Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Republika e Mirditës

TEMAT

 Terrorizmi rrezik aktual  

 Shqipëria një euro !

 Kush e vrau Hajdarin ? 

 Tadea 

 Republika e Mirdites

  

  

  

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

SHEFKI OLLOMANI - POET, PUBLICIST DHE ATDHETAR

nga Hysen Ibrahimi, politolog,

Suedi-Förslöv, 15-04-2008

 

KRIJIMTARIA POETIKE  E  Z. SHEFKI OLLOMANI

kopertina shefki

Krijimtaria dhe veprimtaria e z. Shefki Ollomani, tani më ka lënë gjurmët e saj në krijimtarinë e tij poetike, publicistike dhe atdhetare.

Në fushën poetike, z. Ollomani, del me librin e tij me poezi të zgjedhura 1995-2000, libër ky  i  titulluar -    ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”.

Vet titullimi ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, nga autori Ollomani,  lë të  kuptojë prirjen e poetit  në  ndërtimin e fushës poetike dhe atdhetare, me motive dhe ide, të cilat nuk mund të mohohen nga intelekti i dijes poetike e Kombëtare.

Gjatë leximit të këtij libri, me poezi të zgjedhura nga poeti Ollomani, do të vërejmë se në krijimtarinë e tij (i referohemi librit në fjalë) ka preokupime të natyrës patriotike e Kombëtare, e  që janë tejet frymëzuese për lexuesin dhe kanë vlerë artistike e poetike.

Të gjitha këto preokupime të çështjes Kombëtare, duke ju përshtatur ngjarjeve aktuale të kohës, arrinë mjaft suksesshëm t’i paraqet përmes poezisë, ndonëse ka një stil të veçantë nga krijuesit e tjerë, që ai në poezinë e vet fut edhe paknaqësitë aktuale të  kohës, si një kritik i rrept, duke i bërë roje çështjes  madhore Kombëtare. Ngjarjet e lëvizjeve Kombëtare,  prekin thellë shpirtin e poetit Ollomani, e  frymëzojnë për të  krijuar dhe për t’u ballafaquar me realitetin herë  të dhimbshëm  e  herë të arsyeshëm, por rrallë, shumë rrallë, të arritshëm.

Libri i poetit Ollomani ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, evidenton dëshmitë e gjalla në botën e ngjarjeve të kohës, e që poeti tregon një  prirje vërtetë krijuese, tejet kuptimore me një përjetim të thellë shpirtëror,  që bëjnë me dije faktorin intelektual e politik Shqiptar,  se  jeni në  përcjellje të çdo ”veprimi” të punës suaj, rreth çështjes Kombëtare.

Në poezinë   “JAM…”, poeti Ollomani, bën një  prezentim, një hyrje modeste,  por domethënëse  dhe tejet kuptimor. Ai shkruan:

                    JAM

Jam  njeri dhe shqiptar,
          Jetoj me nderë, jam krenar.

Jo rastësisht poeti cekë,  ”Jam  njeri dhe shqiptar”, ”Jetoj me nderë, jam krenar”. Kjo për lexuesin tingëllon për të  ndikuar në  natyrën e qenies individuale, për të menduar secili për veten e tij, se çfar është, çfar jete e jeton, çfar kreanrie ka ?! Poeti vazhdon më tutje:
 
          Jam poet dhe pishtar,
          Shkruaj me  mall, digjem si zjarr.

          Jam patriot dhe luftëtar,
          Atdheun me zemër, lirinë në ballë.

          Jam flakadan  dhe zemërluan,
          Përmes errësirës me  penë e  jatagan.

Poezia e cituar në  tërësi (gjë që nuk praktikohet gjatë vlerësimeve poetike), ka një mesazh për  njerëzit, për botën e njeriut të  sotëm, që t’i  këthehet pasqyrimit individual duke u nisur nga vetja, e më pastaj të  krijohen hapësirat reale të veprimit të mëtutjeshëm. Bie në sy formulimi i kësaj poezie : ”Jam poet dhe pishtar”, ”Shkruaj me  mall digjem si zjarr”, ide sygjeruese,  që realizon idenë : ”Jam patriot dhe luftëtar”, ”Atdheun me zemër, lirinë në ballë”, ”Jam flakadan  dhe zemërluan”,”Përmes errësirës me  penë e  jatagan”. Kjo poezi e poetit Ollomani,  nuk është e krijuar e  përjetimeve të poetit, por është një ”Himn”, i librit
”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, e poetit Shefki Ollomani. 

Të analizojmë poezinë e poetit në fjalë -  ”MOS E LENI…”!

                    MOS E LENI…!

          Mos e leni idealin të vyshket!
          Mos e leni pushkën të ndryshket!
          Mos e  leni plisin të përlyhet!
          Mos e  leni fytyrën të  nxihet!

Titullimi i kësaj poezie  ”MOS E LENI…”, nga poeti Ollomani, është titullim i motivuar poetik dhe paraqet frymën origjinale të  përjetimit të autorit, që presupozon mundësinë e ”lënies”  të idealit, të pushkës,  përlyerjen e plisit dhe fytyrën e  nxirë po qe se largohemi dhe e lëmë rrugën drejtë arritjeve dhe synimeve Kombëtare për  Liri dhe Pavarësi. Këtu hetohet një prirje e poetit në formulimin poetik. Prek  ngadalë, por me kujdes, ngacmon ndjenjën e  lexuesit  duke provokuar shpirtin kombëtar, në  zgjimin nga një amulli e  mundshme, sipas poezisë ”MOS E LENI…”.

Në strofën e pestë të   kësaj poezie,  autori shkruan:

          Mos e leni shpreën të shuhet!
          Mos e leni besën të zhduket!
          Mos e leni krenarinë të  kërruset!
          Mos e leni zjarrin të fiket!
                  
Kjo vjershë e ndërtuar si një  ”apel”,  që thërret të  mos  e leni, lidhet gjithnjë me titullin e kesaj poezie ”MOS E LENI…”, që në vetvete ka një pastërti poetike me mesazh për ardhmërinë.  Shtrohet pyetja,  pse poeti e lidhë tërë poezinë me ”Mos e leni”? Pse nuk e  ka titulluar me një  tekst tjetër?! Nuk e ka titulluar sepse poezia kishte me marrë një kuptim krejtë tjetër në krahasim me këtë  që tani është e formuluar. Poezia e  poetit Ollomani manifeston një  protestë në brendësi, artikullon frikën e rënies morale e njerëzore të  mundshme drejtë rrugës  për Liri.  Kështu që  për ta mbajtur moralin Kombëtar, autori e piketon me idenë e të formuluarit  të kësaj poezie.

Lexojmë me vëmendje:  ”Mos e leni shpreëen të shuhet”, ”Mos e leni besën të zhduket”, ”Mos e leni krenarinë të  kërruset”, ”Mos e leni zjarrin të fiket”!

Poeti Ollomani prekë ndjenjën kur thotë:  ”Mos e leni shpreëen të shuhet”!  Pse pikërisht potencon ”shpresën”!? Sepse besimi i krijuar për arritjen  e qëllimit dhe synimeve tona Kombëtare, dhe kur krijohet një ndjenjë shpirtërore në  arritjen e kapshme, vetvetiu krijohet “shpresa”, optimizmi real. 

Poeti njeh mirë mundësinë e arritjeve të veçanta, prandaj ai fut në strofë kur thotë: “Mos e leni besën të zhduket”!  Çfar lidhshmërie të vargjeve bënë poeti Ollomani, nga “shpresa” del menjëherë  tek “besa”? Çfar don të thot poeti me vargun e  krijuar të poezisë “mos e  leni besën të  zhduket”? Sigurisht, se poeti ka njohuri të  thella në krijimin e letërsisë poetike  dhe kap fjalët më me ndikim sikurse tani kur e  kemi fjalën për “besën”. Fjala “besë”, tek populli Shqiptar, është fajlë me peshë të madhe, që zoton veprimin e përbashkët për një qëllim të caktuar, fjalë që lidhet ngushtë për të  përkrahur deri në arritjen e synimit, fjalë që për asnjë  moment nuk guxon të prish marrëveshjen pavarësisht  sfidave…..!

Ose poeti  kur thotë, po e citojmë : “Mos e leni krenarinë të  kërruset”!,  “Mos e leni zjarrin të fiket”!  Edhe “krenaria” ka sombolikën e vet, por gjithësesi është prekëse dhe emocionale vargu i poezisë :“Mos e leni zjarrin të fiket”!  Fikja e zjarrit në votër,  simbolizon idenë e mbarimit të asaj familje, që vdesin të gjithë burrat, e që mbesin pa djal. Fiket familja, fiket fisi, fiket trashëgimia Kombëtare…..etj

Poeti Shefki Ollomani, me mjaft aftësi poetike, arrinë shumë lartë të  prekë opinionin, duke krijuar ndjenjën e përjetimit. Orientimi i poetit Ollomani, ka për synim,  që tragjika e  krijuar, të mos mbetet brenda përbrenda  kufijëve të caktuar. Ngjarjet, poetin e detyrojnë të merret me mesazhe.

Në strofën e parafundit dhe të fundit të poezisë ”MOS E LENI…”,  shkruan :

 

          Mos e leni betimin pa realizuar!
          Mos e  leni lirinë pa fituar!
          Mos e leni atdheun pa çliruar!
          Mos  e leni Shqipërinë pa bashkuar!

          Mos e leni as sot, as mot!
Mos e leni atdheun pa zot!
          Mos e  leni mos,  mos, mos!
          Mos  e leni armiku t’ju sos!     

Në  të dyja strofat, shihet se poeti Ollomani, nuk ka probleme të të formuluarit në fjalë të reja shprehëse poetike.  Ka shtrirje të gjërë dhe secila fjalë ka kuptimin e vet, që  lidhet ngushtë me titullimin e  poezisë. Edhe në këto dy strofa në vargjet e poezisë ”MOS E LENI…”, inkuadron shprehje  me ndikim që e prekin jetën konkrete të ngjarjeve. Lexo me vëmendje,

„Mos e leni betimin pa realizuar“, kështu që  poezia arrinë formën e përpjekjeve të poetit - Betimin! Çfar don të thotë poeti Ollomani,  kur shkruan : Mos e leni betimin pa realizuar !

E dinë  ai se  është dhënë ”betimi”? Pa tjetër se  po. Shihet se poeti është i implikuar në mënyrë direkte apo inderekte me ngjarjet. Apo është një njohës i mirë i rrethanave krijuese, prandaj, ai potencon ”betimin”, si një fjalë me  peshë të njejtë që  e  cekëm te fjala ”besë”. Betimi,  është një premtim, që lidhet shumë ngushtë për kryerjen e një pune deri në mbarim. Për të mos e lënë punën pa  kryer, duhet të betohet njeriuBetimi, bëhet solemn dhe krejtë hapur për  të kryer një detyrë,  ose për të luftuar në  përputhje me kërkesat Kombëtare.

                   *     *     *

Poeti Shefki Ollomani, aplikon një rregullativ të ndërtimit të poezisë, e  cila kryesisht shtrihet mbi rrafshin Kombëtar,  së paku kjo qëndron në këtë libër ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, duke dëshmuar një  prirje poetike.

Poeti i përkushtohet edhe fatit jetësor personal, sikurse në poezinë e shkruar gjatë këthimit të tij në vendëlindje pas 13 vitesh në Tuhin, në vitin 1995, të cilën poezi e  titullon  :
”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”!

O Zot i bekuar, jemi vetëm ne shqiptarët, që përjetojmë drama të  tilla?! Kjo poezi, pa tjetër se krijon emocione rrënqethëse, edhe tek lexuesit që lexojnë me një vëmendje të  përkushtuar, do të vërejnë se kjo poezi ka vlerën e kirijmtarisë, e ndërtuar mbi mallin e 13 viteve të  mërguara, që u ndalua nga një  pushtet barbarë, për vizitë vendit të vet, vendëlindjes. Poezia e  poetit Ollomani, kryesisht prekë tri fjalë kryesore në të tri strofat e që fillon me: ”Ecë”,  ”Ulem” dhe ”Endem”.

Pa tjetër se kjo  poezi, është njëra ndër  poezitë më prekëse, që lidhë kryesisht problematikën që është krijuar nga barbarët sllavo/maqedonas.
Po e marrim strofën e  parë të poezisë :

MBI TROJET TUA – ILIRIDË!
              (Në vendlindje, pas 13 vitesh)
              
          Ecë  mbi tokën tënde të bekuar,
          Ecë  mbi malet e gjelbëruar,
          Ecë mbi lëndinat e tua të bukura,
Ecë mbi fushat me  lule  e flutura,
          Ecë mbi trojet tua – Iliridë,
Dhe zemra e sytë  më mbushen dritë,

Çka mund t’i shtohet tjetër kësaj strofe?! Asgjë.  Përveç përshkrimit në vargje të kësaj tragjedie, kjo me aftësinë e krijimit të poetit Ollomani, poezia vetvetiu shëndrrohet në dramë të  llahtarshme. Pas 13 viteve poeti me këmbët e tij, ecë nëpër tokën e vet të bekuar, ecë mbi truallin e vet etnik. Brenda përbrenda poezisë ”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”, krijohet përshtypja e mundësisë së një  paraqitje para syve,  duke ecur poeti mbi tokën  e bekuar të  stërgjyshërve të tij, mbi malet e gjelbëruara, të bekuara, me lule e flutura, mbi truallin – ILIRIDË, dhe te zemra dhe sytë e poetit vjen drita! Këtu poeti  arrinë aq lart, sa që kësaj poezie ja jep shpirtin, e ”shpirtëzon”, e ngjallë duke dëshmuar se është një  poet  i veçantë, me  prirje poetike.  Këtu në këtë poezi shohim se,  poeti gjatë ndërtimit të poezisë ”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”,  arrinë që të shprehë  në vetvete : ”Ecë  mbi tokën tënde të bekuar”, ecje me bekimin e Zotit që e ka bekuar këtë tokë ILIRE,Ecë  mbi malet e gjelbëruara”, ”Ecë mbi lëndinat e tua të bukura”, ”Ecë mbi fushat me  lule  e flutura”, ”Ecë mbi trojet tua – Iliridë”,”Dhe zemra e sytë  më mbushen dritë”.

Vallë, pse poeti e cekë  në vargun e fundit ”Dhe zemra e sytë  më mbushen dritë”, çfar don të thotë me këtë poeti Ollomani? A thua se periudhën kohore 13  vjeçare, poeti e konsideron një terr pa  dritë?! Pa tjetër se  po. Duke i munguar vendëlindja, poetit i ka munguar edhe drita e syve, dritë e  cila lëshon rrezet e energjisë atdhetare,  që  vijnë nga dielli i bekuar.  Dritë që poeti e  vlerëson si një rrezatim, si një shkëlqim që ia ka ndriçuar edhe syrin edhe zemrën me t’u kthyerAtdhe.

Në strofën e dytë poeti vazhdon me të  njejtin përjetim  dhe ”shpirtëzim”poetik, duke ndryshuar në formulim dhe shprehje të tjera poetike. E lexojmë strofën e dytë të poezisë
”MBI TROJET TUA – ILIRIDË :

          Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara,
          Ulem mbi  gurët  e kalave të lartësuara,
Ulem mbi bregoret në formë  plisi,
Ulem pranë varreve të  t’im fisi,
Ulem pranë votrës me  oxhak,
Ulem  pranë kullës me bajrak,
Ulem e  përkulem para teje -  Iliridë,
Dhe zemra e sytë më  mbushen dritë.

Poeti Ollomani, nuk fshehë aspak mallëngjimin në  këtë poezi, përkundrazi shprehë hapur brengën e mallit për  vendin e  lindjes, për livadhet,  për  gurët  e kalave të lartësuara...,  duke pasqyruar përmallshëm përjetimin e tij të këthimit në Atdhe pas 13 viteve, e që e pasqyron në vargje poetike duke futur elemente prekëse poetike.

Poeti për asnjë moment nuk arrinë të  lirohet nga ballafaqimi i përjetimitAtdhe, gllabërohet i tëri në ambientin e përjetimit dhe vuajtjeve të viteve që për asnjë moment nuk e ka harruar vendin. Ulem! Çka paraqet poeti ketu? Lexo me vëmendje, me përqëndrim:
”Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara”, ”Ulem mbi  gurët  e kalave të lartësuara”, ”Ulem mbi bregoret në formë  plisi”, ”Ulem pranë varreve të  t’im fisi.
 
Në secilin varg, vërejmë  se poeti gjenë shprehje që i dalin nga thellësia e shpirtit. Është për t’u çuditur se si ka mundur që  aty për aty të rënditë  vargjet, gjë  që  kjo nuk ka mundur të ndodhë. Por, është më se  e  vërtetë se  ideja  e thurrjeve të vargjeve, është aty për aty e krijuar, gjatë përjetimit të poetit në vëndëlindjen e tij. Prandaj janë shumë  origjinale,  poetike dhe me një vlerë të thellë artistike. ”Ulem  mbi gurët e kalave të lartësuara, mbi bregoret në  formë  plisi, pranë varreve  të  t’im fisi”, të gjitha këto te krijuesi kanë çliruar tensione shpirtërore, dridhje shpirtërore, lot shpirtëror,  sidomos kur poeti   përkulet para ILIRIDËS, e  pastaj është ulur mbi varret e fisit të tij.
 
Edhe strofa e tretë e poezisë është tejet  domethënëse, me një fuqi  poetike të rrallë. Këtë lloj poezie të një  stili të veçantë të të krijuarit, nuk mund ta gjeshë tek secili poet. Për  këtë po ja lëmë  lexuesit që  të lexojë vetë, këtë poezi dhe krijimtarinë e poetit të shquar Shefki Ollomani, në librin  e tij, ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”.

                   *     *     *

Në librin e poetit Shefki Ollomani  ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, me poezi të  zgjedhura, do të hasim shumë poezi, që kanë vlerë poetike  e  artistike.  Pa fije dyshimi mund të themi se krijimtarija  e poetit Ollomani, ka një disiplinë,  ka plan  me një strukturë të caktuar të krijimtarisë poetike.

Lexuesi do të hasë në shumë periudha, ngjarje që janë përfshi në poezinë e poetit Ollomani, që bëjnë përshtypje se janë të krijuara nga një poeti tejet meritor dhe krijues i vërtetë, me ndjenja poetike.

Poeti Ollomani, në shumë  poezi  precizon idenë dhe kuptimin, bënë radhitjen e tyre sistematike në kohë dhe ndodhi të ngjarjeve.

Po e marrim  poezinë e poetit Ollomani - ”KËSHTJELLA E LIRISË”:

          KËSHTJELLA E LIRISË

          Kështjellë prej gurësh të Ilirisë,
          Kështjellë prej gjakut të rinisë,
          Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve,
          Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve,
          Kështjellë prej betoni e qëndrese,
          Kështjellë prej prej hekuri e bese.

Edhe kuptimi i kësaj poezie ka karakter Kombëtar. Kështjella, sipas poetit Ollomani, paraqitet si një dëshmitar okular i ngjarjeve historike. Duke e  ditur se në kështjellat shqiptare, të ndërtuara me  mure të larta prej guri,  të trasha dhe të pajisura me bedena, vetëm për mbrojtjen e identitetit Kombëtar  nga armiq shekullor, vend ky që  kemi mundur të sigurohemi nga armiqtë barbarë sllavë.  Në kështjellat  tona ështe bërë luftë e tmerrshme, gjë që  poeti jo rastësisht komunikon me ”Kështjellën” përmes vargjeve poetike, për kristalizimin e ndodhive. Prandaj, poeti e  quan me të  drejtë: ”Kështjellë prej gurësh të Ilirisë”, sepse vërtetë kështjallat tona janë  të ndërtuara me  gurë të  truallit ILIR.

”Kështjellë prej gjakut të rinisë”, ”Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve”,”Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve”, ”Kështjellë prej betoni e qëndrese”, ”Kështjellë prej prej hekuri e bese”,   kanë një kuptim  logjik, sepse kështjellat tona e kanë  edhe gjakun e rinisë, eshtrat e shqiptarëve, kanë edhe kafkat e luftëtarëve e që poeti e rrumbullakson këtë strofë me  vargun: Kështjellë prej betoni e qëndrese. Leximi i vëmendshëm, të thellon në parim  dhe është shumë imponuese, përshkrimi poetik i tragjikës shekullore të Kombit. Poeti Ollomani, në varg, hjedh fjalët poetike me një cilësi dhe kuptim tejet vlerësues. Këtu gjenë për kështjellën fjalë qëndrese prej betoni, hekuri dhe bese, gjë që nënkupton se sikurse kështjellat që ishin të forta, edhe të parët tanë qëndruan stoik në istikamet e kështjellave. Ndaj, këtë Kështjellë ILIRE,  mund ta  kishim quajtur,  ”KËSHTJELLË FISNIKRORE”.

Poeti Ollomani, me  përsosshmëri gjenë metodën e  të  formuluarit poetik. 

Në strofën e katërt të poezisë ”KËSHTJELLA E LIRISË”, poeti Ollomani, shkruan:

          Kështjellë prej kullash të rrënuara,
          Kështjellë prej fisesh të  dëbuara,
          Kështjellë prej librave të djegura,
          Kështjellë prej lëkurave të rrjepura.

Ose në strofën e fundit:

          Kështjellë me themele në tokën arbërore,
Kështjellë me majat a lartësive qiellore
Kështjellë me bedenat e shqiptarisë
          Kështjellë e përjetshme, kështjella e lirisë.

Çfar dallimi aq i madh nga strofa në strofë që i bënë poezisë, poeti Shefki Ollomani. Te strofa e më epërme, poeti paraqet  një zhgënjim, nuk mundet pa a përmendur realitetin, sado i hidhur që është, për derisa poeti e din mirë  se  Kështjellat tona prej kullash kanë qenë të rrënuara, lexo:
„Kështjellë prej kullash të rrënuara“, pastaj vazhdon vargu tjetër  i poezisë, „Kështjellë prej fisesh të  dëbuara“, gjë që është një realitet se, fiset ILIRE kanë qenë të  dëbuara nga kështjellat e tyre,  „Kështjellë prej librave të djegura“, „Kështjellë prej lëkurave të rrjepura“.

Pa tjetër se poeti në imagjinatën e tij poetike, dallon strofën prej strofe. Strofa e fundit me të parafundit dallojnë, në dy aspekte në :

  1. Pesimizëm, zhgënjim, ankim, vajtim.
  2. Optimizëm, krenari, lartësi, këndim.

 

Aftësia e poetit Ollomani,  për të krijuar, shihet se ka një përvojë të hershme dhe din të identifikojë krijimtarinë,  si në ngritje të  poezisë, në rrafshin  e poezisë dhe në rënien e poezisë. Përveç kësaj, ka një prirje të thukët në  ilustrimin e poezive mbi bazën e realitetit  të  kohës.

*     *     *

 

Poezia e poetit Ollomani  “…ILIRIDA IME”, përkon me një realitet të hidhur, që  implikon relitetin dhe na bën të mendojmë se kjo poezi nuk ka të bëjë fare me imagjnatën, duke marrë parasysh formulimin e poezisë me shembuj konkretë dhe tejet realë.  Poetin e mundon realiteti i krijuar në rrethana në të  cilat gjendet vet ILIRIDA, motivohet me vështërsitë e krijuara të jetës së fëmiut, rinisë,  cucës iliriane, vajzës...,etj.

Po marrim strofën e parë të poezisë “…ILIRIDA IME” dhe duke  e  lexuar  me vëmendje, do t’i zbulojmë qëllimet e  poetit Ollomani.

          “…ILIRIDA IME

          Lindur në stuh!
          Rritur n’Iliri!
          Fëmijë pa fëmijëri!
          Vajzë  pa vajzëri!
Cucë pa rini!
          Vashë pa nusëri!
          Çikë me pikëllime!
          Ilirida ime!

Poeti Ollomani, në këtë poezi, evokon jetën qysh nga fëmijëria e hershme  e tij, dhe lirisht mund të themi se duke pasur pasrasysh prirjen e poetit që  poezinë e vet ta lidhë me kontaktin e jetës rinore në  përshtashmëri të plotë të jetës së ILIRIDËS, gjë që këtë ia arrinë me plot sukses, përmbush edhe një  obligim ndaj Aëdheut të vet të lindjes. Teksti i hyrjes së kësaj poezie prekë ngadalë, shumë ngadalë lindjen, kur thotë:  ”Lindur në stuhi”,  që don të thotë se stuhitë e  asaj  kohe kanë qenë  luftëra fizike, psiqike..., të ILIRIDËS, për t’u rezistuar regjimeve të huaja, që e  kanë pllakosur trullin e ILIRIDËS, e pastaj del tek: ”Rritur n’Iliri”, ”Fëmijë pa fëmijëri”. Shikoni sa bukur e bën lidhshmërinë e vargjeve poeti, shihet se thuarja e vargjeve është bërë me një kujdes tejet të përpiktë dhe të njejten kohë bën përshtashmërinë e tyre. Lindja, rrita, fëmijëria,  dhe vazhdon kur thotë: ”Vajzë  pa vajzëri”, ”Cucë pa rini”,  ”Vashë pa nusëri”, ”Çikë me pikëllime”, Ilirida ime!

Pse poeti Ollomani, përkushtohet në gjininë femërore në kuptimin e poezisë. A mos don të jetë  më i hapur për lexuesin apo ka tendencë. Jo, poeti në këtë poezi i kushtohet tërësisht ILIRIDËS, dhe nuk ka tendenca në raport me  lexuesin, duke futur filozofi poetike, me ide të imagjinuara. Por kuptohet se secili varg i poezisë  “…ILIRIDA IME”,  ka një  kuptim tejet domethënës,  dhe brenda  përbrenda vargut mund të themi se ka filozofi të të shprehurit poetik, që poeti Shefki Ollomani tregon aftësi prej vizionari. Vargjet e kësaj poezie, kanë porosinë e vet, duke vu në spikamë gjendjen e së kaluarës, së tashmes, e po ashtu poeti prekë edhe mundësit  e së  ardhmes, të cilat nuk i përjashton në asnjë varg të tij.

Marrim strofën  e fundti të kësaj poezie “…ILIRIDA IME”, ku poeti Ollomani shkruan:

          Vend i bekuar!
Tokë e paçliruar!
          Liri e pafituar!
          Shqipëri e pabashkuar!
          Nëpër  shekuj, mijëvjeçarë...!
          Herë plagosur, herë zemërvrarë!
          Herë për tokë, herë në  marshime...!
          Ilirida ime!

Marr në përgjithësi, poezitë  e poetit Shefki Ollomani, trajtojnë faktin e çështjes Kombëtare me një shtrirje poetike, në hapësirën ekzistenciale të popullit Shqiptar, me formulime  moderne që shprehin e pasqyrojnë rrethanat universale shqiptare.

Vetëm poezitë të cilat janë tejet kuptimore,  e  që  arrijnë të paraqesin kuptimësinë e  mirëfilltë në  krijimtari, sikurse që janë poezitë në librin ”…. Për lirinë, për Shqipërinë” të  poetit Shefki Ollomani, rrënojnë çdo gjë që është antivlerë, dhe ndërtojnë çdo gjë që  është vlerë.

E tërë poezia dhe krijimtaria e poetit Shefki Ollomani, priret përkah qartësia e kuptimit të poezisë,  fut në përdorim  logjikën  e të  kuptuarit, duke i  qartësuar fenomenet dhe qëllimet, për :
          ÇLIRIMIN E TOKAVE ARBËRORE

 

FUND

 

 

 

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net