Leter E hapur Drejtuar :
Ministrit te Kultures te Republikes se Shqiperise
Bordit Drejtues te Radio Televisionit Shqiptar
Organizatoreve te Festivalit te Kenges
Tema : Heshtja dhe injorimi qe u bëjnë institucionet kulturore shqiptare disa
prej artistëve më të afirmuar, të cilët vazhdojne te tregojne vlerat e tyre dhe te
nderojne kombin tone ne arenen nderkombetare
Te nderuar zoterinj,
Shkaku i revoltes sone, të cilën po e shprehim me anë të kësaj letre te hapur, ka
te beje me nje ngarje teper flagrante siç është refuzimi që i bëhet artistes Alida
Hisku për të marrë pjesë në festivalin e këngës 2006 si edhe në koncertin « Gala», për të cilin i është premtuar më parë. Jemi të mendimit se nuk është aspak e
drejtë, që administratorët apo drejtuesit e institucioneve kulturoro-artistike të vëndit tonë të injorojnë e të pengojnë artistë të tillë, me vlera të pamohueshme e
me dinjitet edhe në skenat ndërkombëtare, artistë që përcjellin emocione në
kujtesën tonë kolektive Si është e mundur të flitet për « rehabilitim » artistik në rastin e Alida Hiskut,
kësaj këngëtareje që dridhte muret e skenave tona dhe depërtonte emocionalisht në
zemrat e gjithësecilit me zërin e saj të bukur e të fuqishëm ? Sot Alida Hisku e
ka kultivuar dhe ngritur edhe më lart artin e interpretimit të këngëve të saj. Ajoështë pjekur edhe më shumë artistikisht e cilësisht dhe paraqitja e saj pas dy
dekadave mungesë në skenën shqiptare do të ishte surpriza dhe dhurata më e bukur
që mund t’i falej publikut dhe telespektatorit shqiptar në prag të vitit 2007.
Të flasësh me termin « rehabilitim » për këtë artiste që këndonte përkrah Vaçe
Zelës që në rininë e saj të hershme, mendojmë se është krim e jo vetëm gabim, pasi
duke shkelur mbi vlerat kombëtare shkelim mbi veten dhe trashëgiminë tonë
kulturore.
Të gjithë ata që e kanë dëgjuar përsëri Alida Hiskun të këndojë në Evropë e të
krahasohet nga publiku i huaj si « rikthimi i Minës në skenë » ; të gjithë ata
spektatorë e telespektatorë shqiptarë që e kanë admiruar dikur artin e saj, do të
kishin nderin ta duartrokiste edhe njëherë e ta mirëprisnin me gëzim në skenat e
teatrove dhe ekranet kombëtare. Alida këndon me zërin e saj melodio e më të fuqishëm se kurrë; Alida është ajo që interpreton me mjeshtëri të lartë profesionale ; Alida është artistja e formuar që di të zgjedhë ato tekste që prekin temat dhe"plagët" më pikante të kohës sonë; Alida di të transmetojë deri në thellësi të shpirtrave tanë emocionet e bukura, që
përcjell vetëm arti i vërtetë! Këto mendime i shprehëm njëzëri kur dëgjuam diskun e saj të fundit. Ne jemi nje grup intelektualësh e njerëzish me pozicione të konsoliduara në
diasporë, qe me përgjegjësi morale kundrejt atdheut tonë, pamvarësisht nga
profesioni që kemi, duam të mbrojmë të drejtat tona, të mbrojmë vlerat e vërteta
të kulturës sonë, të imazhit tonë të vërtetë. Ne jemi kundër aktiviteteve
diletante që mbijnë si këpurdhat pas shiut nëpër Europë e botë, se ato dëmtojnë e
ulin figurën dhe traditën tonë kulturore. Por jemi edhe ata, që në emër të
profesionalizmit e dinjitetit, do të mbrojmë edhe emrat e artistëve tanë të
vërtetë, të cilët shpesh, për qëllime fitimi, zëvëndësohen nga diletantë kabareje
që dinë të bëjnë figurën e prostitutave në skenat ndërkombëtare.
Te nderuar Zoterinj,
Ju lutemi, mos i lexoni këto rradhë si mesazhe armiqësore, por si fjalë
vëllazërore që ju a dërgojmë me mall e dhimsuri përtej kufjve të atdheut. Riktheni
edhe njëherë te populli dhe tek skenat e ekranet kombëtare artistët e vërtetë,
thesarin dhe vlerat e konsoliduara të muzikes shqiptare. Përpiquni të eliminoni
diletantizmat dhe tekstet banale që e kanë mbërthyer këtë zhanër muzikor si
metastazat e kancerit. Ju lutem, mirëpriteni edhe njëherë midis jush, me dinjitetin që meriton, artisten
e shquar Alida Hisku!
Me respek
“Albanian World Artist” Forumi i gruas shqiptare në diasporë “Teutatshqiptarenebote” 17-Dhjetor-06
|