Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
Lajmërime të ndryshme Për anëtarët

Ju jeni: Arabet - Sabotohet rruga Milot - Morine

TEMAT

 7 vjet Nato ne Kosove

 Dielli s'mbulohet me shoshe

  Diaspora te drejtohet nga vlerat

  Nostalgji bashkekohore

  Armiku i Shpifur

  Arabet - Sabotohet rruga Milot -Morine

 

 

.

.

  

  

 

 

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

 

ARABËT, SABOTOHET RRUGA MILOT-MORINE  

Ndërtimi i korridorit Durrës-Morin shikohet nga shqiptarët si rruga e zhvillimit të infrastrukturës rrugore më efektive jo vetëm për Shqipërinë por dhe për rajonin. Ajo do të jetë rruga më e përshtatshme dhe për lidhjen  me Europën. Me ndërtimin e kësaj rruge, në parametrat bashkëkohorë, mund të thuhet pa frikë se pas daljes nga vetëizolimi politik Shqipëria del përfundimisht dhe nga izolimi ekonomik. Portet e saj bëhen pjesë e Europës jo vetëm gjeografikisht.
Në studimin “Rrugët dhe urat e Shqipërisë” studiuesi Valter Shtylla ka konstatuar se kjo rrugë, nga shekulli XV deri në fillim të shekullit XX, është emërtuar “Rruga e Oroshit” në drejtimin Mirditë-Ura e Vezirit,….. Prishtinë-Nish-Danub. Ky emërtim nuk është një rastësi, por në një këndvështrim reflekton përpjekjet titanike disashekullore të mirditorëve që duke ruajtur një autonimi nga pushtuesit osmanë kanë garantuar dhe një rrugë kalimi më të sigurtë se drejtimet e tjera. Media, politikanët, studiuesit  e të tjerë për të shmangur emrin historik “Rruga e Oroshit”, nuk definojnë prej disa vitesh drejtimin e këtij korridori me pikën e tretë të kalimit, por herë e emërtojnë rruga Durrës-Kukës, herë rruga Durrës-Morin, që është thuajse e njejta gjë pasi Morini është vetëm 14 km larg nga Kukësi dhe deri në Kukës mund të shkohet të paktën në katër drejtim. Edhe ky qëndrim tregon se sa brazda të thella ka lënë pushtimi i gjatë e i egër osman dhe diktatura gjysëmshekullore komuniste dhe se kthimi në identitet është akoma një punë e vështirë për shqiptarët.
Por problemi i emërtimit të këtij korridorit nuk është objekt i këtij shkrimi. Në këtë shkrim do të trajtoj disa probleme tepër shqetësuese lidhur me zbatimin e këtij projekti, që synohet shkërmoqet pa u nisur.
Për shkak të rëndësisë që paraqet ky korridor për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo që jetojnë në trojet e veta në Ballkan, janë vënë në lëvizje të gjitha qarqet që nuk e duan një gjë të tillë dhe që synojnë të realizojnë përfitimet vetëm për veti në kurriz të tyre.
Për këtë korridor është realizuar studim i plotë e i hollësishëm nga një grup pune me specialistë të shquar në këtë fushë. Ky studim është botuar në 412 faqe format A4 m me titullin “Durrës-Orosh-Kukës… Rruga e Zhvillimit dhe Integrimit”.
Por studiuesit janë lënë në hije dhe meritat synojnë ti marrin persona anonimë. Kanë folur e vazhdojnë të flasin shumë, të tjerë që kanë bërë shumë pak, asgjë ose që synojnë ta sabotojnë ndërtimin e këtij korridori, ndërsa autorët e studimit i janë përmbajtur me skrupulozitet sentencës latine: “fjalët i merr era, e shkruara mbetet”.
Këta studiues duket se i kanë harxhuar fjalët  në studimin e plotë me të gjithë parametrat të këtij korridori rrugor.
Bazë për nisjen e punimeve, Qeveria Socialiste dhe ish Kryeministri Nano patën këtë studim të plotë e të hollësishëm të kësaj rruge të realizuar me punë disa vjecare të autorëve të studimit. Por, megjithëse ish kryeministri Fatos Nano nuk përmendi asnjëherë emrin e autorëve të vërtetë të studimit, pasi pas kësaj heshtje fshihen dhe interesa ekonomikë, moralë, profesionalë etj., megjithëse  Qeveria e drejtuar prej Tij i nisi punimet duke u bazuar në këtë studim.
Megjithatë shqiptarët u gëzuan kur ish Kryeministri Fatos Nano, në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2003, shtypi butonin që realizoi harkun elektrik të shpërthimit të parë në segmentin Milot-Rubik. Me këtë akt Nano synonte të merrte lëvdatat dhe meritën për fillimin e punimeve. Por askush nuk mund ta mendonte dhe ta besonte se Qeveria Socialiste kishte vendosur që të shkatërronte hekurudhën Milot-Rrëshen-Klos dhe të varroste përespektivën e lidhjes së Shqipërisë me Ballkanin Qëndror dhe Europën Qëndrore  nëpërmjet Kosovës me dhe nëpërmjet Peshkopisë me Maqedoninë, Bullgarinë e Turqinë me rrugë hekurudhore. Thuhet se ky sabotim i është imponuar nga grekët  qeverisë së drejtuar prej tij pasi ky korridor rrugor me dy llojet e transportit konkuron korridorin X Selanik-Nish-Europa Qëndrore, meqenëse traseja e 25 km hekurudhë është e ndërtuar plotësisht dhe ajo pret ndërtimin e hekurudhës Rrëshen-Prizren për të relizuar lidhjen me Nishin, si nyja kryesore e trasnportit tokësor në Ballkan.
Por rezulton se firma “Infratransprojekt”e ngarkuar nga Qeveria Socialiste për të realizuar  projektin e shkatërrimit te hekurudhës Milot-Rrëshen-Klos ka projektuar dhe segmentin rrugor Kalimash-Morin. Me projektin e hartuar nga kjo firmë projektimi dhe të miratuar nga Qeveria Socialiste, Kryeministri Sali Berisha ka vendosur të shpallë tenderin për ndërtimin e kësaj rruge.
Nëpërmjet këtij projekti të hartuar e miratuar nga socialistët  realizohet lidhja e Kukësit me Morinin me rreth 25 km rrugë, ndërsa duke zbatuar projektin nga bregu i liqenit të Hidrocentralit të Fierzës, aty ku austriakët gjatë Luftës së Parë Botërore kanë realizuar lidhje me dekovil, ndërsa disa vjet më vonë me ndihmën e specialistëve italianë është ndërtuar rruga Kukës-Prizren, lidhja realizohet me vetëm 14 km rrugë. Segmenti Kalimash-Morin rezulton se nuk është sabotuar për llogari të grekëve, pasi me prishjen e hekururdhës ata realizojnë objektivat e tyre për një kohë shumë të gjatë. Ky segment sabotohet për llogari të dikujt tjetër.  Me fondet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është ndërtuar aeroporti i Kukësit. Por arabët e Emirateve te Bashkuara kanë llogaritur se ky aeroport nuk mund të shërbejë për qëllime civile, pasi distanca prej rreth 130 km nga Tirana në Kukës, nëse korridori do të realizohet me parametra autostradalë bashkëkohorë, përshkohet në një orë e gjysëm ndërsa me trasport ajror udhëtari duhet të harxhojë më shumë se tre orë.   Jo vetëm aeroportin e Kukësit, por ky korridor për lidhjet me Tiranën  “nxjerr jashtë loje” edhe aeroportin e Prishtinës pasi distanca prej rreth 250 km Tiranë-Prishtinë mund të përshkohet lehtësisht në më pak se tre orë. Ndërsa me avion, përvec cmimit më të lartë, pasigurisë më të madhe të këtij transporti në krahasim me atë tokësor, udhëtari do të humbasë edhe kohë më shumë; 20 minuta për të vajtur nga Tirana në aeroportin “Nënë Tereza”, një orë kontroll e pritje, një orë udhëtim, mbi gjysëm ore kontroll dhe rreth njëzet minuta minuta dalje nga aeroporti në Prishtinë, pra mbi tre orë gjithsejt.
Që kjo punë e ky kontribut i arabëve prej rreth 20 milion dollarësh për ndërtimin e aeroportit  të Kukësit “të mos shkojë pa duk” ish Ministri i Transporteve Spartak Poci dhe Qeveria Socialiste ka miratuar kërkesën e tyre që segemnti Kukës-Morin të zgjatet dy fish ose mbi 12 km për ta kaluar rrugën në afërsi të aeroportit të Kukësit. Të zgjashësh autostradën e përjetëshme mbi 10 për tia afruar një aeroporti është jashtë cdo llogjike njerzore. Edhe projektin e këtij segmenti, ky ish ministër ja ka besuar mikut të tij ing. Faruk Kaba që drejton firmën e përmendur. Këtë vendim të tijin e ka favorizuar edhe fakti se ky  i fundit është i lidhur me disa shoqata arabe-islamike. Sic duket arabët kanë këmbngulur për të devijuar projektin duke e llogaritur rajonin e Kukësit si një bazë të tyre,  pasi kanë mësuar se edhe nën regjimin e egër komunist, në vitet  ‘80-të shekullit të kaluar ish sekretari i parë i partisë komuniste të Kukësit Ali Doci kishte ndaluar me vendim për disa vjet përdorimin e pijeve alkolike në gjithë rrethin, gjë e pëlqyeshme për arabët. Për të kompletuar këtë objektiv arabët, kanë kërkuar miratim për të ndërtuar dhe një xhami të madhe në anë të aeroportit të Kukësit.
Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha i ka shpallur luftë pa kompromis korrupsionit. Dhe rezultatet e kësaj lufte konsekuente janë të dukshme. Pasi u bind për seriozietin e kësaj lufte edhe Bashkimi Europian me datë 12 qershor nënshkroi marrëveshjen e stabilizim-asocimit më Shqipërinë. Por sabotimi që në nisje i korridorit më të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por dhe për rajonin është korrupsioni më i madh dhe dëmi më i madh që mund ti bëjnë shqiptarët vehtes në jetën e tyre. Prandaj parandalimi nga Qeveria Berisha i shkatërrimit të hekurudhës Milot-Rrëshën-Klos dhe i sabotimit të segmentit Kukës-Morin me zgjatjen prej mbi 12 km duke mos e ndërtuar trasenë në breg të liqenit të hidrocentralit të Fierzës është suksesi më i madh në luftën kundër korrupsionit. Nëse zbaton  projektin e këtyre dy segmenteve të miratuar nga Qeverija Socialiste, Qeveria Berisha punon në fushë të minuar dhe me pasoja të rënda afatgjatë në dëm të Shqipërisë.
Kur një puntori nga Likeni i Kuq i Hasit, që kishte kaluar Drinin e rrëmbyer për të marrë rrogën në ish sharrën Shëmri, i thanë se sot është pushim pasi pesëqind vjetori i vdekjes së Skënderbeu është shpallur nga qeveria festë zyrtare, ai i dëshpruar ishte shprehur:” me dek para 500 vjetësh e me i pa sherrin unë sot”. Edhe ne shqiptarët duhet të bëjmë gjitha përpjekjet dhe të shmangemi sherrit të mongolo-arabëve 600 vjet pas pushtimit prej tyre të trojeve shqiptare e njëqind vjet pas shporrjes nga trojet tona stërgjyshore. Gjithashtu nuk ka pse ta vemë këtë koridor në shërbim vetëm të interesave të fqinjëve jugorë me të cilët për këtë problem nuk kemi interesa të përbashkët ekonomikë. Për emrin nuk është problem pasi kjo rrugë është pagëzuar një herë nga historia me emrin “Rruga e Oroshit” dhe dy pagëzime janë të papranueshme, prandaj kthimi i emrit historik e të vërtetë “Rruga e Oroshit”  është problem që pret.

Tiranë, më 19.06.2006                          Simon LALA

 

 

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net