“Mirdita përfaqson në hartën kulturore të Shqipërisë një areal karakteristik me një pasuri të madhe traditash arkeologjike, etnografike, gjuhësore, folklorike e kulturore, shpirti konservativ i mirditasve ka bërë të ruhen në shekuj traditat, gjuha, doket pra vlerat e një qytetërimi të lashtë që vjen deri më sot…Mirdita- vendi i katedraleve dhe i një rrjeti të gjerë institucionesh, ku shqipja u mësua të paktën nga shek. 17 është në të vërtetë një burim i pashtershëm vlerash kulturore…”
Jorgo BULO
|