Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të mirditaonline.net
FAQE KRYESORE Për anëtarët

Ju jeni: Vendi i Kontrasteve te medha

TEMAT

  Vendi i Kontrasteve

 Land der Gegensätze

  Konferenca LSHB

  Ne te denuarit

  Kodi Da Vinci

  

  

 

  

  

  

  

  

 


KËRKIM

www.mirditaonline.net 

Vendi i kontrasteve te medha:

Shqiperia: Varfërisht midis celularëve dhe Mercedesëve. Vorarlberg ndihmon që prej vitit 1992 në fushën e arsimit
Nga Marlies Mohr 

Tirana (VN) “Vetëm kur je larg kësaj varfërie, dhe pasi ke jetuar katër ditë në Shqipëri, përpiqesh të mendosh. Por Boeing 737 i cili të merr nga aeroporti i Tiranës, mund të krijojë vetëm një distancë hapësinore. Në kujtese të mbeten fotografitë e njerëzve, të cilët jetojnë në mes të Evropës, në varfërinë më të hidhur të mundshme, e cila nuk mund të dëbohet kaq lehtë. Edhe pse projektet e ndihmave duken të jenë një enë pa fund: Vështrimi dhe sytë e mbyllur janë gati të pashpresa.

Arsimimi si Mundësi
Vorarlberg është angazhuar në tokën e Shqiptarëve që në vitin 1992. Është një veprim i vogël por mjaft i domethënës, me të cilin janë përpjekur të sjellin së pari arsimimin publik i cili është i paformuar mirë në zonat e largëta. Meqë arsimimi i përket brezave të rinj, kjo është e vetmja mundësi për një të ardhme më të mirë. Kanë qënë Elizabeth Gehrer, e cila është specialiste për zhvillim dhe asistencë në vendet e lindjes të Shtetit, dhe Gerhard Hagen, të cilët janë caktuar për përgatitjen e një projekti të përshtatshëm. Dhe disa muaj më vonë ata sollën nëntë kamionët e parë me paisje shkollë të përdorura, veshje për fëmijë, dhe ndihma trajnimi në shqipëri. Që atëherë janë organizuar 28 transporte me ndihma. Gjatë fundajvës së kaluar erdhën 100 kamionë nga Ländle në Protin e Durrësit. Një bilanc i përkohshëm i konsiderueshëm, i cili përfshiu gjithashtu edhe Dr. Greti Schmid në këtë cështje. Vlerësimet e tyre nuk ndryshojnë shumë nga ato të vizitorëve të tjerë: „Atje duhet bërë dicka”

Shumë e pakuptueshme
Megjithatë shumë gjëra duken kontradiktore dhe të pakuptueshme. Celularët dhe Mercedesët janë gjithandej simbole të statusit të tyre. Madje edhe në rrugët plot me gropa që ngjajnë të përshtatshme për karroca, dhe një litër Diesel kushton po aq shumë sa edhe këtu. Të ardhurat mujore janë rreth 200 deri në 300 Euro. Kane dhe shqtesime të tjera familjet e rajonit malor të Mirdites, në kufi me Kosoven, dhe kater orë larg me makine  nga qyteti më i afërt, i cili u shton jetën ekzistencës së tyre. Cdo dite është luftë. Këtu është iniciativa “Nxënësit ndihmojnë nxënësit” e aktivizuar nga Paul Wohlgenannt nga Wolfurt. Dhjetë shkolla mund të pajisen me ndihmat e vendit dhe donatorët privatë. Djemtë dhe vajzat janë shumë entuziatë që shkojnë në shkollë dhe arsimohen. Ata shkojnë madje edhe të dielave. Me veshjet e tyre më të mira. Thuhet që ka një pjesmarrje të madhe. Vetëm sepse ju kemi sjellë disa stilolapsa ata janë të lumtur shend e verë. Dhe i zgurdullojnë sytë kur shikojnë ato pak karamele dhe ëmbëlsira. Ditën tjetër, vijnë katër transportet e tjera me ndihma nga barku i tragetit gjigand. Heinz Vonach, avokat në Spedition Weiss, mori pjesë në këtë ngjarje që në fillim. Procedurat e zgjatura të bezdisin pak. Ai u angazhua vetë me këtë punë sepse “unë kam një titull social dhe një ekip të të shkëlqyer”.

Të ngazëllyer për gjithcka   
Ndihmat që kemi sjellë akoma nuk janë shkarkuar. Partnerët e Projektit me kamionin e tyre të vogël që tundet presin një ndihmë, e cila iu dha shpejt. Ata janë të lumtur për gjithcka. Shpërndarja bëhet me rregull. Ndihmojnë disa ushtarë.  Gjithsesi është pak e vështirë në godinën e vjetër. Mure të copëtuara, dritare pa xhama, pa mundësi për ngrohje. Shtetit, për shtetasit e tij nuk i ka tepruar asgjë. Një paisje kuzhine, një enë dhe dyshekë janë gjërat për të cilat kanë nevojë ata, thotë një ushtar i ri me uniformë të rreckosur. Vetëm një orë rrugë larg nga ai, njerëz me veshje të mira, ruajnë karrigen e Kryeministrit Sali Berisha. ##Marlies Mohr##   

P.S: Me ndihmën e përkthyesit, komunikimi me njerëzit u realizua të ishte shumë spontan.  

P.S: Ndihmat u shpërndanë me ndihmën e stafit. (Foto: R. Mohr) 

P.S: Heinz Vonach është një ndihmë e orëve të para për shqiptarët.

Fakte:

Ndihma e Ländle në shifra
28 transporte ndihmash me 102 kamionë
15,000 tavolina shkolle dhe 27.000 karrige për 130 shkolla.
500 Dërrasa të zëza, 200,000 fletore, lapsa, lapsa me ngjyra dhe fletore vizatimi
Shpenzimet për rinovimin e shkollave dhe transporte ndihmash rreth 1 milion euro.

Perktheu nga gjermanishtja: Dorinela NDREJAJ

Lexo artikullin ne Gjermanisht

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2004 mirditaonline.net