shërbeu në famullinë e Tiranës deri në vitin 1965, vit në të cilin u arrestua por u lirua mbas një viti. Arrestohet përsëri në vitin 1967 kur u mbyllën kishat dhe në vitin 1968 u pushkatua nën akuzën "agjent i Vatikanit"

 

 

DOM Anton ZOGAJ

 

Ai lindi në Kthellë të Mirditës, por u rrit në Kosovë (Gjakovë). Mbaroi seminarin Papnuer në Shkodër (1920). U diplomua për filozofi në Trauning (Austri). U shugurua meshtar më 26.4.1932. Për meritat e tij e emëruan Sekretar pranë Ipeshkëvisë së Durrësit. Shërbeu me një devocion e besnikëri të veçantë. Në vitin 1945 komunistët e arrestuan dhe e torturuan mizorisht. Dom Anton Zogajn e pushkatuan më 31.12.1946, në Porto Romano. Pranë bregut të detit të cilin ai e donte aq shumë. Ishtë Nata e Vitit të Ri...

 

DOM Mark GJANI

 

U arrestua kryesisht se ishte besnik i Imzot Frano Gjinit.

Ka lindë më 1909 në Mirditën kreshnike. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmen në seminarin Papnuer të Shkodrës, ndërsa të lartën për teologji në Gjenovë (Itali) ku u shugurue edhe meshtar. Ka shërbyer si famullitar i Oroshit në Abacinë e Mirditës. Arrestohet në fillim të vitit 1945, sipas të thënave atë e çuan në Shpal të Mirditës, ku vuajti shumë tortura dhe dha shpirt në qelitë e sigurimit në vitin 1945. Kufoma e tij u tërhoq me karrocë rrugëve te Mirditës nga “antinjerëzit” e sistemit gjakatar komunist…

 

DOM Mark BICAJ

 

Malet e Mirditës e kishin pajisur me shkathtësinë e zogjve dhe bukurinë e luleve të pranverës. Seminari Papnuer i Shkodrës i dha fisnikërinë e shpirtit kristian. Padova e Shën Ndoit i lidhi përgjithmonë besën me Krishtin. Shugurohet meshtar në vitin 1936. Ishte vetëm një vjeç kur Shqipëria fitoi pavarsinë. Si bir i devotshëm i dha gjithçka Mirditës. Në moshën 37-vjeçare e arrestojnë dhe vdes në burgun e Shkodrës prej torturave monstruoze e antinjerzore. Mirdita do ta kujtojë gjithnjë si shembull të martirizimit.

 

 

DOM Anton DOÇi

 

Si të gjithë bijve të Mirditës, që zoti u kishte falë frymën e apostullimit, Seminari Papnuer i Shkodrës i fali Dom Anton Doçit kulturën e krishterë. Arrestohet në vitet e para të Diktaturës komuniste, kur nuk ishte më shumë se 30-vjeç. Faji i tij i vetëm ishte se biri i Mirditës kishte mbajt ndezun fjalën e Zotit dhe të atdhedashurisë. E çuan në kampe të ndryshme që nga kampi Ballshit deri tek kampi - krematorium i Zejmenit. Vdes në kampin e Zejmenit rreth viteve 60, si pasojë e keqtrajtimeve ç'njerzëore. Vdiq në moshën 40-vjeçare mbas 10 vjetësh nëpër kampet e diktaturës komuniste.

 

 

DOM Rrok FRISKU

 

Qe bir i Mirditës kreshnike, i Oroshit që i dha vendit aq burra të ditur. Lindi me 1900. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Shkodër, të lartën në Itali , ku u shugurue prift. Shërbeu me një devocion të madh në zona të ndryshme Veriore. Pastaj Komunistët e arrestuan. Vdiq në burg aty rreth vitit 1956. Në këtë mënyrë i'u shtua dhe një martir fesë Mirditës dhe Atdheut.

 

 

DOM Nikoll LASKAJ

 

Kur u burgos në vitin 1946, ishte në kulmin e veprimtarisë meshtare. I dha gjithçka Mirditës së tij të shtrenjtë, deri sa në moshën 50-vjeçare, komunistët e ndanë përgjithmonë prej saj. Akuza:- Ushtar i Krishtit që lufton antinjeriun.

Trup shkurtër dhe i dobët fizikisht, por shpirti i tij ishte i frymëzuar me zjarrin e martirizimit dhe dashurisë për njeriun. Për ata që e njohën ai rritet gjithnjë si personifikim i mendjes së hollë në urtësinë Mirditore. U lind në vitin 1898 në një familje me tradita besimi dhe trimërie. Vdiq në kampin e Bedenit. Vëllezërit e tij, në mes të terrorit, arritën t'i marrin eshtrat e tij dhe ti kthejnë në Mirditën e tij të dashur.

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net