Mbt: Koment
t: Armiku i shpifur
nt: Formimi i grupeve vetëmbrojtëse që sipas burimeve jozyrtare kontrollohen nga Qendra Koordinuese Serbe, ka të bëj me tentativat për të shkaktuar presion. Sepse, kjo nuk është diçka e re: serbët në Kosovë, asnjëherë nuk i kanë shuar grupet formale dhe joformale mobilizuese: ka qenë vetëm modeli i sistemimit dhe i destinimit të këtyre grupeve, varësisht nga nevojat e tyre.
Fehmi Ajvazi
Nuk mund të mbahet nën rrogoz pretendimi serbë në veriun e Kosovës, pretendim ky që vlon tash e sa vjetë: ata, s’jan integruar me Prishtinën, përkundrazi, kanë bërë jetën e tyre paralele. Në thelb të kësaj jete, “pretendimi” i tyre, përpiqet të shpërthejë. Shpërthimi, duhet të afrohet, sa më shumë që afrohet edhe koha e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. Sepse, ata kështu mendojnë dhe besojnë ! Por, edhe përpiqen të getoizohen sa më shumë në mënyrë që ta sfidojnë realitetin kosovarë. Kanë dy opsione: autonominë dhe, shkëputjen. Saktësishtë dihet qysh tash: të parën nuk do ta pranojnë shqiptarët, kurse të dytën, ndërkombëtarët. Pandam këtij qëndrimi të Prishtinës, tani në veriun e Kosovës ka 800 policë: 300 policë të UNMIK-ut dhe 400 policë të SHPK-së. Në anën tjetër, KFOR po rikthehet: një bazë e fuqishme është duke u ringjallur në Leposaviq. Komuniteti serbë në veriun e Kosovës, asnjëherë nuk ka pranuar integrimin, përkundrazi: ky komunitet ka bërë politikë, dhe nganjëherë është tallur me të gjithë. Duke bërë politikë dhe duke u tallur, ky komunitet ka arritur të pastrojë veriun ca si shumë nga elementi shqiptarë dhe boshnjak, ka arritur të shkaktojë një varg problemesh, por ia ka arritur edhe të shkaktoj incidente, plagosje e vrasje, protesta etj.
Atje, nuk vlenë asnjë ligj i Prishtinës. Atje, nuk vlenë asnjë simbol i Prishtinës. Atje, nuk ka vlerë euroja. Atje, gjithçka ngjan me një territor dhe me një panoramë të një vendi të huaj. Tani, kur shumë gjëra nuk kanë shkuar sipas lutjeve dhe skenarëve të tyre, ata bëhen gati të rrebelohen. Në prapavijë, organizimi i tyre është sfidues. Thjeshtë: po përpiqen të shkojnë deri në fund ! Sistemi i të shkuarit “deri në fund”, strukturohet në mobilizimin verbal, por edhe në atë praktik. Formimi i grupeve vetëmbrojtëse që sipas burimeve jozyrtare kontrollohen nga Qendra Koordinuese Serbe, ka të bëj me tentativat për të shkaktuar presion. Sepse, kjo nuk është diçka e re: serbët në Kosovë, asnjëherë nuk i kanë shuar grupet formale dhe joformale mobilizuese: ka qenë vetëm modeli i sistemimit dhe i destinimit të këtyre grupeve, varësishtë nga nevojat e tyre. Të besosh dhe të thuash se serbët mbështeten vetëm në verbalizmi dhe zhurmë, kjo ska kuptim. Kush janë ata që nuk e kanë kuptuar veprimtarinë dhe destruksionin serbë në këto gjashtë – shtatë vite në Kosovë ?
Padyshim, pasqyra e jetës paralele serbe në Kosovë, nëse është përdorur për të siguruar ekzistencën, nuk është përdorur për ta trajtuar këtë ekzistencë në raport me rrethanat dhe aktualitetet e reja të krijuara në Kosovë, dhe jo veteëm në Kosovë. Serbët, nuk janë integruar në Prishtinë. Fijet e paralelizmit të tyre, shkojnë në Beograd. Pra, ata “këmbët” i kanë në Kosovë, kurse “kokën”, në Beograd. Lëkundjet e tyre më t’fundit, shkaktohen nga “politika – torzo” e tyre. Ideja është që rebelimi i mundshëm të ndërtohet mbi patosin e armikut të shpifur ! Por, tani serbët nuk mund të gjejnë adresa armiqësh. E vetmja armë e tyre ka mbetur, justifikimi për t’i konsideruar shqiptarët, “armiq”. Por shqiptarët as s’kanë qenë dhe as nuk janë, armiq të serbëve. Prandaj, loja e tyre si zakonisht, ka të tjera primesh. Sepse, ata nuk duan të bashkjetojnë me shqiptarët në Kosovë. Dhe për t’i ikur realitetit të cilin s’mund ta ndryshojnë, serbët kërkojnë ose “geto autonome” brenda territorit të Kosovës, ose ndarje. Megjithatë, ata s’ërish, në fund të fundit, nuk do të kenë shumë punë me Prishtinën. Sfidimet e tyre, që do të përplasen me konceptet dhe praktikat e bashkësisë ndërkombëtare, çka do të thotë se serbët e veriut, së pari duhet të ballafaqohen me mekanizmat ndërkombëtar në Kosovë, e tek pastaj me shqiptarët. Kurba e këtij sfidomi, është e qartë: rikthimi serbë i historisë, në frontin e luftimit me mullinjët e erës !
|