Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net

TITUJT E GAZETËS

  Faqe Kryesore

  Editorial-M. Graf

 Apel politikës

  Problemore-autostrada

 Veprimtari artistike

  Politikë

  Ekonomi

  Personazh-Mark Tirta

  Kronika

 Aktuale

  Ekskluzive

  Biznes

  Kritikë-botime

 

 

 

 

 

  

  Faqe Kryesore


KËRKIM

 

 

Franz Winsauer i jepet titulli qytetar nderi në Rrëshen

RRËSHEN. Këshilli i bashkisë Rrëshen ka nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi të Bashkisë Rrëshen“ famullitarin austriak Franz Winsauer, i cili ka një veprimtari humanitare prej më se 10 vitesh në vendin tonë dhe sidomos në Mirditë. Kontributi i tij shtrihet që ka rrjeti i shërbimeve arsimore, shëndetësore, sociale e deri tek ndihma për njerëz e familje në nevojë dhe sidomos për të sëmurë. Nga ana tjetër ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e kulturës përmes ndihmesës në botime të rëndësishme, kurseve të gjuhës së huaj, krijimin e një klime të përshtatshme për intelektualët në promovimin e vlerave të krahinës brenda dhe jashtë vendit. Të gjitha këto merita dhe kontribute i janë përmendur në një takim të organizuar në pallatin e kulturës në Rrëshen nga ana e kryetarit të bashkisë Preng Toma, ndërsa një CV të tij e ka bërë A. Koka. Kanë folur e përshëndetur dhe N.Ruçi për ndihmën në konvikte, Ndue Dedaj për ndihmën dhe bashkëpunimin e me Lidhjen Austri-Shqipëri, Marie Biba, për qendrën „Mirditorja“, e të tjerë, përfaqësues të medias etj. Sipas prononcimit për gazetën Padër Ëinsaiuer, duke marrë emblemën përkatëse, tha se ndihet shumë i emocionuar nga ky vlerësim, dhe se projektet e tij në Mirditë janë për më tej. Unë ndihem pjesë e këtij realiteti dhe dua të ndihmoj për të përmirësuar gjendjen. Në takim ka qenë dhe konsulle e Austrisë në Shqipëri, e cila ka thënë se e njeh krahinën dhe se e vlerëson kontributin e bashkështetasit të saj, po ashtu ishte i pranishëm dhe burri i saj, që është përfaqësues i lartë i OSBE-së në Kroaci. Zef Shtia, kordinator i palës shqiptare, tha se famullitari austriuak, ka plot projekte për të vijuar këtu në Mirditë dhe se ai më madhori është muzeu i rrethit, që do të jetë një objekt multifunksional, i cili kap një vlerë prej 400 milion lekë të reja. M. Ndoja

Kursi i gazetarisë në shkollën e mesme

RRËSHEN. Të bëhesh gazetarë! Një dëshirë e kahershme e njerëzve të veçantë për të qenë lajmëtarët e shpejtë të ndodhive dhe ngjarjeve. Një dëshirë dhe një pasion, që ka brenda grishjen, spontanitetin, tematikën, investigimin, intrigimin, stilin, zhdërvjelltësinë, objektivitetin, qartësinë, shpejtësinë dhe mbi të gjitha një njeri të tonuar në 24 orët e ditë-natës, javës, muajit, vitit dhe vitet. Profesion i lodhshëm, por dhe i bukur. Një pushtet, që ndryshon nga të tjerët, pushtet i sakrificës dhe i përkushtimit, ndershmërisë, humanizmit dhe iluminizmit... Me këtë dëshirë ka dy vite, që një grup të apasionuarish pas këtij profesioni, nxënës të shkollës së mesme të Rrëshenit, vazhdojnë të studiojnë pas orëve të mësimit, edhe për këtë profesion. Iniciuese ka qenë Lidhja Kulturore Austri-Mirditë, nën drejtimin e padër Ëinsauer-it, ndërsa është sistemuar një program praktik nga lektorët, që kanë qenë mësues, gazetarë dhe botues të Mirditës. Tema të tëra teorike janë rrokur që nga thelbi i një lajmi, burimet, zhanret e publicistikës, gazetaria në terren, gazetaria vizive dhe folëse etj. Krahas anëve teorike vend të vecantë në kurset e zhvilluara nga mësuesit Ndue Dedaj, Bardhok Pulaj, Viktor Nikolli, Aleksandër Koka, gazetari Gjergj Marku, Riviera Dedaj etj, kanë zënë praktikat në mënyrën e marrjes së lajmit dhe përcjelljes së tij. Ajo që është me rëndësi të theksohet, lidhet me faktin se vetë ky kurs i fundit, arriti të punojë dhe një gazetë me shkrimet dhe ilustrimet e vetë nxënësve kursantë, një gazetë prej 8 faqesh. Ndërsa nga ana tjetër, pritet të realizohet dhe misioni tjetër i këtij kursi, nxjerrja e fituesve në degën e gazetarisë për ata kursantë që kanë qenë të vitit të katërt, pasi një gjë e tillë ka ndodhur dhe vitin e kaluar, kur fituan të drejtën e studimit të degës gazetari, dy nxënës që ishin dhe pjesëmarrës të rregullt në këto kurse. m. ndoja

Gazeta, një vlerë që nuk duhet të shuhet

Gazeta “Mirdita” thuajse na është bërë e shtëpisë, presim me kënaqësi daljen e çdo numëri të saj, dhe natyrisht, takimin e parë me të e kemi të shpejtë. Kështu më ndodhi dhe me numërin e fundit, kur po kaloja titujt kryesorë, në sy më ra shkrimi-thirrje e botuesit të gazetës z. Marku. Ai e quan atë si letër të hapur, por fare mirë mund të cilësohet si “thirrje e hapur”, “kushtrim i hapur”, për të mos thënë më vonë “një elegji e hapur”. E diskutuam dhe me disa shokë të tjerë, duke e cilësuar këtë gazetë si një vlerë shpirtërore të Mirditës. Në moment kjo fjalë më kujtoj dhe titullin e një libri të At Gjergj Fishtës, ku në vetvete përmbante të gjashtë leksionet e dhëna para intelektualëve korçarë në vitin 1944. Kjo është vlerë, jo thjeshtë e një botuesi apo gazetari, por e Mirditës në përgjithësi, vlerë e brezave që janë e do të vijnë. Atëhere pse duhet të ndërpritet kjo vlerë mbarëmirditore, që të mos kalojë as “filloren”! Unë mendoj se në atë thirje të botuesit nuk është thjeshtë ai, por jemi të gjithë NE Do t'u bëja thirrje të gjitha komunave dhe bashkive të ndihmojnë edhe financiarisht vijimin e botimit të një gazete të tillë tërësisht të pavarur dhe shumë cilësore, që i ka dhënë aq popullaritet vetë Mirditës sonë. Pashk Gjokaza, Rubik

Veprimtari në Verilindje për probleme të sigurisë së fëmijëve

RRËSHEN. Projekti i Edukimit dhe Ndërgjegjësimit në Shkolla për problemet që kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë, i mbështetur nga UNDP dhe SSSR (Projekti i mbështetjes së Reformave në Sektorin e Sigurisë), ka fokusuar në vetvete një sërë veprimtarishë me karakter sensibilizues dhe ndërgjegjësues tek masa e nxënësve, mësuesve, prindërve, dhe të gjithë aktorëve të këtij proçesi. Pas shkollave të Lezhës e të Kurbinit, një aktivitet i tillë masiv u zhvillua dhe në shkollat e Mirditës, ku zunë vend ëorkshop-et, referatet, lekturat dhe mbi të gjitha veprimtaritë praktike. Sipas drejtuesit të zyrës së UNDP në Lezhë Gjok Gjini, i është dhënë rëndësi problemit të sigurisë dhe mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve, duke bashkërenduar me të gjithë faktorët ndikues, shkollat, policinë, komunitetet e ndryshme, pushtetet vendore e të tjerë. Qindra nxënës u mblodhën në Rrëshen dhe në Rubik për të promovuar një sërë aktivitetesh, që kishin të bëjnë me këtë temë, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve mbështetur në shumë konventa që nga Deklarata Universale e OKB-së të vitit 1948 e deri të mëvonshmet, të cilat theksojnë të drejtën e jetës tek fëmijët, lirisë së mendimit, njohjes dhe të edukimit. Në debatet e zhvilluara mësuesit dhe pjesëmarrësit e tjerë u shprehën se edukimi i të drejtave të fëmijëve duhet të zërë më shumë vend në programet shkollore, ashtu si dhe puna në grup, aftësitë zgjedhëse, teknikat e roleve, trajtimi i konflikteve, shtypi dhe media etj. Përmirësimi i kushteve të jetës së fëmijëve në familje, në institucionet publike dhe shoqëri është sfida e përbashkët. Duke ardhur tek problemet reale të zonave rurale në krahinat malore, u tha se në jo pak raste vihet re abandonimi i shkollave nga fëmijët dhe rendja pas familjes për të punuar rrugëve të metropolit a gjetkë duke u ballafaquar jo pak herë në joshjen me krimin, a për të rënë pre e rrjeteve të trafikimit. Edhe për familjen., bashkërendimin e punëve, por dhe mungesën e një vendi pune, kushteve dhe stresit social, pati diskutime të shumta. Një familje e marxhinalizuar dhe një njësi lokale pa kapacitete mbrojtëse, tha lektori Gjon Deda, janë dukshëm mbështetës potentë për të patur më shumë jetë të humbura e të drejta inekzistente të fëmijëve. Veprimtaritë praktike, një ekspozitë prej 100 punimesh në pikturë me më të zgjedhurat e shkollave, imitacione dhe performanca të caktuara në luftën ndaj veseve të shekullit; si droga, alkooli dhe duhani, i dhanë më shumë larmi, natyrshmëri dhe afeksion ndikues gjithë veprimtarisë së këtij projekti ambicioz të UNDP-së dhe zyrave arsimore të zonës. E. Dodaj

Kujtime për shkollën e Prosekut

PROSEK. Fshatarët e Proskut të njohur për zellin eblegtorit, por dhe si zejtarë të punimit të argjilit, të dru e grugdhëndësit, kanë qenë dhe arsimdashës. Fill pas çlirimit të vendit nga poushtuesit nazifashistë, ata iu vunë punës për ngritjen e shkollës fillore, të realizuar në pranverë të vititi 1945. klasa e filliesës së shkollës ishte shtëpia e fshatarit Gjetë Ndue Tresku, dhe si mësues që dha mësim këtu ishte Bibë gjeta. Më pas mësuesi i parë me emërim shttetëror do të ishte Pjetër Toma nga Përlati. Fillimisht mësimet i vazhduan 30 nxnënës, midis tyre Dod Gj. Biba, Nikoll Gj. Deeda, Llesh Buna, Mëhill N. Lleshi, Preng Lleshi, Lek Deda etj. Në vitin 1954-55 kjo shkollë bëhet unike 7 vjeçare, pasi deri atëhere mësimet e unikes vijonin në Përlat. Drejtuesit e parë të kësaj shkolle kjanë qenë Ndue Çupi, Shklëzen Shkreli, Esat Jegeni etj. Shkolla u rrit ndër vite me 300 nxnënës, drejtues më në zë si Zef Macaj, Bardhok bardhoku, Prend Picaku e Ndrecë Dodaj i dhane emër e krijuan traditë në fushën e mësimdhënies, por dhe të artit, duke ngritur një ansambël të qëndrueshëm artistic. Në vitin 1975 hapet shkolla e mesme bujqësore e zeoteknikës pa shkëputje e më pas shkolla e mesme e [përgjithshme e bashkuar. Gjon Lleshaj, ishmësuesi e drejtuesi j arsimit në Mirditë ka dhënë një kontributr të cmuar nbë këtë shkollë. Tani shkolla ka mbi 200 nxnënës e rreth 20 mësues me shkollat vartëse, drejytues është Kol Bardhoku,m që vazhdon në traditën më të mirë të drejtimit të kriujuar ndër vite.Personalisht më ka rënë pak kohë të drejtoj në këtë shkollë, por sigurisht ruaj mbresa emocionuese në tërë karrierën time si mësues e drejtues, ndërkohë që jemi munduar të vëmë një tullë në nngrehinën e dijes së kësaj shkolle, e cila jo vetëm që nuk u shua nga lëvizjat migruese, por ka premise për t'u konsoliduar, pasi prosekasit kanë resurse për të jetuar mnë këtë vend dhe për të arsimuar bijtë e tyre. Urime shkollës, nxnënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle në këtë përvjetor të 60-të të saj! Mark Lazri, ish drejtor i shkollës

Shkolla e Prosekut, prag 60 vjetori

PROSEK. Ka ditë që prosekasit janë përfshirë në një përgatitje të ethshme për 60 vjetorin e shkollës së tyre. “Sponsorizimi” tashmë nuk ka emër të përveçëm, kush e kush mundohet të japë sipas mundësisë së tij, ashtu siç ka dhe nga ata që kanë nxjerrë nga xhepi i tyre dicka më shumë si bij të këtij fshati, Gjon Deda apo Preng Lleshi e bisnesmeni Pjetër Pjetri. Ndërkaq këshilli i qarkut, ka akorduar një fond prej 5 milon lekësh të reja për rikonstruksionin rrënjësor të kësaj shkolle. Edhe këshilli i komunës ka sponsorizuar 230 mijë lekë të reja për mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm. Kur po punohet për një ndryshim cilësor të shkollës, mendja të vete tek statistikat që përcjellin ndër vite ecurinë e saj, në këtë vend ku u dhanë njohuri për mbi 1200 nxënës të ciklit të lartë, nga të cilët 100 shënohen me rezultate të shkëlqyera. Me dhjetra e dhjetra prej tyre vazhduan të studionin në degë të ndryshme si mësuesi, sociologji, kulturë, mjekësi, juridik, ekonomi, agronomi, ushtarake etj, etj. Janë dhe 180 nxënës që mbaruan shkollën pa shkëputje nga puna, pa përmendur dhjetëra të tjerë që mbaruan arsimin profesional të mesëm apo atë të përgjithshëm jashtë saj.. Në këtë kuadër, që kjo festë të jetë sa më përfaqësuese dhe dinjitoze jemi në pritje të kujtimeve dhe hulumtimeve të ndrysnme nga kushdo që ka kaluar në bankat e kësaj shkolle, në mënyrë që të definojmë në një historik të kompletuar për shkollën në këtë 60 vjetor. Ndue Lleshi, mësues në shkollën e Prosekut

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net