Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
Lajmërime të ndryshme Për anëtarët

Ju jeni: Hisku me albumin e pare "Kthimet"

TEMAT

 7 vjet Nato ne Kosove

 Dielli s'mbulohet me shoshe

  Diaspora te drejtohet nga vlerat

  Nostalgji bashkekohore

  Armiku i Shpifur

  Arabet - Sabotohet rruga Milot -Morine

 Kushtunica mbyll portat e Paqes

 Ne sofren bujare

Te lumte Ndue Ftoni

Hisku me albumin e pare

KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Alidsku me albumin e saj te pare 'Kthimi'
Paris:

Alida Hisku me albumin e saj te pare 'Kthimi'
Paris:

"Jam vertet e emocionuar, rikthimin tim para artedashesve me kete album ja dedikoj familjes time,burrit  Thomas dhe femije te mije te dashur,Aldi,Albin dhe Alina.ky eshte albumi i pare 'KTHIMI'."

Shprehet pikerisht keshtu kengetarja energjike dhe ekspresive Alida Hisku. Larguar nga skenat shqiptare dhe artedashesit qe prej 24-vjetesh per motiva qe tashme njihen dhe qe disa here artisja ka folur ne intervista te ndryshme.Alida ne gjithe keto vite pothuajse ka ndryshuar fare pak nga ajo 'adoleshentja' qe publiku dhe dashamiresit e saj e kane njohur. Shpirti i saj i lire,talenti dhe pasioni per kengen edhe pse larg skenave asnjehere nuk e kane abandonuar.Ne zerin e saj ndihet perseri edhe pse permes emocioneve ai tonalitet dhe embelsi tingulli.

Alida ka debutuar qe ne moshe te vogel si fituese ne aktivitete te ndryshme te Festivalit te femijeve Shkoder, ku ka qene disa here edhe fituese, dhe per here te pare ne skenen e festivalit te 9-RTSH, pa mbushur ende 13 vjec paraqitet me nje kenge te A.Krajkes Portret Heroine'. Menjehere dallon per talentin e saj dhe shume shpejt do te dominoj skenat e festivalit.Ne festivalin e 10-RTV me kengen "Shqiperia pershendet",eshte nje nga kengetaret me te preferuara,dhe qe me pas shume  kompozitore  do ti dhurojne kenget e tyre.Arrin menjehere suksesin e saj ne festivalin e 13-RTSH me kengen "Vajzat e fshatit tim" te kompozitorit E.Shengjergji dhe poeteshes ZH.Jorganxhi ku ze vendin e
pare, nje kenge jo vetem shume e arritur prej saj por me kohe do te behet edhe nje lajmotiv shume i populluar per rinine e asaj kohe. Suksese te njepasnjeshme do ta shoqerojne ne festivale te tjere e anketa te  ndryshme muzikore,me kenge nga poete dhe kompozitore nga me te degjuarit, Xh.Spahiu,A.Krajka,L.Disdari,A.Mula etj.E dashuruar pas kenges ajo provon talentin e saj ne zhanere te ndryshem dhe spikaste per interpretimet e saj.Nje momentet teper i vecante per karieren e saj si kengetare eshte
pikerisht nje dublim me te madhen Vace Zela ne kengen "Portret Heroine" ne te cilen ajo konfirmon edhe njehere vokalitetin dhe ndjenjen e bukur ne kenge. Kjo mbetet po kaq e vecante edhe per faktin qe miti i kenges Vace Zela ishte dhe ka mbetur i tille per artisten Alida,eshte pikerit Vace qe i shtrengon doren per here te pare ne perzgjedhet e festivalit ku Alida eshte debutuese.

E detyruar te kendonte brenda kornizave te nje sistemi diktues, ajo nuk gjente vetveten, keshtu qe ne momentet e saj jashte skenes ajo mundohej te jepte ate realitet dhe pakenaqesi te kohes nepermjet shkrimeve te krijimeve te saj ne nje ditar.Pjeseza te jetes qe shoqeronin temperamentin dhe karakterin e forte te kesaj kengetareje e qe shume
shpejt do te beheshin motiv i nje jete plot veshtiresi ne jeten private dhe professionale te Alides.

Shume vite me vone do te largohet nga Shqiperia duke u vendosur ne Gjermani e rrethuar nga dashuria dhe adhurimi i familjareve te saj. Nje jete e gjate larg skenes e mbushur dhe ngarkuar me shume hidherime, gezime, por me nje deshire te forte e te zjarrte per kengen qe i kalon keta kufij dhe ben qe sot ne distance me vite gjithka e akumualur te paraqitet nepermjet kengeve ne albumin e saj te pare dhe shpresojme te jete vetem fillimi.

Alida - ju sapo mbaruat ne sallen e incizimit albumin tuaj te pare "Kthimi". Pse pikerisht ne Paris dhe si ju lindi ideja?

Prej shume kohesh mendoja te beje dicka te vecante ne jeten time,dhe aq me teper per kengen dhe profesionin tim te lene paksa ne harrese.Parisi eshte nje kryeqytet i Europes,nje enderr per te gjithe te jetojne e punojne ose edhe te admirojne bukurine e tij.Per mua ishte nje rastesi me fat e cila me dha mundesine te njihesha me nje grup te rinjsh te cilet krijonin te interpretonin muzike te sukseshme.Njeri prej tyre ishte shqitare dhe kjo e beri akoma me te lehte bashkepunimin tone ne kete album.Pra ne projektet e mia ishte deshira e krijimit te nje albumi keshtu qe ishte nje moment i favorshem ne nje bashkepunim tonin.Nje kohe e gjate gati 10 mujore gjate te ciles kemi punuar per realizimin e ketij albumi dhe mendoj se kemi arritur dicka te bukur dhe positive.

I riktheheni publikut dhe skenes pas nje kohe te gjate me teper se 24-vjecare.Pse nje mungese e tille?

Une do te thoja qe 24 vjet nuk eshte nje kohe,por nje jete e gjate qe perfshin brenda saj shume momente nga me te vecantat e tyre.Nje jete e cila ne pjesen me te madhe te saj me ka perfshire ne jeten familiare.Por kenga qe ka qene gjithmone brenda meje, asnjehere nuk me ka lene te qete,me ka ngacmuar dhe ka pritur gjithmone momentin me te pare per te dale jashte 'ndrydhjes dhe vullnetit' tim per ta paraqitur ate.Eshte pra, kjo ndjenje muzikore,qe  rjedh gjithmone  ne damaret e trupit tim dhe qe beri te mundur hedhjen e hapit te pare per krijimin e ketij albumi.Pra nuk kisha rruge tjeter,duhej patjeter te ktheheshe tek vetvetja Dhe koha erdhi pikerisht tani mbas 24 vjetesh.

  Pse pikerisht nje titull i tille i albumit tuaj "KTHIMI"?

Largimi nga skena per nje kohe te gjate ka krijuar opinionet dhe vleresimet e veta nga publiku shqiptare.Per shume artedashes sot kengetarja Alida Hisku nuk njihet e ndersa per shume te tjere eshte pikerisht nje kthim.Nga perplasjet e kesaj jete,si shume te tjere edhe une, jam e ngarkuar me  ide e frymezime muzikore te cilat do mundohem ti hedh neper notot muzikore te albumeve.Ky album(CD) eshte i pari dhe mendova qe nje titull i tille do te ishte me i afert ne jeten qe me ka shoqeruar dhe daljen tim para publikut, pra, quhet "Kthimi"qe nenkuptohet njekohesisht edhe fillimi mendoj i shume albumeve te tjere.

A mund te thoni dicka me teper reth ketij albumi?

Patjeter. Ky Album perfshin nje numer prej 10 kengesh,ku pervec tyre edhe dy 'tituj' muzikore ne fillim dhe ne fund te tij,  pra gjithsej 12 kompozime te reja. Pothuajse i gjithe Albumi eshte i bazuar ne vijen muzikore te viteve 80-te natyrisht keto te gershetuara  me nota muzikore te viteve ne vazhdim.Temat po ashtu jane nga me te ndryshmet dhe aktualet, sikunder nje pjese e tyre edhe nga jeta e Alides. Mund te
permend se vec kenges te mbrekullueshme "Kthimi" aktuale jane edhe kenget "Djalli i Bardhe",nje dialog nene-djale, drama e nje te riu ne prag te vdekjes dhe lutjet e tij drejtuar nenes se dashur, apo kenga " Plazhi i arte"qe mendoj cdo kush do ta kendoje sa po ta degjoje, nje nje refren te stines etj.

I gjithe Albumi i kengeve mendoj se do te perceptohet menjehere nga degjuesi.Per tu permendur ne kete Album eshte qartesia e teksteve te kenduara te shkuara me nje ndjenje te parriteshme nga poetja veterane Zhuliana Jorganxhi.Se bashku na lidhi perseri ajo deshire e vjeter qe nuk mundem ta perfundonim,qe deri ne fund t'i kendonim jetes dhe
popullit tone.Ajo, si gjithnje, me mjeshterine e saj krijuese te emocionon permes vargjeve te mbrekullueshem..Kur e falenderova per tekstetajo mu pergjigj se: - 'Ishte muzika e juaj qe me frymezoj dhe me dha forca te reja per te shkruajtur keto tekste, me kete muzike te vijne tekste shume lehte qe ti shkruash.'

Megjithate fjalen e fundit e ka degjuesi i yne i mrekullueshem, ai di te vleresoj si gjithmone.

Si po e perjetoni kete dhurate per publikun dhe a mendoni qe do t'ju mirepres?

Cdo njeri prej nesh ndjen nje ndjenje emocioni kur i dhuron tjetrit dicka te gezueshme, keshtu jane edhe artistet e vertete kur kete gje e japin me zemer dhe shpirt. Mendime te ndryshme te perziera me nostalgji e emocion pershkrojne qenien time kohet e fundit, dhe si gjithmone, pyetja, do te mirepresi spektatori?

Une jam munduar te mbetem ne kenge e ne shpirt ajo Alida e dikurshme,me dashurine per kenget dhe kenaqesine e pafundme qe te jep spektatori ne duartrokitje. Ashtu sic une qe nuk e kam harruar publikun tim,mendoj dhe shpresoj qe edhe ky publik i  mrekullueshem nuk e harron lehte bijen e saj, qe ne moshen e saj te re ja rrembyen nga gjiri per t'ja sygjenosur ne sketere. Megjithate 'Nje shprese e kam' keshtu titullohet edhe nje nga kenget ne CD e cila eshe nje nga motivet e mia qe me ka shoqeruat gjithe kohes, shpresa dhe pasioni.

Ju keni qene dhe jeni nje nga adhrueset e te madhes Vace Zela. A keni patur rastin te frekuentoheni gjate ketyre viteve?

Fati e ka sjelle qe te jemi disi afer ne kufij shtetesh me njera tjetren dhe te komunikojme. Padyshim qe mbetet nje nga mitet me te medhaja te skenes dhe kenges jo vetem per mua por edhe per gjithe artedashesit shqiptare.Per mua qe kenaqesi te mund ti tregoja e degjonte kete album timin te pare.Me falenderoi pasi e degjoi duke me thene fjalet: - 'mbas 20 vjetesh me solle perseri ne shpirt dhe zemer  ate muzike qe vjen era
Shqiperi. Shume kendojne sot per vehte,por ti kendon per  Shqiperine dhe me mbushen syte me lot'- per mua keto fjale te Vaces tone te madhe me ngjallen nje emocion dhe kenaqesi te papare. Sot ne muziken shqiptare ka shume pak identitet, dhe une jam munduar qe te jem ne kete album sa me afer muzikes originale shqiptare dhe tradites se kenges tone.

Meqe ra fjala, si mendoni  ne lidhje me muziken qe ka sot ne Shqiperi dhe hapsirat e saj?

Per muziken shqipetare sot do te thoshja qe ka avancuar jashte mase, bile aq shume sa nganje here me duket e ekzagjeruar.Te gjithe e dine se muzika nuk ka kufi,por te gjithe e dime se muzika ka taban se pa te fluturon e humbet shpejt.Muzike do te thote krijim e jo kopjim per ti shurdhuar veshet e degjuesve.Mendoj se jo vetem ne muzike kopjohet keq, por edhe ne dege te tjera te kultures.Po le t'ja lejme te tjerve me profesionist te merren me kete.
Une do te thoja qe per momentin publikut tone po i prishet shija e vertete per muziken  nga servirja asaj disi banale qe aktualisht dominon ne te gjitha zhaneret.Sot gjithkush ben muzike edhe pa qene muzikant fare. Ja pra, keto "gjithkushi"e ka kthyer muziken dhe kulturen ne nje tregeti biznesi te madh.Dhe me e keqja eshte qe muzika e vertete vleresohet nga 'bosat' e ketyre biznesmeneve te firmave duke e pare ate si nje placke tregu.
Kjo eshte per mendimin tim per te ardhur keq... 

Ju keni ne familjen tuaj nje djale qe po mbaron per piano dhe vajzen tuaj e cila sic duhet po ju ndjek ne hapat e kenges. A ju ka mbeshtetur familja juaj ne kete album dhe pasionin tuaj?
Familjen dhe te tre femijet e mi jam munduar ti ushqej gjithmone me ndjenjen e dashurise per Shqiperise dhe ate te muzikes shqiptare.Mbas shume veshtiresive si cdo shqiptare ne emigracion jam e kenaqur qe femijet kane marre nje rruge te drejte e pa probleme.Me djalin e madh (Aldi) nuk pata shume kohe per tu marre me te. Por me vone me njohjen e burrit tim (Thomas)mu lehtesua pak jeta dhe ju kushtova me shume argetimeve me femijet.Djali i dyte (Albin) nje natyre e shkathet e shume i talentuar me pak pune arriti te mesoj pianon dhe te kompozoje edhe kengen shqiptare. Vajza (Alina) eshte nje kopje e imja kur kam qene e vogel, me te gjitha te dhenat muzikore. Per mua mbeten mbeshtetja baze ne cdo hap te jetes time.Sigurisht pa mbeshtetjen e tyre nuk do te ishte i mundur edhe realizimi i ketij albumi. Ata jane forca dhe gjeja me e cmuar e jetes time.

Shume deshira dhe pasione te lena me gjysem. cilat jane disa nga projekteve tuaja ne te ardhmen?

Ashtu si dhe populli im,mbetem e thjeshte ne ambicjet dhe deshirat e mia.Ajo i perkasin te gjitha kenges dhe deshires per te mos u shkeputur me prej saj.Une rrjedh nga nje familje e mesme tiranase ku nena ka punuar ne Teatrin e Operas dhe Baletit(koriste),dhe gjithe femijrine time para shkollore e kam kaluar neper skenat e ketij teatri,ku nena na
merte gjithmon me vehte.Keshtu qe per mua ne ate kohe arti i te kenduarit dhe skena ishin gjithcka.Edhe pse me mbarimin e gjimnazit (Liceun Artistike) kam punuar ne shtypshkonje me babain tim duke mare edhe zanatin e tipografit, cdo moment i lire imi ishte ne ansamble te ndryshme dhe grupe muzikore,te cilat me kohen nuk munda ti coj edhe me tej.

Skenes nuk mundja ti ndahesha per asnje moment pasi u rrita bashke me te, por jeta shpeshhere na ve para situatave te tilla, prej te cilave ti duhet ti nenshtrohesh dhe te ndjeksh udhen e fatit.Dhe une atehere isha vetem "24 vjec.Pas nje jete pothuajse me kembe te prera dhe pa afat ne vazhdushmerine e saj,sot mund te them se jam gati per te cuar me tej disa nga idete e mia dhe projektet.Po e filloj me kete album e me pas me
projekte te tjera,pse jo bashkepunime edhe me autore dhe artiste te kohes time te shume viteve me pare.

Ne ju urojme suksese ne kete paraqitje tuajen par spektatorit shqiptare,dhe a mendoni se do te kete vend pe nje presantim te ketij albumi edhe jashte teritoreve te saj?

Une jam munduar qe me punen dhe angazhimin tim te coj deri ne fund premtimin para publikut tim dhe te mud t'a kenaq ate,eshte ai pastaj qe do te vleresoje, te ngjis dy pjeset e jetes sime ne nje te tere per te mos u dukur me ajo carrje e tmersme.midis meje dhe kenges, publikut shqiptare dhe atij jashte Shqiperise qe padyshim mendoj do te me ndjeke
ne performancat e mia apo ne koncertet ne vende te ndryshme.

Kenge dhe Cmimet

1970,  Festivali i 9-te RTV, "Portret Heroine" (A.Krajka),Cmimin e dyte.
1971,  Festivali  10-te RTV, "Shqiperia pershendet"(F.Deda)
1973,  Festivali  12-te RTV, "Si agim i kuq"(J.Minga,N.Lera),Cmimi i dyte.
1974,  Festivali  13-te RTV, "Vajzat e fshatit tim"(E.Shengjergji,Zh.jorganxhi),Cmimin e pare.
"Neper ditet  tona"(K.Gjinit) 1975,  Festivali  14-te RTV, "Buka e duarve  tona" (K.Laro,Xh.Spahiut),Cmimin e Pare.
"Dasem ne fshat" (A.Xhunga,I.Kadarese) 1976,  Festivali  15-te  RTV, "Kenget e rinise" dhe "Bisedon nje popull"(A.Krajka,LDisdari)
1977,  Festivali  16-te  RTV, "Kasollja e Galigatit" dhe  "Ti qe ke ne
sy  lirine"(P.Gaci),Cmimi i dyte.

1979,  Festivali  18-te  RTV, "Nentori i Lirise"(L.Disdari,K.Petriti))Cmimin e dyte.
1980,  Festivali  19-te  RTV,  "Njerezit e Agimeve"(K.Laro,Xh.Spahiu)Cmimin e dyte.
1981,  Festivali  20-te  RTV,  "Me kujton ti ato vite" (H.Milloshi, A.Mula) etj.

 Arta Mezini, Paris, Korrik "2006"

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net